Tag: ndërkombëtare

  • Alarm nga Irani! Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike paralajmëron botën: Janë afër krijimit të një bombe atomike

    Alarm nga Irani! Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike paralajmëron botën: Janë afër krijimit të një bombe atomike

    Irani nuk është larg krijimit të një bombe atomike, paralajmëroi sot drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në një intervistë për gazetën franceze Le Monde, disa orë para se të vizitës së tij në Teheran.

    “Është si një enigmë, ne i kemi pjesët dhe ata një ditë më në fund do mund t’i bashkojnë. Ata kanë ende rrugë për të bërë para se të arrijnë atje. Por ata nuk janë larg, ne duhet ta pranojmë këtë”, tha ai.
    “Nuk mjafton t’i thuash komunitetit ndërkombëtar se nuk ke armë bërthamore që ata t’ju besojnë. Ne duhet të jemi në gjendje ta verifikojmë atë”, shtoi ai.
    Grossi mbërriti në Teheran pasditen e sotme, ku do të zhvillojë bisedime me lidershipin iranian për programin bërthamor të Iranit. Sipas agjencisë Isna, sonte ai do të takohet me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe nesër me kreun e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami.

    Top Channel

  • “Shqipëria në hartën botërore të sportit”, Manastirliu shpall objektivat për Sportin 2030

    “Shqipëria në hartën botërore të sportit”, Manastirliu shpall objektivat për Sportin 2030

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu prezantoi vizionin “Sporti 2030”, një qasje gjithëpërfshirëse për zhvillimin e sportit si pjesë e rëndësishme e jetës sociale, arsimore dhe ndërkombëtare të vendit.
    Në fjalën e saj, ministrja theksoi vëmendjen e shtuar për të rritur kulturën sportive.
    “Në gjithë këto vite ia kemi dalë të kthejmë sportin në vëmendje për të rritur kulturën sportive dhe gjithashtu për të promovuar jetesën e shëndetshme duke filluar nga shkolla dhe duke vijuar me infrastrukturën sportive për ta kthyer sportin në një motor zhvillimi ekonomik për vendin.”, u shpreh Manastirliu.
    Duke vënë theksin te puna me të rinjtë dhe masivizimi i sportit në sistemin parauniversitar, Ministrja Manastirliu theksoi:
    “Dua të ndalem te disa nga projektet e rëndësishme që kanë sjellë përfitime të mëdha në jetesën e shëndetshme, aktivitetin fizik dhe kulturën sportive te të gjitha moshat. Një prej programeve të rëndësishme që kemi iniciuar në shkollat tona është programi i Ekipeve Sportive në Shkolla, që përmes bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me KOKSH-in dhe federatat e basketbollit dhe volejbollit, kanë arritur të angazhojnë më shumë se 12 mijë fëmijë, 800 ekipe të basketbollit dhe volejbollit për vajza dhe djem, dhe më shumë se 400 mësues të edukimit fizik të përfshirë në këtë program jashtëshkollor.”
    Në drejtim të infrastrukturës, Ministrja nënvizoi progresin e arritur dhe planet për të ardhmen:
    “Falë investimeve që kemi bërë në infrastrukturën shkollore, falë investimeve që kemi bërë në palestra, terrene sportive në 450 shkolla, 200 terrene sportive dhe palestra të reja të investuara nga qeveria shqiptare kemi bërë të mundur që programi i ekipeve sportive të zhvillohet dhe synojmë që brenda vitit 2030 çdo shkollë të ketë infrastrukturë moderne nga palestra, terrenet sportive edhe më shumë disiplina të përfshira në programin e ekipeve sportive. Infrastruktura sportive ka qenë pjesë e prioriteteve tona strategjike duke filluar nga investimet për parqet olimpike si Parku Olimpik i Tiranës apo stadiumi Air Albania, i Shkodrës, Elbasan Arena dhe deri në 2030 do të vijojmë investimet për stadiumin e Vlorës, Durrësit, Korçës dhe stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, ku ne po punojmë.”
    Ministrja u ndal dhe te modelet që po krijohen në partneritet me sportiste dhe ekipe ndërkombëtare në Shqipëri duke u ndalur te shkolla e futbollit Durrës City, në bashkëpunim me Manchester City.
    “Nëse ka një model të ri që kemi krijuar është modeli me Durrës City që kemi krijuar me fondacionin Durrës City. Dhe vërtet jemi shumë krenarë që tashmë akademia Durrës City me partnerët e Manchester City ka filluar shkollën e futbollit për fëmijët dhe janë mbi 200 fëmijë të regjistruar, ndërkohë që investimi në Durrës ka filluar dhe do të shohim shumë shpejt këtë program të jetësohet. Gjithashtu si me akademinë Rafael Nadal që shumë shpejt do të bëhet realitet për ata që janë pasionantë në tenis.”
    Pjesë e rëndësishme e këtij vizioni është edhe mbështetja për sportistët elitarë dhe gjithëpërfshirja në sport. Ministrja u ndal te arritjet e sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare.
    “Një gjë që na ka bërë gjithmonë krenarë janë arritjet t sportistëve tanë elitarë, ku në vitin 2024 Shqipëria mori medalje olimpike dhe falë sportistëve tanë elitarë kemi marrë medalje në disiplina të tjera si atletikë dhe peshëngritje. Nuk do të mungojë mbështetja për sportistë. Gjithëpërfshirja në sport për ne është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe jemi krenarë që në Lojërat Olimpike Dimërore të Torinos ne arritëm që të kemi 8 medalje olimpike për fëmijët me aftësi speciale, ku tashmë, falë ndryshimeve që kemi propozuar për sportin, do të kemi dhe Komitetin Olimpik Special.” tha Manastirliu.
    Shqipëria po pozicionohet fuqishëm në hartën e eventeve të mëdha ndërkombëtar dhe këtu Ministrja u ndal te eventet e mëdha ndërkombëtare që organizohen në vendin tonë.
    “Në maj presim një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare sikurse Giro d’Italia dhe më tej një tjetër kampionat të rëndësishëm, atë të Kampionatit Europian të Futbollit për 17-vjeç dhe në 2027 atë për moshat nën 21 vjeç që do të zhvillohet sërish në Shqipëri dhe që është një nga aktivitetet më të mëdha të futbollit europian.”
    Aktiviteti ishte një pasqyrë e qartë e punës së bërë dhe e vizionit ambicioz për sportin shqiptar, që përfshin edukimin, infrastrukturën, financimin dhe përfaqësimin dinjitoz të sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare.
    Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, Rektori i Universitetit të Sporteve Agron Kasa, drejtues të Federatave sportive, sportistë elitarë, kampionë kombëtare dhe ndërkombëtarë, si dhe trajnerë e koordinatorë nga programet sportive në shkolla dhe akademitë sportive.

  • Nisin Javët Kulturore Ndërkombëtare, pjesëmarrës mbi 22 vende të ndryshme

    Nisin Javët Kulturore Ndërkombëtare, pjesëmarrës mbi 22 vende të ndryshme

    Nis edicioni i katërt i javëve kulturore ndërkombëtare në Tiranë. Siparin e çel kultura Polake me një javë të dedikuar rreth muzikës, kërcimit, kinematografisë dhe letërsisë së këtij vendi. I bashkohet javëve kulturore ndërkombëtare për herë të parë.“Vjen me autorë të famshëm të cilët janë përkthyer në shqip. Kemi një ilustrim për fëmijë, me një ilustratore të famshme.”, tha Miriam Shyti, Kuratore e Javëve Kulturore Ndërkombëtare.
    Javët kulturore ndërkombëtare për 9 muaj do t’i sjellin jo vetëm Tiranës, por edhe qyteteve të tjera kryesore të Shqipërisë më shumë se 500 aktivitete, me mbi 22 vende pjesëmarrëse, nga Amerika Latine deri në Azi. “Ajo diplomacia kulturore që është pasaporta jonë evropiane. Mbyllet me Javën Kombëtare, por këtë vit kemi menduar që Javës Kombëtare t’i japim pak më shumë hapësirë”, tha Irena Prici, Drejtore e Politikave për Artin dhe Kulturën. Grupi “Silesianie” performuan mbrëmë vallet traditë të Polonisë, mes tyre edhe atë të quajtur “Polonez” pjesë e Unescos. Ndërsa pas Polonisë, do të jetë Maqedonia e Veriut, e cila për herë të parë i bashkohet këtij edicioni. Ndër vende të tjera që do të sjellin shije të ndryshme kulturore të botës do të jenë Brazili, Kina, Japonia, Spanja, etj. Tv Klan

  • Rusia sulmon Kaja Kallas: Rusofobe, të çohet në gjykatë ndërkombëtare

    Rusia sulmon Kaja Kallas: Rusofobe, të çohet në gjykatë ndërkombëtare

    Kryetari i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin sulmoi kryediplomaten evropiane Kaja Kallas duke e quajtur rusofobe. Sipas tij, ajo duhet të shkarkohet dhe të gjykohet nga një gjykatë ndërkombëtare e OKB.“Kallas duhet të hiqet nga detyra dhe t’i dorëzohet gjykatës ndërkombëtare të OKB-së”, shkroi Volodin në Telegram.
    Reagimi i tij erdhi pas deklaratës së kryediplomates evropiane se vendet e BE dhe ato kandidate të mos shkonin në Rusi për festimet e lidhura me 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.“Deklarata e Kallas është mungesë respekti për kujtimin e atyre që sakrifikuan veten për të shpëtuar botën nga nazizmi. Kallas duhet të shkarkohet nga detyra dhe të sillet përpara një gjykate ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara. Një botë e shpëtuar nga populli shumëkombësh Sovjetik, me 27 milionë jetë të humbura dhe nga vendet e koalicionit antifashist si Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, që humbën mbi 800,000 njerëz, nuk duhet të harrohet kurrë.”, ka shkruar ai.

  • Javët Kulturore Ndërkombëtare 2025  me 20 shtete pjesëmarrëse, sezoni i katërt nis me Poloninë

    Javët Kulturore Ndërkombëtare 2025 me 20 shtete pjesëmarrëse, sezoni i katërt nis me Poloninë

    Nga Julia Vrapi
    Njëzet shtete pjesëmarrëse në Javët Kulturore Ndërkombëtare, që këtë vit shënojnë edicionin e katërt në vendin tonë. Javët Kulturore Ndërkombëtare vijë me një sërë aktivitetesh të ndryshme, ekspozita, filma, performanca artistike dhe aktivitete të tjera janë pjesë e tyre. Sezoni i katërt nis me Poloninë. Me 20 shtete pjesëmarrëse, një numër gjithnjë e më të madh artistësh vendas dhe ndërkombëtarë, dhe një kalendar të pasur me aktivitete nga veriu në jug. Performancat, ekspozitat e artit, punëtori, shfaqjet, etj, do të jenë jo vetëm në Tiranë, por dhe në qytete të tjera të vendit. Në njoftimin për JNK thuhet se këtë vit, ky rrugëtim i veçantë nis me Poloninë, e cila për herë të parë bëhet pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare.
    “Nga data 14 deri më 19 prill, Tirana dhe jo vetëm do të transformohen në një skenë të hapur ku do të prezantohet kultura polake në shumë forma dhe ngjyra. Qytetarët do të kenë mundësinë të përjetojnë ditë të mbushura me aktivitete që i flasin ndjeshmërisë, traditës dhe kuriozitetit kulturor, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë mikpritjeje dhe shkëmbimi”, thuhet për Javën Kulturore të Polonisë, ku gjatë gjithë javës, do të organizohen një sërë aktivitetesh për të gjitha moshat. Nga netët e kinemasë me filma polakë, tek mbrëmje tregimesh për fëmijë apo ndeshje dhe trajnime volejbolli. Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025. Pas Polonisë vijon Javët Ndërkombëtar të Kulturës vijojnë me Maqedoninë e Veriut, Eu, Itali, Izrael, Suedi, Francë, Brazil. Arabi Saudite, Mal i Zi, UK, Kinë, Hungari, Gjermani, Holandë, Japoni, Austri, Spanjë, Meksikë dhe Kosovë.
    Java Kulturore e Polonisë
    Grupi “Silesianie”, i cili ka performuar në rreth 800 koncerte në mbarë botën me një performancë të pasur me valle tradicionale polake, përfshirë “Polonez”, një valle e cila është e regjistruar në listën e UNESCO-s si pjesë e trashëgimisë kulturore të njerëzimit në programin e hapës të kësaj jave kulturore. Java Kulturore Polake 2025 filloi me një aktivitet te instalacioni “Reja”, por sot paradite grupi “Silesianie” do të jetë në dispozicion të studentëve të Universitetit të Artëve. Në vijim të aktiviteteve të kësaj jave është dhe filmi “Birds Are Singing in Kigali”. Ky film është një dramë që flet për pasojat e gjenocidit të Ruandës dhe është një rrëfim i ndjeshëm dhe emocional mbi dhimbjen, humbjen dhe mundësinë e shërimit.
    Pas shfaqjes do të ketë një bisedë me regjisoren, e cila do të ndihmojë për të kuptuar më mirë dimensionet e kësaj historie tragjike. Në datën 17 këtë muaj një masterclass i bazuar në filmin “Birds are Singing in Kigali”, do të realizohet nga regjisorja Joanna Kos-Krauze për studentët e Fakultetit të Teatrit dhe Filmit në Universitetin e Arteve. Një pjesë e dashur e kësaj jave do të jetë pjesëmarrja e grupit polak “TAH Trio” në Festivalin Ndërkombëtar të Jazz-it në Shqipëri, që do të performojë më datë 18 prill në ora 20:00 te Universiteti i Arteve dhe me datë 19 prill, ora 19:00 tek Shkolla “Preng Jakova” në Shkodër, si pjesë e projektit Jazz Po Polosku- “Around the World”.

  • Java e Dizajnit në Milano: Shqipëria shkëlqen me kulturën dhe gastronominë e saj

    Java e Dizajnit në Milano: Shqipëria shkëlqen me kulturën dhe gastronominë e saj

    Java e Dizajnit në Milano, një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare të artit dhe kreativitetit, u mbyll këtë fundjavë me një sërë aktivitetesh që sollën në vëmendje kulturën dhe identitetin shqiptar. Krahas aktiviteteve të panairit zyrtar, vëmendje të veçantë morën ngjarjet e organizuara në kuadër të “Fuorisalone 2025”, në qendrën kulturore Slow Mill në Milano.Shqipëria u prezantua në këtë skenë të rëndësishme ndërkombëtare me ekspozita pikture, stand-up comedy, muzikë live, filma dhe aktivitete kulinarie që tërhoqën vëmendjen e publikut italian dhe ndërkombëtar.Në qendër të vëmendjes ishte edhe shefi i njohur shqiptar Sokol Prenga, i cili prezantoi platformën “Albchef2025” – një iniciativë novatore që synon të vlerësojë, promovojë dhe lidhë shefat dhe profesionistët e gastronomisë dhe sektorit HORECA me origjinë shqiptare në të gjithë botën. Vizitorët patën mundësi të shijojnë bimë aromatike, vajra të veçantë, verëra dhe produkte gastronomike shqiptare të përzgjedhura, duke përjetuar një udhëtim të pasur ndijor drejt Shqipërisë.Këto aktivitete u zhvilluan me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si pjesë e programit “CulturaAlb – Ditët shqiptare në botë”, një nismë që synon të promovojë trashëgiminë kulturore dhe krijimtarinë shqiptare në skenën globale.Pjesëmarrja e Shqipërisë në “Fuorisalone 2025” vjen si një dëshmi e rritjes së interesit ndërkombëtar për artin, kuzhinën dhe kulturën shqiptare, si dhe një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të talenteve dhe vlerave kombëtare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Java e Dizajnit në Milano, një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare të artit dhe kreativitetit, u mbyll këtë fundjavë me një sërë aktivitetesh që sollën në vëmendje kulturën dhe identitetin shqiptar. Krahas aktiviteteve të panairit zyrtar, vëmendje të veçantë morën ngjarjet e organizuara në kuadër të “Fuorisalone 2025”, në qendrën kulturore Slow Mill në Milano.Shqipëria u prezantua në këtë skenë të rëndësishme ndërkombëtare me ekspozita pikture, stand-up comedy, muzikë live, filma dhe aktivitete kulinarie që tërhoqën vëmendjen e publikut italian dhe ndërkombëtar.Në qendër të vëmendjes ishte edhe shefi i njohur shqiptar Sokol Prenga, i cili prezantoi platformën “Albchef2025” – një iniciativë novatore që synon të vlerësojë, promovojë dhe lidhë shefat dhe profesionistët e gastronomisë dhe sektorit HORECA me origjinë shqiptare në të gjithë botën. Vizitorët patën mundësi të shijojnë bimë aromatike, vajra të veçantë, verëra dhe produkte gastronomike shqiptare të përzgjedhura, duke përjetuar një udhëtim të pasur ndijor drejt Shqipërisë.Këto aktivitete u zhvilluan me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si pjesë e programit “CulturaAlb – Ditët shqiptare në botë”, një nismë që synon të promovojë trashëgiminë kulturore dhe krijimtarinë shqiptare në skenën globale.Pjesëmarrja e Shqipërisë në “Fuorisalone 2025” vjen si një dëshmi e rritjes së interesit ndërkombëtar për artin, kuzhinën dhe kulturën shqiptare, si dhe një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të talenteve dhe vlerave kombëtare.

  • Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare! Sezoni i katërt nis me Poloninë

    Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare! Sezoni i katërt nis me Poloninë

    Pas një udhëtimi të jashtëzakonshëm përmes tre edicionesh që sollën art, energji dhe emocion në mbarë Shqipërinë, Javët Kulturore Ndërkombëtare rikthehen në sezonin e katërt, që premton një tjetër kapitull të veçantë në historinë e dialogut ndërkulturor.
    Me 20 shtete pjesëmarrëse, një numër gjithnjë e më të madh artistësh vendas dhe ndërkombëtarë, dhe një kalendar të pasur me aktivitete nga veriu në jug, Javët Kulturore Ndërkombëtare 2025 do të sjellin një atmosferë të veçantë në çdo cep të Shqipërisë. Të gjitha këto do të shpalosen përmes performancave, ekspozitave, punëtorive, shfaqjeve dhe ngjarjeve.
    Këtë vit, ky rrugëtim i veçantë nis me Poloninë, e cila për herë të parë bëhet pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare. Nga data 14 deri më 19 Prill, Tirana dhe jo vetëm do të transformohen në një skenë të hapur ku do të prezantohet kultura polake në shumë forma dhe ngjyra. Qytetarët do të kenë mundësinë të përjetojnë ditë të mbushura me aktivitete që i flasin ndjeshmërisë, traditës dhe kuriozitetit kulturor, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë mikpritjeje dhe shkëmbimi.

    Ceremonia hapëse, që do të mbahet të hënën më 14 prill në orën 19:00 te instalacioni Reja, do të ketë një festë e madhe, një moment simbolik që shënon jo vetëm nisjen e edicionit të ri të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, por edhe një fillim të ri në marrëdhëniet kulturore mes Polonisë dhe Shqipërisë.
    Do të jetë grupi “Silesianie”, i cili ka performuar në rreth 800 koncerte në mbarë botën që do të sjell një performancë të pasur me valle tradicionale polake, përfshirë “Polonez”, një valle e cila është e regjistruar në listën e UNESCO-s si pjesë e trashëgimisë kulturore të njerëzimit. Pjesë e këtij shkëmbimi kulturor do të jetë gjithashtu mësimi dhe interpretimi i valleve tradicionale shqiptare. Me datë 15 ora 11:00, grupi “Silesianie” do të jetë në dispozicion të studentëve të Universitetit të Artëve.
    Gjatë gjithë javës, do të organizohen një sërë aktivitetesh të tjera për të gjitha moshat. Nga netët e kinemasë me filma polakë, tek mbrëmje tregimesh për fëmijë apo ndeshje dhe trajnime volejbolli.
    Një pjesë shumë e dashur e kësaj jave do të jetë pjesëmarrja e grupit polak “TAH Trio” në Festivalin Ndërkombëtar të Jazz-it në Shqipëri, që do të performojë më datë 18 Prill në ora 20:00 te Universiteti i Arteve dhe me datë 19 Prill, ora 19:00 tek Shkolla Preng Jakova në Shkodër, si pjesë e projektit JAZZ PO POLSKU – “Around the World”. Ky trio akustik jazz-i, i njohur për kombinimin e swing-ut, groove-it dhe improvizimit, do të ofrojë një mbrëmje të paharrueshme për dashamirësit e jazz-it.
    Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025. Megjithatë, jo vetëm Tirana, e gjithë Shqipëria është gati të përjetoj nëntë muaj magjik. Ftesa është e hapur për të gjithë: ejani dhe bëhuni pjesë e një aventure kulturore që pas Polonisë vijon me Maqedoninë e Veriut, Eu, Itali, Izrael, Suedi, Francë, Brazil. Arabi Saudite, Mal i Zi, UK, Kinë, Hungari, Gjermani, Hollandë, Japoni, Austri, Spanjë, Meksikë dhe Kosovë. Javët Kulturore Ndërkombëtare sapo ka nisur dhe ky është vetëm fillimi i festës.
        

  • Njohu Kosovën/ Irritohet Serbia: Kemi dyshime mbi kapacitetin e Sudanit

    Njohu Kosovën/ Irritohet Serbia: Kemi dyshime mbi kapacitetin e Sudanit

    Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka shprehur “shqetësim serioz” lidhur me, siç u tha, “vendimin e shprehur verbalisht” të shefit të diplomacisë së Sudanit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
    Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e pushtetit aktual në Sudan. “Situata aktuale politike në Sudan, e karakterizuar nga pasiguria dhe mungesa e legjitimitetit të pushtetit aktual, vë në dyshim vlefshmërinë e vendimeve të tilla ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
    Ministria ka vlerësuar se është “i diskutueshëm kapaciteti i Qeverisë aktuale të Sudanit për të marrë vendime me rëndësi jetike për marrëdhëniet ndërkombëtare”. Ajo e ka cilësuar këtë vendim si “shkelje të rëndë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, dhe ka bërë thirrje që Qeveria e Sudanit ta rishqyrtojë vendimin e saj.
    Me njohjen nga Sudani, numri i shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës tani arrin në 119. Kjo është njohja e dytë brenda disa javëve, pas asaj nga Kenia në fund të Marsit.

  • Sudani njohu Kosovën si shtet të pavarur, reagon Serbia: Rishqyrtoni vendimin, bie ndesh me…

    Sudani njohu Kosovën si shtet të pavarur, reagon Serbia: Rishqyrtoni vendimin, bie ndesh me…

    Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka shprehur shqetësimin pas vendimit të Sudanit për të njohur pavarësinë e Kosovës.
    Sipas mediave serbe, ministria thekson se ky vendim është marrë në rrethana të “pasigurisë dhe mungesës së legjitimitetit të pushtetit” në Sudan, duke nënvizuar se një situatë e tillë nuk e lejon një qeveri të marrë vendime të rëndësishme për marrëdhëniet ndërkombëtare.
    Ministria i ka bërë thirrje autoriteteve sudaneze që ta rishqyrtojnë këtë vendim.
    “Ky vendim jo vetëm që bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare, por edhe minon përpjekjet për një zgjidhje paqësore të marrëdhënieve në Ballkan. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të respektojë Kartën e OKB-së dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të përmbahet nga njohja e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, si dhe të mbështesë zgjidhjen e qëndrueshme të Qeverisë në të njëjtën kohë. të rishqyrtojë vendimin e saj, duke pasur parasysh kompleksitetin dhe delikatesën e situatës”, thuhet në njoftim.

  • Rusia i del në krah Kinës: Tarifat e Trump shkelin rregullat e tregtisë ndërkombëtare

    Rusia i del në krah Kinës: Tarifat e Trump shkelin rregullat e tregtisë ndërkombëtare

    Rusia ka akuzuar SHBA-në për shkelje të rregullave të tregtisë ndërkombëtare duke vendosur tarifa 104% për importet nga Kina.“Uashingtoni nuk duket se është i detyruar nga normat e ligjit të tregtisë ndërkombëtare,” thotë zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova.
    Ajo shton se vendimet tarifore të marra nga Trump “shkelin rregullin themelor të OBT-së”.Po ashtu shtetet anëtare të BE-së kanë mbështetur kundërmasat kundër SHBA-së, në ditën kur u vendos tarifa prej 20% e Donald Trump ndaj bllokut.
    Ky votim evropian është në përgjigje të tarifave të mëparshme të SHBA-së të bëra për importet e çelikut dhe aluminit nga BE, të shpallura muajin e kaluar dhe që arrijnë në një taksë prej 25%.