Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë rikthyer në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç, ka akuzuar autoritetet kosovare për përfshirje në një akt sabotimi në kanalin Ibër-Lepenac. Pa ofruar prova konkrete, Gjuriç deklaroi se “shërbimet serbe të sigurisë kanë prova të qarta” që lidhin Policinë e Kosovës me incidentin, të cilin e cilësoi si akt të rëndë.“Tani pres një reagim nga aktorët ndërkombëtarë që duhet ta përkthejnë këtë në pasoja juridike. Jam i tmerruar nga arrestimet e reja të serbëve në Kosovë, pikërisht në ditën e Pashkëve,” deklaroi Gjuriç për A2 CNN, duke shtuar se mbështetja ndërkombëtare për qeverinë e Albin Kurtit është shqetësuese.Në vijim të deklaratës së tij, zyrtari i lartë serb vuri në dukje edhe ofensivën diplomatike të Prishtinës për të siguruar njohje të reja ndërkombëtare. Sipas tij, ka një “garë” mes qeverisë dhe opozitës në Kosovë për të sjellë më shumë njohje, ndërsa ai vetë theksoi se Serbia po punon për të ndaluar këtë proces.“Vetëm tri njohje të reja janë arritur nga Prishtina, ndërkohë që 28 vende kanë tërhequr njohjen e pavarësisë. Ne do të bëjmë gjithçka që ky proces të jetë i pamundur”, theksoi Gjuriç.Gjuriç komentoi gjithashtu edhe marrëdhëniet e ngushta me Rusinë dhe prezencën e përfaqësuesve të lartë serbë në paradën ushtarake të 9 Majit në Sheshin e Kuq të Moskës, duke treguar njëherazi vijimësinë e orientimit politik të Beogradit.Këto deklarata vijnë në një moment të ndjeshëm për rajonin, kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur sërish, në sfondin e negociatave të ndërprera dhe përpjekjeve të reja për ndërmjetësim ndërkombëtar.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë rikthyer në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç, ka akuzuar autoritetet kosovare për përfshirje në një akt sabotimi në kanalin Ibër-Lepenac. Pa ofruar prova konkrete, Gjuriç deklaroi se “shërbimet serbe të sigurisë kanë prova të qarta” që lidhin Policinë e Kosovës me incidentin, të cilin e cilësoi si akt të rëndë.“Tani pres një reagim nga aktorët ndërkombëtarë që duhet ta përkthejnë këtë në pasoja juridike. Jam i tmerruar nga arrestimet e reja të serbëve në Kosovë, pikërisht në ditën e Pashkëve,” deklaroi Gjuriç për A2 CNN, duke shtuar se mbështetja ndërkombëtare për qeverinë e Albin Kurtit është shqetësuese.Në vijim të deklaratës së tij, zyrtari i lartë serb vuri në dukje edhe ofensivën diplomatike të Prishtinës për të siguruar njohje të reja ndërkombëtare. Sipas tij, ka një “garë” mes qeverisë dhe opozitës në Kosovë për të sjellë më shumë njohje, ndërsa ai vetë theksoi se Serbia po punon për të ndaluar këtë proces.“Vetëm tri njohje të reja janë arritur nga Prishtina, ndërkohë që 28 vende kanë tërhequr njohjen e pavarësisë. Ne do të bëjmë gjithçka që ky proces të jetë i pamundur”, theksoi Gjuriç.Gjuriç komentoi gjithashtu edhe marrëdhëniet e ngushta me Rusinë dhe prezencën e përfaqësuesve të lartë serbë në paradën ushtarake të 9 Majit në Sheshin e Kuq të Moskës, duke treguar njëherazi vijimësinë e orientimit politik të Beogradit.Këto deklarata vijnë në një moment të ndjeshëm për rajonin, kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur sërish, në sfondin e negociatave të ndërprera dhe përpjekjeve të reja për ndërmjetësim ndërkombëtar.
Tag: ndërkombëtare
-

Putini mungon në funeralin e Papa Françeskut nga frika e arrestimit, Italia nuk zbaton urdhrin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare
Presidenti rus Vladimir Putin vendosi të mos marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut në sheshin e Shën Pjetrit në Romë.
Një nga arsyet kryesore që qëndron pas këtij bojkoti ishte frika nga një arrestim i mundshëm për shkak të urdhrit ndërkombëtar të lëshuar kundër tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJNP) në mars të vitit 2023.
Megjithatë, në praktikë, presidenti rus rrezikonte shumë pak. Ministria italiane e Drejtësisë nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të zbatuar urdhrin e gjykatës së Hagës.
Urdhri i arrestimit ka mbetur i bllokuar në zyrat e Via Arenula dhe nuk i është përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme të Romës, një procedurë e nevojshme për ta bërë atë të vlefshëm për ekzekutim. Kjo e ka kthyer dokumentin në një “copë letre” pa efekt ligjor.
Precedenti i mëparshëm me arrestimin dhe lirimin e gjeneralit libian Osama Najeem Almasri në janar të këtij viti ka rritur më tej dyshimet për moszbatim të qëllimshëm të urdhrave nga Italia. Në atë rast, autoritetet italiane nuk morën një vendim të qartë dhe për pasojë, Almasri u kthye në atdhe me një fluturim zyrtar, megjithë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Tani, për këtë rast, ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, përballet me një hetim nga gjykata e ministrave – bashkë me Kryeministren Giorgia Meloni dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë – për moskryerjen e detyrës zyrtare.
Një vendim i qëllimshëm politik?
Sipas raportimeve, bllokimi i urdhrit të GJNP-së ndaj Putinit është një zgjedhje e qëllimshme politike. Qeveria italiane ka deklaruar se shefat e shteteve dhe qeverive gëzojnë imunitet diplomatik për aq kohë sa janë në detyrë – një qëndrim që bie ndesh me interpretimin e Gjykatës së Hagës, e cila nuk e njeh imunitetin për krime lufte, krime kundër njerëzimit apo gjenocid.
Përveç Putinit, në listën e të kërkuarve të GJNP-së janë edhe disa zyrtarë të lartë rusë, përfshirë Komisioneren për të Drejtat e Fëmijëve Maria Lvova-Belova dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu. Por edhe këto urdhra kanë mbetur të pazbatuar në Itali.
Akuza të rënda ndaj Putinit
Presidenti rus akuzohet për deportimin dhe ndalimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas drejt Rusisë – veprime që klasifikohen si krime lufte sipas Statutit të Romës, që themeloi GJNP-në. Për zyrtarët e tjerë, akuzat lidhen me sulme me raketa kundër infrastrukturës civile në Ukrainë gjatë viteve 2022–2023.
Ndërkohë, Italia vijon të mos i zbatojë kërkesat e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, duke rrezikuar përkeqësimin e marrëdhënieve me Hagën dhe reputacionin e saj në arenën ndërkombëtare të drejtësisë.Top Channel
-

Putini mungon në funeralin e Papa Françeskut nga frika e arrestimit, Italia nuk zbaton urdhrin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare
Presidenti rus Vladimir Putin vendosi të mos marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut në sheshin e Shën Pjetrit në Romë.
Një nga arsyet kryesore që qëndron pas këtij bojkoti ishte frika nga një arrestim i mundshëm për shkak të urdhrit ndërkombëtar të lëshuar kundër tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJNP) në mars të vitit 2023.
Megjithatë, në praktikë, presidenti rus rrezikonte shumë pak. Ministria italiane e Drejtësisë nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të zbatuar urdhrin e gjykatës së Hagës.
Urdhri i arrestimit ka mbetur i bllokuar në zyrat e Via Arenula dhe nuk i është përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme të Romës, një procedurë e nevojshme për ta bërë atë të vlefshëm për ekzekutim. Kjo e ka kthyer dokumentin në një “copë letre” pa efekt ligjor.
Precedenti i mëparshëm me arrestimin dhe lirimin e gjeneralit libian Osama Najeem Almasri në janar të këtij viti ka rritur më tej dyshimet për moszbatim të qëllimshëm të urdhrave nga Italia. Në atë rast, autoritetet italiane nuk morën një vendim të qartë dhe për pasojë, Almasri u kthye në atdhe me një fluturim zyrtar, megjithë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Tani, për këtë rast, ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, përballet me një hetim nga gjykata e ministrave – bashkë me Kryeministren Giorgia Meloni dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë – për moskryerjen e detyrës zyrtare.
Një vendim i qëllimshëm politik?
Sipas raportimeve, bllokimi i urdhrit të GJNP-së ndaj Putinit është një zgjedhje e qëllimshme politike. Qeveria italiane ka deklaruar se shefat e shteteve dhe qeverive gëzojnë imunitet diplomatik për aq kohë sa janë në detyrë – një qëndrim që bie ndesh me interpretimin e Gjykatës së Hagës, e cila nuk e njeh imunitetin për krime lufte, krime kundër njerëzimit apo gjenocid.
Përveç Putinit, në listën e të kërkuarve të GJNP-së janë edhe disa zyrtarë të lartë rusë, përfshirë Komisioneren për të Drejtat e Fëmijëve Maria Lvova-Belova dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu. Por edhe këto urdhra kanë mbetur të pazbatuar në Itali.
Akuza të rënda ndaj Putinit
Presidenti rus akuzohet për deportimin dhe ndalimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas drejt Rusisë – veprime që klasifikohen si krime lufte sipas Statutit të Romës, që themeloi GJNP-në. Për zyrtarët e tjerë, akuzat lidhen me sulme me raketa kundër infrastrukturës civile në Ukrainë gjatë viteve 2022–2023.
Ndërkohë, Italia vijon të mos i zbatojë kërkesat e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, duke rrezikuar përkeqësimin e marrëdhënieve me Hagën dhe reputacionin e saj në arenën ndërkombëtare të drejtësisë.Top Channel
-

Dita Ndërkombëtare e Tokës, ekspertët: E rrezikuar nga ndotja dhe keqpërdorimi
Tokat bujqësore në Shqipëri po degradohen për shkak të keqmenaxhimit dhe ndotjes së saj.
Uran Abazi, pedagog në Departamentin e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore, thotë se toka ka nevojë për kujdes, pasi problemet e saj kalojnë tek produktet që janë pjesë e zinxhirit tonë ushqimor, duke u bërë shkak për sëmundje të shumta.
“Ka disa problematika. Një problematikë themelore me menaxhimin e tokës, me braktisjen dhe keqmenaxhimin dhe probleme që ekzistojnë me degradimin e tokës, erozionin, ndotjen nga industri të ndryshme, nga probleme që nuk i menaxhojmë siç duhet për pylltarinë, kullotat, kriptëzimin ndotjen e ujërave, qe kjo ndotje mund të kalojë edhe në tokë por edhe në zinxhirin ushqimor”, thotë Abazi.Sipas Profesor Abazit, është thelbësore të merrem masa për ndryshime ligjore.
“Duhet bërë më shumë, ka mundësi të bëhet më shumë duke filluar që nga përmirësimi i legjislacionit për ruajtje dhe menaxhimin e tokës, nga politika që duhet të ndiqen për të bërë të mundur rritjen e kapacitetit dhe efektivitetit të tokës, menaxhimin e tokave të lëna”, tha Abazi.
22 prilli njihet si Dita Ndërkombëtare të Tokës, një thirrje globale për të reflektuar mbi ndikimin tonë ndaj mjedisit dhe për të ndërmarrë hapa konkrete për mbrojtjen e tij./vizionplus.tv -

Sot, Dita Ndërkombëtare e Tokës/ OKB thirrje për veprim: Natyra po vuan, oqeanet mbushen me plastikë, zjarret nxehtësia
Në kalendarin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sot është Dita Ndërkombëtare e Tokës. Më 22 prill 1970, në SHBA, u mbajt manifestimi i parë më i madh ekologjik, prej nga edhe doli ideja për shpalljen e kësaj date si Dita Ndërkombëtare e Tokës. “Natyra po vuan, oqeanet mbushen me plastikë dhe bëhen më acide. Nxehtësia ekstreme, zjarret dhe përmbytjet, kanë prekur miliona njerëz”, shkruan OKB.
Qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojte të Tokës. Po ashtu, qëllimi i kësaj date mbetet mbrojtja e planetit Tokë dhe të gjitha burimeve nga ndotja. Ndryshimet klimatike, ndryshimet e bëra nga njeriu në natyrë si dhe krimet që prishin biodiversitetin, si shpyllëzimi, ndryshimi i përdorimit të tokës, intensifikimi i bujqësisë dhe prodhimi i blegtorisë ose tregtia e paligjshme e kafshëve të egra në rritje, mund të përshpejtojnë shkatërrimin e planetit.
OKB bën thirrje të rivendoset ekuilibri i ekosistemeve të dëmtuara, gjë që do të ndihmojë për t’i dhënë fund varfërisë, për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të parandaluar shfarosjen masive. Në këtë ditë, OKB fton t’i kujtojmë vetes, më shumë se kurrë, se ne kemi nevojë për një zhvendosje drejt një ekonomie më të qëndrueshme që funksionon si për njerëzit ashtu edhe për planetin. -

Koncertet dhe shfaqjet pjesë e aktiviteteve të Javës Kulturore të Maqedonisë së Veriut
Java Kulturore e Maqedonisë së Veriut, një javë që feston artin, traditën dhe krijimtarinë bashkëkohore. Java Kulturore e Maqedonisë së Veriut zhvillohet në vendin tonë nga data 23 deri më 30 këtë muaj dhe sjell një sërë aktivitetesh. Koncert novator që bashkon pianon klasike, pianon elektronike dhe muzikën e një DJ-i, një ndërthurje mes harmonisë tradicionale dhe ritmeve moderne. Ekspozitë kostumesh tradicionale që pasqyrojnë bukurinë dhe trashëgiminë kulturore të Maqedonisë së Veriut. Degustim verërash autentike, një përvojë e veçantë për të zbuluar shijet e rajonit. Pjesë e aktiviteteve artistike dhe kulturore në kuadër të kësaj jave kulturore janë dhe shfaqje teatrale, që sjellin në skenë frymën dhe historinë maqedonase. “Ejani të festojmë kulturën e Maqedonisë së Veriut përmes muzikës, artit dhe traditës- nga data 23 deri më 30 Prill, në zemër të Tiranës!”, thuhet në faqen e Javëve Kulture Ndërkombëtare, që këtë muaj po vijon me Maqedoninë e Veriut. Koncerti “Eyes to the Future” në datën 23 sjell pianisten maqedonase Ema Popivoda dhe DJ-ja shqiptare Rea Lemnusha, që vijnë me një bashkëpunim artistik.
Ky koncert do të zhvillohet te një sallë në Katedralen Ortodokse në Tiranë. Aktivitetet e Javës Kulturore të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen në pika të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa organizatorët ftojnë qytetarët të shfletojnë kalendarin e plotë për të mos humbur asnjë prej eventeve. Përpara kësaj jave kulturore u zhvillua java e kulturës së Polonisë, që gjithashtu solli një sërë aktivitetesh. Me 20 shtete pjesëmarrëse, një numër gjithnjë e më të madh artistësh vendas dhe ndërkombëtarë, dhe një kalendar të pasur me aktivitete nga veriu në jug, Javët Kulturore Ndërkombëtare 2025 do të sjellin performanca artistike, ekspozita, punëtori, shfaqje, etj. Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025. -
Gazetari nga Kosova emërohet zv.drejtor për video në Associated Press në SHBA
Gazetari i njohur nga Kosova, Nebi Qena, është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë prestigjioze ndërkombëtare të lajmeve Associated Press (AP), me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Drejtorit të lajmeve për SHBA, Josh Hoffner, i cili në një letër dërguar stafit ka vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e Qenës ndër vite.“Ai ka shkëlqyer në çdo rol që ka mbajtur — shumë prej tyre në kushte jashtëzakonisht sfiduese,” shkruan Hoffner, duke përmendur kontributin e Qenës si producent i lartë për Izraelin, Gazën dhe Bregun Perëndimor, menaxher i fundjavës për SHBA-në, korrespondent dhe producent në Kosovë, si dhe angazhimet e tij në Ukrainë gjatë konfliktit të vitit 2014 dhe së fundmi në luftën aktuale.Sipas Hoffner, së fundmi Qena ka shërbyer si zëvendës i përkohshëm në SHBA, ku ka udhëhequr mbulimin e disa prej ngjarjeve më të rëndësishme, si zjarret në Los Anxhelos dhe sulmet terroriste në New Orleans, duke pasur një ndikim “të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm”.Karriera e Nebi Qenës nisi në gazetën “Koha Ditore”, ku raportoi gjatë luftës në Kosovë. Më pas, ai ka punuar për disa vite në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), përpara se t’i bashkohej AP-së. Gjatë viteve në këtë agjenci, Qena ka mbajtur pozita udhëheqëse në Evropë, Jerusalem dhe tashmë në Washington, ku do të vazhdojë kontributin e tij në krye të departamentit të videove.Emërimi i tij vjen si një vlerësim i punës së palodhur të një gazetari që ka dëshmuar profesionalizëm dhe integritet në mbulimin e ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Gazetari i njohur nga Kosova, Nebi Qena, është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë prestigjioze ndërkombëtare të lajmeve Associated Press (AP), me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Drejtorit të lajmeve për SHBA, Josh Hoffner, i cili në një letër dërguar stafit ka vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e Qenës ndër vite.“Ai ka shkëlqyer në çdo rol që ka mbajtur — shumë prej tyre në kushte jashtëzakonisht sfiduese,” shkruan Hoffner, duke përmendur kontributin e Qenës si producent i lartë për Izraelin, Gazën dhe Bregun Perëndimor, menaxher i fundjavës për SHBA-në, korrespondent dhe producent në Kosovë, si dhe angazhimet e tij në Ukrainë gjatë konfliktit të vitit 2014 dhe së fundmi në luftën aktuale.Sipas Hoffner, së fundmi Qena ka shërbyer si zëvendës i përkohshëm në SHBA, ku ka udhëhequr mbulimin e disa prej ngjarjeve më të rëndësishme, si zjarret në Los Anxhelos dhe sulmet terroriste në New Orleans, duke pasur një ndikim “të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm”.Karriera e Nebi Qenës nisi në gazetën “Koha Ditore”, ku raportoi gjatë luftës në Kosovë. Më pas, ai ka punuar për disa vite në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), përpara se t’i bashkohej AP-së. Gjatë viteve në këtë agjenci, Qena ka mbajtur pozita udhëheqëse në Evropë, Jerusalem dhe tashmë në Washington, ku do të vazhdojë kontributin e tij në krye të departamentit të videove.Emërimi i tij vjen si një vlerësim i punës së palodhur të një gazetari që ka dëshmuar profesionalizëm dhe integritet në mbulimin e ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare.
-

JD Vance takohet me Papa Françeskun, çfarë u diskutua në Vatikan
Zv.Presidenti i SHBA, J.D Vance zhvilloi një takim të shkurtër me Papa françeskun këtë të shtunë.
Takimi u zhvillua në rezidencën e Papës, Casa Santa Maria, në Vatikan, njoftuan burime për Sky Neës.
Vatikani njoftoi se kishte pasur një “këmbim mendimesh” në lidhje me konfliktet ndërkombëtare, emigrantët dhe të burgosurit. Dy burrat kishin “biseda miqësore”, tha gjithashtu Shën Sedeja, dhe Vatikani shprehu kënaqësinë për angazhimin e qeverisë Trump për të mbrojtur lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes.“Ka pasur një këmbim mendimesh në lidhje me situatën ndërkombëtare, veçanërisht për sa i përket vendeve që preken nga lufta, tensionet politike dhe situatat e vështira humanitare, me një vëmendje të veçantë për emigrantët, refugjatët dhe të burgosurit,” thuhet në njoftim.
Vance është në Romë me gruan dhe fëmijët e tij.
Ai gjithashtu u takua me numrin dy të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, dhe me ministrin e Jashtëm, arkipeshkvin Pol Gallagher.
Takimi, siç thekson Sky Neës, u zhvillua në mes të tensioneve midis Vatikanit dhe qeverisë Trump në lidhje me deportimet e emigrantëve nga SHBA dhe gjithashtu me reduktimet e ndihmës ndërkombëtare nga ana amerikane.
Papa Françesku ka quajtur më parë planet për deportimin e emigrantëve nga administrata Trump një “njollë”. -

Spartak Ngjela: SHBA nuk ia heq kurrë ‘non gratën’ Berishës, ja blofi i tij me kukullën amerikane që po mashtron…
Rigels Seliman
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka zbërthyer me tone kritike veprimet e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një “njeri jashtë kohe dhe hapësire të politikës ndërkombëtare aktuale”, që kërkon të mashtrojë opinionin publik shqiptar përmes farsave të sajuara me figura të dyshimta nga jashtë. “Pamë një njeri jashtë kohës dhe hapësirës së politikës aktuale ndërkombëtare që Saliu na i paraqiti si të dërguarin e Amerikës,” shkruan Ngjela. “Të gjithë u tallën dje me të, po Saliu kërkon të gënjejë përkrahësit e tij pesimistë që t’u thotë se presidenti Trump është me Saliun.” Ngjela nuk ndalet me kaq. Ai e sheh këtë veprim si pjesë të një komedie politike, ku “paaftësia e një politikani që lufton për pushtet në vendin e tij” e çon shoqërinë në një qesharake kolektive. Pikërisht këtë e quan ai: “një komedi ku qesh e gjithë shoqëria.”
Në thelb të kësaj kritike qëndron pretendimi i fortë i Ngjelës se Sali Berisha, përmes këtij “emisioni të rremë amerikan”, kërkon të shmangë realitetin e statusit të tij si “non grata” nga SHBA, një vulë që, sipas Ngjelës, nuk ka për t’u hequr kurrë. “Por shqiptarët e dinë që Saliu është ‘non-grata’ në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atëherë? Asgjë. Po -non-grata’, a do t’i hiqet, siç thonë përkrahësit e tij? Jo, nuk ka mundësi.” Duke u thelluar në retrospektivën e marrëdhënieve të Berishës me elementë të diskutueshëm ndërkombëtarë, Ngjela kujton një ngjarje alarmante: “E dini ju që para disa vitesh, Saliu na solli këtu numrin dy të Al Kaedës, para sesa atë ta vrisnin?”, tha ai. Ai e përmbyll këtë pjesë me një gjuhë të fortë simbolike: “Sigurisht në një tragjikomedi që po luhet për çdo ditë. Asgjë më shumë”, tha Ngjela.
Nga komedia politike, te thirrja historike për bashkimin kombëtar
Në vijim të analizës së tij, Ngjela ndërlidh krizën politike me një proces më të gjerë historik: bashkimin etnik të shqiptarëve. Ai flet për një thirrje që vjen nga vetë historia, në një kohë kur kombi shqiptar ndodhet i shpërndarë në disa shtete, por me një potencial të fuqishëm për t’u bashkuar në një federatë moderne shqiptare. “Vjen një kohë në historinë e një kombi të copëtuar territorialisht, në tre apo katër shtete të tjera, kur historia, pasi e ka forcuar këtë komb, e thërret atë për bashkimin e tij kombëtar”, shprehet Ngjela.
Ai rendit përbërjen gjeografike dhe demografike të kësaj shqiptarie të madhe: 3 milionë në Shqipëri. 2 milionë në Kosovë. 1.5 milionë në Maqedoninë e Veriut. Mbi 2 milionë në Epirin e Jugut dhe Çamëri. Më shumë se 4 milionë në Turqi. Sipas tij, ky bashkim etnik nuk është më një ëndërr romantike, por një zhvillim i pashmangshëm dhe i favorshëm edhe për interesat ndërkombëtare: “Kjo popullsi shqiptare, prej nëntë milionë banorësh, është një interes i madh i politikës së Bashkimit Evropian… por, edhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.” Ngjela bën thirrje që politika shqiptare, në të gjitha trevat, ta kuptojë këtë moment historik dhe ta pranojë sfidën. Por ai vëren me zhgënjim se qeveritë aktuale ende nuk janë gati ta përqafojnë këtë kauzë. Në fund të analizës së tij, Ngjela i kthehet historisë antike dhe krenarisë arbërore, si një busull për të ardhmen.
Ai i bën apel politikës amerikane që të thellojë njohuritë mbi historinë e shqiptarëve për të kuptuar rëndësinë strategjike të këtij kombi: “Për të kuptuar mirë se çfarë përfaqësojnë shqiptarët, politika amerikane duhet të studiojë deri në themel historinë e Ilirisë, Arbërisë, Epirit dhe historinë e lavdishme të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.” Ai përmend me qëllim figura të mëdha: Teutën, Aleksandrin e Madh, e deri te Napoleon Bonaparti, për të treguar se kjo nuk është thjesht një histori krenarie, por një linjë e ndërprerë fuqie politike që kërkon të rikthehet në skenën ndërkombëtare. “Kjo është arsyeja e historisë politike dhe e rëndësisë ndërkombëtare të Arbërisë, e cila duhet të dalë sot në skenën dhe në pahun aktual të historisë. Dhe sigurisht që do të dale”, shprehet Ngjela. -

“Harvard” kërcënohet nga administrata amerikane të mos regjistrojë më studentë ndërkombëtarë
Universiteti i “Harvard”, pasi nuk i është bindur administratës Trump për të zbatuar disa kërkesa të këtij fundi, tashmë kërcënohet me mundësinë për të regjistruar studentë ndërkombëtarë.
Ka qenë Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila ka kërcënuar se do i heqë universitetit aftësinë për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, nëse nuk dorëzon të dhëna mbi “veprimtaritë e dhunshme e të paligjshme të studentëve ndërkombëtarë”.
Në një njoftim për media nga Homeland Security, shkruhet se Noem ka anuluar grantin prej 2.7 milionë dollarë për “Harvard”, pasi e cilëson si të papërshtatshme për t’i besuar paratë e taksapaguesve.
Pavarësisht kësaj mase, universiteti i “Harvard” nuk zbrapset nga vendimi i saj për të kundërshtuar kërkesat e administratës. “Harvard” nuk pranon që të eliminohet diversiteti, barazia, nuk pranon të bëhen ndryshime në kriteret e punësimit dhe pranimeve të studenteve. Insitucioni arsimor prestigjoz argumenton se heqja dorë e këtyre pikave sjell rënien e pavarësisë së saj.
Ky është universiteti i parë i madh në vend që sfidon presionin nga administrata Trump për të ndryshuar politikat e tij. Presidenti Trump ka akuzuar universitetet kryesore se kanë dështuar në mbrojtjen e studentëve hebrenj kur kampuset e kolegjeve në mbarë vendin u tronditën nga protestat kundër luftës në Gaza vitin e kaluar.
