Më 9 maj 2025, në ambientet e Hotel Rogner në Tiranë, do të mbahet Konferenca e 24-të Ndërkombëtare me temë: “Cancer Prevention for Albanian Women”, një aktivitet i rëndësishëm në fushën e shëndetit publik, i cili synon të forcojë ndërgjegjësimin dhe veprimin konkret në parandalimin e kancerit tek gratë shqiptare.Ngjarja organizohet nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë (AMFE) në kuadër të Projektit CAPAW (Cancer Prevention for Albanian Women), në bashkëpunim me PO-Europa Donna Albania dhe me mbështetjen financiare të GIZ – German International Cooperation.Pjesëmarrja në konferencë është falas, ndërsa pjesëmarrësit do të përfitojnë 9 kredite gjermane akreditimi, një vlerë e shtuar për profesionistët e shëndetit që ndjekin zhvillimin profesional.Konferenca do të sjellë përvoja ndërkombëtare, qasje inovative dhe diskutime mbi politikat më efektive në parandalimin e kancerit tek gratë, me qëllimin për të ndikuar pozitivisht në sistemin shëndetësor dhe komunitetin shqiptar.Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen duke skanuar kodin QR në posterin zyrtar apo përmes linkut të regjistrimit online.👉 NXITO të regjistrohesh – Vendet janë të kufizuara!🗓 Data: 9 Maj 2025📍 Vendi: Hotel Rogner, Tiranë🎓 Akreditim: 9 Kredite gjermane💬 Tema: Parandalimi i Kancerit tek Gratë Shqiptare (CAPAW)Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Më 9 maj 2025, në ambientet e Hotel Rogner në Tiranë, do të mbahet Konferenca e 24-të Ndërkombëtare me temë: “Cancer Prevention for Albanian Women”, një aktivitet i rëndësishëm në fushën e shëndetit publik, i cili synon të forcojë ndërgjegjësimin dhe veprimin konkret në parandalimin e kancerit tek gratë shqiptare.Ngjarja organizohet nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë (AMFE) në kuadër të Projektit CAPAW (Cancer Prevention for Albanian Women), në bashkëpunim me PO-Europa Donna Albania dhe me mbështetjen financiare të GIZ – German International Cooperation.Pjesëmarrja në konferencë është falas, ndërsa pjesëmarrësit do të përfitojnë 9 kredite gjermane akreditimi, një vlerë e shtuar për profesionistët e shëndetit që ndjekin zhvillimin profesional.Konferenca do të sjellë përvoja ndërkombëtare, qasje inovative dhe diskutime mbi politikat më efektive në parandalimin e kancerit tek gratë, me qëllimin për të ndikuar pozitivisht në sistemin shëndetësor dhe komunitetin shqiptar.Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen duke skanuar kodin QR në posterin zyrtar apo përmes linkut të regjistrimit online.👉 NXITO të regjistrohesh – Vendet janë të kufizuara!🗓 Data: 9 Maj 2025📍 Vendi: Hotel Rogner, Tiranë🎓 Akreditim: 9 Kredite gjermane💬 Tema: Parandalimi i Kancerit tek Gratë Shqiptare (CAPAW)
Tag: ndërkombëtare
-

Urdhërarresti për Netanyahun/ Bashkëshortja e George Clooney rrezikon ndalimin e hyrjes në SHBA, shkak bashkëpunimi me GJND-në
Bashkëshortja e aktorit të Hollivud-it, George Clooney po përballet me mundësinë e ndalimit të hyrjes në Shtetet e Bashkuara, ku jeton me burrin dhe dy fëmijët e tyre, për shkak të marrëdhënies së saj me Gjykatën Ndërkombëtare Penale në rastin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Ministria e Jashtme britanike kohët e fundit paralajmëroi avokatët që këshillojnë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJPN), përfshirë Amal Clooney-n, se rrezikojnë të përballen me sanksione nëse bien nën Urdhrin Ekzekutiv 14203, të nënshkruar nga Presidenti Donald Trump në shkurt. Financial Times raporton se bazuar në dekret, gjykata “ndërmori veprime të paligjshme dhe të pabazuara që synojnë Amerikën dhe aleatin tonë të ngushtë, Izraelin”.
Avokatja britaniko-libaneze, dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, besohet se ka luajtur një rol vendimtar në vendimin për të ndjekur penalisht dhe lëshuar urdhër-arreste kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Galland për krime lufte në Gaza. Kjo për shkak se gjykata i kërkoi asaj vitin e kaluar të bashkohej me një grup ekspertësh ligjorë ndërkombëtarë për të vlerësuar provat e krimeve të dyshuara të luftës në Izrael dhe Gaza.
Sanksionet e Trump
Me urdhrin e tij ekzekutiv, Donald Trump urdhëroi vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe kufizimeve të vizave për zyrtarët, punonjësit dhe të afërmit e ngushtë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ato që ai i quan urdhër-arreste “të pabaza”.
Prokurori i GJND-së, Karim Khan, i cili fillimisht e shtyu gjykatën të lëshonte urdhër-arreste kundër Netanyahut dhe Gallant në maj 2024, është i vetmi person nga çështja e profilit të lartë e përmendur në urdhrin ekzekutiv të Trump. Clooney konsiderohet nga shumë njerëz si objektivi i radhës.
Paneli, ku përfshihej edhe Amal Clooney, vendosi unanimisht se Gjykata Ndërkombëtare Penale ka juridiksion mbi krimet e kryera gjatë luftës së Izraelit kundër Hamasit dhe rekomandoi që si udhëheqësit e Hamasit ashtu edhe ata izraelitë të mbahen përgjegjës. Në nëntor, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arreste për Netanyahun dhe Gallandin, me arsyetimin se kishte “baza të arsyeshme” për të arritur në përfundimin se të dy burrat “me qëllim dhe me vetëdije e privuan popullsinë civile të Gazës nga sendet thelbësore për mbijetesën e tyre”.
Amal Clooney, 47 vjeçe, punon si avokate në Britani dhe Shtetet e Bashkuara. Si nënë e fëmijëve binjakë, të moshës 7 vjeç, ajo dhe bashkëshorti i saj jetojnë kryesisht midis Britanisë dhe Italisë. Ata po banojnë përkohësisht në Nju Jork, ndërsa George Clooney luan në shfaqjen e Broadëay-t “Good Night and Good Luck”, e cila është bazuar në filmin me të njëjtin emër.Top Channel
-

Sot, Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë
Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë mbahet çdo vit më 28 prill.
Kjo ditë u iniciua për të promovuar dhe diskutuar rëndësinë e të pasurit një mjedis pune të sigurt dhe të shëndetshëm.
Të dhënat tregojnë se vdekjet që kanë ndodhur si pasojë e aksidenteve në punë janë 19% globalisht.
Domosdoshmëria dhe kërkesa për të rregulluar këtë çështje humane theksohet në Ditën Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.Nevoja për ndryshim dhe një plan veprimi të plotë për mirëqenien e çdo punonjësi në mbarë globin është jetike.
Historia e Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë
Në vitin 2003, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) vendosi të përkushtojë dhe festojë Ditën Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.28 prilli synon të inkurajojë, mbështesë dhe forcojë nevojën për të krijuar vazhdimisht një kulturë të sigurt dhe të shëndetshme, për të reduktuar dëmtimet, aksidentet, sëmundjet dhe vdekjet në punë për çdo punëtor dhe punonjës.
Rreth 6.500 njerëz vdesin çdo ditë për shkak të aksidenteve që ndodhin në punë, si dhe nga sëmundjet e lidhura me punën ose 2.3 milionë vdekje në një vit
-

Shpërthimi i fuqishëm në portin më të madh të Iranit, 28 viktima
Një shpërthim i madh ka tronditur portin Shahid Rajaei në qytetin jugor të Iranit, Bandar Abbas, duke shkaktuar të paktën 28 viktima dhe mbi 800 të plagosur, sipas raporteve nga mediat shtetërore dhe burime ndërkombëtare.
Ngjarja ndodhi të shtunën, më 26 prill, dhe dyshohet se shpërthimi lidhet me ruajtjen e pasigurt të kimikateve të rrezikshme, përfshirë perkloratin e natriumit, një përbërës kyç në lëndët djegëse të raketave. Sipas zyrtarëve të emergjencës në Iran, shpërthimi u shkaktua nga kontejnerët që përmbanin këto substanca brenda portit.
Zëdhënësi i Organizatës për Menaxhimin e Krizave, Hossein Zafari, konfirmoi se ka pasur paralajmërime të mëhershme për rreziqet në këtë port dhe fajësoi neglizhencën në ruajtjen e kimikateve.Sipas kompanisë ndërkombëtare të sigurisë, Ambrey, porti kishte pranuar në muajin mars një ngarkesë me “lëndë djegëse raketore” që synohej të rifurnizonte rezervat e Iranit pas sulmeve ndaj Izraelit gjatë konfliktit me Hamasin. Edhe pse autoritetet iraniane nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë, të dhënat e gjurmimit të anijeve të publikuara nga Associated Press sugjerojnë praninë e anijeve që transportonin këtë ngarkesë në atë kohë.
Ministria e Brendshme e Iranit ka nisur një hetim zyrtar për shpërthimin, ndërsa shpërthimi është vënë nën kontroll, sipas mediave shtetërore.
Porti Shahid Rajaei është porti më i ngarkuar i Iranit, përmes të cilit kalon rreth 80% e trafikut detar të vendit, dhe ndodhet pranë ngushticës së Hormuzit – një pikë strategjike për tregtinë ndërkombëtare të naftës, përmes së cilës kalon 20% e naftës globale.
Ky incident i rëndë vjen në vazhdën e serisë së shpërthimeve dhe zjarreve që kanë goditur infrastrukturën energjetike dhe industriale të Iranit në vitet e fundit. Neglizhenca është cilësuar shpesh si shkak, por autoritetet iraniane kanë fajësuar gjithashtu Izraelin për disa sulme të drejtpërdrejta, përfshirë sulmin kibernetik ndaj këtij porti në vitin 2020, si dhe sulme ndaj objekteve të mbrojtjes ajrore dhe tubacioneve të gazit. -

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe e Shëndetit në Punë
28 prilli shënon Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Në këtë ditë zakonisht mbahen aktivitete dhe fushata ndërgjegjësimi me qëllim përqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në vendin e punës.
Sindikatat po ashtu përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave nga aksidentet dhe trajtimi jo i duhur në punë.
Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë është një pjesë integrale e strategjisë globale mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e drejtuar nga ILO-ja, e cila promovuan krijimin e një sigurie globale parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë aktorëve.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë/ Qytetarët thirrje për protestë në 1 maj
Unioni i Sindikatave të Shqipërisë dhe Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë do të organizojnë më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, një manifestim qytetar dhe sindikal për të ngritur zërin për të drejtat e punëtorëve në Shqipëri.
Ky manifestim do të shërbejë si një mundësi për të theksuar çështjet që prekin çdo ditë jetën e punëtorëve shqiptarë. Në fokus të manifestimit do të jenë një sërë tematikash, kryesisht kostoja në rritje e jetesës, apo problematika e emigrimit masiv të fuqisë punëtore.
Njoftimi i plotë: -

Miratohet aplikimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në IATA, ja kodi që do të mbajë për shitjen e biletave
Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ka njoftuar se aplikimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në Shoqatën Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror, është vlerësuar nga kjo e fundit si aplikim me standardet ndërkombëtare.
Më tej sqarohet se IATA i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO.
“IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror) ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO”, shkruan Rama.Top Channel
-

Aeroporti i Vlorës merr kodin për shitjen e biletave
Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO.
Punimet në këtë aeroport janë drejt fundit, ndërkohë që qeveria pak ditë më parë ka bërë publike se “Air Albania” në ditët e para të muajit Maj, do të bëjë fluturimin inaugurues duke prekur pistën më të madhe në Ballkan, 3.2 kilometra.
Ky aeroport do të jetë porta e hyrjes në Jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit. Ai do të funksionojë me 3 modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë dhe do të shtihet në 22 mijë metra katrorë terminal.
Sipas Unionit turistik Shqiptar, sezonin veror të këtij viti ky aeoport do të funksionojë vetëm për avionët charter me tursitë. Dhe në bazë të kontratave që janë lidhur avioni i parë me turistë pritet që të ulet më 8 Qershor. Ndërkohë që minimalisht sipas kontratave paraprake që jnë lidhur me agjencisë turistike, në Aeroportin e Vlorës gjatë një jave do ulen 4 avionë charter.
Klan News -

Balluku: Aeroporti i Vlorës merr kodin nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror
Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave aeroportit të Vlorës, VLO.
Lajmi u bë i ditur nga zv.kryeministrja e njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.“IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesit Ajror) ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO”, shkruan Balluku.
IATA është standardi më i lartë i të udhëtuarit me avion sipas standardeve globale, të sigurtë, me kompanitë ajrore më të fuqishme, me çmime të favorshme, më të lira se në faqet e tyre zyrtare dhe për këtë duhet akreditimi i agjencisë së udhëtimit nga IATA.
Kjo u lejon agjencive të udhëtimit të shesin bileta në emër të kompanive ndërkombëtare ajrore lider në treg.
Aktualisht ka më shumë se 54 000 agjentë udhëtimi në botë të akredituar nga IATA që operojnë në 217 vende dhe territore.
Pak ditë më parë ministrja Balluku tha se “në ditët e para të majit, Air Albania do të bëjë fluturimin inaugurues duke prekur pistën më të madhe në Ballkan, 3,2 kilometra”.
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar.
Ky aeroport do të jetë porta e hyrjes në Jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit. Ky aeroport, po jetësohet në terren për t’u shndërruar në aeroportin kryesor të vendit, i cili do të funksionojë me mbi 3 modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë dhe do të shtihet në 22 mijë metra katrorë terminal.
ATSH

