Pas Brukselit, kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron do të vijojë sot vizitën në Hagë, Holandë, ku do të pritet nga kryeministri i Mbretërisë së Holandës Dick Schoof.
Më pas, Kryeministri Rama do të vizitojë Institutin holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Clingendael”, ku do të adresohet me një fjalë, si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve në një sesion të veçantë.
Instituti Holandez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare ‘Clingendael’ u themelua në vitin 1983, si rezultat i bashkimit të pesë instituteve më të vogla, aktive në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Clingendael fokusohet në menaxhimin e konfliktit, kontrollin e krizave dhe teknikat e negociatave, zhvillimet brenda Bashkimit Evropian dhe Eurozonës, sundimin e ligjit, qëndrueshmërinë dhe diplomacinë ekonomike, si dhe në rajone dhe vende specifike, si Azia, Lindja e Mesme, Sudani dhe Kina.
Tag: ndërkombëtare
-

Pas Brukselit, Rama vijon vizitën në Hagë, do të pritet nga kryeministri Dick Schoof
-

Banorët e Tragjasit, Orikumit dhe Dukatit protestë para SPAK/ Kallëzim për tokat: Kërkojmë hetim edhe nga SHBA, të përfshirë ish-zyrtarë amerikanë
Banorët e Tragjasit, Orikumit dhe Dukatit po protestojnë këtë të hënë para SPAK, për tjetërsimin e pronave.
Përmes një kallëzimi drejtuar SPAK, sipas tyre, zyrtarë të Qeverisë, biznesmenë dhe persona të tjerë që janë implikuar në tjetërsimin e pronave në Orikum dhe Tragjas. Ata pretendojnë se pjesë e këtij grupi janë edhe ish-zyrtarë amerikanë.
“Dyshimi se pjesë e këtij grupi janë edhe shtetas amerikanë e bën situatën edhe më të ndërlikuar, pasi kjo tregon qartë që aktiviteti kriminal nuk ka kufij territorial dhe shtrihet përtej Shqipërisë, duke përfshirë juridiksione ndërkombëtare me sisteme të ndryshme ligjore dhe financiare. Kjo nënkupton se pasuritë e përfituara me dokumenta të falsifikuara mund të jenë përdorur për të pastruar produktet e veprës penale duke shfrytëzuar sisteme financiare ndërkombëtare, investime dhe kompani të krijuara jashtë vendit, që e bëjnë shumë më të vështirë gjurmimin dhe sekuestrimin e tyre nga autoritetet shqiptare. Për më tepër, përfshirja e shtetasve amerikanë mund të shërbejë si mburojë e aktivitetit të paligjshëm, pasi lidhjet e tyre mund të përdoren për të transferuar fonde dhe pasuri në mënyrë të ligjshme në dukje, ndërkohë që origjina e tyre mbetet e paligjshme, duke integruar paratë e krimit në ekonomi.Në këtë kontekst, hetimi duhet të zgjerohet në SHBA për të identifikuar të gjitha llogaritë bankare, investimet, pronat dhe kompanitë që mund të jenë përdorur për pastrimin e produkteve të veprës penale. Kjo përfshin analizimin e transaksioneve ndërkombëtare, marrëveshjet e pronësisë, ndërveprimet midis subjekteve të përfshira dhe çdo kanal financiar që mund të ketë shërbyer për të transferuar fonde të fituara në mënyrë të paligjshme. Zgjerimi i hetimit është i nevojshëm edhe për të kuptuar strukturën e organizuar të grupit, mënyrën se si anëtarët ndërveprojnë me njëri-tjetrin, dhe për të identifikuar rolin e secilit individ, duke përfshirë ata që mund të veprojnë si mburojë juridike ose financiare për aktivitetin kriminal.Grupi i dyshuar ka mundur të përdorë mekanizma kompleksë të pastrimit të parave, përfshirë krijimin e kompanive shell, transaksione të dyshimta bankare, investime në prona komerciale dhe rezidenciale, kontrata biznesi të dukshme si legjitime, por që në realitet kanë shërbyer për të fshehur origjinën e paligjshme të fondeve. Për më tepër, përfshirja e shtetasve amerikanë mund të ketë lehtësuar hyrjen e fondeve në sisteme financiare që kanë procedura kontrolli më të rregullta, duke i dhënë grupit mundësi për të integruar paratë e krimit në ekonomi dhe për të shmangur monitorimin e autoriteteve shqiptare.Zgjerimi i hetimit ndërkombëtar nuk është vetëm një masë formale, por një element kyç për të zbardhur gjithë rrjetin e organizuar, për të identifikuar burimet financiare dhe për të parandaluar që aktiviteti kriminal të vazhdojë. Ky hap është i domosdoshëm për të sekuestruar pasuritë në çdo juridiksion ku ato ndodhen, për të dokumentuar bashkëpunimin ndërkombëtar të individëve të përfshirë dhe për të ndalur rrjedhën e parave të paligjshme. Vetëm përmes një hetimi të tillë të zgjeruar mund të kuptohet mënyra se si grupi ka shfrytëzuar ndikime politike dhe lidhje ndërkombëtare për të mbuluar aktivitetet e tij, duke integruar paratë e krimit dhe duke i dhënë një përmasë të madhe ndërkombëtare veprës kriminale.Në këtë mënyrë, fakti që pjesë e grupit mund të jenë edhe shtetas amerikanë tregon qartë që aktiviteti kriminal nuk është rastësor, por pjesë e një strukture të organizuar mirë, që ka arritur të krijojë rrugë për pastrimin ndërkombëtar të produkteve të veprës penale dhe që ka shtrirje globale, duke u mbrojtur nga mekanizmat e zakonshëm të kontrollit dhe duke e vështirësuar ndjeshëm ndjekjen ligjore.
Për këtë arsye, kërkohet që hetimi të shtrihet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë të detajuar dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë analizën e të gjitha llogarive bankare, kompanive të regjistruara, transaksioneve financiare dhe investimeve që lidhen drejtpërdrejt ose indirekt me pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme. Bazuar në informacionet e mbledhura deri tani, pjesë e grupit dyshohet të jenë shtetas amerikanë ose subjekte juridike të regjistruara në SHBA, duke bërë aktivitetin kriminal jo vetëm të brendshëm, por edhe ndërkombëtar, dhe duke imponuar nevojën për koordinim të ngushtë me autoritetet amerikane. Hetimi ndërkombëtar do të mundësojë identifikimin e të gjitha transaksioneve ndërkombëtare të lidhura me pasuritë e fituara me dokumenta të falsifikuara, përfshirë transferimet bankare, lëvizjet e fondeve përmes kompanive “shell”, transaksionet me pronësi të paluajtshme dhe të luajtshme dhe çdo aktivitet tjetër financiar që mund të lidhet me grupin, duke parandaluar fshehjen e burimit të parave të përfituara në mënyrë të paligjshme. Bashkëpunimi me autoritetet amerikane, përfshirë FBI, DEA, autoritetet tatimore dhe ato financiare, do të mundësojë mbledhjen e provave të drejtpërdrejta si dokumente bankare, regjistrime kompjuterike, komunikime elektronike dhe çdo lloj prove tjetër që mund të demonstrojë përfshirjen e tyre në pastrimin e produkteve të veprës penale, duke krijuar një pasqyrë të qartë të rrjedhës së parave dhe fondeve, identifikimin e përfituesve dhe ndërprerjen e përdorimit të tyre në mënyrë të paligjshme. Hetimi ndërkombëtar do të mundësojë gjithashtu ndërtimin e një harte të detajuar të rrjetit të organizuar, duke zbuluar marrëdhëniet e fshehta dhe lidhjet ndërkombëtare, duke e bërë të pamundur përdorimin e fondeve në aktivitete kriminale, dhe duke siguruar që përgjegjësit e veprimeve kriminale të ndëshkohen, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Në kuadër të këtij hetimi, mund të përdoren metoda të avancuara për gjurmimin e fondeve, përfshirë analizën e rrjedhës së parave, ndjekjen e transaksioneve të dyshimta ndërkombëtare, ekzaminimin e kontratave të shërbimeve dhe blerjeve të pasurive, dhe verifikimin e pronësisë reale të subjekteve të përfshira, duke bërë të mundur identifikimin e plotë të strukturës së grupit, mënyrën e funksionimit dhe bashkëpunëtorët e tij. Hetimi gjithashtu mund të shtrihet në ngritjen e padive civile dhe penale për të gjithë subjektet e përfshirë, sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe monitorimin e lëvizjeve financiare ndërkombëtare për të parandaluar përsëritjen e aktivitetit kriminal. Ky angazhim ndërkombëtar është i domosdoshëm për të demonstruar se sistemi ligjor nuk njeh kufij dhe që çdo aktivitet kriminal që përfshin pasuri të paligjshme dhe dokumenta të falsifikuara do të ndëshkohet, duke forcuar besimin tek institucionet ligjzbatuese dhe financiare dhe duke krijuar precedent për rastet e ardhshme ndërkombëtare. Hetimi i shtrirë në SHBA do të mundësojë gjithashtu që të përdoren instrumente ligjore ndërkombëtare, të tilla si marrëveshjet për ndihmë juridike reciproke, urdhërat e sekuestrimit të pasurive, hetimet elektronike dhe bashkëpunimi me strukturat federale dhe lokale për të siguruar që të gjithë aktorët e përfshirë në pastrimin e produkteve të veprës penale të sillen para drejtësisë dhe çdo aktivitet kriminal të ndërpritet në çdo pikë ku shtrihet”-thuhet ndër të tjera në kallëzimin drejtuar SPAK.Top Channel
-

Për të barazuar rekordin e Pele, Harry Kane ka një arsye shumë të fortë për të shënuar sot ndaj Shqipërisë
16 Nëntor 2025
16:25
Telesport
Pavarësisht moshës, Harry Kane është në super formë, gjë që e ka treguar te Bayern, por edhe te kombëtarja angleze. Nëse Kane shënon sot ndaj Shqipërisë, anglezi do të barazojë rekordin e Pele me 77 gola në ndeshjet ndërkombëtare.
Legjenda Pele ka shënuar 77 gola në 92 takime ndërkombëtare, ndërsa Harry Kane regjistron deri tani 76 gola në 111 ndeshje me Anglinë.
“Shpresoj të shënoj dhe të barazohem me Pelen, i cili pati një karrierë ndërkombëtare të jashtëzakonshme. Kjo tregon se sa larg kam arritur në karrierën time, të jesh pranë një emri si Pele flet vetë’”, tha Kane në konferencën e fundit për shtyp. -

Një sërë aktivitetesh në Tiranë, që pasqyrojnë pasurinë shpirtërore dhe krijuese të Kroacisë
Muzika, filmat dhe aktivitete të tjera në Javën Kulturore të Kroacisë. Tirana mirëpret një javë kushtuar kulturës, artit dhe traditës kroate. Java Kulturore Kroate (17-20 nëntor) vjen për herë të parë në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare. Publiku do të ketë mundësinë të shijojë një sërë aktivitetesh, që pasqyrojnë pasurinë shpirtërore dhe krijuese të Kroacisë. Koncerti Operistik i Miqësisë do të hapë këtë javë festive, duke bashkuar artistë të shquar kroatë dhe shqiptarë në një mbrëmje muzikore. Zëra brilantë do të ndërthuren në një program që feston miqësinë dhe harmoninë ndërkulturore. Filmi “A Blue Flower”, nën regjinë e Zrinko Ogresta, sjell në ekran një histori prekëse për jetën, kujtesën dhe reflektimin, duke ofruar një përvojë artistike për publikun shqiptar.
Dita e Kravatës, simbol i krenarisë kombëtare kroate, do të shënohet me një ekspozitë të veçantë dhe një paradë madhështore të Regjimentit të Kravatës nga Zagrebi, që do të sjellin në bulevardin kryesor të Tiranës hijeshi, solemnitet dhe traditë. Ligjërata “Ndërtimi i një Europe të Paqes: Roli i Kroacisë” nga filozofi dhe akademiku Prof. Pavo Barišić do të ofrojë një reflektim mbi rolin e Kroacisë në projektin evropian të paqes dhe bashkëpunimit. Një javë që fton publikun të zbulojë Kroacinë përmes muzikës, filmit, filozofisë dhe trashëgimisë kulturore. Javët Kulturore Ndërkombëtare ( JKN) është një platformë e Ministrisë së Kulturës që sjell një seri eventesh. Njëzet shtete janë pjesëmarrëse në Javët Kulturore Ndërkombëtare, që këtë vit shënojnë edicionin e katërt në vendin tonë.
-

Revolucion në teknologji/ Studentët ndërtojnë varkën e parë me energji diellore
Ekipi studentor me famë ndërkombëtare OCEANOS NTUA, i Universitetit Teknik Kombëtar të Athinës, prezantoi zyrtarisht anijen e tij të parë me energji diellore.
Kështu, studentët grekë hapën një kapitull të ri në zhvillimin e teknologjive inovative dhe të qëndrueshme për transportin detar të së ardhmes.
I themeluar në vitin 2016, ky ekip ka fituar tashmë çmime të rëndësishme ndërkombëtare, më i shquari vendin e parë në Monaco Energy Boat Challenge. Sot, ai hedh hapin tjetër në Energjinë Diellore, duke konfirmuar evolucionin e tij të vazhdueshëm.
Prezantimi zyrtar i anijes së re u zhvillua më 29 tetor 2025, në Muzeun e Luftës në Athinë.Anija e re furnizohet me energji ekskluzivisht nga energjia diellore, me vetëm një bateri të vogël ndihmëse për ndezje. Falë paneleve fotovoltaike me performancë të lartë dhe integrimit të hidrofoileve të përparuara, trupi i anijes ngrihet mbi sipërfaqen e detit, duke zvogëluar në mënyrë drastike rezistencën hidrodinamike dhe duke rritur efikasitetin e saj energjetik.
Ky projekt është një shembull emblematik i pranisë dinamike të NTUA-së në komunitetin akademik ndërkombëtar, duke kombinuar përsosmërinë shkencore, saktësinë mekanike dhe ndjeshmërinë mjedisore. -

Genti Korini me “A Place in the Sun” përfaqësimi i Shqipërisë në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia
Nga Juljana Vrapi
Bienalja e Venecias një prej ngjarjeve më të mëdha artistike në arenën ndërkombëtare, por në edicionin e 61-të të saj artisti Genti Korini do të përfaqësojë Shqipërinë me projektin “A Place in the Sun”. Bienalja Ndërkombëtare e Artit në Venecia do të mbahet nga 9 maj – 22 nëntor 2026, ku edhe këtë edicion ashtu si dhe më parë vendi ynë do të ketë përfaqësimin e tij. Për Bienalen janë pranuar 17 aplikime , ku juria ndërkombëtare zgjodhi fitues artistin Genti Korini. Për përfaqësimin e vendit tonë në këtë edicionin të Bienales së Artit në Venecia, ministri Blendi Gonxhja shprehet se juria e përbërë nga Adela Demetja, Katerina Gregos, Blanche de Lestrange, Elian Stefa dhe Arnisa Zeqo zgjodhi këtë projekt si më bindësin ndër 17 aplikimet e pranuara përmes thirrjes së hapur, për disa arsye. “Projekti spikat për thellësinë e kuadrit të tij konceptual dhe për saktësinë e realizimit vizual. Duke ndërthurur kërkimin arkivor, folklorin dhe imagjinatën, Korini eksploron mënyrën se si kujtesa kolektive dhe ideologjia formësojnë identitetin dhe hapësirën, duke endur lidhje mes së shkuarës shqiptare dhe ndërthurjeve të saj me Bashkimin Sovjetik. Juria vlerësoi risjelljen krijuese të arkivave pamore lokale përmes një këndvështrimi absurdist dhe lindor, si dhe qasjen e tij shumëdimensionale dhe eksperimentale ndaj historisë”, shprehet ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit. I zhvilluar në bashkëpunim me kuratoren Małgorzata Ludwisiak, projekti ofron një dialog të pasur vizual dhe intelektual, në komunikim me teatrin eksperimental polak. Artisti Genti Korini punon në ndërthurjen midis trillimit dhe realitetit historik, së kaluarës dhe së tashmes, perceptimit dhe projektimit, abstraksionit dhe përfaqësimit. Duke u mbështetur në kuadrot kulturore dhe historike të vendit të tij, Shqipërisë praktika e tij shqyrton mënyrën se si ideologjia manifestohet përmes imazheve dhe formës, duke u angazhuar drejtpërdrejt me politikën e estetikës përtej trashëgimive të modernitetit, modernizimit, postkomunizmit dhe të tashmes neoliberale.
Tema e bienales
Tema e bienales në vitin 2026, kuruar nga Koyo Kouoh, titullohet “In the Eye of the Storm – Chronicles of the Minor Key”. Edhe këtë edicion ashtu si dhe më parë Shqipëria do të ketë përfaqësimin e saj, ku më herët Ministria e Kulturës shpalli edhe konkursin për projektin e pavijonit shqiptar që do të shqyrtohej nga juria ndërkombëtare. Afati i fundit për aplikim te ministria për projektin që do të ishte përfaqësim i vendit tonë ishte deri më 14 shtator 2025. Në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia vitin që vjen pavijoni shqiptar pritet që të vendoset në katin e parë të Sale d’Armi A të Arsenale. Shqipëria merr pjesë në edicionin e 61-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia pas atij edicioni të 60-të që u zhvillua nga data 20 prill – 24 nëntor 2024. Në edicionin e 60-të të ekspozitës ndërkombëtare të artit në Bienalen e Venecias, pavijoni i Shqipërisë u përfaqësua nga artistja Iva Lulashi me projektin “Love as a Glass of Water”.
-

Sulm amerikan në Karaibe, vriten tre persona në bord
Ushtria amerikane ka shkatërruar një anije në ujërat ndërkombëtare të Detit të Karaibeve, duke vrarë tre persona që ndodheshin në bord. Lajmin e konfirmoi Sekretari i Luftës, Pete Hegseth, i cili tha se anija dyshohej se po transportonte drogë.
Në një postim në rrjetin social X, Hegseth deklaroi se mjeti lundrues drejtohej nga një “organizatë e shpallur terroriste”, por nuk ofroi prova për këtë pretendim. Ai publikoi gjithashtu një video 20-sekondëshe, jo konfidenciale, ku shihet momenti i goditjes dhe shpërthimit të anijes.
Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur prej javësh se Shtetet e Bashkuara janë “në konflikt të armatosur” me kartelët e drogës, duke i cilësuar ata si organizata terroriste ndërkombëtare.
Ky është sulmi më i fundit në një seri veprimesh ushtarake të SHBA-së kundër anijeve që lundrojnë pranë brigjeve të Venezuelës dhe në Paqësorin lindor. Deri tani, Trump ka urdhëruar dislokimin e gjashtë anijeve luftarake të Marinës amerikane në Karaibe dhe avionëve F-35 në Porto Riko, ndërsa grupi i aeroplanmbajtëses USS Gerald R. Ford është zhvendosur gjithashtu në rajon.
Presidenti venezuelas Nicolás Maduro ka akuzuar Uashingtonin se po përpiqet ta rrëzojë nga pushteti, ndërsa familjet e viktimave të sulmeve të mëparshme kanë pohuar se shumë nga të vrarët kanë qenë civilë, kryesisht peshkatarë. -

Bordi i Paqes dhe 20 mijë trupa ndërkombëtare për stabilizim, çfarë përmban pr. rezoluta e SHBA për Gazën
Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një projektrezolutë për Gazën, e cila parashikon krijimin e një administrate të përkohshme qeverisëse dhe një force ndërkombëtare stabilizimi me rreth 20,000 trupa, raportoi agjencia Reuters.
Sipas dokumentit të parë nga Reuters, administrata kalimtare do të quhet Bordi i Paqes, ndërsa forca ndërkombëtare do të ketë mandatin të “përdorë të gjitha masat e nevojshme” për të përmbushur detyrat e saj — një formulim që në terminologjinë e OKB-së nënkupton autorizim për përdorimin e forcës.
Forca e përkohshme do të ketë për qëllim stabilizimin e situatës në Rripin e Gazës, garantimin e sigurisë humanitare dhe mbikëqyrjen e tranzicionit politik, pas përfundimit të luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit.
Ende nuk dihet nëse projektrezoluta do të marrë mbështetjen e anëtarëve të përhershëm të Këshillit, pasi disa prej tyre përfshirë Rusinë dhe Kinën kanë shprehur më herët rezerva ndaj ndërhyrjeve ushtarake të drejtuara nga SHBA-të.
Nëse miratohet, kjo do të ishte ndër nismat më të mëdha ndërkombëtare për stabilizimin e Gazës pas fillimit të konfliktit të fundit dhe mund të shënojë hapin e parë drejt një administrimi ndërkombëtar të përkohshëm në territorin palestinez
-

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!
Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!
Nga Basir Çollaku
Në dallgën e re e të fundit të izolimit të Edi Ramës ndërkombëtarisht, përballja e brendshme me krimin si ortak, ka sjellë ngjarje të rënda.
Belinda Balluku zëvëndësja e tij është marrë e pandehur. Ajo reziston largimin nga qeveria. Dy ministra të tjerë të njohur prurje të saj në qeveri, janë shenjestër largimesh nga KM por “shefja urdhlron” qëndresë. “Palloshi i gjatë” duket se nuk shkul dot gozhdë me fundshpinë. Prokuroria ende nuk po e ndalon nga detyra të pandehurën, e të marrë masë sigurie ndaj saj. Veliaj mbetet në detyrë. Lëshon kode nga qelia. Opozita denoncon shpesh, por të bëjë kujdes mos e zërë poshtë qeveria po u shemb.
Narcos në Shqipëri dhe ortakët e tyre ndërkombëtarë janë tërbuar. Janë lojtarë me fije të Sinaloa e Ndrangheta dhe jo vetëm. Atentati ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci të Rai 3 ka pista autorësie edhe mafien shqiptare. E pra ai kamzhikoi Ramën lidhjet e tij të trafikut si qeveri e pastrim parash.
Miliardat e tenderave kanë nisur të flasin. Tuneli Llogarasë ka errësirë për Rama-Bela. Termocentralet e Bangladeshit për energjinë një gropë 100 milionë euroshe plaçkitje dhe iranianë e turq brenda dallaveres. Sërish KM e zëvëndës në tavë, pa harruar ambasadoreshln e tyre Kim, tani drejtoreshë e kompanisë përfituese. Aeroporti i Vlorës një vatër përvëluese abuzimi dhe jo vetëm. Prapë çifti 1×2 duarbrenda. Dosja narcos amerikane e partnerëve ka mbërritur. Përgjimet e enkriptuara ulërasin pazaret e ministrave dhe shefit. Strategjikët e kokainës bërtasin për garanci biznesesh. DEA, DIA, FBI, CIA kanë plan lufte ndajj tyre. Soros klani në përballje të ekër me administratën Trump nxjerr Ramën në vitrinë një herë në javë. Dhe në mesin e pasigurisë vjen një blind 600 milionësh porosi për KM.
Lajm për atnetat?
Ndihet i kanosur?
Nga kush?
Qytetarët, votuesit me miliona të tij?!
Administrata? Punonjësit e tij?
Partia e tij?!
Ministrat e tij?
Qeveritarët e tij?!
Bashkiakët e tij ?
Televizionet e tij?!
Investitorët e tij strategjikë?!
Pastruesit e miliarda parave kombëtarë dhe ndërkombëtarë?
Trafikantët e drogës kombëtarë dhe ndërkombëtarë?!
Shiklt rusë dhe kinezë të Charles?!
Apo aeroportualët e sherrosut?!