Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në São Paulo të Brazilit, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të organizatës ndërkombëtare CDI, së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi. Punimet e asamblesë zhvillohen përgjatë dy ditëve.
Në një deklaratë nga Brazili, Berisha tha se qëllimi i tij është të informojë përfaqësuesit e partive kryesore ndërkombëtare mbi situatën politike në Shqipëri.
Ai përmendi shqetësime lidhur me trafikun e drogës, korrupsionin dhe dobësimin e institucioneve.
Videomesazhi i plotë i kryetarit të PD, Sali Berisha:
Një përshëndetje të përzemërt nga San Paolo, Brazil, ku së bashku me Albana Vokshin dhe Belind Këlliçin po marrim pjesë në konferencën e Asamblesë së Përgjithshme të CDI, e cila zhvillohet zhvillon punimet gjatë këtyre 2 ditëve.
Në këtë konferencë, sigurisht, duhet të paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri dhe dua të theksoj se CDI ka meritën e madhe, është organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi rezolutën në të cilën denoncoi botërisht narkoshtetin shqiptar dhe Ramaduron si një si një narkodiktator.
Në këtë kuadër, natyrisht, temat e diskutimeve të mia me drejtues të forcave poitike kryesore në botë dhe fjalës sime që do të mbaj në seancat e ndryshme të punimeve, nuk mund të jetë gjë më shumë se sa zhvillimet dramatike në Shqipëri droga, korrupsion dhe rënia e shtetit ligjor në një vend, si dhe përpjekjet për një sensibilizim edhe më të madh të komunitetit ndërkombëtar mbi zhvillimet e rënda në Shqipëri.
Tag: ndërkombëtare
-

Berisha nga Brazili: Do t’i zbuloj botës krizën që ka sjellë Rama në vend!
-

Berisha nga Brazili: Do t’i tregoj botës katastrofën që po ndodh në Shqipëri…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga San Paolo i Brazilit, njoftoi pjesëmarrjen e tij së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së, e cila po zhvillon punimet gjatë këtyre dy ditëve.
Berisha tha se gjatë konferencës do të paraqesë para përfaqësuesve të partive kryesore ndërkombëtare situatën që ai e përshkruan si dramatike në Shqipëri, duke përmendur çështjet e drogës, korrupsionit dhe rënies së shtetit ligjor.
Lideri opozitar, Sali Berisha rikujtoi se CDI ka qenë organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi një rezolutë ku denonconte, sipas tij, gjendjen në Shqipëri. Berisha theksoi se në takimet dypalëshe dhe fjalimet që do të mbajë, do të synojë të rrisë sensibilizimin e komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet negative në vend.
-

Berisha nga Brazili: Do t’i tregoj botës katastrofën që po ndodh në Shqipëri nën regjimin e Edi Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, nga San Paolo i Brazilit, njoftoi pjesëmarrjen e tij së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së, e cila po zhvillon punimet gjatë këtyre dy ditëve.Berisha tha se gjatë konferencës do të paraqesë para përfaqësuesve të partive kryesore ndërkombëtare situatën që ai e përshkruan si dramatike në Shqipëri, duke përmendur çështjet e drogës, korrupsionit dhe rënies së shtetit ligjor.Lideri opozitar, Sali Berisha rikujtoi se CDI ka qenë organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi një rezolutë ku denonconte, sipas tij, gjendjen në Shqipëri. Berisha theksoi se në takimet dypalëshe dhe fjalimet që do të mbajë, do të synojë të rrisë sensibilizimin e komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet negative në vend.
Videomesazhi i plotë i kryetarit të PD, Sali Berisha
“Një përshëndetje të përzemërt nga San Paolo, Brazil, ku së bashku me Albana Vokshin dhe Belind Këlliçin po marrim pjesë në konferencën e Asamblesë së Përgjithshme të CDI, e cila zhvillohet zhvillon punimet gjatë këtyre 2 ditëve.Në këtë konferencë, sigurisht, duhet të paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri dhe dua të theksoj se CDI ka meritën e madhe, është organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi rezolutën në të cilën denoncoi botërisht narkoshtetin shqiptar dhe Ramaduron si një si një narkodiktator.Në këtë kuadër, natyrisht, temat e diskutimeve të mia me drejtues të forcave poitike kryesore në botë dhe fjalës sime që do të mbaj në seancat e ndryshme të punimeve, nuk mund të jetë gjë më shumë se sa zhvillimet dramatike në Shqipëri droga, korrupsion dhe rënia e shtetit ligjor në një vend, si dhe përpjekjet për një sensibilizim edhe më të madh të komunitetit ndërkombëtar mbi zhvillimet e rënda në Shqipëri”
-

Berisha: Autoritetet ndërkombëtare dhe qeveria e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar
Berisha: Autoritetet ndërkombëtare dhe qeveria e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar
Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se, autoritetet ndërkombëtare dhe qeveria e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar.
Deklarata u bë pas përfundimit të dëshmisë së tij në SPAK, teksa në komunikimin me gazetarët jashtë këtij institucioni Berisha tha se Rama e organizoi 21 janarit, për shkak të egos së tij për pushtet, në atë që e cilësoi si protestën më të dhunshme në historinë e vendit.
“Jam pyetur se çfarë ndodhi më 21 janar.
Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, sepse kjo mosthirrje kishte të bënte vetëm me faktin se Edi Rama organizoi për epshet e pushtetit të tij, protestën më të dhunshme në historinë e vendit.
Ky ishte shkaku i mosthirrjes.
Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe ka rideklaruar se me 21 janar, PS kishte axhendë dhune.
Ku janë ata mbështetësit e saj?
Nuk janë këtu.
Ta marrin vesh ata, pra kishte agjendë dhune.
Kjo është e vërteta.
Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për t’u pyetur për një ngjarje dramatike, që u kushtoi jetën 4 demonstruesve, plagosjen e mbi 120 policëve, etj.
Tani, dëshminë time, ju mund të rrëmoni sa të doni, por do gjeni ato që kam thënë”, tha Berisha. -

Reagimet e ashpra: Një rezolutë për Gazën që bën me turp OKB-në!
Forcat ndërkombëtare do të përdorin “të gjitha masat e nevojshme për të zbatuar mandatin e tyre” në Gaza, thuhet në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Rripin e Gazës.
Rezoluta e vendos Gazën nën Presidentin e SHBA-së Donald Trump, me trupa shumëkombëshe në “Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF)” për të mbikëqyrur planin e tij prej 20 pikash.
Termi “mandat” është shumë i njohur në kontekstin e ndërhyrjes së huaj në çështjet palestineze.
“Kjo është një skemë klasike koloniale që injoron plotësisht të drejtat dhe aspiratat e popullit indigjen“, thotë për Middle East Eye Avi Shlaim, një historian britaniko-izraelit.
“Në këtë kuptim, është i krahasueshëm me Mandatin Britanik për Palestinën.”
Helena Cobban, autore e librit “Të kuptosh Hamasin dhe pse ka rëndësi”, tha se “mandati” është vetëm një term teknik.
“Por për të gjithë në Azinë Perëndimore, ai mbart një barrë të rëndë historike”, tha ajo për MEE.
“Mandatet e dhëna Britanisë dhe Francës pas Luftës së Parë Botërore në ish-territoret osmane bazoheshin në supozimin e natyrshëm kolonialist se popujt e atyre rajoneve nuk ishin disi ‘gati’ për vetëqeverisje”.
Pothuajse njëqind vjet më vonë, fuqitë globale po rimarrin kontrollin e territorit palestinez për atë që përshkruhet si një periudhë “kalimtare”.
Rezoluta 2803, e miratuar të hënën në OKB, përshkroi një plan për një “këshill paqeje” për të mbikëqyrur trupat shumëkombëshe, teknokratët palestinezë dhe forcat lokale të policisë gjatë një periudhe dyvjeçare.
Rezoluta u refuzua nga Hamasi dhe disa fraksione të tjera palestineze, por ka mbështetje të konsiderueshme nga Autoriteti Palestinez.
Ajo përmban një referencë të paqartë dhe jo-detyruese për “vetëvendosjen dhe shtetësinë palestineze”, nëse plotësohen një numër kushtesh.
“Ajo përcakton kushtet për diçka që është një e drejtë: e drejta për vetëvendosje”, tha për MEE Daniel Levy, një analist britaniko-izraelit dhe ish-negociator paqeje.
“E shndërroi rojen e së drejtës ndërkombëtare, OKB-në, në një organ që e minon atë.”
Përveç 13 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, teksti i rezolutës u mbështet nga një numër vendesh myslimane dhe arabe, përfshirë Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Arabinë Saudite, Turqinë dhe Indonezinë.
Rusia dhe Kina abstenuan nga votimi. Edhe Rusia e quajti rezolutën “koloniale”.
Levy thekson se mbështetja e Autoritetit Palestinez për rezolutën siguroi mbulim për shtetet me shumicë myslimane dhe arabe për ta mbështetur atë, gjë që nga ana tjetër siguroi mbulim për Rusinë dhe Kinën për të mos vënë veton ndaj saj.
Mohamed ElBaradei: Rezoluta, patetike, e padrejtë dhe e pashembullt!
Ish-zv/presidenti egjiptian dhe ish-drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Mohamed ElBaradei, e përshkroi rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën dhe paqen si “të mjerë, të padrejtë dhe të pashembullt”.
Në një postim në Platformën X, ElBaradei deklaroi: “Kjo rezolutë transferon të gjithë çështjen palestineze nga Kombet e Bashkuara, legjitimiteti dhe rezolutat e saj, te Shtetet e Bashkuara, paragjykimet dhe kontrolli i saj.” Ai theksoi se rezoluta injoron të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje dhe për të menaxhuar punët e veta, dhe përjetëson padrejtësinë dhe pushtimin.
Ai shtoi: “Kjo rezolutë e Këshillit të Sigurimit nuk do të kontribuojë në asnjë mënyrë në arritjen e paqes dhe stabilitetit.”
Mosgatishmëria për t’u vendosur
Hamasi e hodhi poshtë rezolutën, duke deklaruar se ajo nuk e pranon konceptin e çarmatimit dhe se teksti nuk i plotëson të drejtat dhe kërkesat e palestinezëve.
Gjasat që forcat ndërkombëtare paqeruajtëse të vendosen në Gaza për të ndihmuar në shkatërrimin e infrastrukturës mbrojtëse të rezistencës palestineze, siç supozon rezoluta, ndërsa Hamasi është ende i pranishëm, janë të pakta.
Historiani Shlaim paralajmëroi se ushtria izraelite “ka dështuar të çarmatosë Hamasin pas dy vitesh bombardimesh të pamëshirshme”.
“Pra, si do ta bëjë këtë një organ ndërkombëtar? Dhe cili vend arab do të dëshirojë të bëjë punën e ndyrë të Izraelit për të?” pyeti ai. “Ky është një plan për kontroll të pacaktuar izraelit të Gazës.”
Cobban u pajtua se duhej të kishte ngurrim nga ana e aktorëve rajonalë.
“Nëse ushtria izraelite ka dështuar të mposhtë rezistencën palestineze në Gaza, atëherë asnjë planifikues në selinë e ndonjë ushtrie arabe ose myslimane që po shqyrton bashkimin me Forcat e Sigurisë (ISF) nuk do të dëshirojë që ushtria e tyre të përpiqet ta bëjë këtë”, tha ajo.
Hamasi ka shprehur njëfarë gatishmërie për të zvogëluar armët dhe forcat e tij: ai ka aluduar në çarmatosjen dhe përfshirjen e aftësive të tij në ushtrinë e një shteti të pavarur palestinez. Cobban vëren se kjo ka qenë norma për forcat luftarake antikoloniale përmes procesit të dekolonizimit gjatë gjithë historisë.
Duke pasur parasysh bllokimin e vazhdueshëm mbi çarmatimin, zbatimi i rezolutës mbetet i pasigurt.
Por në çdo rast, fakti që Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi planin e administratës Trump me bekimin e pjesshëm të Izraelit është shumë domethënës.
Cobban pyeti pse kaq shumë anëtarë të Këshillit të Sigurimit “u dorëzuan kaq plotësisht” dhe pse Rusia dhe Kina nuk përdorën veton e tyre.
“Ajo që ndodhi dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së i solli turp vetë Kombeve të Bashkuara”, tha ajo.
“Organizata dhe gjithçka që ajo përfaqëson është tani në një pikë krize nga e cila mund të duhet shumë kohë për t’u rikuperuar, nëse do të duhet ndonjëherë.” /tesheshi.com/ -

Asambleja e Përgjithshme e FVE 2028 – Për herë të parë në Shqipëri!
Shqipëria do të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare në pranverën e vitit 2028, pasi vendi ynë është zyrtarisht kandidat për të pritur Asamblenë e Përgjithshme të Federatës së Veterinerëve të Europës (FVE) – ngjarjen më të madhe të profesionit veterinar në kontinent.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Me mbështetjen e plotë të Presidentit të FVE, z. Siegfried Moder, është depozituar kërkesa zyrtare pranë Bordit të Federatës që Asambleja e vitit 2028 dhe të gjitha seksionet e saj të zhvillohen për herë të parë në Shqipëri. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Ky forum ndërkombëtar bashkon:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
🔹 Veterinerët e Europës – 43 vende anëtare + 1 vëzhguesReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
🔹 Seksionet kryesore të FVE: UEVP, UEVH, EASVO, EVERI
🔹 Shoqatat Veterinare të SHBA-së, Kanadasë dhe partnerëve globalë
🔹 Organizatën Botërore të Veterinerëve (WVA)
Zhvillimi i këtij super-eventi në Shqipëri përbën një arritje historike, duke vendosur vendin tonë si një pikë referimi në hartën ndërkombëtare të shkencës veterinare, sigurisë ushqimore dhe shëndetit publik.
2028 – Viti i Artë i Veterinarisë Shqiptare
Ngjarja përkon me 100-vjetorin e themelimit të Mjekësisë Veterinare në Shqipëri, duke shënuar një shekull kontributi në shëndetin e kafshëve, sigurinë ushqimore dhe mirëqenien e komunitetit.
Kjo Asamble e FVE pritet të sjellë në Shqipëri qindra profesionistë, akademikë, ekspertë globalë dhe drejtues institucionesh, duke përforcuar pozitën e vendit në bashkëpunimet ndërkombëtare dhe duke hapur një epokë të re për zhvillimin e sektorit veterinar shqiptar.
-

Plani i Trump për Gazën, Këshilli i Sigurimit mbështet rezolutën. Hamas: Nuk çarmatosemi!
Këshilli i Sigurimit të OKB votoi në favor të një draft-rezolute amerikane që mbështet planin 20 pikësh të Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe që autorizon një forcë stabilizuese ndërkombëtare.
Izraeli dhe grupi militant i Hamasit u dakordësuan muajin e kaluar mbi fazën e parë të planit të Trump, por rezoluta e OKB shihet si thelbësore për të legjitimuar një qeveri tranzicioni dhe për t’i dhënë siguri vendeve që po konsiderojnë të dërgojnë trupa në Gaza.
Teksti i rezolutës thotë se vendet anëtare mund të marrin pjesë në të ashtuquajturin Bordi i Paqes të drejtuar nga Trump, i konceptuar si autoritet i përkohshëm që do të mbikqyrë rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të Gazës. Ai autorizon gjithashtu forcën stabilizuese ndërkombëtare të stabilizimit që do të sigurojë një proces të demilitarizimit të Gazës, përfshirë duke çmontuar dhe shkatërruar infrastrukturën ushtarake.
Mike Ëaltz, ambasador i SHBA në OKB, tha: “Kjo rezolutë, kolegë, nuk është thjesht një premtim në letër. Është një litar shpëtimi. Rezoluta mbështet një armëpushim të fituar me mund. Sipas gjuhës së negociuar me kujdes në planin 20-pikësh, kjo rezolutë përcakton një rrugë të mundshme për vetëvendosjen palestineze pasi Autoriteti Palestinez të ketë përfunduar reformat e nevojshme, ku raketat do t’u lënë vendin degëve të ullirit dhe do të ketë një shans për të rënë dakord mbi një horizont politik. Ajo çmonton kontrollin e Hamasit. Ajo siguron që Gaza të ngrihet e lirë nga hija e terrorit, e begatë dhe e sigurt”.
Rusia, e cila ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, sinjalizoi më herët kundërshti të mundshme, por abstenoi nga votimi, duke lejuar miratimin e rezolutës. Ambasadorët e Rusisë dhe Kinës, që gjithashtu abstenoi, u ankuan se rezoluta nuk i jep OKB një rol të qartë në të ardhmen e Gazës.
Ndërkohë, përmes një deklarate, Hamasi ritheksoi se nuk do të çarmatoset dhe përsëriti se lufta kundër Izraelit është rezistencë e ligjshme, duke e vënë potencialisht grupin kundër forcës ndërkombëtare të autorizuar nga rezoluta. Autoriteti Palestinez e mirëpriti rezolutën dhe tha se ishte gati të merrte pjesë në implementimin e saj.
Presidenti amerikan e cilësoi votimin si një moment historik, por në Izrael ajo po rezulton kontroverse, pasi i referohet një shtetësie të mundshme për Palestinën në të ardhmen. -

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e miraton rezolutën për planin e Trumpit për Gazën
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi të hënën në orët e vona një rezolutë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila e mbështet planin e presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.
Rezoluta gjithashtu autorizon një forcë ndërkombëtare për stabilizim në enklavën palestineze.
Izraeli dhe grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe fuqi të tjera, Hamas, u pajtuan muajin e kaluar për fazën e parë të planit 20-pikësh të Trumpit për Gazën – një armëpushim në luftën e tyre dyvjeçare dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.Por, rezoluta e OKB-së shihet si thelbësore për ta legjitimuar një organ të përkohshëm qeverisës dhe për t’iu ofruar garanci vendeve që po shqyrtojnë dërgimin e trupave në Gazë.
Teksti i rezolutës thotë se shtetet anëtare mund të marrin pjesë në Bordin e Paqes të kryesuar nga Trumpi, i konceptuar si një autoritet tranzitor që do ta mbikëqyrte rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të Gazës.
Ai gjithashtu autorizon forcën ndërkombëtare të stabilizimit, e cila do të siguronte procesin e çmilitarizimit të Gazës, përfshirë shkatërrimin e armëve dhe infrastrukturës ushtarake.
Hamas, në një komunikatë, e përsëriti se nuk do të çarmatoset dhe argumentoi se lufta e tij kundër Izraelit është qëndresë legjitime.
“Rezoluta vendos një mekanizëm të kujdestarisë ndërkombëtare mbi Rripin e Gazës, të cilin populli ynë dhe fraksionet tona e kundërshtojnë”, tha Hamas në komunikatën e lëshuar pas miratimit të rezolutës.
Mike Waltz, ambasadori amerikan në OKB, tha se rezoluta, e cila përfshin planin 20-pikësh të Trumpit si aneks, “hap një rrugë të mundshme drejt vetëvendosjes për palestinezët … ku në vend të raketave do të ketë degë të ullirit dhe ku ekziston mundësia për t’u pajtuar për një horizont politik”.
Rusia, e cila ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, e kishte lënë të hapur më herët mundësinë e kundërshtimit, por u përmbajt nga votimi, duke lejuar që rezoluta të kalojë.
Ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në OKB, që gjithashtu u përmbajtën, u ankuan se rezoluta nuk i jep OKB-së rol të qartë në të ardhmen e Gazës.
“Në thelb, këshilli po i jep bekimin e tij një nisme amerikane bazuar në premtimet e Uashingtonit, duke i dhënë kontroll të plotë mbi Rripin e Gazës Bordit të Paqes dhe ISF-së (forcës ndërkombëtare të stabilizimit), modalitetet e të cilave nuk i dimë ende”, tha ambasadori rus Vasily Nebenzya pas votimit.
Autoriteti Palestinez e përshëndeti rezolutën dhe tha se është i gatshëm të marrë pjesë në zbatimin e saj.
Diplomatët thanë se mbështetja e autoritetit për rezolutën javën e kaluar ishte vendimtare për të parandaluar veton ruse.
Trump e festoi votimin si “një moment me përmasa vërtet historike” në një postim në rrjetet sociale.
“Anëtarët e Bordit dhe shumë njoftime të tjera emocionuese do të bëhen publike në javët në vijim”, shkroi ai.
“Rruga” drejt shtetësisë
Rezoluta është bërë e diskutueshme në Izrael sepse përmend mundësinë e shtetësisë palestineze në të ardhmen.
Teksti i rezolutës thotë se “mund të jenë krijuar më në fund kushtet për një rrugë të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze”, pasi Autoriteti Palestinez të ketë zbatuar një program reformash dhe rindërtimi i Gazës të ketë shënuar përparim.
“Shtetet e Bashkuara do të krijojnë dialog midis Izraelit dhe palestinezëve për të arritur pajtueshmëri për një horizont politik për bashkëjetesë paqësore dhe të begatë”, thuhet në dokument.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nën presion nga anëtarët e krahut të djathtë të Qeverisë së tij, tha të dielën se Izraeli vazhdon të jetë kundër një shteti palestinez dhe premtoi se do ta çmilitarizojë Gazën “në mënyrën e lehtë ose të vështirë”./rel -

Protesta e banorëve të fshatrave të Vlorës para SPAK
Protesta e banorëve të fshatrave të Vlorës para SPAK
Banorët e Tragjasit, Orikumit dhe Dukatit protestuan këtë të hënë para SPAK, për tjetërsimin e pronave.
Përmes një kallëzimi drejtuar SPAK, sipas tyre, zyrtarë të Qeverisë, biznesmenë dhe persona të tjerë që janë implikuar në tjetërsimin e pronave në Orikum dhe Tragjas. Sipas avokatit të tyre Arben Llangozi pjesë e grupit që do t’u grabisë pronat janë edhe ish-zyrtarë amerikanë që janë takuar me kryeministrin Edi Rama.
Dyshimi se pjesë e këtij grupi janë edhe shtetas amerikanë e bën situatën edhe më të ndërlikuar, pasi kjo tregon qartë që aktiviteti kriminal nuk ka kufij territorial dhe shtrihet përtej Shqipërisë, duke përfshirë juridiksione ndërkombëtare me sisteme të ndryshme ligjore dhe financiare. Kjo nënkupton se pasuritë e përfituara me dokumenta të falsifikuara mund të jenë përdorur për të pastruar produktet e veprës penale duke shfrytëzuar sisteme financiare ndërkombëtare, investime dhe kompani të krijuara jashtë vendit, që e bëjnë shumë më të vështirë gjurmimin dhe sekuestrimin e tyre nga autoritetet shqiptare. Për më tepër, përfshirja e shtetasve amerikanë mund të shërbejë si mburojë e aktivitetit të paligjshëm, pasi lidhjet e tyre mund të përdoren për të transferuar fonde dhe pasuri në mënyrë të ligjshme në dukje, ndërkohë që origjina e tyre mbetet e paligjshme, duke integruar paratë e krimit në ekonomi.Në këtë kontekst, hetimi duhet të zgjerohet në SHBA për të identifikuar të gjitha llogaritë bankare, investimet, pronat dhe kompanitë që mund të jenë përdorur për pastrimin e produkteve të veprës penale. Kjo përfshin analizimin e transaksioneve ndërkombëtare, marrëveshjet e pronësisë, ndërveprimet midis subjekteve të përfshira dhe çdo kanal financiar që mund të ketë shërbyer për të transferuar fonde të fituara në mënyrë të paligjshme. Zgjerimi i hetimit është i nevojshëm edhe për të kuptuar strukturën e organizuar të grupit, mënyrën se si anëtarët ndërveprojnë me njëri-tjetrin, dhe për të identifikuar rolin e secilit individ, duke përfshirë ata që mund të veprojnë si mburojë juridike ose financiare për aktivitetin kriminal.Grupi i dyshuar ka mundur të përdorë mekanizma kompleksë të pastrimit të parave, përfshirë krijimin e kompanive shell, transaksione të dyshimta bankare, investime në prona komerciale dhe rezidenciale, kontrata biznesi të dukshme si legjitime, por që në realitet kanë shërbyer për të fshehur origjinën e paligjshme të fondeve. Për më tepër, përfshirja e shtetasve amerikanë mund të ketë lehtësuar hyrjen e fondeve në sisteme financiare që kanë procedura kontrolli më të rregullta, duke i dhënë grupit mundësi për të integruar paratë e krimit në ekonomi dhe për të shmangur monitorimin e autoriteteve shqiptare.Zgjerimi i hetimit ndërkombëtar nuk është vetëm një masë formale, por një element kyç për të zbardhur gjithë rrjetin e organizuar, për të identifikuar burimet financiare dhe për të parandaluar që aktiviteti kriminal të vazhdojë. Ky hap është i domosdoshëm për të sekuestruar pasuritë në çdo juridiksion ku ato ndodhen, për të dokumentuar bashkëpunimin ndërkombëtar të individëve të përfshirë dhe për të ndalur rrjedhën e parave të paligjshme. Vetëm përmes një hetimi të tillë të zgjeruar mund të kuptohet mënyra se si grupi ka shfrytëzuar ndikime politike dhe lidhje ndërkombëtare për të mbuluar aktivitetet e tij, duke integruar paratë e krimit dhe duke i dhënë një përmasë të madhe ndërkombëtare veprës kriminale.Në këtë mënyrë, fakti që pjesë e grupit mund të jenë edhe shtetas amerikanë tregon qartë që aktiviteti kriminal nuk është rastësor, por pjesë e një strukture të organizuar mirë, që ka arritur të krijojë rrugë për pastrimin ndërkombëtar të produkteve të veprës penale dhe që ka shtrirje globale, duke u mbrojtur nga mekanizmat e zakonshëm të kontrollit dhe duke e vështirësuar ndjeshëm ndjekjen ligjore.
Për këtë arsye, kërkohet që hetimi të shtrihet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë të detajuar dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë analizën e të gjitha llogarive bankare, kompanive të regjistruara, transaksioneve financiare dhe investimeve që lidhen drejtpërdrejt ose indirekt me pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme. Bazuar në informacionet e mbledhura deri tani, pjesë e grupit dyshohet të jenë shtetas amerikanë ose subjekte juridike të regjistruara në SHBA, duke bërë aktivitetin kriminal jo vetëm të brendshëm, por edhe ndërkombëtar, dhe duke imponuar nevojën për koordinim të ngushtë me autoritetet amerikane. Hetimi ndërkombëtar do të mundësojë identifikimin e të gjitha transaksioneve ndërkombëtare të lidhura me pasuritë e fituara me dokumenta të falsifikuara, përfshirë transferimet bankare, lëvizjet e fondeve përmes kompanive “shell”, transaksionet me pronësi të paluajtshme dhe të luajtshme dhe çdo aktivitet tjetër financiar që mund të lidhet me grupin, duke parandaluar fshehjen e burimit të parave të përfituara në mënyrë të paligjshme. Bashkëpunimi me autoritetet amerikane, përfshirë FBI, DEA, autoritetet tatimore dhe ato financiare, do të mundësojë mbledhjen e provave të drejtpërdrejta si dokumente bankare, regjistrime kompjuterike, komunikime elektronike dhe çdo lloj prove tjetër që mund të demonstrojë përfshirjen e tyre në pastrimin e produkteve të veprës penale, duke krijuar një pasqyrë të qartë të rrjedhës së parave dhe fondeve, identifikimin e përfituesve dhe ndërprerjen e përdorimit të tyre në mënyrë të paligjshme. Hetimi ndërkombëtar do të mundësojë gjithashtu ndërtimin e një harte të detajuar të rrjetit të organizuar, duke zbuluar marrëdhëniet e fshehta dhe lidhjet ndërkombëtare, duke e bërë të pamundur përdorimin e fondeve në aktivitete kriminale, dhe duke siguruar që përgjegjësit e veprimeve kriminale të ndëshkohen, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Në kuadër të këtij hetimi, mund të përdoren metoda të avancuara për gjurmimin e fondeve, përfshirë analizën e rrjedhës së parave, ndjekjen e transaksioneve të dyshimta ndërkombëtare, ekzaminimin e kontratave të shërbimeve dhe blerjeve të pasurive, dhe verifikimin e pronësisë reale të subjekteve të përfshira, duke bërë të mundur identifikimin e plotë të strukturës së grupit, mënyrën e funksionimit dhe bashkëpunëtorët e tij. Hetimi gjithashtu mund të shtrihet në ngritjen e padive civile dhe penale për të gjithë subjektet e përfshirë, sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe monitorimin e lëvizjeve financiare ndërkombëtare për të parandaluar përsëritjen e aktivitetit kriminal. Ky angazhim ndërkombëtar është i domosdoshëm për të demonstruar se sistemi ligjor nuk njeh kufij dhe që çdo aktivitet kriminal që përfshin pasuri të paligjshme dhe dokumenta të falsifikuara do të ndëshkohet, duke forcuar besimin tek institucionet ligjzbatuese dhe financiare dhe duke krijuar precedent për rastet e ardhshme ndërkombëtare. Hetimi i shtrirë në SHBA do të mundësojë gjithashtu që të përdoren instrumente ligjore ndërkombëtare, të tilla si marrëveshjet për ndihmë juridike reciproke, urdhërat e sekuestrimit të pasurive, hetimet elektronike dhe bashkëpunimi me strukturat federale dhe lokale për të siguruar që të gjithë aktorët e përfshirë në pastrimin e produkteve të veprës penale të sillen para drejtësisë dhe çdo aktivitet kriminal të ndërpritet në çdo pikë ku shtrihet”-thuhet ndër të tjera në kallëzimin drejtuar SPAK. -

“Amerikanët po na marrin pronat” – Banorëve e fshatrave të Vlorës protestë para SPAK
Banorët e Tragjasit, Orikumit dhe Dukatit protestuan këtë të hënë para SPAK, për tjetërsimin e pronave.
Përmes një kallëzimi drejtuar SPAK, sipas tyre, zyrtarë të Qeverisë, biznesmenë dhe persona të tjerë që janë implikuar në tjetërsimin e pronave në Orikum dhe Tragjas. Sipas avokatit të tyre Arben Llangozi pjesë e grupit që do t’u grabisë pronat janë edhe ish-zyrtarë amerikanë që janë takuar me kryeministrin Edi Rama.
“Dyshimi se pjesë e këtij grupi janë edhe shtetas amerikanë e bën situatën edhe më të ndërlikuar, pasi kjo tregon qartë që aktiviteti kriminal nuk ka kufij territorial dhe shtrihet përtej Shqipërisë, duke përfshirë juridiksione ndërkombëtare me sisteme të ndryshme ligjore dhe financiare. Kjo nënkupton se pasuritë e përfituara me dokumenta të falsifikuara mund të jenë përdorur për të pastruar produktet e veprës penale duke shfrytëzuar sisteme financiare ndërkombëtare, investime dhe kompani të krijuara jashtë vendit, që e bëjnë shumë më të vështirë gjurmimin dhe sekuestrimin e tyre nga autoritetet shqiptare.
Për më tepër, përfshirja e shtetasve amerikanë mund të shërbejë si mburojë e aktivitetit të paligjshëm, pasi lidhjet e tyre mund të përdoren për të transferuar fonde dhe pasuri në mënyrë të ligjshme në dukje, ndërkohë që origjina e tyre mbetet e paligjshme, duke integruar paratë e krimit në ekonomi.Në këtë kontekst, hetimi duhet të zgjerohet në SHBA për të identifikuar të gjitha llogaritë bankare, investimet, pronat dhe kompanitë që mund të jenë përdorur për pastrimin e produkteve të veprës penale. Kjo përfshin analizimin e transaksioneve ndërkombëtare, marrëveshjet e pronësisë, ndërveprimet midis subjekteve të përfshira dhe çdo kanal financiar që mund të ketë shërbyer për të transferuar fonde të fituara në mënyrë të paligjshme.
Zgjerimi i hetimit është i nevojshëm edhe për të kuptuar strukturën e organizuar të grupit, mënyrën se si anëtarët ndërveprojnë me njëri-tjetrin, dhe për të identifikuar rolin e secilit individ, duke përfshirë ata që mund të veprojnë si mburojë juridike ose financiare për aktivitetin kriminal.
Grupi i dyshuar ka mundur të përdorë mekanizma kompleksë të pastrimit të parave, përfshirë krijimin e kompanive shell, transaksione të dyshimta bankare, investime në prona komerciale dhe rezidenciale, kontrata biznesi të dukshme si legjitime, por që në realitet kanë shërbyer për të fshehur origjinën e paligjshme të fondeve. Për më tepër, përfshirja e shtetasve amerikanë mund të ketë lehtësuar hyrjen e fondeve në sisteme financiare që kanë procedura kontrolli më të rregullta, duke i dhënë grupit mundësi për të integruar paratë e krimit në ekonomi dhe për të shmangur monitorimin e autoriteteve shqiptare.
Zgjerimi i hetimit ndërkombëtar nuk është vetëm një masë formale, por një element kyç për të zbardhur gjithë rrjetin e organizuar, për të identifikuar burimet financiare dhe për të parandaluar që aktiviteti kriminal të vazhdojë.
Ky hap është i domosdoshëm për të sekuestruar pasuritë në çdo juridiksion ku ato ndodhen, për të dokumentuar bashkëpunimin ndërkombëtar të individëve të përfshirë dhe për të ndalur rrjedhën e parave të paligjshme. Vetëm përmes një hetimi të tillë të zgjeruar mund të kuptohet mënyra se si grupi ka shfrytëzuar ndikime politike dhe lidhje ndërkombëtare për të mbuluar aktivitetet e tij, duke integruar paratë e krimit dhe duke i dhënë një përmasë të madhe ndërkombëtare veprës kriminale.
Në këtë mënyrë, fakti që pjesë e grupit mund të jenë edhe shtetas amerikanë tregon qartë që aktiviteti kriminal nuk është rastësor, por pjesë e një strukture të organizuar mirë, që ka arritur të krijojë rrugë për pastrimin ndërkombëtar të produkteve të veprës penale dhe që ka shtrirje globale, duke u mbrojtur nga mekanizmat e zakonshëm të kontrollit dhe duke e vështirësuar ndjeshëm ndjekjen ligjore.
Për këtë arsye, kërkohet që hetimi të shtrihet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë të detajuar dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë analizën e të gjitha llogarive bankare, kompanive të regjistruara, transaksioneve financiare dhe investimeve që lidhen drejtpërdrejt ose indirekt me pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme. Bazuar në informacionet e mbledhura deri tani, pjesë e grupit dyshohet të jenë shtetas amerikanë ose subjekte juridike të regjistruara në SHBA, duke bërë aktivitetin kriminal jo vetëm të brendshëm, por edhe ndërkombëtar, dhe duke imponuar nevojën për koordinim të ngushtë me autoritetet amerikane.
Hetimi ndërkombëtar do të mundësojë identifikimin e të gjitha transaksioneve ndërkombëtare të lidhura me pasuritë e fituara me dokumenta të falsifikuara, përfshirë transferimet bankare, lëvizjet e fondeve përmes kompanive “shell”, transaksionet me pronësi të paluajtshme dhe të luajtshme dhe çdo aktivitet tjetër financiar që mund të lidhet me grupin, duke parandaluar fshehjen e burimit të parave të përfituara në mënyrë të paligjshme. Bashkëpunimi me autoritetet amerikane, përfshirë FBI, DEA, autoritetet tatimore dhe ato financiare, do të mundësojë mbledhjen e provave të drejtpërdrejta si dokumente bankare, regjistrime kompjuterike, komunikime elektronike dhe çdo lloj prove tjetër që mund të demonstrojë përfshirjen e tyre në pastrimin e produkteve të veprës penale, duke krijuar një pasqyrë të qartë të rrjedhës së parave dhe fondeve, identifikimin e përfituesve dhe ndërprerjen e përdorimit të tyre në mënyrë të paligjshme.
Hetimi ndërkombëtar do të mundësojë gjithashtu ndërtimin e një harte të detajuar të rrjetit të organizuar, duke zbuluar marrëdhëniet e fshehta dhe lidhjet ndërkombëtare, duke e bërë të pamundur përdorimin e fondeve në aktivitete kriminale, dhe duke siguruar që përgjegjësit e veprimeve kriminale të ndëshkohen, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Në kuadër të këtij hetimi, mund të përdoren metoda të avancuara për gjurmimin e fondeve, përfshirë analizën e rrjedhës së parave, ndjekjen e transaksioneve të dyshimta ndërkombëtare, ekzaminimin e kontratave të shërbimeve dhe blerjeve të pasurive, dhe verifikimin e pronësisë reale të subjekteve të përfshira, duke bërë të mundur identifikimin e plotë të strukturës së grupit, mënyrën e funksionimit dhe bashkëpunëtorët e tij. Hetimi gjithashtu mund të shtrihet në ngritjen e padive civile dhe penale për të gjithë subjektet e përfshirë, sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe monitorimin e lëvizjeve financiare ndërkombëtare për të parandaluar përsëritjen e aktivitetit kriminal.
Ky angazhim ndërkombëtar është i domosdoshëm për të demonstruar se sistemi ligjor nuk njeh kufij dhe që çdo aktivitet kriminal që përfshin pasuri të paligjshme dhe dokumenta të falsifikuara do të ndëshkohet, duke forcuar besimin tek institucionet ligjzbatuese dhe financiare dhe duke krijuar precedent për rastet e ardhshme ndërkombëtare. Hetimi i shtrirë në SHBA do të mundësojë gjithashtu që të përdoren instrumente ligjore ndërkombëtare, të tilla si marrëveshjet për ndihmë juridike reciproke, urdhërat e sekuestrimit të pasurive, hetimet elektronike dhe bashkëpunimi me strukturat federale dhe lokale për të siguruar që të gjithë aktorët e përfshirë në pastrimin e produkteve të veprës penale të sillen para drejtësisë dhe çdo aktivitet kriminal të ndërpritet në çdo pikë ku shtrihet”-thuhet ndër të tjera në kallëzimin drejtuar SPAK.