Tag: ndërkombëtare

  • Bisedimet për paqen në Ukrainë, sekretari i Kombeve të Bashkuara, Guterres: Mos harroni parimet e së drejtës ndërkombëtare

    Bisedimet për paqen në Ukrainë, sekretari i Kombeve të Bashkuara, Guterres: Mos harroni parimet e së drejtës ndërkombëtare

    Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje atyre që janë të përfshirë në bisedimet e paqes në Ukrainë të mos harrojnë parimet e së drejtës ndërkombëtare, ndërsa debati mbi territorin vazhdon.

    “Së pari, ishte Rusia ajo që pushtoi Ukrainën, jo e kundërta. Dhe së dyti, kur e shohim konfliktin, zgjidhja e konfliktit duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, që do të thotë respekt për integritetin territorial të shteteve”, thotë Guterres në një intervistë për Reuters.
    Aneksimi i territoreve ukrainase nga Rusia është dënuar dhe shpallur i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar. Megjithatë, Putini pretendon se ato tani janë territor rus.
    “Shkelja e këtyre rregullave është jashtëzakonisht e rrezikshme sepse kudo në botë njerëzit do të ndiejnë se mund të bëjnë çfarë të duan sepse e drejta ndërkombëtare nuk ka më rëndësi”, thotë Guterres.
    “Shpresoj që mënyra se si do të përfundojnë negociatat do t’i respektojë këto parime, edhe nëse e kuptoj se kjo nuk do të jetë e lehtë”, përfundoi ai.

    Top Channel

  • Përfaqësimi i Shqipërisë në Bienalen e 61-të të Venecias, artistë dhe institucione në qendër të debatit kulturor

    Përfaqësimi i Shqipërisë në Bienalen e 61-të të Venecias, artistë dhe institucione në qendër të debatit kulturor

    Nga Julia Vrapi
    Përfaqësimi i vendit tonë në Bienalen e Artit në Venecia ka sjellë herë pas here edhe reagime të artistëve mbi mënyrën se si bëhet përzgjedhja e projektit fitues, roli i institucioneve në prezantime ndërkombëtare, etj. Bienalja Ndërkombëtare e Artit në Venecia do të mbahet nga 9 maj -22 nëntor 2026, ku edhe këtë edicion ashtu si dhe më parë vendi ynë do të ketë përfaqësimin e tij. Por këtë dhjetor përfaqësimi i Shqipërisë në Bienalen e 61-të të Venecias, do të vendosë artistë dhe institucione në qendër të një debati kulturor. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja shprehet se për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bienalen e 61-të të Venecias do të zhvillohet një diskutim, që do të ndalet gjithashtu edhe mbi rëndësinë e këtij momenti për artin bashkëkohor shqiptar. “Në prag të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bienalen e 61-të të Venezias, kjo bisedë synon të ndajë me publikun procesin e përzgjedhjes së projektit përfaqësues, konceptin artistik të A Place in the Sun të Genti Korinit dhe qasjen kuratoriale që qëndron pas tij. Diskutimi do të ndalet gjithashtu mbi rëndësinë e këtij momenti për artin bashkëkohor shqiptar, për rolin e institucioneve publike në përfaqësimet ndërkombëtare dhe për mënyrat se si bashkëpunimi ndërmjet aktorëve institucionalë dhe atyre të pavarur forcon praninë dinjitoze ndërkombëtare të Shqipërisë në skenën e artit”, shprehet ministri Blendi Gonxhja në një postim në Facebook. Kjo bisedë publike do të zhvillohet në COD më 9 dhjetor, ora 18:00 dhe  vjen e organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, dhe Galeria Kombëtare e Arteve në bashkëpunim me COD- Qendra për Hapje dhe Dialog.
    Bienalja e Venecias një prej ngjarjeve më të mëdha artistike
    Bienalja e Venecias një prej ngjarjeve më të mëdha artistike në arenën ndërkombëtare dhe në edicionin e 61-të të saj artisti Genti Korini do të përfaqësojë Shqipërinë me projektin  “A Place in the Sun”. Më herët nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit bëhej me dije se për Bienalen ishin pranuar 17 aplikime, ku juria ndërkombëtare zgjodhi fitues artistin Genti Korini.  Siç u bë me dije më herët, juria e përbërë nga Adela Demetja, Katerina Gregos, Blanche de Lestrange, Elian Stefa dhe Arnisa Zeqo zgjodhi këtë projekt si më bindësin ndër 17 aplikimet e pranuara përmes thirrjes së hapur, për disa arsye. Edhe këtë edicion ashtu si dhe më parë Shqipëria do të ketë përfaqësimin e saj, ku më herët Ministria e Kulturës shpalli edhe konkursin për projektin e pavijonit shqiptar që do të shqyrtohej nga juria ndërkombëtare. Në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia vitin që vjen pavijoni shqiptar pritet që të vendoset në katin e parë të Sale d’Armi A të Arsenale. Tema e bienales në vitin 2026, kuruar nga Koyo Kouoh, titullohet “In the Eye of the Storm – Chronicles of the Minor Key”. Vendi ynë merr pjesë në edicionin e 61-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia pas edicionit të 60-të, që u zhvillua nga data 20 prill – 24 nëntor 2024.

  • Negociatat në Moskë vijojnë, tensionet e luftës rriten/ Shpresat për paqen në duart Trumpit dhe Putinit

    Negociatat në Moskë vijojnë, tensionet e luftës rriten/ Shpresat për paqen në duart Trumpit dhe Putinit

    Bisedimet midis Vladimir Putin dhe dy prej këshilltarëve më të ngushtë të politikës së jashtme të ish-Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Moskë, duket se po vazhdojnë gjatë natës.

    Këto takime kanë zgjuar interes të madh pasi kanë zgjatur mbi tre orë dhe kanë sjellë tensione të reja në marrëdhëniet ndërkombëtare.
    Para fillimit të bisedimeve, Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se Rusia nuk kishte plane për të luftuar Evropën, por shtoi se nëse Evropa dëshiron të luftojë me Rusinë, “Rusia është e gatshme ta bëjë këtë”.
    Ky koment ka shtuar më shumë tension në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ka theksuar shqetësimet për mundësinë e përshkallëzimit të konflikteve.
    Në takimin e tij me këshilltarët e Trump, dërguarin e posaçëm Steve Witkoff dhe dhëndrin Jared Kushner, Putin ka pasur një komunikim miqësor në pamje të jashtme, duke u treguar atyre pamjet e qytetit të Moskës.
    Bisedimet filluan në mbrëmje dhe janë ende të paplota për publikun, me mediat që nuk kanë marrë më shumë informacione për përmbajtjen e takimeve.
    Konteksti i tensioneve ndërkombëtare: Bisedimet në Moskë vijnë në një moment të ngarkuar diplomatik, pasi lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon të përshkallëzohet.
    Një nga zhvillimet më të fundit është pretendimi nga Rusia se ka pushtuar qytetin e Pokrovskut në rajonin e Donetskut, i cili është mohuar nga Ukraina. Analistët ndërkombëtarë kanë paralajmëruar se është shumë herët për të konfirmuar pretendimet ruse.

    Top Channel

  • “Teoria e Kaosit”/ Ja si i justifikojnë ekspertët rusë veprimet e Putinit dhe Kremlinit, 5 shtyllat ku bazohet makina e propagandës së Moskës

    “Teoria e Kaosit”/ Ja si i justifikojnë ekspertët rusë veprimet e Putinit dhe Kremlinit, 5 shtyllat ku bazohet makina e propagandës së Moskës

    Prej vitesh, dokumentet ruse përmendin “multipolaritetin”, idenë se dominimi amerikan është dobësuar dhe një rend i ri duhet të marrë formë.

    or sipas Barbashin, kjo teori nuk e shpjegon dot sjelljen e Rusisë pas vitit 2014, e aq më pak pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
    Prandaj, rreth Kremlinit ka fituar terren një tjetër formulë teorike: bota është futur në fazën e kaosit, një periudhë e pashmangshme tranzicioni, ku rendi i vjetër është shembur, por një rend i ri ende nuk ka lindur.
    Kjo narrativë përforcohet çdo vit nga Klubi Valdai, një strukturë elitare analistësh shumë afër Putinit, që përgatit raporte dhe korniza teorike të cilat Kremlini i paraqet si “vizion strategjik”. Sipas tyre, bota ndodhet në një fazë “pa pol”, ku rregullat nuk funksionojnë, aleancat dobësohen dhe institucionet ndërkombëtare humbasin autoritet.
    Pikërisht në këtë kontekst ndërtohen pesë shtyllat e “Teorisë së Kaosit”.
    1) Rendi i vjetër nuk rikthehet.
    Raportet e Valdait shpallin qartësisht se rendi liberal ndërkombëtar ka përfunduar. Asgjë nga epoka pas Luftës së Ftohtë nuk është më e vlefshme. Përpjekjet e Perëndimit për ta ringritur atë konsiderohen të dështuara në nisje.
    Në këtë logjikë, Perëndimi do të duhet të negociojë një rend të ri me vendet e “jo-Perëndimit”, përfshirë Rusinë dhe Kinën. Çdo tentativë për të ruajtur status quo-në vetëm rrit kaosin.
    2) Kaosi nuk qeveriset.
    Në botën e sotme, sipas kësaj teorie, nuk ekziston më aftësia për të kontrolluar proceset globale. Vendimet unike do të zëvendësojnë bashkëpunimin ndërkombëtar. Të fortët janë ata që përshtaten më shpejt, jo ata që insistojnë te rregullat e vjetra.Rusia e sheh veten si një aktor që lëviz lirshëm brenda këtij kaosi, duke përfituar nga boshllëqet e sistemit.
    3) Aleancat e përhershme kanë vdekur.
    Sipas teoricienëve të afërt me Kremlinin, bota ka hyrë në epokën “çdo njeri për veten e tij”. Nuk ekzistojnë më partneritete afatgjata dhe as angazhime të pakthyeshme.Kjo shpjegon fleksibilitetin oportunist të Rusisë: Në Siri mbështet Assadin, por është e gatshme të negociojë me kundërshtarët e tij, nënshkruan marrëveshje me Korenë e Veriut, por ruan distancë nga Irani kur kjo i leverdis, forcon apo dobëson lidhjet me Kinën sipas nevojës së momentit. Në këtë logjikë, bota s’ka më klauzola si Neni 5 i NATO-s. Çdo gjë është e përkohshme.
    4) Fundi i universalizmit, morali, etika dhe e drejta ndërkombëtare shpallen të pavlefshme.
    Sipas kësaj doktrine, standardet globale, të drejtat e njeriut, normat demokratike, konventat ndërkombëtare janë konstruksione të Perëndimit, të pasakta dhe të tejkaluara. Çdo shtet duhet të krijojë sistemin e vet të vlerave. Për Rusinë, kjo është “doktrina e shtetit të qytetërimit”, një identitet politik autonom, i pakushtëzuar nga rregullat e jashtme.
    5) Forca ushtarake garanton mbijetesën
    Konflikti, sipas kësaj teorie, është bërë pjesë normale e marrëdhënieve ndërkombëtare. Luftërat do të jenë më të shpeshta dhe më të gjata.Institucionet ndërkombëtare që synonin të qetësonin konfliktin konsiderohen të vjetruara. Rusia e sheh veten në një realitet para-Westfalian, ku sovraniteti mbrohet me forcë të pastër. Në këtë kuadër, edhe përdorimi bërthamor diskutohet si mjet “parandalues” dhe militarizimi shfaqet si kusht themelor për stabilitetin e brendshëm.
    Kjo teori nuk është një ushtrim akademik, por një instrument politik. Raportet e Valdait dhe artikulimet e elitave të Kremlinit nuk analizojnë neutralisht realitetin botëror, ato e formësojnë dhe e justifikojnë atë.
    Për Kremlinin, Teoria e Kaosit shërben për tre qëllime kryesore:
    1) Të shpjegojë veprimet tashmë të ndërmarra, si aneksimi i Krimesë dhe pushtimi i Ukrainës.
    2) Të përgatisë opinionin publik për një politikë të jashtme agresive, ku lufta dhe konfrontimi shihen si të natyrshme.
    3) Të ofrojë argumente për një qeverisje autoritare, duke i paraqitur kufizimet e lirive si masa të domosdoshme për “mbijetesë kombëtare”.
    Në këtë narrativë, Rusia nuk po shkel norma ndërkombëtare, sepse sipas doktrinës, ato tashmë nuk vlejnë. Me kalimin e kohës, argumenton teoria, bota do ta pranojë kontrollin rus në territoret ukrainase si një fakt të kryer.
    Në plan të brendshëm, “Teoria e Kaosit” përdoret për të arsyetuar: Shtypjen e opozitës, kufizimin e të drejtave civile, kontrollin e informacionit dhe ndërtimin e një shteti të militarizuar.
    Me argumentin se bota është bërë “e rrezikshme”, Kremlini prezenton çdo kufizim të lirive si domosdoshmëri për të garantuar stabilitetin.
    “Teoria e Kaosit” është një mekanizëm i krijuar nga elitat intelektuale të Rusisë për t’i dhënë koherencë, justifikim dhe legjitimitet politikës së Kremlinit. Ajo e paraqet agresionin si racionale, autoritarizmin si mbrojtje, dhe konfrontimin si të pashmangshëm.
    Në thelb, doktrina i shërben pushtetit për të argumentuar se bota ka ndryshuar, rregullat e vjetra nuk vlejnë dhe se Rusia duhet të veprojë e lirë nga kufizimet.
    Një teori që synon jo vetëm të shpjegojë botën, por të justifikojë mënyrën se si Putin kërkon ta riformojë atë.
     

    Top Channel

  • Dy shqiptarë nderohen me çmimin e njohur ndërkombëtar “Oscar Wilde”

    Dy shqiptarë nderohen me çmimin e njohur ndërkombëtar “Oscar Wilde”

    Më 22 nëntor 2025, ora 15:30, me rastin e 125 – vjetorit të vjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit irlandez, dramaturgut, gazetarit, eseistit dhe kritikut letrar të epokës viktoriane, Oscar Fingal O’Flahertie Wills Wilde (Dublin, më 16 tetor 1854 – Paris – 30 nëntor 1900), në Pallatin e Bashkisë  (Komuna Vetralla – Viterbo), u zhvillua Edicioni 2025 i Çmimit Ndërkombëtar “Oscar Wilde”. Në këtë event, u nderuan me çmime prestigjioze personalitete të shquar nga fusha të ndryshme të letërsisë, arit, kulturës, shkencës, teknologjisë, etj.ÇMIM NDËRKOMBËTAR  “OSCAR WILDE” PËR KARRIERË, iu akordua edhe dy figurave të njohura nga Shqipëria, gazetarit të njohur, Presidenti i Unionit të Gazetarëve në Shqipëri Aleksandër Çipa si dhe përkthyeses, botueses dhe promovueses kulturore ndërkombëtare, Angela Kosta, e cila u vlerësua me këtë çmim prestigjioz, për vëllimin poetik: Il Potere Dell’Apocalisse – Pushteti i Apokalipsit, i botuar në vitin 2024 dhe 2025 nga Shtëpia Botuese Kubera Book (Romë).Eventi u mbështet nga: Parlamenti Evropian – BRUKSEL, Bashkimi Evropian (LUKSEMBURG & BRUKSEL & ROMË), Shoqata e Kritikëve Letrarë Italianë, Shoqata e Të Rinjve Evropianë, Instituti Evropian, Fondazioni T A.U, Spoleto Art Festival International, Fondazioni A.U.G.E, etjer…Krahas dy fituesve shqiptarë, të pranishëm ishin edhe fitues të tjerë të rëndësishëm, si kontesha hungareze Erika Emma Fodre, figurë me ndikim ndërkombëtar dhe mike e ngushtë e shkrimtarit László Krasznahorkai, kandidat për Çmimin Nobel për Letërsi, 2025. Po ashtu, një tjetër emër i rëndësishëm ishte ai i Gaetano Gennai, regjisor, aktor dhe komunikues i njohur, aktualisht Drejtor i Komunikimit të Rajonit Toscana dhe bashkëpunëtor i besuar i Presidentit Eugenio Giani, i rizgjedhur së fundmi.Ndër fituesit u nderuan edhe gazetarë të njohur si: Filippo Golia (Rai), Matteo Cotellessa (Mediaset), Lisa Bernardini (Odg Lazio dhe Shoqata e Shtypit të Huaj në Itali), si dhe emra të njohur: fotografi dhe regjisori Massimiliano Salvioni apo artistë si Eugenia Serafini, Silvio Natali, Stefano De Majo dhe Angelo Sagnelli.Seksioni dedikuar letërsisë së botuar, i rezervuar vetëm për kandidatët e përzgjedhur nga kritikë dhe botues, paraqiti një panel të gjerë e të larmishëm finalistësh dhe fituesish, gjithësecili i vlerësuar për kategori dhe arsye të veçanta. Është e pamundur të përmenden të gjithë protagonistët, të cilët u vlerësuan gjatë një dite të mrekullueshme, e kaluar midis personaliteteve të kulturës dhe artit.Edicioni i këtij viti konfirmoi gjallërinë dhe përmasën e gjerë të këtij projektit kulturor, i cili përfshiu në konkurim: poezinë, prozën, esenë dhe studimet akademike.Në dëshmi të lëvrimit në rritje, gjatë ceremonisë u ndanë gjithashtu Çmimet Speciale të revistës “La Fiera Letteraria, 2025 – Panairi Letrar, 2025”, revistë e themeluar në Milano, dy figurave qendrore: Zv. Presidentes Sabrina Morelli dhe Maria Concetta Borgese, Kryetare e Komitetit të Jurisë së Çmimit.Konkursi i dedikuar letërsisë së pabotuar, i hapur për publikun pa dallim niveli, solli në pah, mjaft zëra të konsoliduar dhe të rinj.Për seksionin e poezisë, Çmimi i Parë iu dha Floria Bufano dhe Silvia Gentile, ndërsa në mesin e finalisteve ishin Dora Saporita dhe Anna Maria Ceccarelli. Komisioni gjithashtu akordoi një Çmim Special për autoren Rita Scelfo.Në kategorinë e vargjeve dhe shkrimeve të lira, çmimi i parë iu dha: Giuseppina Turiano, Giovanna Gubbiotti dhe Adelaide Parolini si finaliste, si dhe Gabriella Picerno, Giuliana Donzello, etjer…

    Edhe këtu nuk mungoi një vlerësim i veçantë, i cili iu dha autorit Umberto Giammaria.Ceremonia në Vetralla nuk ishte vetëm një rast për të festuar talentet e afirmuara dhe premtimet e reja, por edhe për të vlerësuar pasurinë e arteve pamore.Më shumë se njëzet artistë vizualë ishin pjesë e ekspozitës ndërkombëtare të frymëzuar nga Wilde. Fituesve iu dorëzuan pllaka nderi, diploma, përfitime të ofruara nga Fondazioni Tau, Universiteti Auge dhe Menotti Art Festival Spoleto, së bashku me dhurata artistike me vlerë të çmuar. Ndër to, veprat e realizuara nga mjeshtri Silvio Craia, të dedikuara lules së famshme jeshile të Oscar Wilde, si dhe punime të firmosura nga Eugenia Serafini, Giuliano Rossi dhe Igor Borozan.Suksesi, padyshim i atribuohet punës në ekip me në krye Presidentin Luca Filipponi, Sabrina Morelli, Maria Concetta Borgese, Sandro Costanzi (historian dhe kritik arti), Paola Biadetti (Drejtoresha e Komunikimit), por edhe partneriteteve tashmë të konsoliduara me shumë organizata, si: Universiteti Auge i Rektorit Prof. Giuseppe Catapano, Akademia Auge, Fondazione Tau e Umberto Giammaria.Në fjalën e tij, Prof. Luca Filipponi, tha: “Një edicion me sukses të jashtëzakonshëm dhe me ndryshime të mëdha; tani po punojmë për të vënë së shpejti në shërbim, Qendrën Ndërkombëtare Studimore “Oscar Wilde” për të nderuar këtë autor dhe artist të madh në 125 – vjetorin e vdekjes së tij”.I lindur fillimisht si një konkurs letrar, ky çmim është shndërruar gradualisht në një projekt kulturor me përmasa të gjera: një rrugëtim që synon krijimin e një Qendre të Vërtetë Studimore Ndërkombëtare kushtuar Oscar Wilde, me seli dhe bashkëpunime midis qyteteve Spoleto, Firence dhe bashkëpunime të tjera evropiane.Edicioni 2025 është pasuruar me ekspozita, takime dhe një dialog ndërdisiplinor mes poezisë, teatrit, artit dhe studimeve.Ishin dhjetë finalistët që u përzgjodhën ndër mbi tridhjetë kandidaturat në seksionin akademiko-shkencor.Një çmim I rëndësishme jashtë konkursit iu akordua edhe Kryetarit të Bashkisë të qytetit Vetralla, Sandrino Aquilanit, gjithashtu poet dhe shkrimtar, për angazhimin e tij të vazhdueshëm në promovimin kulturor dhe për veprimtarinë e tij në përhapjen artistike dhe shoqërore, e aftë të përfshijë qytetarët, të rinjtë dhe shoqatat e ndryshme kulturore. Pjesëmarrja e tij në Çmimin “Oscar Wilde” thekson vlerën e figurave që ndërtojnë çdo ditë kulturën dhe komunitetin.”Mikpritja e Çmimit Ndërkombëtar Oscar Wilde për Vetrallën përbën një mundësi të rëndësishme: një moment që vlerëson trashëgiminë e saj historike dhe qytetare dhe e pozicionon në një rrjet iniciativash kulturore ndërkombëtare. Ky event forcon imazhin e një qyteti që di të mirëpresë, promovojë dhe ushqejë kulturën bashkëkohore”, tha në fjalën e tij Sandrino Aquilani. Në fund të ceremonisë, të pranishmit, shkëmbyen përshëndetje të ngrohta midis tyre, duke i dhënë atmosferës një klimë të ngrohtë në atë pasdite dimri të ftohtë.Përgatiti: Angela Kosta

    ObserverKult

    ————-

    Lexo edhe:

    DOLI NUMRI I RI I REVISTËS “JETA E RE”

  • ‘Atentati ndaj Ranuccit’/ Pistat e hetimi zgjerohen jashtë Italisë! Artur Shehu në fokus të mediave ndërkombëtare

    ‘Atentati ndaj Ranuccit’/ Pistat e hetimi zgjerohen jashtë Italisë! Artur Shehu në fokus të mediave ndërkombëtare

    Nga Alba Kepi

    Atentati ndaj drejtuesit të “Report”, Sigfrido Ranucci, ka ndezur sot vëmendjen e të gjitha mediave kryesore italiane. Pista shqiptare e përmendur fillimisht si një mundësi e largët po trajtohet tashmë si një drejtim i rëndësishëm hetimor, ndërsa analiza e fakteve, kontakteve dhe lidhjeve ndërkufitare po merr dimensione të reja.

    Hetimi po analizon jo vetëm fazën e përgatitjes së sulmit, por edhe lëvizjet paraprake, vëzhgimet, mënyrën e largimit dhe çdo element që mund të tregojë një autor fizik apo një organizim më të gjerë.

    Burime të Drejtorisë Antimafia në Romë kanë konfirmuar se një segment i hetimit lidhet me emrin e Artur Shehut, sipërmarrës shqiptar prej vitesh në SHBA, i përmendur në disa dosje ndërkombëtare për lidhjet e supozuara me rrjete kriminale në Shqipëri e Itali. Emri i tij u trajtua nga “Report” më 21 prill, në puntatën “(Hot) Spot Albanese”, që analizonte projektin e hotspoteve të migrantëve sipas marrëveshjes Itali–Shqipëri.

    Në atë emision, Shehu paraqitej si figurë me peshë në bizneset ndërkufitare dhe me kontakte të ndjeshme në sektorë ku përplasen interesa të mëdha ekonomike, politike dhe kriminale. Gjithashtu, Report publikoi dokumente mbi një sipërfaqe prej 30 mijë metrash katrorë tokë pranë Vlorës, dhuruar një fondacioni italian, e ish-gjeneralit të Guardia di Finanzës përmes ndërmjetësimit të personave të lidhur me qarqe qeveritare shqiptare.

    Hetuesit po verifikojnë nëse ekspozimi publik i këtyre raporteve, marrëdhënieve dhe interesave mund të ketë shkaktuar reagime të ashpra nga individë të prekur, duke përfshirë rrjete jashtë Italisë. Disa procese të mëparshme kanë treguar se grupet kriminale ndërkombëtare reagojnë ashpër ndaj ekspozimit mediatik, ndaj po analizohet çdo mundësi: hakmarrje, presion, ose sinjal paralajmërues.

    Elementet teknike të hetimit

    Po shqyrtohet profili i personit që vendosi lëndën plasëse, kamerat e zonës dhe lëvizjet para dhe pas shpërthimit; po kontrollohen kontaktet telefonike dhe trafiku i komunikimeve në ditët rreth atentatit; po hetohet nëse atentatorët kanë pasur mbështetje nga jashtë Italisë; po verifikohen udhëtimet drejt e nga Shqipëria në periudhën para atentatit.

    Vera e kaluar, është tentuar hyrja në një nga pronat e dyta të Ranuccit. Në atë kohë nuk u gjet asnjë provë e qartë, por sot ky episod po rishikohet si i mundshëm “sintezues” i një strategjie presioni.

    Rreth Ranuccit është ngritur një mur i gjerë mbështetjeje nga institucionet, drejtoria e RAI-t, sindikatat e gazetarëve dhe shoqëria civile. Nivelin e vëmendjes hetimore, burime nga karabinierët e përshkruajnë si “jashtëzakonisht të lartë”, një term që përdoret vetëm në rastet kur ekziston rrezik real për jetën e një gazetari.

    Pritshmëritë në orët dhe ditët e ardhshme

    Hetuesit do të saktësojnë nëse pista shqiptare është vetëm një hipotezë e ndërlidhur me tematika të prekura nga Report, apo nëse ekzistojnë elemente konkrete që e lidhin drejtpërdrejt me autorësinë e atentatit.

    Në këtë fazë, asnjë pistë nuk është përjashtuar. Nga hetimet ligjore e deri te marrëdhëniet ndërkombëtare, gjithçka po analizohet me kujdes ekstrem.

    Rasti Ranucci është shndërruar në një provë serioze për sigurinë e gazetarëve investigativë në Itali dhe për ndikimin që mund të kenë raportimet e tyre në rrjete kriminale që operojnë në disa shtete.

  • FMN kërkesë BSH: Shtrëngoni kushtet e kreditimit të PPP-ve! Kufizimi i kredisë për blerje banese duhet i përhershëm

    FMN kërkesë BSH: Shtrëngoni kushtet e kreditimit të PPP-ve! Kufizimi i kredisë për blerje banese duhet i përhershëm

    Në korrik banka e Shqipërisë vendosi të lehtësojë kërkesat për kapital ndaj bankave nëse financojnë një projekt infrastrukturor madhor. Nëse më parë një kredi për këtë qëllim konsiderohej me rrezik 100%, me rregulloren e korrikut ky kusht u ul në 50%, duke u dhënë mundësi bankave që të mbajë mënjanë më pak kapital rregullator për këtë kredi.
    Por kjo lehtësi për FMN-në, nuk është në linjë me standardet ndërkombëtare, ndaj duhen rishikuar lehtësimet.
    “Lehtësimet e fundit në nivelet e rrezikut në kuadër të mjaftueshmërisë së kapitalit dhe ekspozimeve të mëdha të bankave për kreditë që mbështesin infrastrukturën strategjike të transportit nuk janë plotësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe duhet të rishqyrtohen, pasi rregullimet prudenciale duhet të bazohen në rrezik dhe të mos përdoren për të inkurajuar huadhënien në sektorë specifikë. Sigurimi i stafit dhe burimeve të mjaftueshme do të jetë çelësi për një kalim të qetë në standardet ndërkombëtare të raportimit financiar”, thuhet në deklaratën e FMN-së.
    Gjithashtu, FMN kërkon që kufizimi i kredive për blerje pasurish të paluajtshme të jetë i përhershëm.
    “Aktivizimi së fundmi i masave ndaj kredimarrësit për kreditë e reja për pasuri të paluajtshme rezidenciale mbush një boshllëk të mëparshëm dhe duhet të bëhet një mjet i përhershëm”, thotë FMN.
    Kufizimi me disa tavane sipas monedhës në të cilën kërkohet kredia nisi të zbatohet nga 1 korriku i këtij viti, dhe parashikohet të rishikohet pas 2 vitesh. Në varësi të ekspozimit të bankave ndaj këtij sektori, kushtet mund të lehtësohen, shtrëngohen ose mbeten po të njëjtat në fuqi.
    Monitorim të kujdesshëm FMN kërkon edhe ndaj ekspozimit të bankave ndaj huamarrësve të mëdhenj apo ndaj të kredive në valutë.
    Kredia për biznesin e madh konsiderohet me risk pasi vlera e borxhit është e madhe dhe nëse të ardhurat bien, është shumë më e vështirë të përballohen pagesat e kësteve. Pra sa më e madhe shuma aq më i madh rreziku në rast se biznesi nuk arrin të prodhojë mjaftueshëm fitim për ta shlyer.
    Kurse kredia në valutë është e ekspozuar direkt ndaj kursit të këmbimit, një forcim i papritur i valutave ndaj lekut mund ti bëjë më të kushtueshme kreditë në monedhë të huaj.

  • Kosova: Në qendër të sportit mesdhetar, nis epoka e investimeve strategjike

    Kosova: Në qendër të sportit mesdhetar, nis epoka e investimeve strategjike

    Kosova E Shtunë, 22 Nëntor 2025 17:32
    Në vitin 2030, Kosova do të jetë një nga qendrat kryesore sportive ndërkombëtare, pasi vendi është përzgjedhur për të organizuar Lojërat Mesdhetare. Përgatitjet për këtë ngjarje të madhe kanë nisur dhe fokusi kryesor është përmbushja e standardeve ndërkombëtare sportive përmes një pakete të gjerë investimesh infrastrukturore, të cilat synojnë të garantojnë kushte optimale si për atletët, ashtu edhe për spektatorët.
    Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, është parashikuar të investohen mbi 250 milionë euro në infrastrukturën sportive në mbarë vendin. Ky plan përfshin ndërtimin dhe rikonstruksionin e 27 stadiumeve të reja ose ekzistuese në qytete të ndryshme të Kosovës, duke siguruar kapacitete moderne dhe kushte të përshtatshme për zhvillimin e garave sportive në nivel ndërkombëtar. Një ndër projektet më të rëndësishme të këtyre investimeve është ndërtimi i Stadiumit Kombëtar në Prishtinë, i cili konsiderohet si një element qendror në organizimin e Lojërave Mesdhetare.

    Përveç stadiumeve, planifikohet ndërtimi i një kompleksi olimpik me pishinë standarde ndërkombëtare, krijimi i një kompleksi të ri tenisi dhe ndërtimi i fushave të reja për sporte të ndryshme. Gjithashtu, dhjetë objekte sportive ekzistuese, përfshirë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, do t’i nënshtrohen rikonstruksionit të thellë me qëllim që të modernizohen dhe të bëhen të përshtatshme për organizimin e garave ndërkombëtare dhe për pritjen e publikut.

    Për të mbështetur përgatitjet logjistike, është parashikuar që Qendra e Studentëve në Prishtinë të shndërrohet në një kompleks akomodimi të quajtur “Mediterranean Village”, ku do të strehohen sportistët dhe delegacionet pjesëmarrëse gjatë mbajtjes së Lojërave Mesdhetare. Për këtë qëllim, pritet zgjerimi dhe renovimi i objektit për të rritur kapacitetin dhe cilësinë e kushteve të banimit.

    Paralelisht me investimet infrastrukturore, po zhvillohen studime fizibiliteti dhe po mbahen bisedime me institucione financiare ndërkombëtare, përfshirë Bankën Evropiane të Investimeve (EIB), e cila mund të ofrojë mbështetje teknike dhe financiare për disa projekte kyçe, si rinovimi i Pallatit të Rinisë dhe Sporteve. Tashmë është themeluar edhe Komiteti Organizues i Lojërave Mesdhetare 2030, i cili është i angazhuar në planifikimin dhe koordinimin e të gjitha fazave përgatitore për këtë ngjarje madhështore sportive.
    Organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030 shihet si një mundësi historike për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, rritjen e kapaciteteve sportive dhe forcimin e imazhit të vendit si një destinacion modern për aktivitete sportive dhe kulturore me përmasa globale.

  • “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, Këlliçi sulmon Marta Kos: I shërben qorrazi agjendës Soros

    “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, Këlliçi sulmon Marta Kos: I shërben qorrazi agjendës Soros

    Deputeti i PD, Belind Këlliçi, deklaratën e komisioneres së Zgjerimit, Marta Kos, për zgjedhjet e 11 majit, i ka cilësuar qokë politike pasi në deklaratën e saj, komisionerja tha se këto zgjedhje ishin të lira dhe të ndershme.
    “Deklarata të tilla të zyrtarëve ndërkombëtare, pa analizën dhe kontekstin e duhur nuk e ndihmojnë popullin shqiptar, përkundrazi kanë një kosto të jashtëzakonshme për vende të vogla si Shqipëria.
    Këto deklarata skandaloze krijojnë konfuzion mbi vlerat të cilat Europa mbështet në Shqipëri dhe diskordancë ndërmjet këtyre vlerave, me qëndrimet e euroburokratëve pro atij, që mediat prestigjioze ndërkombëtare dhe europiane tashmë e quajnë “kreu i narkoshtetit”, shkruan Këlliçi në Facebook.
    Postimi i plotë:
    Marta Kos, Komisionerja e Zgjerimit, thyen rekord me qëndrimin e saj absurd në mes të Tiranës. Del hapur kundër raporteve të vetë Bashkimit Europian dhe OSBE-ODIHR!
    Deklarata e Komisioneres së Zgjerimit Marta Kos, se zgjedhjet në Shqipëri ishin “të lira dhe të ndershme”, është hiç më pak se skandaloze dhe qokë politike për kryeministrin më të korruptuar dhe autoritar të Europës!
    Vetë raporti i ODIHR ka përcaktuar qartë se në zgjedhjet e 11 Majit, “partia në pushtet përfitoi gjërësisht nga burimet administrative” si dhe që “konkurentët nuk patën fushë loje të barabartë”.
    Pa harruar edhe influencën e krimit të organizuar dhe shitblerjen e votës, e cila është vërtetuar si në këtë raport ashtu edhe në Progres-Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.
    Deklarata të tilla të zyrtarëve ndërkombëtare, pa analizën dhe kontekstin e duhur nuk e ndihmojnë popullin shqiptar, përkundrazi kanë një kosto të jashtëzakonshme për vende të vogla si Shqipëria.
    Këto deklarata skandaloze krijojnë konfuzion mbi vlerat të cilat Europa mbështet në Shqipëri dhe diskordancë ndërmjet këtyre vlerave, me qëndrimet e euroburokratëve pro atij, që mediat prestigjioze ndërkombëtare dhe europiane tashmë e quajnë “kreu i narkoshtetit”.
    Shqiptarët nuk kanë nevojë për shoë politik dhe Europa nuk ka nevojë për bluzat me emrin e Edi Ramës.
    Shqipëria ka nevojë për një qeveri të denjë, ndërsa Europa ka nevojë për partneritet me një shtet serioz, të pakorruptuar dhe burim stabiliteti për Unionin.
    Deklarata të tilla nuk i ndihmojnë as njërës e as tjetrës.
    Ato thjeshtë nxjerrin zbuluar politikanët europianë të cilët vijojnë ti shërbejnë qorrazi agendës së Fondacionit Soros!

  • Deklarata e Martës për zgjedhjet/ Këlliçi reagon ashpër: Qokë politike ndaj Ramës

    Deklarata e Martës për zgjedhjet/ Këlliçi reagon ashpër: Qokë politike ndaj Ramës

    Deputeti i PD, Belind Këlliçi, e cilëson qokë politike, deklaratën e komisioneres së Zgjerimit, Marta Kos, në Tiranë mbi zgjedhjet e 11 majit.
    Në deklaratën e saj, komisionerja Kos i cilësoi këto zgjedhje të lira dhe të ndershme.
    “Deklarata të tilla të zyrtarëve ndërkombëtare, pa analizën dhe kontekstin e duhur nuk e ndihmojnë popullin shqiptar, përkundrazi kanë një kosto të jashtëzakonshme për vende të vogla si Shqipëria.
    Këto deklarata skandaloze krijojnë konfuzion mbi vlerat të cilat Europa mbështet në Shqipëri dhe diskordancë ndërmjet këtyre vlerave, me qëndrimet e euroburokratëve pro atij, që mediat prestigjioze ndërkombëtare dhe europiane tashmë e quajnë “kreu i narkoshtetit”, thuhet në mesazhin e Këlliçit, në rrjetin social facebook.
    Marta Kos, Komisionerja e Zgjerimit, thyen rekord me qëndrimin e saj absurd në mes të Tiranës. Del hapur kundër raporteve të vetë Bashkimit Europian dhe OSBE-ODIHR!
    Deklarata e Komisioneres së Zgjerimit Marta Kos, se zgjedhjet në Shqipëri ishin “të lira dhe të ndershme”, është hiç më pak se skandaloze dhe qokë politike për kryeministrin më të korruptuar dhe autoritar të Europës!
    Vetë raporti i ODIHR ka përcaktuar qartë se në zgjedhjet e 11 Majit, “partia në pushtet përfitoi gjërësisht nga burimet administrative” si dhe që “konkurentët nuk patën fushë loje të barabartë”.
    Pa harruar edhe influencën e krimit të organizuar dhe shitblerjen e votës, e cila është vërtetuar si në këtë raport ashtu edhe në Progres-Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.
    Deklarata të tilla të zyrtarëve ndërkombëtare, pa analizën dhe kontekstin e duhur nuk e ndihmojnë popullin shqiptar, përkundrazi kanë një kosto të jashtëzakonshme për vende të vogla si Shqipëria.
    Këto deklarata skandaloze krijojnë konfuzion mbi vlerat të cilat Europa mbështet në Shqipëri dhe diskordancë ndërmjet këtyre vlerave, me qëndrimet e euroburokratëve pro atij, që mediat prestigjioze ndërkombëtare dhe europiane tashmë e quajnë “kreu i narkoshtetit”.
    Shqiptarët nuk kanë nevojë për show politik dhe Europa nuk ka nevojë për bluzat me emrin e Edi Ramës.
    Shqipëria ka nevojë për një qeveri të denjë, ndërsa Europa ka nevojë për partneritet me një shtet serioz, të pakorruptuar dhe burim stabiliteti për Unionin.
    Deklarata të tilla nuk i ndihmojnë as njërës e as tjetrës.
    Ato thjeshtë nxjerrin zbuluar politikanët europianë të cilët vijojnë ti shërbejnë qorrazi agendës së Fondacionit Soros!
    Turp!