Tag: ndërkombëtare

  • “Feja dhe Inteligjenca Artificiale mund të kenë pika të përbashkëta”, mesazhi i Kryepeshkopit Johani në konferencën ndërkombëtare në Selanik

    “Feja dhe Inteligjenca Artificiale mund të kenë pika të përbashkëta”, mesazhi i Kryepeshkopit Johani në konferencën ndërkombëtare në Selanik

    Shekulli XXI me zhvillimet e tij të shpejta teknologjike sjell sfida të mëdha për njeriun dhe shoqërinë, por Kisha Ortodokse nuk i frikësohet teknologjisë, në se çdo gjë duhet të përdoret me masë dhe urtësi.

    Këtë ka theksuar mes të tjerash, i pyetur nga Top Channel, Kryepeshkopi i Shqipërisë, Imzot Johani, në kuadër të një konferecne ndërkombëtare në Selanik, që trajtonte marrëdhënien mes Kishës dhe teknologjisë.
    Në fjalën e tij, para dhjetëra të ftuarve kryepeshkopi theksoi se teknologjia nuk është thjesht një mjet neutral, por një forcë e fuqishme që mund të çojë drejt varësive, lodhjes digjitale dhe humbjes së ekuilibrit shpirtëror, veçanërisht tek të rinjtë. Përballë këtij realiteti, ai tha se tradita ortodokse ofron mjete të shëndetshme si lutja, vetëdisiplina dhe komuniteti liturgjik, që mund të ndihmojnë njeriun të ruajë qetësinë dhe lirinë e brendshme.
    Sipas Imzot Johan-it, shenjtërimi i teknologjisë nuk nënkupton sakralizimin e pajisjeve, domethënë t’i trajtosh pajisjet teknologjike si objekte të shenjta, por mënyrën e përdorimit të tyre për të mirën e njeriut dhe në përputhje me vullnetin e Zotit.
    Konferenca, e organizuar nga revista shkencore “Theologia”, mblodhi në Selanik rreth 700 përfaqësues të Kishave Ortodokse, studiues e akademikë, duke hapur një platformë dialogu mbi rolin e fesë dhe shkencës në epokën digjitale.

    Top Channel

  • Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkthimit- festohet që nga viti 1953

    Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkthimit- festohet që nga viti 1953

    Kjo ditë shënohet çdo 30 shtator në shumë vende të botës, në nderim të përkthyesit të parë të Biblës, Shën Jeronimit, i cili konsiderohet si mbrojtës i shenjtë i përkthimit.

    Kjo është një mundësi për të shfaqur krenarinë për këtë profesion, që njëherësh është duke u bërë gjithnjë e më i domosdoshëm në fushën e përparimit global.

    Kjo ditë kishte nisur të festohej nga Federata Ndërkombëtare e Përkthimit, që nga viti 1953. Në vitin 1991 Federata lansoi idenë e njohjes ndërkombëtare të ditës së përkthimit, për të shprehur solidaritet të komunitetit mbarë botëror të përkthimit, si një përpjekje për të promovuar përkthimin profesional në vende të ndryshme, duke mos u kufizuar vetëm në ato të krishtera.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SHUMICA GABOJNË: KUJDES, KËTO FJALË NUK SHKRUHEN ME -Ë FUNDORE

  • ‘Kosova po bën gabimin fatal’, Minxhozi: Qeveria të menaxhojë më me mençuri marrëdhëniet ndërkombëtare

    ‘Kosova po bën gabimin fatal’, Minxhozi: Qeveria të menaxhojë më me mençuri marrëdhëniet ndërkombëtare

    Analisti Skënder Minxhozi në një emision televiziv, tha se Kosova po bën gabimin të shohë si të pandryshueshëm një “rrafsh historik” që në të vërtetë është i lëvizshëm. Minxhozi paralajmëroi se qeveria duhet të jetë më e mençur në menaxhimin e marrëdhënieve me elitën ndërkombëtare, pasi vendi përballet me sfidën thelbësore të njohjeve dhe integrimit.
    Ai pohoi gjithashtu se deklarata të mëparshme nga Joe Biden rreth mbrojtjes së interesave shqiptare janë konsideruar si një “kartë e madhe” që duhet shfrytëzuar, ndërsa situata aktuale politike me Albin Kurtin në Prishtinë dhe Donald Trump në Shtetet e Bashkuara ka çuar, sipas tij, në një izolim artificial të Kosovës.
    “Kosova ne gabimisht e shohim rrafshin historik që na ndan periudha e luftës. I shohim këto lloj kuotash si të palëvizshme ndërkohë që janë krejtësisht të lëvizshme. Qeveria e Kosovës do të duhet që të ishte e mençur për të menaxhuar elitën ndërkombëtare. Kosova ka një problem shumë të madh, ka problemin e njohjes dhe të integrimit. Joe Biden ka thënë që ne duhet të vrasim sa herë që shkelen interesat e shqiptarëve, e ka bërë këtë deklaratë me zë dhe figurë. E shikonte mbrojtjen e Kosovës si një kartë të madhe që duhet luajtur. Kurse tani kemi Kurtin në Prishtinë dhe Donald Trump në SHBA. Albin Kurtin e ka izoluar Kosovën në një mënyrë krejt artificiale”, tha analisti Skënder Minxhozi.

  • “U takua me narkoterroristë, bëri…”/ Reagon Berisha: Rama u kthye nga Aruba me orë 400 mijë euroshe, me diamante e…

    “U takua me narkoterroristë, bëri…”/ Reagon Berisha: Rama u kthye nga Aruba me orë 400 mijë euroshe, me diamante e…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sot në një konferencë për mediat nga selia blu, ku ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me një takim të pretenduar në Aruba, të cilin ai e cilësoi si “flagrant dhe të rrezikshëm për sigurinë kombëtare”.
    Berisha deklaroi se ky takim është “dëshmia më flagrante ndërkombëtare e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të Edi Ramës me grupe narkoterroriste shqiptare dhe ndërkombëtare”, të shpallura sipas tij organizata terroriste nga SHBA.
    “Takimi i Arubës përcillet në heshtje varri nga Edi Rama dhe narkoministrat e tij. Ai po përpiqet ta arkivojë në harresë, por kjo nuk do të ndodhë,” tha Berisha para gazetarëve.
    Duke e konsideruar Arubën si një “moment kritik në përforcimin e narkoshtetit shqiptar”, Berisha tha se opozita është “totalisht e përkushtuar për transparencë të plotë”, duke akuzuar Ramën se ka bërë marrëveshje me kartele të drogës për të shndërruar Shqipërinë në një parajsë për paratë e krimit.
    Sipas tij, pas këtij takimi të supozuar, Rama është kthyer në Shqipëri me një orë luksoze 400 mijë euroshe, të zbukuruar me diamante dhe safirë – një deklaratë që nuk është e mbështetur me prova të bëra publike deri tani.
    Berisha vijoi më tej duke e krahasuar rolin e kryeministrit shqiptar me atë të presidentit venezuelian Nicolas Maduro, duke thënë se Rama është bërë “kryetari i parë i një narkoshteti në Europë”.
    Në vijim, kreu i opozitës përmendi edhe reagime ndërkombëtare ndaj krimit të organizuar, duke përshëndetur vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për t’i shpallur kartelet e drogës organizata terroriste, si dhe masat e marra nga presidenti i Francës, që sipas tij, ka aktivizuar njësitë speciale të ushtrisë për të luftuar grupet kriminale.
    “Këto zhvillime tregojnë se kartelet e drogës dhe organizatat kriminale përbëjnë rrezik madhor për sigurinë e vendeve dhe paqen në botë. Shqipëria nuk mund të qëndrojë jashtë këtij alarmi,” përfundoi Berisha.

  • Vitin e kaluar u kryen gati 11 milionë transferta bankare ndërkombëtare

    Vitin e kaluar u kryen gati 11 milionë transferta bankare ndërkombëtare

    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, numri i transfertave ndërkombëtare hyrëse dhe dalëse të kryera nëpërmjet sektorit bankar shqiptar arriti në pothuajse 11 milionë.Numri i transfertave ndërkombëtare u rrit me 40% krahasuar me një vit më parë, ndërsa në harkun e një dekade, numri i këtyre transfertave është rritur më shumë se shtatë herë.Në vlerë, ato arritën në afërsish…

  • Nga futbolli tek Eurovision-i, Izraeli përballet me izolim në arenën ndërkombëtare për shkak të konfliktit në Gaza

    Nga futbolli tek Eurovision-i, Izraeli përballet me izolim në arenën ndërkombëtare për shkak të konfliktit në Gaza

    Izraeli po përjeton një izolim gjithnjë e më të thellë në arenën botërore, ndërsa konflikti dhe kriza humanitare në Gaza vazhdojnë të përkeqësohen.
    Ky izolim po ndikon jo vetëm në fushën politike, por edhe në ekonomi, kulturë dhe sport.
    Dënime dhe sanksione ndërkombëtare
    Qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare kanë rritur dënimet pas nisjes së sulmit tokësor të Izraelit në qytetin e Gazës dhe goditjes së paprecedentë kundër udhëheqjes së Hamas në Katar. Një raport i pavarur i OKB-së konkludoi për herë të parë se Izraeli ka kryer gjenocid ndaj palestinezëve në Gaza, një pohim i cili është refuzuar fuqishëm nga qeveria izraelite.
    Bashkimi Evropian, partneri më i madh tregtar i Izraelit, propozoi masa sanksionuese që mund të pezullojnë pjesërisht marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin, nëse miratohen nga shtetet anëtare. Disa vende perëndimore kanë vendosur sanksione të drejtuara ndaj individëve izraelitë dhe organizatave që mbështesin dhunën në Bregun Perëndimor të okupuar.
    Pasojat ekonomike dhe politike
    Fondet më të mëdha sovrane në botë, si ai i Norvegjisë, kanë nisur të tërheqin investimet e tyre në Izrael, ndërsa disa vende si Franca, Italia, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar kanë vendosur embarga të pjesshme ose të plota mbi eksportin e armëve për shkak të veprimeve në Gaza.
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pranuar ndikimin e izolimit duke paralajmëruar për një periudhë të gjatë sfidash dhe nevojën për zhvillimin e industrisë së brendshme të armëve dhe pavarësinë ekonomike.
    Bojkote në kulturë dhe sport
    Në fushën kulturore dhe sportive, Izraeli po përballet me bojkot të gjerë. Disa transmetues evropianë kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë pjesëmarrjen e Izraelit në Konkursin e Këngës Eurovision 2026. Një festival muzikor në Belgjikë anuloi koncertin e një orkestre me dirigjent izraelit, duke argumentuar mungesën e qartësisë mbi qëndrimet e tij ndaj konfliktit.
    Në Hollywood, shumë artistë dhe profesionistë të filmit kanë premtuar se nuk do të bashkëpunojnë me institucionet izraelite që janë të përfshira në çështje që ata e konsiderojnë si gjenocid dhe apartheid.
    Në sport, disa gara dhe turne ndërkombëtare kanë përjetuar anulime dhe protestat e tifozëve pro-palestinezë kanë çuar në pezullime dhe tërheqje të skuadrave dhe lojtarëve izraelitë nga ngjarje të ndryshme.
    Izraeli dhe paralajmërimet për “momentin e Afrikës së Jugut”
    Analistë dhe ish-diplomatë izraelitë po krahasojnë presionin ndërkombëtar ndaj Izraelit me bojkotin dhe izolimin e Afrikës së Jugut gjatë periudhës së apartheid-it, duke theksuar fuqinë simbolike të bojkotit kulturor dhe sportiv për të shkaktuar ndryshime politike.
    Ndërhyrjet në OKB dhe situata diplomatike
    Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, disa vende perëndimore njohën formalizimin e një shteti palestinez, duke rritur izolimin diplomatik të Izraelit. Një studim i fundit tregon se mbështetja tradicionale për Izraelin po zvogëlohet, ndërsa disa vende të fuqishme po zgjedhin të mos votojnë në favor të tij në rezolutat e OKB-së.
    Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë aleati më i fortë i Izraelit, duke mbështetur vendimet e qeverisë izraelite.

  • Nga futbolli te Eurovision-i, Izraeli përballet me izolim në arenën ndërkombëtare për shkak të konfliktit në Gaza

    Nga futbolli te Eurovision-i, Izraeli përballet me izolim në arenën ndërkombëtare për shkak të konfliktit në Gaza

    Izraeli po përjeton një izolim gjithnjë e më të thellë në arenën botërore, ndërsa konflikti dhe kriza humanitare në Gaza vazhdojnë të përkeqësohen.

    Ky izolim po ndikon jo vetëm në fushën politike, por edhe në ekonomi, kulturë dhe sport.
    Dënime dhe sanksione ndërkombëtare
    Qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare kanë rritur dënimet pas nisjes së sulmit tokësor të Izraelit në qytetin e Gazës dhe goditjes së paprecedentë kundër udhëheqjes së Hamas në Katar. Një raport i pavarur i OKB-së konkludoi për herë të parë se Izraeli ka kryer gjenocid ndaj palestinezëve në Gaza, një pohim i cili është refuzuar fuqishëm nga qeveria izraelite.
    Bashkimi Evropian, partneri më i madh tregtar i Izraelit, propozoi masa sanksionuese që mund të pezullojnë pjesërisht marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin, nëse miratohen nga shtetet anëtare. Disa vende perëndimore kanë vendosur sanksione të drejtuara ndaj individëve izraelitë dhe organizatave që mbështesin dhunën në Bregun Perëndimor të okupuar.
    Pasojat ekonomike dhe politike
    Fondet më të mëdha sovrane në botë, si ai i Norvegjisë, kanë nisur të tërheqin investimet e tyre në Izrael, ndërsa disa vende si Franca, Italia, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar kanë vendosur embarga të pjesshme ose të plota mbi eksportin e armëve për shkak të veprimeve në Gaza.
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pranuar ndikimin e izolimit duke paralajmëruar për një periudhë të gjatë sfidash dhe nevojën për zhvillimin e industrisë së brendshme të armëve dhe pavarësinë ekonomike.
    Bojkote në kulturë dhe sport
    Në fushën kulturore dhe sportive, Izraeli po përballet me bojkot të gjerë. Disa transmetues evropianë kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë pjesëmarrjen e Izraelit në Konkursin e Këngës Eurovision 2026. Një festival muzikor në Belgjikë anuloi koncertin e një orkestre me dirigjent izraelit, duke argumentuar mungesën e qartësisë mbi qëndrimet e tij ndaj konfliktit.
    Në Hollywood, shumë artistë dhe profesionistë të filmit kanë premtuar se nuk do të bashkëpunojnë me institucionet izraelite që janë të përfshira në çështje që ata e konsiderojnë si gjenocid dhe apartheid.
    Në sport, disa gara dhe turne ndërkombëtare kanë përjetuar anulime dhe protestat e tifozëve pro-palestinezë kanë çuar në pezullime dhe tërheqje të skuadrave dhe lojtarëve izraelitë nga ngjarje të ndryshme.
    Izraeli dhe paralajmërimet për “momentin e Afrikës së Jugut”
    Analistë dhe ish-diplomatë izraelitë po krahasojnë presionin ndërkombëtar ndaj Izraelit me bojkotin dhe izolimin e Afrikës së Jugut gjatë periudhës së apartheid-it, duke theksuar fuqinë simbolike të bojkotit kulturor dhe sportiv për të shkaktuar ndryshime politike.
    Ndërhyrjet në OKB dhe situata diplomatike
    Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, disa vende perëndimore njohën formalizimin e një shteti palestinez, duke rritur izolimin diplomatik të Izraelit. Një studim i fundit tregon se mbështetja tradicionale për Izraelin po zvogëlohet, ndërsa disa vende të fuqishme po zgjedhin të mos votojnë në favor të tij në rezolutat e OKB-së.
    Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë aleati më i fortë i Izraelit, duke mbështetur vendimet e qeverisë izraelite.

    Top Channel

  • Profesori i famshëm italian mbahet në burgun e Fierit/ Aksidenti rrugor po shndërrohet në çështje ndërkombëtare

    Profesori i famshëm italian mbahet në burgun e Fierit/ Aksidenti rrugor po shndërrohet në çështje ndërkombëtare

    Michele D’Angelo, 44 vjeç, profesor biologjie në Universitetin e L’Aquila-s dhe shkencëtar me famë ndërkombëtare, ndodhet prej gati dy muajsh në burgun e Fierit, Shqipëri, pas një aksidenti rrugor më 8 gusht në rrugën Levan-Fier.

    Autoritetet shqiptare e akuzojnë për “shkelje të rregullave të trafikut” dhe “braktisje të një automjeti”. Detajet e incidentit mbeten të paqarta, duke krijuar shqetësim në komunitetin akademik dhe institucionet italiane.

    Deputeti i Abruzzo-s, Luciano D’Alfonso (Partia Demokratike), ka kontaktuar personalisht Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, duke e konsideruar masën e paraburgimit si “joproporcionale”.

    Ai kërkon që të merren masa alternative dhe që profesori të kthehet menjëherë në Itali. “Profesor D’Angelo ka një precedent të pastër penal dhe është një figurë e respektuar në komunitetin akademik. Masa paraprake e madhe është e habitshme dhe mund të rrezikojë jo vetëm karrierën e tij, por edhe projekte kërkimore ndërkombëtare,” tha D’Alfonso.

    Rasti dhe aksidenti
    Incidenti rrugor përfshiu Lancia Ypsilon të profesorit dhe një Mercedes të drejtuar nga shtetasi shqiptar me inicialet ES, i cili dyshohet se humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë. Sipas njerëzve pranë D’Angelo-s, profesori po udhëtonte me 40 km/orë dhe nuk mundi të shmangte përplasjen me automjetin tjetër. Autoritetet lokale e akuzojnë për largimin nga vendngjarja, një veprim që avokatët e tij e interpretojnë si reagim instiktiv dhe jo si tentativë arratisjeje.

    Më 19 shtator, D’Alfonso i drejtoi një pyetje Presidentit Begaj, duke kërkuar bashkëpunim maksimal dypalësh dhe aktivizimin e instrumenteve të bashkëpunimit gjyqësor midis Italisë dhe Shqipërisë, për të miratuar masa alternative ndaj paraburgimit.

    Roli akademik dhe impakti ndërkombëtar
    Profesor D’Angelo mban pozicione të rëndësishme në Universitetin e L’Aquila-s dhe në institucione ndërkombëtare, përfshirë Institutin Sbarro për Kërkimin e Kancerit dhe Universitetin Temple në Filadelfia. Ai koordinon projekte të financuara ndërkombëtarisht, dhe mungesa e tij mund të pengojë përfundimin e projekteve dhe të rrezikojë financimet e universitetit.

    Rektori i Universitetit të L’Aquila-s, Fabio Graziosi, dhe drejtuesja e departamentit, Anna Maria Cimini, shprehën shqetësim për gjendjen psikologjike të profesorit dhe mobilizimin për të kërkuar lirimin e tij. “Shpresojmë që të gjitha nismat e ndërmarra do të çojnë në kthimin e tij të menjëhershëm në shtëpi,” deklaroi Cimini.

    Çështja e Michele D’Angelo ka shkaktuar reagime në nivele të larta politike dhe akademike, duke nxitur diskutime mbi masat paraprake në raste aksidentesh dhe rëndësinë e mbrojtjes së bashkëpunimit ndërkombëtar në shkencë. Komuniteti akademik italian dhe institucionet shqiptare po presin zhvillime të mëtejshme dhe sqarime zyrtare për trajtimin e profesorit./ ANSA –  Syri.net

  • Athina kërkon paqe/ Kryeministri grek paralajmëron: Nuk tolerojmë kërcënimet turke

    Athina kërkon paqe/ Kryeministri grek paralajmëron: Nuk tolerojmë kërcënimet turke

    Kryeministri grek Kyriakos Mitsotaqis mbajti fjalën e tij në Sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kur foli edhe për marrëdhëniet me Turqinë.
    Kryeministri grek e filloi deklaratën e tij duke dërguar në thelb një mesazh – një përgjigje ndaj asaj që Erdogan kishte thënë më parë në lidhje me të drejtat sovrane të Turqisë në Mesdhe dhe bashkëpunimin “Kazan-Kazakistan”.“Ne kërkojmë dialog dhe paqe me fqinjët tanë, por nuk jemi naivë ndaj kërcënimeve” – tha Mitsotaqis.
    Lidhur me Gazën, ai tha: “Greqia mbetet e përkushtuar ndaj procesit të paqes që do t’i ofrojë shpresë një rajoni që po vuan.”
    Për Ukrainën, kryeministri grek deklaroi: “Rezistenca e Ukrainës nuk është vetëm një luftë mbijetese dhe sovraniteti territorial, është një luftë për dinjitet, por edhe për të drejtën ndërkombëtare, rregullat ndërkombëtare, paqen dhe sigurinë. Ne i vlerësojmë përpjekjet e Presidentit Trump për atë që po bën. Nuk ka formulë paqeje pa Ukrainën në tryezë. Si evropianë, jemi të detyruar të jemi të pranishëm në zgjidhjen që do të gjendet.”
    Ndër të tjera, axhenda e kryeministrit grek përfshin sfidat e mjedisit gjeopolitik ndërkombëtar dhe rajonal, pozicionin e Greqisë si një shtyllë stabiliteti, si dhe sfidat globale nga Ukraina deri në Lindjen e Mesme.

  • “Rama duhet të përfundojë në burg”/ Qeveria e përfshirë në krim, reagon deputeti: Kryeministri ndjek modele kriminale

    “Rama duhet të përfundojë në burg”/ Qeveria e përfshirë në krim, reagon deputeti: Kryeministri ndjek modele kriminale

    Gazetari investigativ italian, Nello Trocchia, ka botuar një libër ku përmendet drejtpërdrejt kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij në biseda të përgjuara me elementë të krimit të organizuar. Sipas librit, Rama dhe njerëz të nivelit të lartë të qeverisë së tij kanë qenë të lidhur me takime sekrete në Aruba me narkotrafikantë. Trocchia thekson se këto referenca janë të dokumentuara nga Antimafia italiane, e cila ka konfirmuar një takim të zhvilluar në vitin 2019.
    Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i ftuar në një emision televiziv, duke komentuar këto zhvillime, akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje me trafikun e drogës dhe për krijimin e një “narko-ekonomie” në vend.
    Xhaferri deklaroi se, sipas tij, Rama ka qenë i përfshirë në industrinë e narkotrafikut dhe se këto lidhje po dalin me vonesë:
    “Unë mund të them diçka, veçasi del nga shpirtin pra, mesa duket Edi Rama e ka atë ves, që udhët të jetë i përfshirë në industrinë narkotrafike, pra është tamam një kryeministër narko, kryeministër i një narko-shteti. Këto po dalin me shumë vonesë, ka ndodhur para disa vitesh, kush e di se çfarë ka ndodhur këto kohë.”
    Sipas Xhaferrit, pastrimi i parave të karteleve është i dukshëm dhe kryeministri e ka në dorë zhvillimin territorial të Shqipërisë. Ai shtoi se ka prova që vijnë nga mediat ndërkombëtare dhe agjencitë ligjzbatuese.
    Deputeti theksoi gjithashtu se modeli i kryeministrit Rama përfshin aspekte kriminale, ekonomike dhe elektorale, duke e krahasuar me udhëheqës si Manuel Noriega apo presidentë të vendeve të Amerikës Qendrore. Ai akuzoi se vendet e vogla po zhvillohen artificialisht ekonomikisht, ndërsa qytetarëve u shkatërrohet jeta.
    Xhaferri paralajmëroi se pasojat për ekonominë shqiptare janë të pariparueshme dhe se drejtësia duhet të veprojë ndaj kryeministrit:
    “Ai që është e keqja më e madhe e këtij vendi, Edi Rama, dhe i akuzuari kryesor nga të gjitha indiciet ndërkombëtare që po krijon dhe ka krijuar narkoshtetin e parë në Europë, duhet me patjetër të shkojë në burg.”
    Deputeti përfundoi duke theksuar se ekonomia e vendit po polarizohet: një pjesë shumë e vogël përfiton, ndërsa shumica e qytetarëve janë të varfër dhe nën ndikimin e “ultra narko-fashistëve” që kontrollojnë spektrin ekonomik dhe elektoral.
    Besart Xhaferri:
    ‘Unë mund tër them diçka, veçasi del em shpirtin pra, mesa duket Edi Rama e ka atë ves, që udhët të jetë i përfshirë në industrinë narkotrafike, pra është tamam një kryeministër narko, kryeministër i një narko shteti dhe këto po dalin me shumë vonesë, ka ndodhur para disa vitesh, kush e di se çfarë ka ndodhur këto kohë.
    Por ajo që ne jemi dëshmitarë të përditshëm është pikërisht pastrimi i parave të atyre karteleve, në gjënë që Edi Rama e ka në dorë, pikërisht që është zhvillimi territorial i Shqipërisë.
    Ndonjëherë mund të ketë dashakeqësi që njerëzit të krijojnë fake news, por kjo nuk ndodh në të gjitha mediat ndërkombëtare dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, pra që ka aty të vërteta, patjetër që ka.
    Nuk është Edi Rama lideri i parë i një vendi që përfshihet në narkotrafik, është përfshirë Manuel Noriega më parë, janë përfshirë presidentët e Guatemalës, presidenti i Nikaraguas, pra të Amerikës Qendrore dhe Edi Rama mesa duket ka ndjekur modelin e tyre si kriminal po ashtu dhe ekonomik, po ashtu dhe elektoral, në mënyrë që vende të vogla me popullsi të vogla, të zhvillohen artificialisht ekonomikisht por t’ua shkatërrojnë jetesën qytetarëve të vendit të tyre.
    Dëmi që i është bërë ekonomisë shqiptare, shpopullimi i këtij vendi, pronave dhe çdo gjëje që ne e shohim sot dhe e prekim janë të pariparueshme, por meqenëse këto dëme janë të pariparueshme, duhet që ai që është e keqja më e madhe e këtij vendi, Edi Rama, dhe i akuzuari kryesor nga të gjitha indiciet ndërkombëtare që po krijon dhe ka krijuar narkoshtetin e parë në Europë duhet me patjetër nga drejtësia shqiptare të shkojë në burg.
    Fatet e këtij vendi, duhet t’i marrin qytetarët e këtij vendi në dorë sepse institucionet janë të kapura, nuk ka më ndarje pushtetesh.
    Është një narko ekonomi që po krijon një narko fashizëm, pra po krijon një lloj polarizimi ekstrem të 98% të popullatës që janë shumë të varfër, 1.9% të popullatës që mund të përfitojnë se po pikon diçka nga kjo prurje, dhe atij 0.1% që janë të gjithë këto ultra narko fashistët që po kontrollojnë të gjithë spektrin e ekonomisë shqiptare dhe elektoral, sepse kështu lidhet, lidhet narkoekonomia me narkoelektoralitetin.’ – u shpreh Xhaferri..