Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i PL, Tedi Blushi nga selia e partisë tha se shërbimet sekrete të vendeve partnere po e konturojnë zyrtarisht Edi Ramën, si kreun e parë dhe të vetëm të një narkoregjimi në Europë.
Në deklaratën për media, Blushi theksoi se është tashmë i dokumentuar takimi i Ramës me kartelet në Aruba, për të cilën tha se është një tjetër provë e shkrirjes së mafias me shtetin.
Kjo shpjegon para të gjithë shqiptarëve pse sot më shumë se 250 drejtues bandash janë në arrati, pse Edi Rama legalizoi kanabisin, emëroi ministra të brendshëm të dënuar ose me lidhje të afërta familjare me trafikun ndërkombëtar të drogës, dhe ku e gjithë kupola e policisë rezulton e përfshirë në kultivimin e kanabisit’, u shpreh Blushi.
Në emër të PL, Blushi kërkon hetim të plotë ndërkombëtar për lidhjet e qeverisë Rama me mafian, dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit e bashkëpunëtorëve të tij, si dhe aktivizimin e partnerëve ndërkombëtarë për të hetuar më thellë pastrimin e parave në Shqipëri dhe të gjitha lidhjet me rrjetet kriminale ndërkontinentale.
Deklarate per mediat e Sekretarit te Pergjithshem, Z. Tedi Blushi
‘Shërbimet sekrete të vendeve partnere po e konturojnë zyrtarisht Edi Ramën si kreun e parë dhe të vetëm të një narkoregjimi në Europë.
Takimi i dokumentuar në Aruba, midis bosëve të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe përfaqësuesve të qeverisë së tij, është një tjetër provë e shkrirjes së mafias me shtetin.
Edi Rama tanimë nuk është thjesht një kryeministër autoritar dhe i korruptuar, që përdor bandat për të penguar rotacionin politik siç u denoncua në Parlamentin Europian, por po faktohet si drejtuesi real i një narkoshteti funksional, ku krimi i organizuar është bërë njësh me shtetin.
Partia e Lirisë falenderon më mirënjohje Antimafian italiane, shërbimet amerikane, gjermane dhe vendeve të tjera partnere që po publikojnë fakte tronditëse dhe shumë të qarta për narkoregjimin e Edi Ramës, të lidhur drejtpërdrejt me rrjetet më të rrezikshme të mafies globale: Ndrangheta-n italiane, kartelin Sinaloa në Amerikën Latine dhe lidhjet e errëta me shërbime të korruptuara si në skandalin Coldea, ku gjenerali rumun i mafias ishte këshilltari personal i Edi Ramës.
Kjo shpjegon para të gjithë shqiptarëve pse sot më shumë se 250 drejtues bandash janë në arrati, pse Edi Rama legalizoi kanabisin, emëroi ministra të brendshëm të dënuar ose me lidhje të afërta familjare me trafikun ndërkombëtar të drogës, dhe ku e gjithë kupola e policisë rezulton e përfshirë në kultivimin e kanabisit.
Pa harruar kulmin e arritur ku dhe ushtria shqiptare, pjesë e NATO-s, fikte radarët për avionët e drogës dhe angazhohej vet në kultivimin e kanabisit.
Edi Rama e ka shndërruar Shqipërinë në një lavatriçe gjigande të pastrimit të parave, ku paratë e drogës ndërtojnë kulla, financojnë hotele dhe blejnë gjoja opozitarë, me mbështetjen, urdhrin ose miratimin e heshtur të Kreut të Organiztës.
Një shtet i korruptuar në çdo qelizë, ku mafia kontrollon gjithçka, ku tenderat jepen për klanet e lidhura me trafikantët, ligjet kalojnë për të mbrojtur interesat e karteleve.
Ndërsa prokurorët dhe gjykatësit e “Ramaformës” afërmendsh heshtin sepse siç provoi edhe dosja McGonigal “reforma u shndërrua në një mundësi shumë të madhe” për pasurim të paligjshëm për të gjithë banditët dhe hajdutët vendas dhe ndërkombëtarë.
Shqipëria tanimë nuk më thjesht vendi i parë ne Europë për korrupsion dhe i dyti në botë për rryfshet, por i çertifikuar nga partnerët ndërkombëtarë si narkoshteti i vetëm funksional në kontinentin europian — dhe përgjegjësi kryesor është Edi Rama.
Në dritën e fakteve të reja të publikuara nga antimafia italiane lidhur me skandalin “Aruba”, Partia e Lirisë kërkon me vendosmëri nxjerrjen para drejtësisë dhe hetimin pa imunitet, si çdo kriminel tjetër, të Edi Ramës.
Çdo ditë që ai qëndron në krye është një ditë më shumë në të cilën krimi forcohet dhe drejtësia vetshkatërrohet duke u identifikuar qartë si patericë e Narkoregjimit.
Sot Shqipëria drejtohet nga një qeveri që:
Ka bashkëpunuar me strukturat më të rrezikshme të krimit europian dhe ndërkombëtar;
Ka lejuar pastrimin e miliarda eurove nëpërmjet ndërtimit, turizmit dhe projekteve të koncesioneve;
Ka shndërruar shtetin në një instrument të mafies – me polici, drejtësi dhe media të kontrolluara.
Ndaj në dritën e fakteve të reja lidhur me skandalin “Aruba”, ku Edi Rama qartësisht është konturuar si administrator i interesave të mafies shqiptare dhe ndërkombëtare, kërkojmë me vendosmëri
Hetim të plotë ndërkombëtar për të gjitha lidhjet e qeverisë Rama me mafian dhe strukturat e krimit ndërkombëtar;
Dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij të përfshirë në këto skandale, nisjen e menjëhershme të hetimeve zyrtare dhe dorëzimin e tyre pa vonesë para drejtësisë;
Aktivizimin e partnerëve ndërkombëtarë për të hetuar më thellë pastrimin e parave në Shqipëri dhe të gjitha lidhjet me rrjetet kriminale ndërkontinentale.
Shqipëria do të çlirohet nga narkoregjimi Rama, me çdo kusht, me çdo mjet ligjor dhe demokratik, sepse nuk është kartel, as kazino dhe parcelë droge e Sinaloas dhe as lavatriçe e ‘Ndranghetës’.
Tag: ndërkombëtar
-

“Një shtet i korruptuar në çdo qelizë”/ Blushi plas akuzat ndaj Ramës për lidhjet e tij me krimin: Të japë dorëheqjen
-

Ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Italia 26-vjeçari (Emri)
Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar nga drejtësia, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën finalizuan me sukses ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Kristjan Lulaj, 26 vjeç, lindur në Shkodër.
Kristjan Lulaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur më 2 prill 2024, në fshatin Baks të Velipojës, ku ai akuzohet se plagosi me armë zjarri shtetasin E. P. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe është cilësuar si tentativë për vrasje me paramendim.
Mbi 26-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Gjykata e Shkodrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” në maj të vitit 2025.
Operacioni i ekstradimit u realizua në kuadër të nismës ndërkombëtare “The Wanted”, që ka për qëllim lokalizimin dhe kthimin në vendet e tyre të origjinës të shtetasve të kërkuar për vepra të rënda penale. -

Franca godet trafikun ndërkombëtar: Sekuestrohen 9.6 tonë kokainë me vlerë mbi 500 milionë euro
Marina Franceze ka shënuar një nga sukseset më të mëdha në historinë e saj në luftën kundër narkotikëve, duke sekuestruar plot 9.6 tonë kokainë pranë brigjeve të Afrikës Perëndimore, gjatë një operacioni të zhvilluar në kuadër të misionit të sigurisë detare “Corymbe”.
Lajmi u bë i ditur nga Rajoni Detar i Atlantikut, i cili njoftoi se aksioni u krye nga dy anije të Marinës Franceze, në bashkëpunim me shërbimet antidrogë, inteligjencën detare dhe policinë britanike. Objektivi ishte një anije peshkimi pa flamur shtetëror, e dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.
Sasia rekord e sekuestruar vlerësohet në mbi 500 milionë euro në tregun e zi, ndërsa ky operacion konsiderohet si goditja më e madhe e vitit 2025 për Marinën Franceze dhe një sinjal i fortë në luftën kundër rrjeteve të trafikut ndërkontinental.
Deri në fund të gushtit, forcat franceze kishin sekuestruar afro 6 tonë kokainë, por me këtë aksion, 2025 është cilësuar tashmë si një vit rekord në kapjen e drogës në rajonin e Afrikës Perëndimore. -

Berisha akuzon: Në takimin e Arubas me narkotrafikantët e shpallur si organizata terroriste ishte edhe Rama!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama mund të ketë qenë i pranishëm në takimin famëzi të Arubas, i zhvilluar më 19 janar 2019, ku morën pjesë zyrtarë të lartë shqiptarë dhe grupe të fuqishme të narkos-it shqiptar dhe ndërkombëtar, të shpallura më vonë si organizata narko-terroriste.
Ai shtoi se në takim u diskutua për projekte të mëdha urbane në Tiranë, përfshirë “Syrin dhe Malin e Tiranës” dhe ndërtimin e kullave të larta, sipas interceptimeve të sakta që disponohen edhe nga disa agjenci ndërkombëtare, përfshirë Belgjikën dhe Mbretërinë e Holandës.
Berisha theksoi se, sipas tij, ky rast tregon për një kryeministër dhe kabinet të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me grupet e shpallura sot narko-terroriste ndërkombëtare.
“Kartelet shqiptare të drogës janë armiqtë më të egër të kombit shqiptar, të qenies së tij, njëherazi janë armiq të Ballkanit, të Europës dhe mbarë botës.Unë kam përshëndetur dhe e përshëndes përsëri sot deklarimin e karteleve të drogës të Amerikës Latine si organizata terroriste dhe goditjen e tyre në përputhje me ligjet e terrorizmit ndërkombëtar.Unë jam sot këtu para jush për të rikujtuar përsëri takimin famëzi të Arubas, që u bë midis qeveritarëve shqiptarë dhe grupeve të fuqishme të narkosit shqiptar dhe ndërkombëtar.Tashmë, ky takim nuk është vetëm kronikë e medieve shqiptare.Nuk është vetëm denoncim i Sali Berishës, i cili në atë kohë, po të bëni një kontroll të kronikave tuaja, të lajmeve, i kam shtruar drejtpërdrejt pyetjen Edi Ramës: Ke marrë pjesë ti në takimin e Arubas apo nuk ke marrë?Takimi i Arubas, sipas interceptimeve, tani nuk kemi më hamendje, sipas interceptimeve të antimafies italiane, të publikuara në një libër që ka dalë këto ditë, është zhvilluar me datën 19 janar të vitit 2019.Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në Aruba, që është një nga zonat më të hapura, më të lira të botës, protektorat i Mbretërisë së Holandës.Interceptimet për arsye, ta themi politike, ndonëse i kanë emër për emër pjesëmarrësit qeveritarë në takim, nuk janë bërë publike.Por autori nuk ka më asnjë dyshim se kanë qenë ministra, zyrtarë të lartë të qeverisë së Edi Ramës, dhe në mundësinë më të madhe, vetë Edi Rama.Në një takim famëzi ku është diskutuar për Syrin dhe Malin e Tiranës, për kullat dhe stërkullat e Tiranës, sipas interceptimeve të sakta të antimafies italiane.Këto interceptime disponohen dhe nga disa agjenci të tjera të vendeve partnere, Belgjika, Mbretëria e Holandës dhe agjenci të tjera.Por unë citoj këto se kanë dalë në procese gjyqësore, nuk jam i autorizuar të citoj agjenci që nuk bëjnë njoftim se e disponojnë dosjen Aruba.Pra, siç e shihni, ne kemi një kryeministër dhe një kabinet që është bashkëpunëtor i ngushtë i atyre që janë shpallur sot organizata narko-terroriste ndërkombëtare.
Edi Rama dhe ministrat e tij janë të vetmit në Europë, janë të njëjtë me atë të Venezuelës, me Maduron, të cilët kanë bashkëpunim të ngushtë me organizatat narkoterroriste të drogës.Për shqiptarët dhe qytetarët shqiptarë, kjo është një mynxyrë.Kur organizatat terroriste, narkoterroriste, detyrojnë ministrat dhe me përqindjen më të lartë vetë Edi Ramën, i cili nuk e mohon dot që ka qenë në Aruba.I kam shtruar pyetjen disa herë në parlament dhe nuk e ka mohuar asnjëherë udhëtimin e tij në Aruba.Pra, shqiptarët kanë në krye një organizatë kriminale me mandate parlamenti, me dekrete presidenciale për ministra, por që zhvillojnë takime me organizatat narkoterroriste të Amerikës Latine.Ky është një lajm për të cilin PD do bëjë gjithçka. Do kërkojë nga vendet partnere… dosjen Aruba ne do ta dërgojmë në të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe vendet partnere.Edi Rama ka mbrojtësit e tij në aktivitetin e tij narkoterrorist, jo vetëm shqiptar, por edhe ndërkombëtar.Por kjo në mënyrë absolute vetëm sa na imponon ne të jemi më këmbëngulës me përballjen me këtë veprimtari të tmerrshme kriminale, e cila pasqyrohet në dy drejtime themelore, në shndërrimin e zgjedhjeve në farsë elektorale, në shkatërrimin e euros dhe ekonomisë shqiptare, eksporteve, zëvendësimin e saj me narkoeuro dhe kullat e drogës dhe korrupsionit.Pra, shkrimi i botuar në këtë libër që ka dalë këto ditë në Romë qartëson se marrëveshja ishte për Syrin apo Malin e Tiranës.Të kesh në krye të ekzekutivit një kriminel si ky, që bën marrëveshje me organizatat terroriste, dëshmon se ky është një skllav i tyre.Ky është një njeri i rrezikshëm çdo minutë, çdo orë, çdo ditë që qëndron në pushtet, jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin, Europën dhe botën.” tha Berisha.
-

Nënshkruhet konventa që parandalon zhvendosjen e fitimeve në vende me tatim më të ulët
Ministri i Financave, Petrit Malaj, nënshkroi dje në Paris (Francë) me zëvendëssekretaren e përgjithshme të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) Fabrizia Lapecorella, “Konventën Shumëpalëshe për Lehtësimin e Zbatimit të Shtyllës së Dytë Subjekt i Rregullit Tatimor” (STTR MLI).
Nënshkrimi i kësaj konvente është pjesë e masave, në kuadër të projektit ndërkombëtar BEPS, pjesë e të cilës Shqipëria është që prej vitit 2019.
STTR është një pjesë integrale e konsensusit të arritur nga Kuadri Gjithëpërfshirës i Projektit Ndërkombëtar BEPS, për Shtyllën e Dytë të zgjidhjeve (Pillar 2) mbi rregullat globale kundër erozionit të bazës tatimore, që synojnë të adresojnë sfidat tatimore që rrjedhin nga digjitalizimi i ekonomisë.
Gjatë fjalës së tij, Malaj u shpreh se Shqipëria do të mund të përmbushë me efikasitet më të lartë angazhimet e saj, duke qenë se qëllimi kryesor i Konventës është të ndihmojë në rritjen e transparencën dhe integritetit të sistemit ndërkombëtar të tatimeve.
Ministria e Financave do të vijojë të jetë e angazhuar për të nxitur drejtësinë tatimore, rritjen e të ardhurave, për të parandaluar zhvendosjen e fitimeve, si dhe për garantimin qëndrueshmërisë fiskale, në dobi të një klime më të mirë të të bërit biznes.
Rregulli i Tatimit Minimal të Shtyllës Dy (The Pillar Two Subject to Tax Rule/STTR) është një dispozitë e bazuar në traktat, që zbatohet mbi një grup të përcaktuar pagesash brenda grupit ndërkufitar.
Kur këto pagesa tatohen me një normë të tatimit mbi fitimin më të ulët se 9% në vendin e rezidencës së përfituesit, atëherë vendi i burimit ka të drejtë të tatojë këto të ardhura deri në atë nivel minimal. -

Konventa e re tatimore ndalon zhvendosjen e fitimeve drejt vendeve me tatim më të ulët se 9%
“Marrëveshja ndërkombëtare e re i jep Shqipërisë të drejtën të tatojë diferencën kur kompanitë përpiqen të transferojnë fitimet në juridiksione me tatim nën 9%, duke rritur transparencën dhe sigurinë për bizneset vendase.”Ministri i Financave Z.Petrit Malaj, nënshkroi sot në Paris me Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) znj. Fabrizia Lapecorella, “Konventën Shumëpalëshe për Lehtësimin e Zbatimit të Shtyllës së Dytë Subjekt i Rregullit Tatimor” (STTR MLI), sipas njoftimit zyrtar.Nënshkrimi i kësaj Konvente është pjesë e masave, në kuadër të projektit ndërkombëtar BEPS, pjesë e të cilës Shqipëria është që prej vitit 2019.STTR është një pjesë integrale e konsensusit të arritur nga Kuadri Gjithëpërfshirës i Projektit Ndërkombëtar BEPS, për Shtyllën e Dytë të zgjidhjeve (Pillar 2) mbi rregullat globale kundër erozionit të bazës tatimore, që synojnë të adresojnë sfidat tatimore që rrjedhin nga digjitalizimi i ekonomisë.Gjatë fjalës së tij, Ministri i Financave u shpreh se Shqipëria do të mund të përmbushë me efikasitet më të lartë angazhimet e saj, duke qenë se qëllimi kryesor i Konventës është të ndihmojë në rritjen e transparencën dhe integritetit të sistemit ndërkombëtar të tatimeve.Ministria e Financavedo të vijojë të jetë e anagazhuar për të nxitur drejtësinë tatimore, rritjen e të ardhurave, për të parandaluar zhvendosjen e fitimeve, si dhe për garantimin qëndrueshmërisë fiskale, në dobi të një klime më të mirë të të bërit biznes, përfundon njoftimi i financave.Si rregullohet transferimi i fitimitRregulli i Tatimit Minimal të Shtyllës Dy (The Pillar Two Subject to Tax Rule/STTR) është një dispozitë e bazuar në traktat ndërkombëtar, që synon të garantojë një nivel minimal tatimi për pagesat ndërkufitare brenda grupeve shumëkombëshe.Ky rregull aplikohet për një grup të caktuar pagesash, si interesa, tarifa shërbimesh, honorare ose pagesa të tjera ndërmjet degëve dhe filialeve të të njëjtit grup, kur këto kryhen nga një vend drejt një vendi tjetër.Nëse pagesat që shkojnë te përfituesi në vendin e rezidencës tatohen me një normë më të ulët se 9% tatim mbi fitimin, atëherë vendi i burimit – pra vendi nga ku kryhet pagesa – fiton të drejtën të tatojë këto të ardhura deri në nivelin minimal prej 9%.Kjo nënkupton se një kompani që operon në Shqipëri nuk do të mund t’i zhvendosë fitimet e saj drejt një filiali në një juridiksion tjetër ku tatimi mbi fitimin është më i ulët se 9%, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Përkundrazi, Shqipëria, si vend burimi i pagesës, do të ketë të drejtën të aplikojë diferencën e tatimit derisa të arrijë nivelin minimal.Ky mekanizëm është pjesë e paketës globale të BEPS (Base Erosion and Profit Shifting), e cila synon të parandalojë praktikat e erozionit të bazës tatimore dhe zhvendosjes artificiale të fitimeve, duke siguruar më shumë drejtësi fiskale dhe konkurrencë të ndershme midis bizneseve.Për bizneset, kjo krijon një terren më transparent dhe parashikueshmëri më të madhe, duke reduktuar avantazhet e padrejta që lindin nga shfrytëzimi i juridiksioneve me taksa shumë të ulëta.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 52-vjeçari
Është arrestuar këtë të martë shtetasi Robert Myftari, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal.
Uniformat blu bëjnë me dije se sipas hetimeve, Myftari rezulton si i përfshirë në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë, në trafikimin e sasive të konsiderueshme të Cannabis Sativës nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, në periudhën 2016-2018.
Njoftimi:
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në hyrje bënë kapjen dhe ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar Robert Myftari, 52 vjeç, banues në Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.63, të datës 22.06.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”.
Shtetasi i lartpërmendur është hetuar në kuadër të një procedimi penal nga SPAK ku nga hetimet ka rezultuar si i përfshirë në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë, në trafikimin e sasive të konsiderueshme të Cannabis Sativës nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, në periudhën 2016-2018.
Materialet do t’i kalojnë për kompetencë Prokurorise së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarTop Channel
-

Shqipëria e kishte shpallur në kërkim, 33-vjeçari kapet në Itali
Policia italiane e Lucca-s arrestoi një shqiptar 33-vjeçar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.
Arrestimi u bë falë një informacioni anonim në aplikacionin “YouPol”, i cili nxori në pah praninë e një personi të rrezikshëm shqiptar, në një zonë të Sant’Anna-s, i cili ishte deportuar më parë.
Kur patrullat mbërriti në vendngjarje, ai u përpoq t’i shmangej kontrollit, duke dhënë të dhënat e tij personale gabimisht.
Kur u çua në selinë e policisë, doli se ky individ ishte dëbuar si masë alternative ndaj burgut dhe ishte kthyer në Itali ilegalisht me një emër të rremë. Për më tepër, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, informon media e vendit fqinj.
Nuk jepen detaje për veprën penale për të cilën kërkohej në Shqipëri dhe as identiteti i tij, por kanë nisur paralelisht edhe procedurat për ekstradimin.
Personi u arrestua në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe u dërgua në burgun e Lucca-s, në pritje të veprimeve të tjera.
-

Ansambli “Kastriotët” nga Ferizaj shpërblehet në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës në Turqi
Ansambli Artistik i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” nga Ferizaj është shpërblyer me çmimin për performancën më të mirë në Festivalin e 17-të Ndërkombëtar të Kulturës, i cili u mbajt në Prefekturën e Ankarasë, Bashkinë Çubuk në Ankara dhe Bashkinë Inegöl në Bursa, ka njoftuar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
Në këtë festival, përveç përfaqësimit me këngë e valle shqiptare, u zhvilluan edhe takime protokollare me drejtuesit e bashkive dhe komunitetin kulturor. Ndërkohë, koreografi Bajram Tahiri u nderua me titullin e veteranit të festivalit.
“Sot prita drejtuesit e anëtarët e AAKV ‘Kastriotët’ për t’i përgëzuar për këtë sukses dhe urat e bashkëpunimeve që po krijojnë me përfaqësimin e vlerave kulturore të Ferizajt”, ka shkruar Aliu.
ObserverKult
Lexo edhe:
NË KUJTIM TË MIKES DHE POETESHËS PA NJË TË DYTË SE VETVETJA, LINDITA AHMETIT
-

Festivali Ndërkombëtar i Vallëzimit në Tiranë, Rama ndan mesazhin e yllit botëror të koreografisë, Angjelin Preljocaj: Shfaqje edhe në hapësirat publike
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh të yllit botëror të koreografisë, Angjelin Preljocaj, i cili njofton Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tiranë, duke i ftuar të gjithë qytetarët.
“Mirëmëngjes dhe me ftesën e vetë yllit botëror të koreografisë, shqiptaro-francezit Angjelin Preljocaj, për të marrë pjesë në një festë të vërtetë të vallëzimit modern, në 10 hapësira publike surprizë të kryeqytetit, nga 9 – 25 tetor, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Ndërkohë, në videomesazh, Perljocaj thotë: “Përshëndetje Tirana. Unë jam Angjelin Preljocaj. Jam vërtet i lumtur dhe i nderuar t’ju ftoj në Festivalin e parë Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tiranë që do të zhvillohet nga data 9 deri më 25 tetor. Këtë vit, krahas disa prej shfaqjeve më emocionuese të Europës në Teatrin e Operës, Teatrin Kombëtar, Metropolit, Teatrin e Kukullave dhe skena të tjera, festivali do të hapet edhe për gjithë qytetin, me një shfaqje të re për publikun, falas. Së bashku me kompaninë time, G.U.I.D, do të sjellim vallëzimin pranë njerëzve duke ofruar shfaqje falas në vende të veçanta dhe të papritura në të gjithë Tiranën. Dua të shpreh falënderimet më të përzemërta për MEKI, Bashkinë e Tiranës, Bashkimin Europian, të gjithë mbështetësit tanë dhe mbi të gjitha për ju, qytetarët e Tiranës. Ju jeni arsyeja pse mund të sjellim kaq shumë jetë, lëvizje dhe gëzim në rrugët tuaja. Këtë tetor, le të mbushim së bashku Tiranën me bukurinë dhe energjinë e vallëzimit”.Top Channel