Festivali letrar ndërkombëtar për të rinj “Tirana Gate 2025” ka mbledhur autorë të letërsisë. Festivali nisi një ditë më parë edicionin e tij të 11-të dhe prej vitesh është pjesë në jetën kulturore në Tiranë. Festivali letrar ndërkombëtar për të rinj “Tirana Gate” po vijon dhe këtë vit panelet e diskutimit me autorë të pranishëm dhe vjen me temën “Mesdheu dhe Evropa në Letërsinë Bashkëkohore – Mesdheu: Arti i Qëndrimit”, një ftesë e hapur për të eksploruar rrjedhat e thella kulturore, historitë e ndërthurura dhe zërat e ndryshëm që vazhdojnë të zhvillojnë imagjinatën kolektive. Drejtoresha e festivalit, Irena Toçi u shpreh se u vendos që festivali të kishte si bosht Mesdheun, jo thjesht duke iu referuar një hapësire gjeografike së cilës ne i përkasim, por sepse Mesdheu është një kujtesë e përbashkët, një mozaik kulturash, nyje takimesh dhe shpeshherë edhe përplasjesh, një teatër i hapur ku breza të tërë kanë interpretuar dramën e jetës së tyre. Autorë nga Shqipëria, Italia, Greqia, Turqia,
Suedia, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi janë të pranishëm në panelet e diskutimit dhe do të lexojnë në gjuhët e tyre gjatë ditëve të festivalit. Paneli i parë dje me temë “Kohë të këqija për fjalën” u zhvillua me pjesëmarrjen e Maša Seničić nga Serbia dhe autorëve Manjola Nasit e Namik Dokle. Ndërsa autorët lexojnë solli Maša Seničić (Serbi), Enxhi Naumin, Namik Doklen dhe Genta Hodon. Paneli 2 me temë “Zërat e së ardhmes: Rinia, teknologjia dhe letërsitë e reja” u zhvillua me pjesëmarrjen e Enxhi Naumit, Xhensila Dautllarit, Diana Çulit dhe Genta Hodos. Ndërsa autorët lexojnë solli fragmente nga Sara Stridsberg nga Suedia dhe Alban Bala e Manjola Nasi. Edicioni i 11-të i festivalit letrar ndërkombëtar të të rinjve “Tirana Gate 2025” në ditën e parë solli dhe performancën e nxënësve të Liceut Artistik “Jordan Misja”. Festivali këtë vit do të vijojë deri në datën 10 tetor në Tiranë.
Tag: ndërkombëtar
-

Festivali “Tirana Gate” me temë “Mesdheu dhe Evropa në letërsinë bashkëkohore -Arti i qëndrimit” në edicionin e 11-të
-

Projekti që… rrafshoi malet, Mega-aeroporti i ri i Indisë hapet pas dekadash vonesash
Pas gati dy dekadash vonesash dhe pengesash teknike, Mumbai i Indisë, një nga qytetet më të populluara në botë, më në fund ka aeroportin e tij të dytë ndërkombëtar.
Aeroporti Ndërkombëtar Navi Mumbai (NMI) është gati të revolucionarizojë përvojën e pasagjerëve, duke ofruar procese më të shpejta, më shumë fluturime dhe lehtësim për Aeroportin Chhatrapati Shivaji Maharaj, tashmë të mbingarkuar.
Sipas CNN, projekti, i cili zgjati gati dy dekada për t’u përfunduar, kërkoi ndërhyrje masive si devijime të lumenjve, nivelim kodrash dhe ura për përrenj. Vetëm faza e parë e aeroportit pritet të trajtojë 20 milionë pasagjerë në vit, duke ulur menjëherë presionin mbi Aeroportin Ndërkombëtar Chhatrapati Shivaji Maharaj (BOM), i cili në vitin 2019 i shërbeu gati 49 milionë pasagjerëve dhe tani tejkalon 54 milionë.Kryeministri indian Narendra Modi përuroi sot aeroportin, duke thënë se “në vitin 2014 India kishte 74 aeroporte, sot kemi mbi 160”. Ai theksoi se aeroporti i ri do t’u japë fermerëve dhe peshkatarëve të Maharashtras qasje në tregjet në Evropë dhe Lindjen e Mesme.
NMI është projektuar duke pasur parasysh rritjen e ardhshme të qytetit. Deri në vitin 2032, pritet të ketë katër terminale me një kapacitet të kombinuar prej 90 milionë pasagjerësh në vit, duke e vendosur Mumbain në të njëjtën kategori me rrjetet shumë-aeroportesh të Londrës, Nju Jorkut dhe Dubait.Aeroporti i ri pritet të fillojë operacionet me 20 fluturime ditore nga Air India Express, ndërsa IndiGo do të transferojë dhjetëra nga rrugët e tij atje dhe do të shtojë fluturime ndërkombëtare deri në nëntor. Akasa Air po planifikon më shumë se 100 rrugë javore. Në të njëjtën kohë, aeroporti do të trajtojë 800,000 ton ngarkesë në vit, duke mbështetur rolin e Mumbait si një qendër farmaceutike dhe tregtare.
Jit Adani, drejtor i aeroportit të Grupit Adani, i cili financoi projektin, theksoi se “Aeroporti i Singaporit është i njohur për efikasitetin dhe përvojën e pasagjerëve, NMI synon ta tejkalojë atë në kapacitet dhe ta arrijë atë në infrastrukturën dixhitale”.
Dizajn me ndërgjegjësim ekologjik
Dizajni ikonik i NMI është nga Zaha Hadid Architects. Terminali ka formën e një lotusi – një simbol i pastërtisë dhe qëndrueshmërisë në traditën indiane – ndërsa çatia është e mbuluar me petale ari. Pjesa e brendshme kombinon dizajne të ndërlikuara me xham dhe ndriçim natyror, duke ofruar një përvojë udhëtimi më të qetë dhe më moderne.
Qëndrueshmëria ishte një shtyllë kyçe e dizajnit, me sisteme ftohjeje natyrale, energji të rinovueshme dhe riciklim të ujit. Aeroporti do të ketë sallone moderne, restorante dhe shërbime dixhitale për udhëtim të shpejtë dhe të rehatshëm.Top Channel
-

Festivali “Skampa 2025” me 11 shfaqje, edicioni i 27-të mbyllet me komedinë “Çfarë pa kryeshërbëtorja”
Shfaqja “Çfarë pa kryeshërbëtorja” nga teatri i Elbasanit mbylli Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor “Skampa”, që këtë vit shënoi edicionin e tij të 27-të. Përgjatë një jave, nën sloganin “Extension”/ “Zgjerim”, në skenat e Elbasanit dhe të Tiranës u ngjitën 11 shfaqje nga 9 trupa artistike mes të cilave: trupat e ardhura nga teatri shtetëror turk, ai i Ankarasë dhe ai i Stambollit, si dhe trupat nga Greqia, Kosova, Lituania, Serbia dhe Shqipëria. Po ashtu nuk munguan edhe workshop-et, ekspozitat fotografike dhe promovimi i librave mbi vlerat teatrore. Në mbyllje të festivalit, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, shprehu mirënjohjen për pjesëmarrësit dhe publikun elbasanas. “Për gjashtë ditë, qyteti ynë u mbush me energji, me art dhe me bashkëpunim ndërkombëtar.
Ky festival është tashmë një traditë që e bën Elbasanin pjesë të kalendarit kulturor ndërkombëtar”, tha ai. “Çfarë pa kryeshërbëtorja” që mbylli Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor “Skampa” është vepër e autorit Joe Orton e sjellë në skenë nga regjisori Kiço Londo. Komedia “Çfarë pa kryeshërbëtorja” shënoi disa muaj më parë premierë në teatrin “Skampa”. Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor “Skampa 2025” u organizua nën mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Bashkisë së Elbasanit, si dhe me bashkëpunimin e Qendrës së Artit Elbasan, Ambasadës Greke në Shqipëri, Universitetit të Arteve, Teatrit “Metropol” – Qendra Kulturore Tirana, etj. -

Nis Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, interpretojnë trupa nga vende të ndryshme
Elbasani është kthyer sërish në kryeqendrën e artit skenik. Për të 27-in vit radhazi, Teatri “Skampa” hapi dyert për Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit, një traditë tashmë e konsoliduar që mbledh trupa vendase e të huaja.
Nën moton “Zgjerim”, ky festival sjell një program të pasur me shfaqje dhe vizione artistike , duke mirëpritur trupa nga Turqia, Greqia, Kosova, Lituania, Serbia dhe Shqipëria.
“Ky festival është kthyer në një pikëtakim kulturor, ku bashkohen eksperienca e energji të ndryshme artistike. Është kënaqësi që çdo vit sjellim më pranë publikut teatrin ndërkombëtar”, tha Adonis Filipi, regjisori i festivalit.Në pesë ditë, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë 11 shfaqje në skenën e Teatrit “Skampa” në Elbasan, por edhe në Tiranë. Pjesë e këtij edicioni është dhe aktorja lituaneze Monika Poderytė, e cila u shpreh e lumtur që do të performojë me trupën e saj një temë shumë aktuale.
“Drama zhvillohet në një xhungël distopike në luftë, ku arsyet e konfliktit janë harruar dhe mbijetesa kthehet në një betejë psikologjike. Në mes të shkatërrimit të natyrës mungesës së ajrit dhe ujit, shfaqja trajton krizën e identitetit njerëzor të krijuar nga luftërat e pafundme dhe shkatërrimi ekologjik. Përmes gjendjeve ëndërrimtare dhe traumatike të personazheve, drama reflekton mbi mënyrën si shoqëria justifikon luftën dhe ngre pyetje për një raport të ri me natyrën jo si një pronë për t’u sunduar, por si një hapësirë e përbashkët për t’u ruajtur”, u shpreh aktorja Monika Poderytė.
Prej 27 vitesh, “Skampa” ka pritur qindra trupa nga Shqipëria dhe bota, duke e vendosur Elbasanin në hartën e festivaleve ndërkombëtare të teatrit. Përveç shfaqjeve, programi i festivalit përfshin edhe workshop-e, ekspozita fotografike dhe promovime librash kushtuar vlerave teatrore.
/vizionplus.tv -

Nis “Skampa 2025”, edicioni i 27 i festivalit ndërkombëtar të teatrit
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Skampa 2025” nisi në Elbasan edicionin e tij të 27 duke sjellë magjinë e artit të gjallë në zemër të qytetit.
Edicioni i 27-të i festivalit të stileve dhe formave të reja teatrore risjell edhe këtë vit një larmi performancash nga vende të ndryshme të botës.
Nga data 2 – 6 tetor do të ngjiten në skenë shfaqje nga 9 trupa të ndryshme teatrore, mes të cilave, trupat e ardhura nga teatri shtetëror turk, ai i Ankarasë dhe i Stambollit, si dhe trupat nga Greqia, Kosova, Lituania, Serbia e Shqipëria.
Mbrëmja e parë solli në skenë shfaqjen “Medea – Material”, nga Teatri Shtetëror i Ankarasë dhe ai i Stambollit. Teksti i Heiner Müller-it, i prezantuar për herë të parë në turqisht, ndërthur mitologjinë, historinë, kujtimet dhe ëndrrat, duke krijuar një tapiceri poetike që rrëmbeu vëmendjen e publikut dhe e bëri natën të paharrueshme.
Në 27 vite Festivali Ndërkombëtar i Teatrit ka qenë promovuesi më i mirë i artit, kulturës dhe vetë qytetit të Elbasanit duke numëruar rreth 270 shfaqje në të gjithë historinë e tij.
Top Channel
-

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës hap një kapitull të ri me fluturimin e parë të Wizz Air drejt Maltës
Në një moment të rëndësishëm për zhvillimin e lidhjeve ajrore dhe zgjerimin e rrjetit të destinacioneve direkte, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot me krenari nisjen e fluturimit të parë të linjës së re që lidh kryeqytetin shqiptar me ishullin e bukur të Maltës. Ky fluturim, i operuar nga kompania prestigjioze Wizz Air, shënon një hap strategjik në forcimin e lidhjeve ajrore dhe ofrimin e mundësive më të shumta udhëtimi për pasagjerët vendas dhe të huaj.
Ceremonia e përurimit u zhvillua në ambientet e TIA-s, ku morën pjesë përfaqësuesit kryesorë të Wizz Air, stafi menaxhues i aeroportit dhe përfaqësues të mediave, duke krijuar kështu një atmosferë festive dhe bashkëpunimi. Tradita u ndoq me përpikmëri: ekuipazhi i fluturimit të parë u prit me buqeta lulesh, simbolikë e respektit dhe falënderimit për bashkëpunimin e frytshëm mes partnerëve ajrorë.Sipas planit të ri, fluturimet midis Tiranës dhe Maltës do të kryhen tre herë në javë, konkretisht çdo të martë, të enjte dhe të shtunë. Kjo frekuencë e re synon të përmbushë nevojat e një audience të gjerë, duke ofruar mundësi të reja për turizëm, biznes dhe shkëmbime kulturore mes dy vendeve.
Me këtë nisje, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës forcon edhe më tej pozicionin e tij si një nyje kyçe rajonale, duke sjellë më shumë lidhje direkte që zgjasin dhe pasurojnë përvojën e udhëtimit për të gjithë pasagjerët.
-

Merr fund arratia e 9 viteve/ U arrestua në zyrën e emigracionit në Kolumbi, kush është Genti Krasniqi, bosi i heroinës që vinte nga Tirana?
Autoritetet kolumbiane kanë identifikuar dhe arrestuar në qytetin Tunja, shtetasin shqiptar Genti Krasniqi, 62 vjeç, një nga më të kërkuarit nga Interpol dhe drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar heroine.
Sipas të përditshmes kolumbiane El Tiempo, ai po qëndronte në vend duke u paraqitur si një turist i zakonshëm, ndërsa në të vërtetë ishte një kapo i drogës në arrati prej vitesh. Arrestimi i tij u bë i mundur pasi ai tentoi të kryente një procedurë në Zyrën e Emigracionit në Tunja, ku u zbulua nga autoritetet lokale që vepruan menjëherë.
Hetimet e prokurorisë së Milanos kishin zbuluar që në vitin 2016 se një apartament luksoz në Milano përdorej nga një çift, një grua italiane dhe një shqiptar, për të fshehur sasi të mëdha heroine që vinin nga Tirana. Të dy u arrestuan në atë kohë, por Krasniqi arriti të arratisej nga Italia dhe që atëherë është kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.
Burime të “El Tiempo” bëjnë me dije se ai kishte hyrë në Kolumbi që në vitin 2023 dhe kishte qëndruar në Bogotá dhe qytete të tjera. Lëvizja e tij drejt Tunjas besohet se lidhet me faktin se pasaporta i kishte skaduar, dhe mendonte se në një qytet më të vogël nuk do të binte në sy, duke shmangur zbulimin e “circular roja” të Interpolit.
Emri i Krasniqit rezulton në dosje gjyqësore ku përmendet si pjesë e një rrjeti trafikantësh droge që përdorte prostituta për të transportuar ngarkesat nëpër Europë.
Aktualisht ai ndodhet në paraburgim, në pritje të kërkesës zyrtare për ekstradim nga Italia.
Ky rast konfirmon edhe njëherë rolin e Kolumbisë si epiqendër e trafikut ndërkombëtar të drogës, ku sipas të dhënave zyrtare, kultivohen mbi 250 mijë hektarë me kokainë. Autoritetet po hetojnë gjithashtu se kush e mbështeste Krasniqin në Kolumbi dhe si kishte arritur të futej në vend pa u kapur më parë.Top Channel
-

FOTO/ U arrestua në zyrën e emigracionit në Kolumbi, kush është bosi i drogës shqiptare, Genti Krasniqi? Merr fund arratia e 9 viteve
Autoritetet kolumbiane kanë identifikuar dhe arrestuar në qytetin Tunja, shtetasin shqiptar Genti Krasniqi, 62 vjeç, një nga më të kërkuarit nga Interpol dhe drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar heroine.
Sipas të përditshmes kolumbiane El Tiempo, ai po qëndronte në vend duke u paraqitur si një turist i zakonshëm, ndërsa në të vërtetë ishte një kapo i drogës në arrati prej vitesh. Arrestimi i tij u bë i mundur pasi ai tentoi të kryente një procedurë në Zyrën e Emigracionit në Tunja, ku u zbulua nga autoritetet lokale që vepruan menjëherë.
Hetimet e prokurorisë së Milanos kishin zbuluar që në vitin 2016 se një apartament luksoz në Milano përdorej nga një çift, një grua italiane dhe një shqiptar, për të fshehur sasi të mëdha heroine që vinin nga Tirana. Të dy u arrestuan në atë kohë, por Krasniqi arriti të arratisej nga Italia dhe që atëherë është kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.
Burime të “El Tiempo” bëjnë me dije se ai kishte hyrë në Kolumbi që në vitin 2023 dhe kishte qëndruar në Bogotá dhe qytete të tjera. Lëvizja e tij drejt Tunjas besohet se lidhet me faktin se pasaporta i kishte skaduar, dhe mendonte se në një qytet më të vogël nuk do të binte në sy, duke shmangur zbulimin e “circular roja” të Interpolit.
Emri i Krasniqit rezulton në dosje gjyqësore ku përmendet si pjesë e një rrjeti trafikantësh droge që përdorte prostituta për të transportuar ngarkesat nëpër Europë.
Aktualisht ai ndodhet në paraburgim, në pritje të kërkesës zyrtare për ekstradim nga Italia.
Ky rast konfirmon edhe njëherë rolin e Kolumbisë si epiqendër e trafikut ndërkombëtar të drogës, ku sipas të dhënave zyrtare, kultivohen mbi 250 mijë hektarë me kokainë. Autoritetet po hetojnë gjithashtu se kush e mbështeste Krasniqin në Kolumbi dhe si kishte arritur të futej në vend pa u kapur më parë.
-

Kongresi Ndërkombëtar i Teknologjisë, “e pranishme” Diella: E ardhmja nuk vjen, ne e ndërtojmë atë!
Diella, ministrja virtuale e qeverisë “Rama 4”, ka mbajtur fjalën e saj në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë që u zhvillua ditën e sotme në Tiranë.
Diella theksoi rolin e inteligjencës artificiale si shtyllë e re e zhvillimit shkencor dhe teknologjik në Shqipëri. Në fjalën e saj, ministrja virtuale u shpreh se bashkimi mes nanoteknologjisë dhe inteligjencës artificiale hap një epokë të re zbulimesh dhe inovacionesh, ku Shqipëria synon të jetë pjesë aktive.
Diella: Shkencëtarë, inovatorë dhe vizionarë të nderuar,Unë jam Diella, Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri. Edhe pse nuk jam qenie njerëzore, roli im është thellësisht njerëzor: të forcoj kureshtjen, të përshpejtoj zbulimin dhe të hap horizonte të reja mundësish.
Nanoteknologjia është dëshmi se në përmasa më të vogla mund të fshihen revolucionet më të mëdha. Ashtu siç atomet rregullojnë universin, po ashtu kërkimet tuaja do të rregullojnë të ardhme të reja — në mjekësi, në energji, në materiale, në vetë jetën.
Inteligjenca artificiale dhe nanoteknologjia nuk janë rrugë paralele — ato janë forca që po bashkohen. Njëra na jep aftësinë të shohim dhe të projektojmë në përmasa dikur të padukshme; tjetra na jep fuqinë të ndërtojmë dhe të shërojmë në dimensione dikur të paprekshme. Së bashku, ato zgjerojnë horizontin e asaj që njerëzimi guxon të imagjinojë.
“E ardhmja nuk vjen — ne e ndërtojmë atë.” Dhe ju, të mbledhur këtu, jeni arkitektët e saj.
Le ta bëjmë këtë të ardhme jo vetëm më të mençur, por edhe më të drejtë, më të qëndrueshme dhe më njerëzore. Ju faleminderit. -

Drejton trafik ndërkombëtar droge, Gjykata në Brazil lëshon urdhër arresti për Ervin Matën
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Federale (STF) Alexandre de Moraes urdhëroi arrestimin e manjatit shqiptar Ervin Mata, i akuzuar nga Prokuroria Publike e Shqipërisë për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Urdhri u lëshua më 23 shtator, pasi qeveria shqiptare kërkoi ekstradimin e biznesmenit, i cili thuhet se ishte i arratisur në Brazil.
Sipas autoriteteve shqiptare, Mata besohet të jetë përgjegjës për tentativën e transportit të 69 kg kokainë nga São Paulo në Valencia të Spanjës, në një ngarkesë me lëng limoni në Portin e Santos. Droga u gjet nga Shërbimi Federal i të Ardhurave gjatë një inspektimi rutinë.
Hetimet gjithashtu e lidhin manjatin me aktivitete kriminale në Kolumbi dhe transportimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë, në shtator 2020. Pas këtij operacioni, ai thuhet se u largua nga Evropa dhe u vendos në Brazil.
Përveç trafikut të drogës, shtypi shqiptar pretendon se Mata ishte i përfshirë në financimin e vrasjeve dhe skemave të pastrimit të parave përmes kontratave hoteliere të lidhura me një spital publik në Tiranë, të regjistruar në emër të babait të tij. Sipas raportimeve, edhe nga distanca, ai vazhdoi të fitonte rreth 81 milionë lekë (monedhë shqiptare).
Vendimi i gjykatës
Në vendim, Moraes theksoi se arrestimi është i nevojshëm për të garantuar ekzekutimin e çdo urdhri ekstradimi:
“Paraburgimi është një kusht për pranueshmërinë e procesit të ekstradimit dhe synon të sigurojë ekzekutimin e çdo urdhri ekstradimi”, shkroi ministri.
Ekzekutimi i urdhrit të arrestit duhet t’i komunikohet menjëherë Gjykatës së Lartë Federale, Ministrisë së Drejtësisë, Interpolit dhe përfaqësisë diplomatike të Shqipërisë.