Tag: ndërkombëtar

  • Operacioni ndërkombëtar “Ura” goditi në maj një rrjet kriminal në Itali, ku janë të përfshirë edhe shtetas shqiptarë

    Operacioni ndërkombëtar “Ura” goditi në maj një rrjet kriminal në Itali, ku janë të përfshirë edhe shtetas shqiptarë

    Më datën 21 maj të këtij viti, operacioni ndërkombëtar “Ura” goditi 52 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
    Drejtoria Antimafia e Barit sekuestroi 100 mijë euro cash dhe një vilë në zonën Torre a Mare.Sipas vendimit të gjykatës, pasuritë dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës midis Shqipërisë, Belgjikës dhe rajonit të Pulias në Itali.
    Kjo sekuestro është pjesë e një hetimi më të gjerë të Prokurorisë Antimafia të Barit dhe SPAK-ut në Tiranë, që synon goditjen e rrjeteve kriminale shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës.
    Sipas burimeve në Itali, këtu shtohen sekuestrimeve të mëparshme të realizuara në maj ndaj disa të hetuarve, ku u konfiskuan pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme në Shqipëri dhe Itali, me vlerë prej miliona eurosh.

  • Panairi i 14-të Ndërkombëtar i Patentave hapet në Dalian

    Panairi i 14-të Ndërkombëtar i Patentave hapet në Dalian

    Panairi i 14-të Ndërkombëtar i Patentave të Kinës u hap të hënën në Dalian, provinca Liaoning, duke tërhequr 317 ekspozues nga 14 vende dhe rajone, përfshirë Kinën, Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Korenë e Jugut.
    I organizuar nga Administrata Kombëtare e Pronësisë Intelektuale e Kinës, eventi treditor promovoi transformimin dhe shfrytëzimin e patentave për të fuqizuar zhvillimin inovativ, shkruan “China Daily”.Panairi njihet si një nga ngjarjet profesionale më prestigjioze dhe të specializuara në sektorin e Pronësisë Intelektuale të Kinës.
    Që nga fillimi i tij në vitin 2002, panairi është bërë një tubim i madh për shfaqjen e arritjeve të inovacionit vendas dhe ndërkombëtar, si dhe për lehtësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

  • Megaoperacion Antimafia në Itali: Goditet rrjet ndërkombëtar droge me lidhje të forta shqiptare

    Megaoperacion Antimafia në Itali: Goditet rrjet ndërkombëtar droge me lidhje të forta shqiptare

    Nga Alba Kepi

    Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Milanos, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimeve Antimafia (D.D.A.), ka zhvilluar sot një operacion të gjerë kundër një organizate kriminale e armatosur që merrej me trafik ndërkombëtar të kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës.

    Në total janë arrestuar 15 persona – 12 janë arrest me burg, ndërsa 3 janë vendosur në arrest shtëpie. Të gjithë janë të dyshuar si pjesëtarë të një strukture të lidhur me ’Ndrangheta-n kalabreze, e cila kishte ngritur një sistem të sofistikuar për transportin dhe shpërndarjen e drogës në Lombardi dhe Kalabri.

    Lidhjet shqiptare në rrjetin mafioz

    Gjatë hetimeve, autoritetet italiane kanë zbuluar lidhje të drejtpërdrejta mes klaneve mafioze kalabreze dhe grupeve kriminale shqiptare, të cilat luanin një rol qendror në furnizimin dhe shpërndarjen e drogës.

    Sipas Prokurorisë së Milanos, grupet shqiptare kishin krijuar kanale të qëndrueshme bashkëpunimi me rrjetet e ’Ndrangheta-s dhe Camorra-s, duke garantuar marrjen e kokainës nga Amerika e Jugut dhe transportimin e saj drejt Italisë e vendeve të Europës Veriore.

    Hetuesit theksojnë se përfshirja shqiptare ka qenë thelbësore në fazat operative të trafikut, veçanërisht në kontaktet me furnizuesit jashtë Europës dhe në menaxhimin e shpërndarjes në tregjet italiane. Në më pak se një vit, ky grupim– ku vepronin edhe elementë shqiptarë – kishte trafikuar sasi kokaine me vlerë mbi 18 milionë euro.

    Rrjet mafioz shumëkombësh

    Hetimet kanë zbuluar bashkëpunime të ngushta mes ’Ndrangheta-s dhe rrjeteve kriminale shqiptare, kampane, me degë në Europën Veriore dhe Amerikën e Jugut.

    Gjithashtu, operacioni ka dokumentuar marrëdhënie të forta mes familjeve mafioze “Papalia-Carciuto”, “Marando-Trimboli” dhe “Barbaro ‘U Castanu”, të lidhura me klanin “Di Lauro” të Camorra-s së Napolit.

    Çdo anëtar i grupit, përfshirë edhe shqiptarët në hetim, kishte rol të veçantë e të domosdoshëm, duke kontribuar me kontaktet ndërkombëtare dhe aftësitë logjistike për të siguruar hyrjen e drogës në Europë.

    Hetime me ndihmën e Europol-it

    Në kuadër të bashkëpunimit me Europol-in, janë siguruar dhe deshifruar komunikime të koduara nga pajisje të përdorura nga të dyshuarit për të planifikuar transportet dhe për të kryer pagesat përmes sistemit informal të transferimit të parave të njohur si “fei ch’ien”.

    Aktualisht, po zhvillohen kontrollo në provincat e Milanos, Pavias dhe Reggio Calabrias, me pjesëmarrjen e njësive antidrogë dhe “cashdog” për zbulimin e drogës dhe parave të padeklaruara.

    Deklarata e autoriteteve

    Prokuroria e Milanos ka theksuar se operacioni tregon bashkëpunimin e ngushtë midis autoriteteve italiane dhe agjencive ndërkombëtare, si dhe rrezikun e rritjes së rolit të grupeve shqiptare në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

  • Arrestimi Durrës/ Fshehën emigrantë në kamionë – njëri prej tyre, kriminel në kërkim ndërkombëtar

    Arrestimi Durrës/ Fshehën emigrantë në kamionë – njëri prej tyre, kriminel në kërkim ndërkombëtar

    Fshehën në kamionët që drejtonin, 5 shtetas shqiptarë që synonin të dilnin ilegalisht jashtë shtetit, arrestohen 2 shtetas.
    Njëri prej të shtetasve të fshehur në kamionë, në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me mbi 7 vjet e gjysmë burgim, për vjedhje në Itali, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
    Sekuestrohen kamionët, mjete identifikimi dhe celularë.
    Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, si dhe si rezultat i administrimit të shpejtë dhe profesional të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit finalizuan operacionin “Rolet”.
    Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit G. Xh., 48 vjeç dhe E. B., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në kamionët që drejtonin, në dalje të Republikës së Shqipërisë, u gjetën të fshehur 5 shtetas shqiptarë.
    Nga verifikimet e mëtejshme në kuadër të këtij operacioni dhe nga shkëmbimi i informacionit ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, rezultoi se njëri prej 5 shtetasve që synonin të dilnin ilegalisht jashtë shtetit, konkretisht shtetasi Indrit Lleshi alias Ibrahim Lleshi, 34 vjeç, i lindur në Dibër, ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Ankonës, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet, 6 muaj e 9 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 34-vjeçari u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

  • Pesë persona të fshehur në kamion për t’u larguar nga Shqipëria, njëri prej tyre në kërkim ndërkombëtar

    Pesë persona të fshehur në kamion për t’u larguar nga Shqipëria, njëri prej tyre në kërkim ndërkombëtar

    Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Rolet”, duke arrestuar dy shtetas nga Tirana, G. Xh., 48 vjeç dhe E. B., 45 vjeç, të cilët kishin fshehur në kamionët që drejtonin pesë shtetas shqiptarë që synonin të largoheshin ilegalisht nga vendi.
    Sipas njoftimit të policisë, njëri prej personave të fshehur, rezulton të jetë I.L, 34 vjeç, i cili është në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Ai është dënuar nga Gjykata e Ankonës me mbi 7 vjet burg për vjedhje, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
    “Nga verifikimet e mëtejshme në kuadër të këtij operacioni dhe nga shkëmbimi i informacionit ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, rezultoi se njëri prej 5 shtetasve që synonin të dilnin ilegalisht jashtë shtetit, konkretisht shtetasi Indrit Lleshi alias Ibrahim Lleshi, 34 vjeç, i lindur në Dibër, ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Ankonës, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet, 6 muaj e 9 ditë burgim, për veprën penale ‘Vjedhja’, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 34-vjeçari u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali.”, thuhet në njoftimin e Polcisë.
    Në kuadër të operacionit u sekuestruan kamionët, mjete identifikimi dhe celularë. 34-vjeçari u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin në Itali, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

  • Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh dhe prostitucion, arrestohet në Murriqan 56-vjeçari

    Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh dhe prostitucion, arrestohet në Murriqan 56-vjeçari

    Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së shtetasin Spartak Joanu, 56 vjeç, banues në Fier.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali.

    Top Channel

  • Italia e dënoi me 16 vite burg, fieraku arrestohet në Murriqan. Ja akuzat që “rëndojnë” mbi të, pritet ekstradimi(EMRI)

    Italia e dënoi me 16 vite burg, fieraku arrestohet në Murriqan. Ja akuzat që “rëndojnë” mbi të, pritet ekstradimi(EMRI)

    Arrestohet në pikën kufitare të Murriqanit, një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 
    Policia e Shkodrës njofton se si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u kap duke hyrë në Shqipëri, shtetasi Spartak Joanu., 56 vjeç, banues në Fier. 
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian. 
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali. 

  • Arrestohet 38-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, i dënuar me 10 vite burg për kultivim dhe trafikim kanabisi

    Arrestohet 38-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, i dënuar me 10 vite burg për kultivim dhe trafikim kanabisi

    Një 38-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë, pasi rezultonte person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

    Adjol Kushtaj ishte shpallur në kërkim nga Italia, ku është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Apelit në Firence. Ai akuzohet për kultivim të kanabisit, prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike, si dhe trafik droge në bashkëpunim me persona të tjerë.
    Arrestimi i tij është bërë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të forcave të rendit. Kushtaj është ndaluar në mënyrë të përkohshme dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin.
     
    Njoftimi i Policisë:
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Ombra”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë.
    I dënuar nga autoritetet italiane me 10 vite burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, lokalizohet dhe vihet në pranga 38-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara si dhe në bashkëpunim me zyrat homologe të Interpolit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ombra”.
    Si rezultat, në lagjen “Kushtrimi”, u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit:
    * Adjol Kushtaj, 38 vjeç, banues në Vlorë.
    Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Firence, Itali, me vendimin e datës 23.11.2023, e ka dënuar me 10 vite burgim, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim, mbajtje dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Trafikim i narkotikëve” dhe “Krim i kryer në bashkëpunim”, sipas Legjislacionit Penal Italian dhe Ligjit për Narkotikët.
    Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë bashkëpunimin për procedurat e mëtejshme të ekstradimit.

  • I dënuar nga Italia me 10 vite burg, kapet në Vlorë 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë

    I dënuar nga Italia me 10 vite burg, kapet në Vlorë 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë

    Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti Italian dhe i dënuar me 10 vite burg për drogë, është kapur nga policia ditën e sotme në qytetin e Vlorës, me qellim ekstradimin drejt Italisë.

    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara si dhe në bashkëpunim me zyrat homologe të Interpolit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ombra”.
    Si rezultat, në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës, u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Adjol Kushtaj, 38-vjeçari banues në Vlorë.
    Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Firence, Itali, me vendimin e datës 23.11.2023, e ka dënuar me 10 vite burgim, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim, mbajtje dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Trafikim i narkotikëve” dhe “Krim i kryer në bashkëpunim”, sipas Legjislacionit Penal Italian dhe Ligjit për Narkotikët.
    Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë bashkëpunimin për procedurat e mëtejshme të ekstradimit.

    Top Channel

  • Ekstradimi nga Dubai në Shqipëri, publikohen pamjet kur Cllevio mbërrin në Rinas

    Ekstradimi nga Dubai në Shqipëri, publikohen pamjet kur Cllevio mbërrin në Rinas

    Mbrëmjen e së mërkurës është finalizuar një nga operacionet e profilit të lartë të Policisë së Shtetit, që solli në Shqipëri ekstradimin e reperit Kleviol Ahmetaj, i njohur ndryshe me emrin artistik “Cllevio”. 39-vjeçari, me origjinë nga Lushnja, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, përfshirë përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë.
    Autoritetet shqiptare kishin lëshuar urdhër arresti ndaj tij pas vendimeve të Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe Gjykatës së Fierit, të cilat e kishin dënuar për përndjekje të vazhdueshme ndaj këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dhe familjes së tij. Akuza përfshin ngacmime të përsëritura fizike dhe sulme verbale në rrjetet sociale.
    Gjykata e Apelit në vitin 2024 i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa më herët, Gjykata e Fierit e kishte dënuar me 9 muaj burg për largim nga vendqëndrimi i caktuar me vendim gjyqësor.
    Arrestimi i Ahmetajt u realizua në Dubai në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, falë bashkëpunimit mes Interpolit shqiptar dhe zyrës homologe në Abu Dhabi.
    Pas ekstradimit të suksesshëm, pritet që Cllevio të përballet me drejtësinë shqiptare për akuzat e ngritura ndaj tij. Rasti i Cllevios rikthen në vëmendje diskutimin për përhapjen e përndjekjes në rrjetet sociale dhe pasojat ligjore që sjell.https://youtube.com/shorts/qdUQ-J1r0AE?si=qj5mU3J35ZwjLkfx