Tag: ndërkombëtar

  • Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025, kryeson Azia

    Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025, kryeson Azia

    Nëse pritja në një aeroport ju tingëllon si torturë, atëherë nuk keni qenë në Changi, Singapor.

    Aeroporti u emërua “Aeroporti më i mirë në botë” për herë të 13-të nga organizata globale e vlerësimit të aviacionit Skytrax, duke konfirmuar reputacionin e tij si një destinacion dhe jo vetëm një pikë tranziti.
    Changi, përveç funksionalitetit dhe estetikës së tij, ofron eksperienca që prekin nivelin e një parku tematik, kopshte fluturash, një ujëvarë 40 metra, kinema, muze, kënde lojërash, një park tematik për dinosaurët dhe sigurisht Jewel, një qendër tregtare dhjetëkatëshe që tërhoqi 80 milionë vizitorë vetëm në 2024.
    Gastronomi, pastërti dhe… luks
    Siç raporton CNN, përveç çmimit kryesor, Changi fitoi edhe çmimet për Eksperiencën më të Mirë të ngrënies, Tualetet më të Pastra të Aeroportit dhe Aeroportin më të Mirë në Azi.
    Njëkohësisht është në proces investimi mbi 2 miliardë lekë. dollarë, ndërkohë që po ndërtohet një terminal i 5-të, i cili pritet të jetë funksional në vitet 2030.
    Lista e plotë e aeroporteve më të mira për vitin 2025 sipas Skytrax:
    1.Aeroporti Changi i Singaporit
    2.Aeroporti Ndërkombëtar Hamad (Katar – gjithashtu Aeroporti më i mirë i blerjeve dhe në Lindjen e Mesme)
    3.Aeroporti Haneda i Tokios (Aeroporti më i pastër në botë)
    4. Aeroporti Ndërkombëtar Incheon (Stafi Ndërkombëtar i Aeroportit më të Mirë)
    7. Aeroporti Charles de Gaulle i Parisit (Më i miri në Evropë për të 3-tin vit radhazi)
    8. Aeroporti Fiumicino i Romës
    9. Aeroporti i Mynihut 10. Aeroporti i Cyrihut
    11 . Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait
    12. Aeroporti Helsinki-Vantaa
    13. Aeroporti Ndërkombëtar i Vankuverit (vetëm një në SHBA/Kanada)
    14. Aeroporti i Stambollit (Aeroporti më i mirë familjar)
    15. Aeroporti Ndërkombëtar i Vjenës
    16. Aeroporti Ndërkombëtar i Melburnit
    17. Aeroporti Ndërkombëtar Chubu Centrair (Aeroporti më i mirë rajonal)
    18. Aeroporti i Kopenhagës (Procedura më e mirë e sigurisë)
    19. Aeroporti Schiphol i Amsterdamit
    20. Aeroporti Ndërkombëtar i Bahreinit.
    Londra Heathrow, pavarësisht se ishte aeroporti më i ngarkuar në Evropë, nuk mori asnjë vlerësim. I vetmi aeroport në Afrikë që ka marrë një çmim është Cape Town, i cili u shpall më i miri në Afrikë.
    Tajvani u nderua për shërbimin më të mirë të marrjes së bagazheve, ndërsa Kopenhaga për sigurinë më të mirë.
    Çmimet e sivjetme u mbajtën në Madrid më 9 prill, në një ceremoni që konfirmoi dominimin e Azisë në sektorin e aviacionit, duke lënë SHBA-në dhe Evropën në një rol “ndjekës” për sa i përket cilësisë, përvojës dhe inovacionit në infrastrukturën e aeroportit.

    Top Channel

  • Greva, annulohen të gjitha fluturimet nga Shqipëria në Greqi

    Greva, annulohen të gjitha fluturimet nga Shqipëria në Greqi

    Ashtu si dhe ishte lajmëruar më herët pothuajse të gjitha fluturimet drejt Greqisë të planifikuara për ditën e sotme janë anuluar për shkak të protestës masive të punonjësve të aviacionit në vendin fqinj.
    Greva 24-orëshe e punonjësve greke ka ndikuar edhe në vendin tonë, pasi bëhet me dije se janë anuluar gjashtë fluturime.
    Sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bëhet fjalë për tre fluturime të anuluara nga Tirana drejt Athinës dhe tre të tjera nga kryeqyteti i Greqisë drejt vendin tonë.
    Lidhur me këtë situatë ka ardhur dhe një reagim nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, të cilët u kanë bërë thirrje të gjithë udhëtarëve se të gjitha fluturimet me Greqinë janë anuluar dhe për më shumë informacione të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse.
    “Njoftim i rëndësishëm për të gjithë pasagjerët! Dëshirojmë t’ju informojë se, për shkak të një greve të paralajmëruar në aeroportin ndërkombëtar të Athinës, të gjitha fluturimet drejt dhe nga Greqia do të anulohen gjatë gjithë ditës së sotme.
    Këshillojmë pasagjerët të kontaktojnë kompaninë ajrore përkatëse për më shumë informacion mbi riorganizimin e udhëtimit dhe mundësitë e rimbursimit apo ri-programimit të biletave.
    Ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të mundshëm dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza.
    Kujtojmë se prej mëngjesit të sotëm disa qytete të Greqisë janë paralizuar si pasojë e protestave të thirrura nga Konfederata e Përgjithshme e Sektorit privat dhe ajo e administratës shtetërore.
    Në këtë protestë 24 orëshe po marrin pjesë federata, sindikata dhe shoqata nga sektori privat dhe publik, të cilët kërkojnë rritje pagash dhe rikthimin e pagës së 13 dhe të 15 dhe të kontratës kolektive të punës.
    Gjithashtu, ata janë edhe kundër inflacionit dhe shtrenjtimit të produkteve. Në disa qytete qarkullimi i automjeteve është “paralizuar”. Qindra fluturime janë anuluar, anijet do të qëndrojnë të ankoruara në porte.
    Në grevë përveç mësuesve dhe pedagogëve, marrin pjesë studentët duke protestuar ndër të tjera për nivelin e arsimit, pasigurinë e tarifave të shkollave dhe duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj universiteteve private.

  • “Ramës iu anulua darka zyrtare në Këshillin e Europës”/ Nuk përmbahet Berisha: Skandal ndërkombëtar

    “Ramës iu anulua darka zyrtare në Këshillin e Europës”/ Nuk përmbahet Berisha: Skandal ndërkombëtar

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një konferencë për mediat, ku ka folur për vizitën e tij në Këshillin e Europës në Strasburg. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se ishte “zëri i shqiptarëve” në këtë forum ndërkombëtar, duke denoncuar situatën në Shqipëri si një narko-shtet dhe narko-diktaturë.
    Një nga momentet kryesore të deklaratës së Berishës ishte anulimi i një darke zyrtare që ishte planifikuar për kryeministrin Edi Rama në Këshillin e Europës. Berisha e cilësoi këtë si një “turp të madh” dhe një “skandal ndërkombëtar,” duke shtuar se Rama nuk ishte i denjë për të marrë pjesë në këtë ngjarje.
    “Unë dje në KiE isha zëri i shqiptarëve. Në Strasburg fola për narko-shtetin dhe narko-diktaturën në Shqipëri. Ramës iu anulua një darkë zyrtare në Këshillin e Europës. Anulimi i darkës zyrtare për Ramën, është një turp i madh dhe skandal ndërkombëtar. Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ishte i denjë për këtë darkë”, tha kreu i PD.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    U ktheva nga një udhëtim, qëndrim dhe vizitë njëditore në Strasburg, i ftuar nga grupi i Partisë Popullore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, por edhe grupi i demokratëve konservatorë në këtë asamble, për të shkëmbyer mendime për gjendjen në Shqipëri. Në këtë vizitë, u prita në një takim të veçantë nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Rusopulos. U takova në takime të veçanta me delegacionin parlamentar në këtë asamble të Italisë, Suedisë, Greqisë.
    Zhvillova një takim të veçantë në komitetin prestigjioz të antitorturës në këtë institucion. Takova zyrtarë dhe miq të shumtë. Në karrierën time politike, ky institucion është institucioni i parë që unë kam vizituar si President Republike. Këshilli i Europës është institucioni më i vjetër evropian pas Luftës së Dytë Botërore, i cili në themel ka zgjedhjet e lira, liritë dhe të drejtat e qytetarëve evropiane. Me këtë institucion kam pasur marrëdhënie intensive, qoftë si president apo kryeministër, qoftë si kryetar i partisë më të madhe opozitare.
    Këshilli i Europës me bankën e tij dhe me ekspertizat e jashtëzakonshme i ka dhënë Shqipërisë një ndihmë shumë ët madhe financiare, teknike në betejën kundër korrupsionit, në të gjitha problemet e autonomisë lokale dhe rajonale, në çështjet e demokracisë. Ai këshill, me iniciativën e Sali Berishës ka votuar rezoluta kundër regjimit socialist në kohën kur isha në opozitë. Kësaj here, pas 13 vitesh, unë përsëri aty isha në shtëpinë time dhe pata një pritje shumë miqësore dhe të përzemërt. Ishte një kënaqësi e madhe që unë dje isha zëri i të gjithë shqiptarëve në atë institucion, zë që ka munguar kaq e kaq vite.
    Por duhet t’u them këtu, ishte një kënaqësi shumë e veçantë, pas të themi pothuajse skandalit ndërkombëtar të Edi Ramës, çka kishte detyruar në një akt të pashembullt me një lider evropian, kishte detyruar drejtuesit e këtij institucioni të anulojnë darkën zyrtare të parashikuar për kryeministrin e Shqipërisë, pasi ai nuk ishte i denjë për këtë darkë. Nuk ishte i denjë, ia anuluan darkën. Nuk po ndalem në reagimet e tij pas anulimit të darkës që janë një turp i madh për të mos thënë dhe gjer më shumë.
    Por tani po informoj shqiptarët se unë aty isha zëri i tyre, zë që u paraqiti grupeve parlamentare të vërtetat mjerisht pak të njohura mbi regjimin e Edi Ramës, narkoshtetin dhe narkodiktaturën në Shqipëri. Mendoj se ishte shumë e dobishme dhe e domosdoshme që parlamentaret e grupeve kryesore parlamentare siç është grupi i PPE në këtë institucion, të mësonin me dokumente dhe fakte të pakundërshtueshme, të vërtetat e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të cilat u ndoqën me interes shumë të madh.

  • Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy persona/ GJKKO cakton masën…

    Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy persona/ GJKKO cakton masën…

    Ekstradohet nga Italia një 50 vjeçar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”. Si rezultat i bashkëpunimit me homologët, kapen dhe ekstradohen në Shqipëri dy të kërkuar. Ekstradohet nga Gjermania një 18-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim.
    1-Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në Policinë gjermane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u kryen procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.18 vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë (të gjithë të mitur), kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.
    2-Gjithashtu po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u ekstradua nga Italia, shtetasi shqiptar I. N., 50 vjeç.Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

  • Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy persona nga Gjermania dhe Italia

    Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy persona nga Gjermania dhe Italia

    Dy persona të shpallur në kërkim janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia.Mësohet se është ekstraduar nga Gjermania një 18-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
    Ndërkohë nga Italia është ekstraduar një 50-vjeçar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”.“Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në Policinë gjermane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u kryen procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Tiranë.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
    18 vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë (të gjithë të mitur), kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.
    Gjithashtu po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u ekstradua nga Italia, shtetasi shqiptar I. N., 50 vjeç.
    Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, njofton policia.

  • EMRI/ I shpallur në kërkim dhe i dënuar nga GJKKO me burg, ekstradohet nga Italia 50-vjeçari

    EMRI/ I shpallur në kërkim dhe i dënuar nga GJKKO me burg, ekstradohet nga Italia 50-vjeçari

    Si rezultat i bashkëpunimit me homologët, kapen dhe ekstradohen në Shqipëri dy të kërkuar.

    Ekstradohet nga Gjermania një 18-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim si dhe ekstradohet nga Italia një 50 vjeçar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”
    Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në Policinë gjermane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u kryen procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit Flavio Merkuri 18 vjeç, banues në Tiranë.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
    18 vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë (të gjithë të mitur), kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.
    Gjithashtu po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u ekstradua nga Italia, shtetasi shqiptar Ilia Ndoka, 50 vjeç.
    Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

    Top Channel

  • Vjedhje dhe pastrim parash! Ekstardohen dy persona nga Gjermania e Italia (EMRAT)

    Vjedhje dhe pastrim parash! Ekstardohen dy persona nga Gjermania e Italia (EMRAT)

    PAMJE NGA EKSTRADIMI

    TIRANË-Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia. Konkretisht nga Gjermania është rikthyer në atdhe, një 18-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim. Flavoi Merkuri në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë, kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë. 
    Ndërkohë nga Itali është ekstraduar një 50-vjeçar, të cilit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ilia Ndoka akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
    Njoftimi i policisë:
    Si rezultat i bashkëpunimit me homologët, kapen dhe ekstradohen në Shqipëri dy të kërkuar.
    Ekstradohet nga Gjermania një 18-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim.
    Ekstradohet nga Italia një 50 vjeçar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”
    1-Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në Policinë gjermane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u kryen procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Tiranë.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. 18 vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë (të gjithë të mitur), kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.
    2-Gjithashtu po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u ekstradua nga Italia, shtetasi shqiptar I. N., 50 vjeç.
    Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”./ZËRI

  • Bombardimi i Izraelit ndaj magazinës së ndihmës saudite në Gaza ngjall zemërim në të gjithë Lindjen e Mesme

    Bombardimi i Izraelit ndaj magazinës së ndihmës saudite në Gaza ngjall zemërim në të gjithë Lindjen e Mesme

    Granatimet izraelite dhe shkatërrimi i një magazine me furnizime mjekësore që i përkasin Qendrës Saudite për Kulturë dhe Trashëgimi në Gaza ka shkaktuar dënim të gjerë në të gjithë Lindjen e Mesme, me zyrtarët që e quajtën atë një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar humanitar.

    Në një deklaratë të transmetuar nga Agjencia Saudite e Shtypit (SPA), Liga Botërore Myslimane (MWL) denoncoi shënjestrimin e qeverisë izraelite të magazinës në lindje të Rafahut, e cila shkatërroi furnizimet jetike mjekësore të destinuara për të sëmurët dhe të plagosurit e Gazës. MWL dënoi gjithashtu një sulm në shkollën Dar al-Arqam, i cili rezultoi në dhjetëra viktima.

    Sekretari i Përgjithshëm i MWL Sheikh Dr. Mohammed bin Abdulkarim Al-Issa i quajti këto “krime të tmerrshme kundër civilëve dhe objekteve civile”, një “shkelje flagrante të të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare dhe humanitare”, sipas SPA.
    Ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që t’i trajtojë këto krime menjëherë, të aktivizojë mekanizmat e parandalimit dhe t’i mbajë autorët, përgjegjës.

    Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite u bëri jehonë këtyre ndjenjave, duke shprehur “dënim të fortë të përshkallëzimit izraelit” në territoret palestineze dhe “shënjestrimin e vazhdueshëm të civilëve të paarmatosur dhe strehimoreve të tyre”, sipas SPA.

    Ministria theksoi në mënyrë specifike sulmet si në magazinë e ndihmës saudite, ashtu edhe në shkollën Dar al-Arqam.

    Ministria theksoi më tej se “mungesa e mekanizmave të llogaridhënies ndërkombëtare”, i ka lejuar efektivisht forcat izraelite të vazhdojnë të shkelin ligjin ndërkombëtar humanitar pa u ndëshkuar./ Al Arabiya English.

  • Unioni Ndërkombëtar i Klubeve akuzon UEFA-n se ka bërë skandal te penalltia e Julian Alvarez!

    Unioni Ndërkombëtar i Klubeve akuzon UEFA-n se ka bërë skandal te penalltia e Julian Alvarez!

    4 Prill 2025

    23:24

    Telesport

    Penalltia e Julian Alvarez gjatë ndeshjes mes Atletico Madridit dhe Real Madridit, në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, vijon të ngjallë polemika. Unioni Ndërkombëtar i Klubeve, që mbështesin Atletico Madridin, ka akuzuar UEFA-n për manipulim të pamjeve filmike të momentit kur Alvarez ekzekuton penalltinë. Ky union ka kërkuar një analizë të thelluar nga ekspertë të njohur të fushës së mjekësisë ligjore.
    Sipas tyre, pamjet e publikuara nga UEFA – me të cilat institucioni synonte të qartësonte situatën – janë modifikuar. Në raportin e ekspertëve thuhet: “Është e qartë se videoja në fjalë është edituar”.
    Për të mbështetur dyshimet e tyre, Unioni i Klubeve Mbështetëse ka bashkëpunuar me një kompani të specializuar në analizën forenzike të materialeve audiovizive, duke u fokusuar në versionin e ofruar nga UEFA për të justifikuar anulimin e golit. Sipas tyre, ka prova që materiali është manipuluar, raporton AS.
    Në raportin e tyre theksohet: “Kjo na çon drejt një dyshimi të bazuar për qëllimet e atyre që qëndrojnë pas një ndërhyrjeje të tillë”. Për këtë arsye, Unioni kërkon sqarime nga UEFA dhe i bën thirrje që të publikojë versionin origjinal të videos dhe audios së momentit në fjalë, në mënyrë që të sigurohet transparencë e plotë dhe të kuptohen arsyet e ndërhyrjes në materialin filmik.

  • ‘Krimi i pranishëm në zgjedhje’, Bylykbashi: Ndërkombëtarët të informuar, do mbrojmë votën

    ‘Krimi i pranishëm në zgjedhje’, Bylykbashi: Ndërkombëtarët të informuar, do mbrojmë votën

    Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi, në një intervistë televizive, ngriti shqetësimin se krimi do të jetë i pranishëm gjatë zgjedhjeve të ardhshme. Ai theksoi se faktori ndërkombëtar është i informuar për emrat specifikë të personave të përfshirë në krim, për të cilët, sipas tij, Edi Rama ka vendosur të bashkëpunojë.
    Bylykbashi deklaroi se ndërkombëtarët janë në dijeni të përfshirjes së këtyre personazheve dhe e vuri theksin në rolin e Policisë së Shtetit, duke e cilësuar atë si një pjesë të piramidës kriminale që udhëhiqet nga drejtues të lartë të krimit. Ai gjithashtu u shpreh se ishte shumë shqetësuese që SPAK-u nuk i ka ndjekur këta individë, që janë të njohur dhe të identifikueshëm nga qytetarët.
    Në përfundim, Bylykbashi premtoi se Partia Demokratike do të vazhdojë të mbrojë votën e shqiptarëve dhe të përballet me këta individë të përfshirë në krim, duke nënvizuar se PD do të punojë për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët, duke bërë thirrje që Edi Rama të largohet përfundimisht nga pushteti.
    “Faktori ndërkombëtar është vënë në djeni, janë në djeni të emrave specifik të përfshirë në krim, por dhe personazheve që Edi Rama ka vendosur që të merret me ata. Është shumë interesante që dhe faktori ndërkombëtar i ka të skeduar këta persona. Por pyetja është që a nuk i sheh SPAK-u këta kriminelët që janë nëpër rrugë dhe i tregojnë të gjithë me gisht. Kështu që jemi në këtë situatë, do të bëjmë pjesën tonë padyshim, është që do të përballemi në çdo kuadrat me këta personazhe, do të mbrojmë votën shqiptarëve dhe do të bindim shqiptarët se ka ardhur koha që Edi Ramën ta arkivojnë njëherë e mirë,  sepse e ardhmja është e tyre dhe nuk mund t’ia marrë edhe katër vite të tjera Edi Rama.” tha Bylykbashi.