Tag: ndërkombëtar

  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia një person

    I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia një person

    Një person me iniciale E. L., është ekstraduar nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    “Si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit E. L.”, njofton policia.
    Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse GjKKO-ja, në muajin prill, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

    Top Channel

  • Spiropali: Njohja e Kosovës nga Siria, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar

    Spiropali: Njohja e Kosovës nga Siria, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar

    Siria ka njohur zyrtarisht sot pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke u bërë kështu një nga vendet më të fundit që i bashkohet listës së shteteve që e njohin Kosovën si shtet të pavarur.
    Ministrja Elisa Spiropali, në një reagim në rrjetin social “X” ka vlerësuar këtë hap si një arritje të rëndësishme në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.Lexo edhe :Related Posts
    Ajo ka theksuar se kjo njohje është rezultat i përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të Kosovës, si dhe i mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë.

    “Urime Kosovës për lajmin e mirë të njohjes së shtetit nga ana e Republikës Arabe të Sirisë.
    Kosova po përparon në rrugën e forcimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar, falë përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të saj për ndërtimin e një shteti demokratik e të zhvilluar, por edhe mbështetjes së miqve e partnerëve, të cilët e kanë ndihmuar procesin e saj të njohjes dhe shtetndërtimit.
    Falënderime me këtë rast edhe për Lartësinë e tij Mbretërore, Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud për mbështetjen e dhënë në kurorëzimin e kësaj njohjeje. Jam e bindur se njohje pas njohjeje, Republika e Kosovës do të sigurojë vendin e saj të merituar në familjen e madhe të kombeve. Edhe njëherë, urime Kosovë!”, shkruan Spiropali.

  • Panairi ndërkombëtar në Dubai, Kryeministri: Shqipëria ngjall interes me projektet spektakolare (VIDEO)

    Panairi ndërkombëtar në Dubai, Kryeministri: Shqipëria ngjall interes me projektet spektakolare (VIDEO)

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga panairi ndërkombëtar në Dubai, ku merr pjesë edhe Shqipëria me një pavion të veçantë.
    “Dhe me Pavionin e veçantë të Shqipërisë në Future Hospitality Summit, Dubai, ku u ekspozuan duke ngjallur shumë kërshëri e interes projektet spektakolare të Tiranës e të zonave të tjera turistike të vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.

    Në panair janë prezantuar projektet më të reja të zhvillimit turistik në vend, që synojnë të tërheqin investitorë nderkombetar drejt Shqipërisë.

  • Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohen dy vëllezërit në Durrës (EMRAT)

    Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohen dy vëllezërit në Durrës (EMRAT)

    PAMJE NGA ARRESTIMI

    DURRËS-Dy vëllezër, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen se janë pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës. Ergis dhe Arbin Hoxha banues në fshatin Manzë akuzohen nga Gjykata e Breshias për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Policia ka nisur procedurat e nevojshme për të bërë të mundur ekstradimin e të rinjve.
    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet operacioni i koduar “Brothers”, për kapjen e 2 shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Kapen dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, 2 vëllezër të akuzuar nga Gjykata e Breshias, si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
    Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, dhe i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u finalizua operacioni policor i koduar “Brothers”, për kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasve:E. H., 32 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, banues në fshatin Manzë.
    Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, i akuzon për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e 2 vëllezërve, në Itali.
     

  • Kreu i SPAK: Për ne, Ahmetaj në kërkim ndërkombëtar. Nëse do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë…

    Kreu i SPAK: Për ne, Ahmetaj në kërkim ndërkombëtar. Nëse do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë…

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, më 27 tetor, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me hetimet për inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.
    Ai u pyet se përse nuk i është marrë ende një dëshmi ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt, në arrati. Duke u ndalur tek kjo pyetje, Dumani tha se Ahmetaj mbetet person në kërkim ndërkombëtar, por megjithatë shtoi se “kushdo që dëshiron të marrë statusin e të penduarit dhe të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është i mirëpritur”.
    “SPAK ka hetuar, në kuadër të këtyre hetimeve, 71 persona të të gjitha niveleve; disa janë në vendime të formës penale të prerë, disa janë në proces hetimi. Lidhur me pyetjen që bëhet për ta trajtuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, këto dy procedime penale i kanë kaluar të gjitha fazat e hetimit gjyqësor dhe i kanë gjetur të drejtë kualifikimin ligjor të bërë nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Lidhur me pyetjen pse nuk e kam marrë ende z.Veliaj të pandehur, ju kujtoj se hetimet paraprake nuk kanë përfunduar, por vazhdojnë akoma. Lidhur me pyetjen për ish-ministrin Arben Ahmetaj, deklarimet publike të tij vlerësohen rast pas rasti. Për ne ai është një person në kërkim ndërkombëtar në lidhje me inceneratorët. Në rast se një person dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është mëse i mirëpritur”, tha Dumani.

  • Festivali ndërkombëtar i bandave, pesë grupet pjesëmarrëse i dhanë gjallëri rrugëve të Korçës

    Festivali ndërkombëtar i bandave, pesë grupet pjesëmarrëse i dhanë gjallëri rrugëve të Korçës

    Është mbyllur në Korçë festivali ndërkombëtar i Bandave “LuloFest”, ku 5 grupet pjesëmarrëse kanë performuar në pedonalen e qytetit të Korçës, ndërkohë që gjatë tre ditëve grupet kanë parakaluar për artdashësit korçarë në bulevardet kryesore dhe Pazarin e Vjetër.
    Udhëheqësi artistik i festivalit Ilir Kodhima, tregon se ky festival ja arriti të tërheqë vëmendjen jo vetëm të korçarëve, por e turistëve të huaj që kaluan fundjavën në këtë qytet.
    E veçanta e këtij festivali ishte grupi kalabrez, i ardhur për herë të parë në Shqipëri me këtë formacion frymor.

    “Jemi një grup muzikantësh dhe vijmë kryesisht nga Kalabria. Banda jonë është krijuar në vitin 1885 dhe tani jemi bashkuar për të ardhur në këtë qytet të bukur, shpresojmë të kënaqim dëgjuesit”, tha Esposito Cosimo.
    Gjatë ditëve të këtij festivali organizatorët kanë organizuar me pjesëmarrësit edhe aktivitete të tjera.
    /vizionplus.tv

  • Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

    Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

    Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe foto nga Berlini, ku në krah të saj shkruan se është i ftuar si njëri nga dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen.
    Sipas Ramës, në fokus të këtij takimi janë sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.
    “Berlin – Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen”, ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook.

  • Emri/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Gjakovës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tepelenë 44-vjeçari

    Emri/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Gjakovës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tepelenë 44-vjeçari

    Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 70”, forcat e Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale arrestuan në Tepelenë shtetasin Nelson Shehu, 44 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës.

    Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata Themelore e Gjakovës kishte caktuar ndaj tij më datë 6 shkurt 2025 masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
    “Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale finalizuan me sukses operacionin ‘Operacionalja 70’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
    Interpol Tirana po kryen procedurat për ekstradimin e 44-vjeçarit në Kosovë, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat ndaj tij.

    Top Channel

  • Kuba dorëzon baronin kinez, trafikanti i madh i fentanilit ekstradohet në SHBA pas arratisjes spektakolare

    Kuba dorëzon baronin kinez, trafikanti i madh i fentanilit ekstradohet në SHBA pas arratisjes spektakolare

    Një nga “kokat” më të kërkuara të trafikut ndërkombëtar të drogës, Zhi Dong Zhang, i njohur me pseudonimet Brother Wang, Pancho dhe HeHe, është arrestuar dhe ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë fund një arratisjeje spektakolare që nisi muaj më parë në Meksikë.

    Qeveria kubane njoftoi të enjten se kishte ekstraduar Zhang-un në Meksikë, ndërsa autoritetet meksikane konfirmuan menjëherë dorëzimin e tij në SHBA, ku përballet me akuza për trafik droge dhe pastrim parash.
    Sipas Departamentit të Drejtësisë amerikan, Zhang akuzohet për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të fentanilit dhe për pastrimin e miliona dollarëve për kartelet më të fuqishme meksikane, Sinaloa dhe Jalisco New Generation (CJNG).
    Ish-agjenti i DEA-s, Mike Vigil, e përshkroi atë si “lidhjen kyçe mes karteleve meksikane dhe kompanive kineze që sigurojnë kimikatet për prodhimin e fentanilit”.
    Historia e arrestimit të tij është e jashtëzakonshme: Zhang ishte arratisur nga arresti shtëpiak në Mexico City përmes një vrime në mur, kishte marrë një avion privat drejt Kubës dhe kishte tentuar të hynte në Rusi me dokumente false, por u kthye mbrapsht pasi autoritetet ruse zbuluan identitetin e tij.
    Pas kthimit në Kubë, shërbimet sekrete kubane e mbajtën disa muaj në ndalim për hetime, përpara se ta dorëzonin në Meksikë, dhe më pas në SHBA.
    Ekspertët besojnë se kapja e Zhang-ut do të kënaqë Uashingtonin, por nuk do të ketë ndikim të madh në tregtinë globale të drogës, pasi kartelet tashmë kanë zëvendësuar figurat kyçe të arrestuara.
    Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum e quajti ekstradimin “një arritje të rëndësishme në luftën kundër fentanilit”, ndërsa administrata e Donald Trump e përshëndeti si “fitore të përbashkët kundër krimit ndërkombëtar”.

    Top Channel

  • Merr fund arratia spektakolare e një prej personave më të kërkuar në botë, arrestohet bosi i trafikut të drogës! Ekstradohet drejt SHBA

    Merr fund arratia spektakolare e një prej personave më të kërkuar në botë, arrestohet bosi i trafikut të drogës! Ekstradohet drejt SHBA

    Qeveria kubaneze njoftoi se kishte ekstraduar një shtetas kinez, Zhi Dong Zhang, drejt autoriteteve në Meksikë. Vetëm disa orë më vonë, zyrtarët meksikanë konfirmuan se ai ishte ekstraduar më tej drejt Shteteve të Bashkuara, ku përballet me akuza për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash, raporton BBC.

    Ky zhvillim shënon fundin e një arratisjeje spektakolare disa mujore të një prej personave më të kërkuar në botë

    Zhi Dong Zhang, i njohur me disa nofka si Vëllai Wang, Pancho dhe HeHe, akuzohet nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së për organizimin e një rrjeti të gjerë ndërkombëtar të trafikut të fentanilit dhe pastrimit të parave që shtrihej në disa shtete, kryesisht në Kinë, Meksikë dhe SHBA.

    Sipas prokurorëve amerikanë dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës, Zhang ka pastruar miliona dollarë të ardhura nga droga për Kartelin e Sinaloas dhe Kartelin e Gjeneratës së Re të Jalispos duke shërbyer si një hallkë kyçe në zinxhirin global të trafikut të substancave narkotike.

    Nëse shpallet fajtor, ai mund të përfundojë në një burg të sigurisë së lartë në SHBA, ashtu si “El Chapo” Guzmán apo Ismael “El Mayo” Zambada.

    Arratisja

    Historia e arrestimit të tij në fund është po aq e jashtëzakonshme sa edhe aktiviteti i tij kriminal. Zhang kishte qenë nën arrest shtëpiak në Mexico City, pas një operacioni të përbashkët të forcave të sigurisë në tetor të vitit 2024. Fillimisht ai ishte mbajtur në një burg të sigurisë së lartë, por më pas një gjyqtar vendosi ta kalojë në arrest shtëpiak, vendim që presidentja meksikane Claudia Sheinbaum e quajti “skandaloz”.

    LEXO EDHE: Arrestohet në Kubë baroni kinez i fentanilit i kërkuar në SHBA

    Mediat vendase raportojnë se ai u arratis përmes një vrime në mur, më pas u largua me një avion privat drejt Kubës, ku tentoi të siguronte hyrje në Rusi, përpjekje që përfundoi pa sukses.

    Kapja e tij në Havana u konsiderua si një goditje e rëndësishme kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, por njëkohësisht nxori në pah dobësitë e sistemit të drejtësisë meksikane.

    Zhi Dong Zhang, tashmë në duart e autoriteteve amerikane, pritet të përballet me një proces gjyqësor të gjatë dhe të bujshëm në SHBA, i ngjashëm me rastet e figurave më të njohura të botës së krimit.