Tag: ndërkombëtar

  • ‘Kryeministri del me moton ‘nudo për vota’/ Berisha: Ata që kanë kryer akte të tilla janë ndëshkuar me ligj

    ‘Kryeministri del me moton ‘nudo për vota’/ Berisha: Ata që kanë kryer akte të tilla janë ndëshkuar me ligj

    Sali Berisha: Do të preferoja që vlerësimin individual të ja lija çdo nëne shqiptare, se sa do donte ajo që kryeministri i vendit ti servirë fëmijës së saj, nuditetin e tij dhe ish-bashkëshortes.Do të doja që çdo grua ti shtronte pyetje vetes, sa do donte ajo që burri i saj, ti servirte publikut lakuriqësinë e saj me të në plazh.
    Do të doja që çdo mësuese, të pyeste veten, çfarë përbën kjo për nxënësit e saj, kur një kryeministër del me moton ‘nudo për vota’. Duke shfrytëzuar jashtë çdo lloj kodi etik dhe moral, detyrën.Do të doja që çdo shqiptar ta vlerësonte vetë këtë, kurse në ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar kjo është absolutisht e dënueshme.
    Vërtetë mund të marrësh disa klikime të kuriozitetit, por kjo është rreptësisht e ndaluar në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Jo vetëm për faktin se ti kishe aty një audiencë fëmijësh, por ishe para kamerave. Sikur dhe në kuzhinën e tij, brenda katër mureve ta bënte këtë premtim, i vetëm, para kamerave ai është përgjegjës për qindra mijëra fëmijë, të cilëve do të mbetet në mendje se çfarë është i aftë të bëjë ky njeri, në ç’shkallë mund të degradojë dhe degjenerojë fushatën për vota.
    Po e them këtu prap, në ligj kombëtar dhe ndërkombëtar ata që kanë kryer akte të tilla, janë përjashtuar nga gara zgjedhore dhe janë ndëshkuar me ligj. Një propagandë e tillë është e tmerrshme, nuk mund të nxjerrësh në pazar ti, nuditetin, lakuriqësinë tënde, kurrë, sepse ka një kod etik moral, shoqëria njerëzore.

    Top Channel

  • “Rama del me moton ‘nudo për vota’”/ Kryeministri quajti autik ata që zgjedhin kënetën, Berisha: Është superskandal…

    “Rama del me moton ‘nudo për vota’”/ Kryeministri quajti autik ata që zgjedhin kënetën, Berisha: Është superskandal…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po përdor moton “nudo për vota”, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit një ditë më parë, i cili gjatë një takimi me të rinjtë tha “kërkon në google për foton time nudo”.
    “Do të doja që çdo mësuese të pyeste veten, cfarë përbën kjo për nxënësit e saj, kur një kryeministër del me moton nudo për vota, duke shfrytëzuar jashtë cdo lloj kodi etik dhe moral detyrën. Do të doja që cdo shqiptar, ta vlerësonte vetë këtë, kurse në ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar kjo është absolutisht e dënueshme.
    Vërtet mund të marrësh disa klikime, por kjo është rreptësishtë e ndalur në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Jo vetëm për faktin që kishe një audiencë fëmijësh, por isha para kamerave. Sikur në kuzhinën e tij ta bënte këtë premtim i vetëm para kamerave ai është përgjegjës për qindra e mijëra fëmijë, të cilët do ti mbeten në mendje se çfarë është i aftë të bëjë ky njeri, në ç’shkallë mund të degjenerojë fushatën për vota. Po e them këtu prapë, në ligj kombëtar dhe ndërkombëtar ata që kanë kryer akte të tilla janë përjashtuar nga gara zgjedhore me ligji.”, tha Berisha.
    Ndërsa deklaratat e kryeministrit Rama sot se “kush voton kënetën është autik”, Berisha tha se kjo është diçka shumë e rëndë dhe superskandal, përçmim për fëmijet, u shpreh kreu i PD.
    “Përçmimi ndaj fëmijëve, meqë ky çrregullim është i fëmijëve e kanë patur Adolf Hitleri dhe ai me një dekret i fuste në krematorium fëmijët me defekte, e ka patur edhe Enver Hoxha. Ky është një superskandal. Të përdoresh ti një çrregullim prapa të cilit qëndron një heroizëm i jashtëzakonshëm i fëmijëve dhe prindërve. Ky del me këtë frazë dhe tregon se është turp të quhet prind, bashkëshort dhe baba me këtë fjalë që thotë për këta fëmijë heronj janë ata”, u shpreh Berisha.

  • I kërkuar nga Kosova për veprimtari kriminale, arrestohet 31-vjeçari nga Kukësi

    I kërkuar nga Kosova për veprimtari kriminale, arrestohet 31-vjeçari nga Kukësi

    Policia ka kapur në Kukës një 31-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
    Më datë 14.04.2025, Gjykata e Prishtinës i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”.
    “Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, paraditen e sotme është finalizuar një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, konkretisht:
    Operacionalja 41, në kuadër të të cilit, nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë e mundur lokalizimi në qytetin e Kukësit, kapja dhe ndalimi me qëllim ekstradimi i shtetasit D. D., 31 vjeç, banues në Kukës.
    Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës/Kosovë, më datë 14.04.2025, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, të parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës”, njofton policia.
    Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar./Opinion.al

  • I kërkuar nga Kosova për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, bie në prangat e policisë 31-vjeçari (Emri)

    I kërkuar nga Kosova për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, bie në prangat e policisë 31-vjeçari (Emri)

    Një 31-vjeçar nga Kukësi është arrestuar pas një operacioni të finalizuar nga policia shqiptare në kuadër të fazës së operacionit “Operacionalja”. Ky operacion është zhvilluar për kapjen e personave të kërkuar ndërkombëtarisht, dhe në këtë rast, arrestimi ka ndodhur pasi ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës. Shtetasi D. D., banues në Kukës, është kërkuar nga autoritetet kosovare për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, më konkretisht për shkelje të ligjit për lëndët narkotike (kokainë).
    Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale arrestoi shtetasin Denis Dina pasi më tetor 2024, ka transportuar rreth 1.1 kg kokainë nga Shqipëria në Kosovë nëpërmjet automjetit të tij. Lëndën narkotike ja ka dorëzuar shtetasit A.F, në Prishtinë i cili gjatë ndjekjes nga policia e Kosovës e ka hedhur nga dritarja e automjetit pak para se të arrestohej gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe asaj Kosovare.
    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
    Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.
    Kapet në Kukës një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, paraditen e sotme është finalizuar një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, konkretisht:
    Operacionalja 41, në kuadër të të cilit, nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë e mundur lokalizimi në qytetin e Kukësit, kapja dhe ndalimi me qëllim ekstradimi i shtetasit D. D., 31 vjeç, banues në Kukës.
    Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës/Kosovë, më datë 14.04.2025, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, të parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës. Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

  • EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, kapet në Kukës 31-vjeçari

    EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, kapet në Kukës 31-vjeçari

    Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
    Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.
    Kapet në Kukës një 31-vjeçar Denis Dina i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, paraditen e sotme është finalizuar një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, konkretisht:
    Operacionalja 41, në kuadër të të cilit, nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë e mundur lokalizimi në qytetin e Kukësit, kapja dhe ndalimi me qëllim ekstradimi i shtetasit D. D., 31 vjeç, banues në Kukës.
    Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës/Kosovë, më datë 14.04.2025, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, të parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.
    Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

  • EMRI/ I dënuar në mungesë për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Zagrebi 51-vjeçari shqiptar

    EMRI/ I dënuar në mungesë për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Zagrebi 51-vjeçari shqiptar

    Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Kroacia drejt vendit tonë.
    Bëhet fjalë për shtetasin  Agustin Lleshi, i cili është edhe me masë sigurie “arrest me burg”.
    Në vitin 2023, dyshohet se ky shtetas ka qenë i implikuar në një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, rast i goditur nga Policia, te mbikalimi i Rrëshenit.

    “Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Kroaci, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A. Ll., 51 vjeç, i lindur në Lezhë.
    Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Në vitin 2023, dyshohet se ky shtetas ka qenë i implikuar në një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, rast i goditur nga Policia, te mbikalimi i Rrëshenit”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv

  • Të shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e organizatave kriminale në Itali, arrestohen dy persona në Fushë-Krujë dhe Dibër

    Të shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e organizatave kriminale në Itali, arrestohen dy persona në Fushë-Krujë dhe Dibër

    Dy persona janë arrestuar në Fushë-Krujë dhe Dibër, të cilit ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, si pjesë e organizatave kriminale.

    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, brenda 12 orëve të fundit janë finalizuar dy faza të tjera të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, duke arrestuar Klodian Llomi (Mazari), 34 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër dhe Roland Ibrahimi, alias Ali Meci, 40 vjeç, banues në Laç.
    Gjykata e Apelit Romë, në vitin 2023, e ka dënuar Llomin me 6 vjet, 7 muaj e 2 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian.
    Nga ana tjetër, Ibrahimi është dënuar nga Gjykata e Torinos, në vitin 2024 me 4 vjet e 3 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Grup kriminal”, dhe “Vjedhje e rëndë”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian.
    Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

    Top Channel

  • “Po i vëzhgon e gjithë Europa”, Berisha: Në zgjedhje të lira, fitimtar absolut është PD

    “Po i vëzhgon e gjithë Europa”, Berisha: Në zgjedhje të lira, fitimtar absolut është PD

    Sali Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit do të fitohen bindshëm nga Partia Demokratike, nëse do të jenë të lira, të paktën sipas sondazheve që ka bërë opozita.
    I pyetur në konferencë për mediat për deklaratën e Ramës mëngjesin e të enjtes, kur tha se PS do të marrë më shumë mandate se zgjedhjet e kaluara (74), Berisha u përgjigj: “Sipas manipulimeve që ka dhe ai beson gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre. Sondazhet tona tregojnë se në zgjedhjet e lira, fitimtar absolut është PD, dhe me zgjedhje të lira, partia e kthimit kthehet në vitin 1992”.
    Ai shtoi se zgjedhjet janë nën monitorim të rreptë nga ndërkombëtarët. “Mund të ju them ju se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi nuk janë mbajtur dy hiring ndërkombëtar për zgjedhjet në Shqipëri, siç ndodhi javën e kaluar në Këshillin e Europës dhe Parlamentin Europian, çka do të thotë se nuk ka më sy të mbyllur, por janë të hapur katërcipërisht dhe prozhektorët, jo vetëm tonë, por edhe të Europës dhe miqve tanë kudo, janë të përqendruar në këtë proces zgjedhor. Delegacione nga më të rëndësishme të OSBE-së vizituan Shqipërinë pikërisht për zgjedhjet”, tha Berisha.
    “Ne kemi dorëzuar emër e mbiemër të të gjitha atyre që po kryejnë krime zgjedhore, por ne i garantojmë se krimi zgjedhor do të quhet krim i rëndë, do të kualifikohet krim i rëndë dhe ky është zotim solemn elektoral dhe se, organizatat kriminale që po angazhohen në krimin zgjedhor, do të bëjmë gjithçka për ti shpallur, organizata terroriste, jo vetëm Shqipëria, por edhe faktori ndërkombëtar. Presidenti Donald Trump e hapi derën kësaj procedure dhe ai me një urdhër të veçantë shpalli kartelet e drogës, organizata terroriste. Ne do i shpallim organizata terroriste dhe do lobojmë shumë në Europë dhe SHBA që këto të konsiderohen të tilla edhe nga mbarë faktori ndërkombëtar. Ne bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë dhe po bëjmë gjënë e duhur”.

  • Operacion ndërkombëtar kundër krimit të organizuar, 234 të arrestuar në Turqi

    Operacion ndërkombëtar kundër krimit të organizuar, 234 të arrestuar në Turqi

    Autoritetet turke njoftuan sot arrestimin e 234 të dyshuarve si pjesë e një operacioni ndërkombëtar në shkallë të gjerë kundër krimit të organizuar.
    “U arrestuan 234 anëtarë të grupeve të rëndësishme të krimit të organizuar, 225 brenda vendit dhe 9 jashtë vendit”, tha ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya, duke sqaruar se arrestimet u kryen në Holandë, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.
    Të arrestuarit janë anëtarë të organizatave të përfshira në trafikun e kokainës, heroinës dhe ekstazisë në shumë kontinente, shtoi ministri i Brendshëm turk.

    Janë sekuestruar më shumë se 21 ton drogë si dhe pasuri me vlerë 13 miliardë lira turke (300 milionë euro).
    “Jemi përballë një rrjeti ndërkombëtar në shkallë të gjerë”, tha Ali Yerlikaya, duke theksuar se të dyshuarit akuzohen për një sërë krimesh, nga trafiku i drogës deri te pastrimi i parave dhe vrasjet.
    “Si pjesë e këtij operacioni, informacione dhe dokumente u ndanë me forcat policore të Francës, Anglisë, Australisë, Shteteve të Bashkuara, Greqisë, Serbisë, Azerbajxhanit, Kosovës, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Brazilit dhe Iranit”, shpjegoi Ali Yerlikaya./vizionplus.tv

  • Operacion ndërkombëtar kundër trafikut të kokainës në Turqi, qindra të arrestuar! Mes tyre dhe shqiptarë

    Operacion ndërkombëtar kundër trafikut të kokainës në Turqi, qindra të arrestuar! Mes tyre dhe shqiptarë

    “234 anëtarë të grupeve të rëndësishme të krimit të organizuar u arrestuan, 225 brenda vendit dhe 9 jashtë vendit,” deklaroi ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya, duke sqaruar se arrestimet jashtë vendit u kryen në Holandë, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.
    Mes të arrestuarve janë anëtarë të organizimeve të përfshira në trafikun e kokainës, heroinës dhe ecstasy-t në disa kontinente, shtoi ministri i Brendshëm.
    Janë sekuestruar mbi 21 ton drogë dhe pasuri me vlerë 13 miliardë lira turke (rreth 300 milionë euro).
    “Përballemi me një rrjet ndërkombëtar në shkallë të gjerë,” theksoi Yerlikaya, duke shtuar se të dyshuarit akuzohen për një sërë veprash penale, përfshirë trafik droge, pastrim parash dhe vrasje.
    “Në kuadër të këtij operacioni, informacione dhe dokumente u ndanë me policitë e Francës, Anglisë, Australisë, Shteteve të Bashkuara, Greqisë, Serbisë, Azerbajxhanit, Kosovës, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Brazilit dhe Iranit,” sqaroi më tej ministri turk.