Tag: ndërkombëtar

  • Drejtonte trafikun e kokainës me SKY ECC, Madridi i dorëzon Italisë shqiptarin e shumëkërkuar

    Drejtonte trafikun e kokainës me SKY ECC, Madridi i dorëzon Italisë shqiptarin e shumëkërkuar

    Një shqiptar i shumëkërkuar për trafik ndërkombëtar droge është arrestuar nga policia italiane në Bolonja.
    I prangosuri është një 37-vjeçar, i cili ka zbritur nga Spanja në aeroportin e Fiumicino dhe ndaj të cilit ka pasur urdhër-arresti ndërkombëtar.
    Shqiptari ishte zbuluar si pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar narkotrafiku nëpërmjet përgjimeve të platformës së koduarkibernetike Sky Ecc.
    Nga hetimet rezultoi se i riu ishte përdorues i platformës dhe iu gjetën biseda të shumta, mbi të cilat është ngritur edhe akuza, pasi e ka përdorur atë për të menaxhuar importimin nga jashtë të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.
    Emri i shqiptarit nuk u bë i ditur. Operacioni u krye në muajin mars të këtij viti, kur u ekzekutuan 5 fletë-arresti, por 37-vjeçari nuk figuronte në vend, pasi ishte i arrestuar në Spanjë.
    Gjyqtari kishte konfirmuar masat e sigurisë me paraburgim, pasi edhe ata figuronin me telefona të enkriptuar. Shpërndarja dhe trafikimi bëhej duke komunikuar pikërisht në këtë rrjet kriptofonik dhe të dyshuarit janë kryesisht shtetas shqiptarë.
    I arrestuari ishte rezident prej vitesh në Bolonja, por ishte zhvendosur në Spanjë në vitin 2022, ku ndodhej në paraburgim për trafik droge. Arrestimi ndaj tij ishte ndërmarrë pasi iu gjet plantacioni me 2167 bimë kanabisi, 53 gramë dhe 581 tableta marijuanë, 581 tableta kanabisi dhe THC. Shqiptari dyshohet rëndë se ka përdorur lidhjet e tij kriminale për të importuar edhe kokainë.
    Sipas hetimeve, nga muaji mars deri në dhjetor 2020, ai ka mundur të sjellë në Itali gjithsej 50 kilogramë kokainë (me vlerë blerjeje tregtare 1.7 milionë euro) dhe 80 kilogramë marijuanë (rreth 300 mijë euro), informon media italiane.
    Sapo ka zbritur në Itali, në Fiumicino, i është njoftuar masa e sigurimit në fjalë së bashku me dënimin përfundimtar me 2 vjet e 8 muaj burgim, përveç pagesës së gjobës prej 12 mijë eurosh. Ai kishte qenë i arrestuar edhe më 30 prill 2019, kur ndodhej në Bolonjë.
    Me atë rast ai ishte kapur në parkingun e nëndheshëm të qendrës tregtare ‘Centro Lame’ në Via Marco Polo, me 150 gramë kokainë të destinuar për shitje dhe ishte person me precedentë penaël në këtë fushë.

  • ”Më datë 8 maj fluturimi i parë nga Vlora” – Balluku: Do jetë testi i parë i aeroportit

    ”Më datë 8 maj fluturimi i parë nga Vlora” – Balluku: Do jetë testi i parë i aeroportit

    Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot se më datë 8 Maj do të kryhet fluturimi i parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, i cili do të jetë testi i parë i këtij aeroporti.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    “Më datë 8 maj, vetëm pas pak ditësh, do kemi testin e parë te uljes në pistën prej 3.2 kilometrash këtu në Vlorë duke i lënë pastaj gjithë kohën disa mujore, por brenda sezonit veror për të nisur  operimet zyrtare nga Aeroporti i Vlorës, aeroporti i gjithë shqiptarëve” – tha Balluku.

    Gjithashtu në fjalën e saj gjatë një takimi në qytetin e Vlorës me fokus ecurinë e projekteve strategjike në fushën e transportit, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, Balluku tha se: Ndonëse Shqipëria ka 350 km vijë bregdetare në detin Adriatik dhe detin Jon, nuk ishte pjesë e korridoreve të transportit ndërkombëtar dhe as e njohur si një nyje logjistike e rëndësishme pavarësisht lokacionit gjeografik që Shqipëria ka.Sipas zv.kryeministres Balluku, në vitin 2013 qeveria shqiptare nisi një reformë për të ndryshuar gjithçka dhe për t’i dhënë një vlerë tjetër detit, për ta kthyer nga një kufi ndarës, në një motor energjik të ekonomisë shqiptare.

    “Reforma u vendos në disa shtylla të rëndësishme duke nisur nga një ndarje funksionale e qartë, ndarja e porteve me karakter tregtar apo ato me karakter turistik për të krijuar specializim mes këtyre porteve, eficiencë dhe për të qenë konkurrentë në tregun ndërkombëtar. Një tjetër shtyllë e strategjisë, është integrimi në rrjetet dhe korridoret ndërkombëtare. Portet shqiptare nuk janë më pika të izoluara në bregdet, por nyja të lidhura ngushtë me rrugët, hekurudhat, korridoret e autostradave, të cilat tashmë janë korridore të njohura nga stoku i korridoreve paneuropiane duke i kthyer në nyje aktive dhe pjesë të qenësishme të ekonomisë shqiptare dhe jo më të izoluara” – shtoi Balluku. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Ndërtimi dhe bërja funksional i Aeroportit të Vlorës do të krijojë 1200 vende pune për të gjithë ata persona, që duan të punojnë dhe kontribuojnë në sektorin e Aviacionit Civil.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Miratohet aplikimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në IATA, ja kodi që do të mbajë për shitjen e biletave

    Miratohet aplikimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në IATA, ja kodi që do të mbajë për shitjen e biletave

    Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ka njoftuar se aplikimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në Shoqatën Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror, është vlerësuar nga kjo e fundit si aplikim me standardet ndërkombëtare.

    Më tej sqarohet se IATA i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO.
    “IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror) ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • I dënuar për plagosje të rëndë me dashje, ekstradohet nga Greqia Marinel Demiri

    I dënuar për plagosje të rëndë me dashje, ekstradohet nga Greqia Marinel Demiri

    Interpol Tirana vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
    Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Greqi shtetasi shqiptar Marinel Demiri, 39 vjeç, banues në Pojan, Korçë.
    39-vjeçari u arrestua nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. (I kanë ngelur për të vuajtur dhe 4 vjet, 5 muaj e 18 ditë).
    Nga hetimet rezulton se shtetasi Marinel Demiri, është përfshirë në një konflikti me sende të forta, në fshatin Pojan, Korçë, gjatë të cilit ka humbur jetën shtetasi A. Z., 75 vjeç, i cili kishte ndërhyrë për të ndihmuar djalin e tij gjatë konfliktit me të rinjtë.

  • EMRI/ I dënuar me 5.6 vite burg për plagosje, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari shqiptar

    EMRI/ I dënuar me 5.6 vite burg për plagosje, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari shqiptar

    Është ekstradaur diëtn e sotnme nga greqia në Shqiëpri 39-vjeçari Marinel Demiri, banues në Pojan, Korçë.
    Ai u arrestua nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. (I kanë ngelur për të vuajtur dhe 4 vjet, 5 muaj e 18 ditë).
    Njoftimi:

    Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
    Kapet në Greqi dhe ekstradohet drejt vendit tonë një shtetas shqiptar i dënuar për plagosje të rëndë me dashje.
    Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Greqi shtetasi shqiptar Marinel Demiri, 39 vjeç, banues në Pojan, Korçë.
    39-vjeçari u arrestua nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. (I kanë ngelur për të vuajtur dhe 4 vjet, 5 muaj e 18 ditë).
    Nga hetimet rezulton se shtetasi Marinel Demiri, është përfshirë në një konflikti me sende të forta, në fshatin Pojan, Korçë, gjatë të cilit ka humbur jetën shtetasi A. Z., 75 vjeç, i cili kishte ndërhyrë për të ndihmuar djalin e tij gjatë konfliktit me të rinjtë.

  • EMRI – I dënuar për plagosje/ Kapet në Greqi 39-vjeçari nga Korça

    EMRI – I dënuar për plagosje/ Kapet në Greqi 39-vjeçari nga Korça

    Kapet në Greqi dhe ekstradohet drejt vendit tonë një shtetas shqiptar i dënuar për plagosje të rëndë me dashje.

    Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Greqi shtetasi shqiptar Marinel Demiri, 39 vjeç, banues në Pojan, Korçë.

    Njoftimi:

    Interpol Tirana

    Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Kapet në Greqi dhe ekstradohet drejt vendit tonë një shtetas shqiptar i dënuar për plagosje të rëndë me dashje.

    Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Greqi shtetasi shqiptar Marinel Demiri, 39 vjeç, banues në Pojan, Korçë.

    39-vjeçari u arrestua nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. (I kanë ngelur për të vuajtur dhe 4 vjet, 5 muaj e 18 ditë).

    Nga hetimet rezulton se shtetasi Marinel Demiri, është përfshirë në një konflikti me sende të forta, në fshatin Pojan, Korçë, gjatë të cilit ka humbur jetën shtetasi A. Z., 75 vjeç, i cili kishte ndërhyrë për të ndihmuar djalin e tij gjatë konfliktit me të rinjtë.

  • Fshihej në Greqi, arrestohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

    Fshihej në Greqi, arrestohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

    Njoftimi:
    Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Kapet në Greqi dhe ekstradohet drejt vendit tonë një shtetas shqiptar i dënuar për plagosje të rëndë me dashje.

    Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Greqi shtetasi shqiptar Marinel Demiri, 39 vjeç, banues në Pojan, Korçë.
    39-vjeçari u arrestua nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. (I kanë ngelur për të vuajtur dhe 4 vjet, 5 muaj e 18 ditë).
    Nga hetimet rezulton se shtetasi Marinel Demiri, është përfshirë në një konflikti me sende të forta, në fshatin Pojan, Korçë, gjatë të cilit ka humbur jetën shtetasi A. Z., 75 vjeç, i cili kishte ndërhyrë për të ndihmuar djalin e tij gjatë konfliktit me të rinjtë.
     

  • Hapet festivali ndërkombëtar i filmit me temë “Dritëhije të reja cilësore, bukuri harmonike për të gjithë”

    Hapet festivali ndërkombëtar i filmit me temë “Dritëhije të reja cilësore, bukuri harmonike për të gjithë”

    Festivali i 15-të Ndërkombëtar i Filmit i Pekinit (BJIFF), i udhëhequr nga Administrata Kombëtare e Filmit dhe i organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe bashkia e Pekinit, u hap në Qendrën Ndërkombëtare të Konferencave dhe të Ekspozitave të Liqenit Yanqi në Pekin.
    Edicioni i sivjetshëm i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Pekinit ka si temë “Dritëhije të reja cilësore, bukuri harmonike për të gjithë”, ndërsa seksioni zyrtar konkurrues i BJIFF-së, Çmimi “Tiantan”, ka marrë aplikime nga 1794 filma nga 103 vende e rajone, 18.9 % më shumë se edicionin e kaluar, duke shënuar rekord.
    Ky vit shënon 120-vjetorin e lindjes së kinematografisë kineze. Sipas zv.kryeredaktori i CMG-së dhe nënkryetar i Komitetit Organizator të Festivalit Fan Yun, vetëm në tremujorin e parë, të ardhurat nga biletat e kinemave në Kinë i kanë tejkaluar 25 miliardë juanët (rreth 3.42 miliardë dollarë), duke u radhitur në vendin e parë në botë. Si dëshmitare, regjistruese dhe pjesëmarrëse në zhvillimin e kinematografisë kineze, falë reformave sistematike në median kryesore, CMG-ja është e gatshme të kontribuojë për të ardhmen e kinemasë, duke bashkëpunuar me kolegët e industrisë kinomatografike dhe partnerët brenda e jashtë vendit.

  • Berisha sulmon Ramën: Nuditeti për vota, shkelje e kodit moral dhe ligjor

    Berisha sulmon Ramën: Nuditeti për vota, shkelje e kodit moral dhe ligjor

    Kreu demokrat Sali Berisha iu drejtua me një thirrje shqiptarëve që të mos ndikohen nga ato që i konsideroi si përpjekjet primitive të Edi Ramës, për të cilin tha se po rrokulliset. “Edi Rama po rrokulliset. Kjo është e vërteta. Dhe për të lexuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve, mjafton të shohësh ekuilibrat e Edi Ramës. I aftë të shkelë çdo ligj dhe të bëjë çdo gjë për votë, por i pashpresë nga verdikti i shqiptarëve”, tha Berisha. Duke komentuar deklaratat e kreut të qeverisë lidhur me nuditetin, Berisha tha se ata që kanë kryer akte të tilla, janë përjashtuar nga gara zgjedhore dhe janë ndëshkuar me ligj.
    “Do të preferoja që vlerësimin individual të ja lija çdo nëne shqiptare, se sa do donte ajo që kryeministri i vendit ti servirë fëmijës së saj, nuditetin e tij dhe ish-bashkëshortes. Do të doja që çdo grua ti shtronte pyetje vetes, sa do donte ajo që burri i saj, ti servirte publikut lakuriqësinë e saj me të në plazh. Do të doja që çdo mësuese, të pyeste veten, çfarë përbën kjo për nxënësit e saj, kur një kryeministër del me moton ‘nudo për vota’. Duke shfrytëzuar jashtë çdo lloj kodi etik dhe moral, detyrën. Do të doja që çdo shqiptar ta vlerësonte vetë këtë, kurse në ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar kjo është absolutisht e dënueshme. Vërtetë mund të marrësh disa klikime të kuriozitetit, por kjo është rreptësisht e ndaluar në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Jo vetëm për faktin se ti kishe aty një audiencë fëmijësh, por ishe para kamerave.
    Sikur dhe në kuzhinën e tij, brenda katër mureve ta bënte këtë premtim, i  vetëm, para kamerave ai është përgjegjës për qindra mijëra fëmijë, të cilëve do të mbetet në mendje se çfarë është i aftë të bëjë ky njeri, në ç’shkallë mund të degradojë dhe degjenerojë fushatën për vota. Po e them këtu prapë, në ligj kombëtar dhe ndërkombëtar ata që kanë kryer akte të tilla, janë përjashtuar nga gara zgjedhore dhe janë ndëshkuar me ligj. Një propagandë e tillë është e tmerrshme, nuk mund të nxjerrësh në pazar ti, nuditetin, lakuriqësinë tënde, kurrë, sepse ka një kod etik moral, shoqëria njerëzore”, nënvizoi dje Berisha për mediat

  • “Rama del me moton ‘nudo për vota’”/ Berisha: Absolutisht e dënueshme!

    “Rama del me moton ‘nudo për vota’”/ Berisha: Absolutisht e dënueshme!

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, të bërë ditën e djeshme në Kavajë lidhur me foton e tij nudo.Berisha tha në një konferencë për media se në ligj kombëtar dhe ndërkombëtar ata që kanë kryer akte të tilla janë përjashtuar nga gara zgjedhore.
    Ai shprehet se Rama me këtë veprim, ka shfrytëzuar çdo lloj kodi etik dhe moral.“Do të doja që çdo mësuese të pyeste veten, cfarë përbën kjo për nxënësit e saj, kur një kryeministër del me moton nudo për vota, duke shfrytëzuar jashtë cdo lloj kodi etik dhe moral detyrën.
    Do të doja që cdo shqiptar, ta vlerësonte vetë këtë, kurse në ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar kjo është absolutisht e dënueshme.
    Vërtet mund të marrësh disa klikime, por kjo është rreptësishtë e ndalur në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Jo vetëm për faktin që kishe një audiencë fëmijësh, por isha para kamerave. Sikur në kuzhinën e tij ta bënte këtë premtim i vetëm para kamerave ai është përgjegjës për qindra e mijëra fëmijë, të cilët do ti mbeten në mendje se çfarë është i aftë të bëjë ky njeri, në ç’shkallë mund të degjenerojë fushatën për vota.
    Po e them këtu prapë, në ligj kombëtar dhe ndërkombëtar ata që kanë kryer akte të tilla janë përjashtuar nga gara zgjedhore me ligji”, tha Berisha.