Tag: ndërkombëtar

  • Në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe plagosje të rëndë, arrestohet në Morinë 41-vjeçari nga Kosova

    Në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe plagosje të rëndë, arrestohet në Morinë 41-vjeçari nga Kosova

    Një 41-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Pikën Kufitare të Morinës, teksa tentonte të hynte në Shqipëri, ndërkohë që rezultonte në kërkim ndërkombëtar për disa vepra të rënda penale.

    Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës dhe në koordinim me Interpol Tiranën, ndaloi shtetasin H. L., banues në Deçan, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Vjena.
    Shtetasi 41-vjeçar dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”.
    Arrestimi u bë pas kontrolleve të shtuara në hyrje të vendit, ku gjatë verifikimeve në vijën e dytë u konstatua urdhri i arrestit ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet austriake.
    Aktualisht, Interpol Tirana po vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Austrisë.

    Top Channel

  • Arrestohet në Morinë 41-vjeçari nga Kosova, pritet ekstradimi në Austri

    Arrestohet në Morinë 41-vjeçari nga Kosova, pritet ekstradimi në Austri

    Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje e mbetur në tentative”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”, arrestohet me qëllim ekstradimin, 41-vjeçari nga Kosova.

    Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë intensifikuar kontrollet bazuar në analizën e riskut dhe inteligjencën policore me qëllim goditjen e paligjshmërive në kufi dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

    Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar H. L., 41 vjeç, banues në Deçan, Kosovë.

    Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 41- vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, pasi autoritetet austriake kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarin.

  • Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje dhe vjedhje/ Bie në prangat e policisë 41-vjeçari në Morinë

    Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje dhe vjedhje/ Bie në prangat e policisë 41-vjeçari në Morinë

    Morinë, Kukës
    Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje e mbetur në tentative”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”, arrestohet me qëllim ekstradimin, 41-vjeçari nga Kosova.
    Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë intensifikuar kontrollet bazuar në analizën e riskut dhe inteligjencën policore me qëllim goditjen e paligjshmërive në kufi dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.
    Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar H. L., 41 vjeç, banues në Deçan, Kosovë.
    Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 41- vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, pasi autoritetet austriake kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarin.

  • Arbitri ndërkombëtar shqiptar, do të gjykojë derbin AEK – Panathinaikos

    Arbitri ndërkombëtar shqiptar, do të gjykojë derbin AEK – Panathinaikos

    Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar dhe për arbitrin ndërkombëtar Enea Jorgji, i cili është zgjedhur për të gjykuar njërën nga ndeshjet më të forta dhe më të ndjekura në kampionatin grek, derbin e zjarrtë të Athinës, mes AEK Athens FC dhe Panathinaikos.

    Ky takim, i vlefshëm për fazën “Play Off” në “Super League Greece”, do të luhet më 4 maj në orën 19:00 dhe pritet me interes të madh, për shkak të rivalitetit historik mes dy skuadrave dhe garës për titullin kampion.

    Caktimi i arbitrit shqiptar në këtë sfidë vjen pas një kërkese zyrtare të Federatës Greke të Futbollit drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit, si dëshmi e besimit dhe vlerësimit që federatat europiane kanë për nivelin e arbitrimit në Shqipëri.

    Arbitri 40-vjeçar do të ketë në krah asistentët e tij të përhershëm, Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, duke përfaqësuar së bashku me dinjitet dhe profesionalizëm Shqipërinë në këtë sfidë të nivelit të lartë.

    FSHF e konsideron këtë një tjetër moment suksesi për arbitrimin shqiptar, i cili prej vitesh ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe po vlerësohet gjithnjë e më shumë nga institucionet ndërkombëtare të futbollit. Përfshirja e arbitrave shqiptarë në takime të tilla prestigjioze është rezultat i punës së vazhdueshme për rritjen e cilësisë dhe standardeve në këtë sektor.

    Vazhdo leximin

  • I dënuar me 24 vjet burg në Itali, merr fund arratia 17-vjeçare e shqiptarit

    I dënuar me 24 vjet burg në Itali, merr fund arratia 17-vjeçare e shqiptarit

    Pas 17 vitesh arrati 66-vjeçari, Bardhyl Haxhiu është vënë në pranga në Shqipëri. Haxhiu mësohet se është arratisur që nga viti 2008 dhe ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është vënë ënë pranga dje, më 29 prill në qytetin e Fierit.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Bëhet me dije se Gjykata e Apelit e Napolit e ka dënuar shqiptarin me 24 vjet burgim për krime të rënda që lidhen me trafikun ndërkombëtar të drogës.

    Bardhyli u identifikua si pjesë aktive e një organizate kriminale të dedikuar për trafikimin ndërkombëtar të heroinës, që vepronte në provincat e Napolit dhe Casertës.

    Sipas hetimeve, ai luajti një rol qendror në strukturë, duke vepruar si kontakti kryesor për importimin në Itali të sasive të mëdha droge, për një total që tejkalonte 130 kg heroinë. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Kapja u bë e mundur falë një aktiviteti kompleks hetimor të koordinuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të kryer nga Njësia Hetimore e Komandës Provinciale të Karabinierëve të Napolit, në bashkëpunim me autoritetet policore shqiptare.

    Haxhiu aktualisht po mbahet në një burg në Shqipëri, në pritje të procedurave të ekstradimit në Itali, ku do të duhet të vuajë të gjithë dënimin.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Operacioni përfaqëson një sukses të rëndësishëm për drejtësinë italiane dhe për luftën kundër trafikut të drogës, rezultat i sinergjisë midis autoriteteve gjyqësore dhe forcave policore në nivel ndërkombëtar.

  • EMRI/ Trafikoi mbi 130 kg heroinë dhe i dënuar me 24 vjet në Itali, arrestohet në Shqipëri pas 17 viteve arrati

    EMRI/ Trafikoi mbi 130 kg heroinë dhe i dënuar me 24 vjet në Itali, arrestohet në Shqipëri pas 17 viteve arrati

    Shtetasi shqiptar Bardhyl Haxhiu, 66 vjeç, i arratisur që nga viti 2008 dhe i kërkuar ndërkombëtarisht, u arrestua më 29 prill në qytetin e Fierit, Shqipëri. Kjo është ajo që raportojnë mediat italiane pas arrestimit të djeshëm.

    Ai ishte subjekt i një urdhri për ekzekutimin e një dënimi të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Napolit, e cila e dënoi atë me 24 vjet burgim për krime të rënda që lidhen me trafikun ndërkombëtar të drogës.

    Bardlhyl u identifikua si pjesë aktive e një organizate kriminale të dedikuar për trafikimin ndërkombëtar të heroinës, që vepronte në provincat e Napolit dhe Casertës. Sipas hetimeve, ai luajti një rol qendror në strukturë, duke vepruar si kontakti kryesor për importimin në Itali të sasive të mëdha droge, për një total që tejkalonte 130 kg heroinë.

    Kapja u bë e mundur falë një aktiviteti kompleks hetimor të koordinuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të kryer nga Njësia Hetimore e Komandës Provinciale të Karabinierëve të Napolit, në bashkëpunim me autoritetet policore shqiptare.

    Bardhyl Haxhiu aktualisht po mbahet në një burg në Shqipëri, në pritje të procedurave të ekstradimit në Itali, ku do të duhet të vuajë të gjithë dënimin. Operacioni përfaqëson një sukses të rëndësishëm për drejtësinë italiane dhe për luftën kundër trafikut të drogës, rezultat i sinergjisë midis autoriteteve gjyqësore dhe forcave policore në nivel ndërkombëtar.

  • Balluku inspekton punimet në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës: Do të respektohen afatet, fluturimi i parë më 8 maj

    Balluku inspekton punimet në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës: Do të respektohen afatet, fluturimi i parë më 8 maj

    Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ishte në kantierin e aeroportit të Vlorës, ku inspektoi punimet. Balluku tha se po punohet me tre turne për të plotësuar afatet e përfundimit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.
    Ky aeroport do të ofrojë 1200 vende pune dhe do të jetë aeroporti i dytë kombëtar i Shqipërisë, pas aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë. E veçanta e këtij aeroporti është se do të ketë dhe një sipërfaqe të posaçme që do i kushtohet Akademisë së Aviacionit dhe se nuk do të shërbejë vetëm për transportin e njerëzve, por dhe të mallrave.
    “Duket kulla e përfunduar, por ka akoma skela edhe terminale duket disi i përfunduar, por duhet të dimë që po flasim për një sipërfaqe tepër të madhe. Gëlon ky kantier, këtu punohet dhe me tre turne. Nuk është një kantier dosido, është pista e në aeroporti ndërkombëtar. Puna që bëhet këtu është një punë që kërkon shumë kujdes dhe që duhen të plotësohen të gjitha standardet. Kemi ngritjen e logjistikës, magazinat, të mos kryhen vetëm fluturime me pasagjerë, por dhe me mallra. Kemi një komponentë tjetër që është Akademia e Aviacionit Civil. Ky aeroport i ri hap 1200 vende pune”, tha Balluku.
    Duke e cilësuar si një pikë shumë të rëndësishme, që do të ndihmojë në ekonominë dhe turizmin e vendit, Balluku shtoi se do të përmbushen të gjitha afatet dhe standardet për ndërtimin e aeroportit dhe se fluturimi i parë do jetë më 8 maj. “Kjo është industria e parë shqiptare që është në përputhje me të gjitha kërkesat e vendeve europiane. Do të jetë një nga pikat e zhvillimit ekonomik dhe të truizmit më të madh të të gjithë vendit. Duhet thënë që kemi partnerë shumë të mirë nga Italia. Unë jam besimplotë që ne do të përmbushim afatet që jo vetëm Vlora të ketë një aeroport fluturimesh, por që e gjithë Shqipëria të ketë një aeroporti tjetër ndërkombëtar. Atëherë shihemi 8 maj”, përfundoi Balluku.

  • Balluku inspekton punimet në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës: Do respektohen afatet, fluturimi i parë më 8 maj

    Balluku inspekton punimet në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës: Do respektohen afatet, fluturimi i parë më 8 maj

    Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ishte në kantierin e aeroportit të Vlorës, ku inspektoi punimet. Balluku tha se po punohet me tre turne për të plotësuar afatet e përfundimit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.
    Ky aeroport do të ofrojë 1200 vende pune dhe do të jetë aeroporti i dytë kombëtar i Shqipërisë, pas aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë. E veçanta e këtij aeroporti është se do të ketë dhe një sipërfaqe të posaçme që do i kushtohet Akademisë së Aviacionit dhe se nuk do të shërbejë vetëm për transportin e njerëzve, por dhe të mallrave.
    “Duket kulla e përfunduar, por ka akoma skela edhe terminale duket disi i përfunduar, por duhet të dimë që po flasim për një sipërfaqe tepër të madhe. Gëlon ky kantier, këtu punohet dhe me tre turne. Nuk është një kantier dosido, është pista e në aeroporti ndërkombëtar. Puna që bëhet këtu është një punë që kërkon shumë kujdes dhe që duhen të plotësohen të gjitha standardet. Kemi ngritjen e logjistikës, magazinat, të mos kryhen vetëm fluturime me pasagjerë, por dhe me mallra. Kemi një komponentë tjetër që është Akademia e Aviacionit Civil. Ky aeroport i ri hap 1200 vende pune”, tha Balluku.
    Duke e cilësuar si një pikë shumë të rëndësishme, që do të ndihmojë në ekonominë dhe turizmin e vendit, Balluku shtoi se do të përmbushen të gjitha afatet dhe standardet për ndërtimin e aeroportit dhe se fluturimi i parë do jetë më 8 maj.
    “Kjo është industria e parë shqiptare që është në përputhje me të gjitha kërkesat e vendeve europiane. Do të jetë një nga pikat e zhvillimit ekonimik dhe të truizmit më të madh të të gjithë vendit. Duhet thënë që kemi partnerë shumë të mirë nga Italia. Unë jam besimplotë që ne do të përmbushim afatet që jo vetëm Vlora të ketë një aeroport fluturimesh, por që e gjithë Shqipëria të ketë një aeroporti tjetër ndërkombëtar. Atëherë shihemi 8 maj”, përfundoi Balluku.

  • Shpallet në kërkim ndërkombëtar vajza nga Korça/ Dyshohet se vrau ish-të dashurin…

    Shpallet në kërkim ndërkombëtar vajza nga Korça/ Dyshohet se vrau ish-të dashurin…

    Kejsi Spahillari, 7 vite më parë, duke bashkëpunuar me të dashurin e saj, Rexhep Vathi, kanë vrarë bashkëmoshatarin e tyre Antonio Karafili, me te cilin Kejsi kishte lidhje paralele.
    Për një vajzë, e cila sot jeton ne Kanada, Prokuroria e Korçës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, për akuzën e vrasjes se kryer ne bashkëpunim. Fillimisht ngjarja është raportuar si vetëvrasje, por hetimet e thelluara zbuluan vrasjen makabre.
    Për autorin tjetër Rexhep Vathi janë mbyllur hetimet, pasi ai kreu disa kohe pas krimit vetëvrasje.

  • Dyshohet se vrau ish-të dashurin, shpallet në kërkim ndërkombëtar vajza nga Korça

    Dyshohet se vrau ish-të dashurin, shpallet në kërkim ndërkombëtar vajza nga Korça

    Për një vajzë, e cila sot jeton ne Kanada, prokuroria e Korçës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, për akuzën e vrasjes se kryer ne bashkëpunim.
    Kejsi Spahillari, 7 vite më parë, duke bashkëpunuar me të dashurin e saj, Rexhep Vathi, kanë vrarë bashkëmoshatarin e tyre Antonio Karafili, me te cilin Kejsi kishte lidhje paralele.
    Fillimisht ngjarja është raportuar si vetëvrasje, por hetimet e thelluara zbuluan vrasjen makabre. Për autorin tjetër Rexhep Vathi janë mbyllur hetimet, pasi ai kreu disa kohe pas krimit vetëvrasje.