Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve “ACI” rendit sërish Shqipërinë si një nga vendet që ka tejkaluar mesataren evropiane në 3-mujorin e parë të këtij viti për trafikun e pasagjerëve në rrugë ajrore.
Më konkretisht sipas raportit të fundit të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, Shqipëria ka pasur rritje me +9.1% të pasagjerëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Referuar të dhënave të mësipërme vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025, kanë udhëtuar me linja ajrore mbi 2 milionë pasagjerë, ku dominojnë vizitorët e huaj që zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre të preferuar.
Ky fluks pasagjerësh tregon se shumica e vizitorëve që i drejtohen Shqipërisë për pushime apo për turizëm zgjedhin rrugët ajrore për të udhëtuar, duke bërë që aeroporti “Nënë Tereza” të tejkalojë edhe flukset e disa aeroporteve evropiane.
Vetëm gjatë vitit 2024 sipas të dhënave zyrtare në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” janë përpunuar mbi 10 milionë pasagjerë dhe pritshmëritë për këtë vit janë edhe më të larta për shkak të flukseve turistike të cilat arrijnë pikun në muajt e verës. Klan News
Tag: ndërkombëtar
-

Mbi 2 milionë udhëtarë në 3 muaj nga Rinasi/ ACI: Shqipëria mbi mesataren evropiane
-

Kapet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Spanja
Kapet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Spanja.
‘Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 45”. Akuzohet se ka kultivuar bimë Cannabisi, me llamba, në Spanjë, kapet në aksin “Vau i Dejës-Shkodër”, 28-vjeçari.Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin E. K., 28 vjeç, të lindur në Shkodër.
Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi’, njofton policia. -

SHBA dhe Izraeli afër një marrëveshje për të vijuar futjen e ndihmave në Gaza, zinxhiri i ri furnizues nuk do kontrollohet nga Hamasi
Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe përfaqësuesit e një “institucioni të ri ndërkombëtar” janë “pranë një marrëveshjeje” për të rifilluar hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës në një mënyrë që “nuk kontrollohet nga Hamasi”, raportoi Axios, duke cituar burime në qeveritë izraelite dhe amerikane.
Axios përmend pjesëmarrjen e një “kompanie private amerikane” në një “mekanizëm shpërndarjeje ndihmash”. Nuk specifikon se për cilin “institucion të ri ndërkombëtar” bëhet fjalë. Raporti pretendon se ndihma ndaloi së shpërndari “pasi” Izraeli i dha fund një armëpushimi dy-mujor me Hamasin më 18 mars.
Megjithatë, autoritetet izraelite ndërprenë plotësisht hyrjen e çdo ndihme humanitare në Rripin e Gazës më 2 mars, duke akuzuar Hamasin për abuzim me të. Qeveria e Benjamin Netanyahut argumentoi se një bllokadë e plotë e enklavës dhe presioni ushtarak ishin mënyra “e vetme” për të detyruar lëvizjen islamiste palestineze të lirojë 58 pengje që mban, të vdekur dhe të gjallë.
Që atëherë, OKB-ja i ka bërë thirrje Izraelit që të lejojë përsëri hyrjen e ndihmës humanitare në enklavë, gjë që është jetike për popullsinë që përballet me një katastrofë humanitare dhe në rrezik nga uria, siç theksojnë zyrtarët e saj.
Operacionet humanitare në Rripin e Gazës janë në prag të “kolapsit të plotë”, sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (ICRC). Agjencitë e OKB-së thonë se furnizimet me ushqim do të mbarojnë “brenda disa ditësh”.Top Channel
-

Arrihet marrëveshja, i shumëkërkuari Florenc Çapja ekstradohet sot drejt Shqipërisë
Policia e Shtetit ka bërë me dije se pasditen e sotme pritet të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai i Florenc Çapjas, 44 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ky zhvillim është pjesë e operacionit të gjerë ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, që po zhvillohet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të shkëmbimit të menjëhershëm të informacioneve dhe veprimeve të përbashkëta hetimore dhe operacionale.
Autoritetet shqiptare theksojnë se operacioni është një tjetër sukses në përpjekjet për kapjen dhe sjelljen përpara drejtësisë të personave në kërkim ndërkombëtar. Policia e Shtetit ka njoftuar se do të dalë me një deklaratë të dytë në momentin e finalizimit të plotë të ekstradimit në aeroportin e Rinasit.
Florenc Çapja është një nga emrat më të njohur për drejtësinë shqiptare dhe ekstradimi i tij konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar. -

Ekstradohen në Shqipëri dy të rinj të shpallur në kërkim ndërkombëtar
Janë ekstraduar drejt Shqipërisë dy të rinj të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale.
Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, është kapur në Gjermani dhe ekstraduar në Shqipëri 21-vjeçari i kërkuar për veprimtari në formën e grupit të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të kanabisit.
Në Itali është kapur dhe është ekstraduar në Shqipëri 35-vjeçari nga Korça, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
“Në vijim të operacioneve të përbashkëta me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi, në Gjermani dhe Itali janë kapur dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë dy shtetas, konkretisht:
Nga Gjermania është ekstraduar shtetasi D. L., 21 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin D. L., për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ndërkohë, në Itali, u bë e mundur arrestimi në Milano, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Korçë.
Në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”. 35-vjeçari, në qershor 2024, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka mbajtur pa dëshirën e tij, me forcë, brenda një automjeti, duke e dhunuar rëndë shtetasin K. V.”, njofton policia.
Vijon bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim./Opinion.al -

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarë nga Italia dhe Gjermania
Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses kapjen dhe ekstradimin drejt Shqipërisë të dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit të përbashkët ndërkombëtar “The Wanted”.
Në Gjermani u arrestua dhe u ekstradua 21-vjeçari Danjel Lalaj. Ai ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme që në vitin 2021, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Për të ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Ndërkohë, në Itali u lokalizua dhe u ekstradua drejt Shqipërisë 35-vjeçari Kledjon Berberi, banues në Korçë. Ai ishte në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë për “Heqje të paligjshme të lirisë” dhe “Kanosje për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”. Sipas hetimeve, në qershor të vitit 2024, Berberi dhe një bashkëpunëtor i tij kishin mbajtur me forcë në një automjet dhe kishin dhunuar rëndë një shtetas tjetër, K. V.
Policia e Shtetit njofton se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë do të vijojë për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. -

“Presioni ndërkombëtar është i domosdoshëm”, Zelensky: Sa më efektive të jenë sanksionet, aq më shpejt do arrijmë paqen
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përsëritur thirrjen e tij për rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Rusisë për t’i dhënë fund sulmeve të saj të vazhdueshme ndaj Ukrainës, pas një ofensive të re ruse në Odessa.
Në një postim në Telegram, ai theksoi se “për më shumë se 50 ditë, Rusia ka injoruar propozimin e SHBA-së për një armëpushim të plotë dhe pa kushte”.
“Kishte propozime edhe nga ne të, për t’u përmbajtur nga sulmet ndaj infrastrukturës civile dhe për të imponuar heshtje të përhershme në qiell, në det dhe në tokë. Rusia iu përgjigj të gjitha këtyre me bombardime dhe sulme. Kjo është arsyeja pse nevojitet një shtytje e fortë për diplomaci, presioni i vazhdueshëm ndaj Rusisë është i nevojshëm për ta detyruar atë të heshtë dhe të negociojë”, tha Zelensky.
“Sa më efektive të jenë sanksionet, aq më shumë stimuj do të ketë Rusia për t’i dhënë fund luftës. Sa më e fortë të jetë mbrojtja e Ukrainës dhe Forcat e Mbrojtjes Ajrore, aq më shumë jetë do të jemi në gjendje të shpëtojmë dhe aq më shpejt do të jemi në gjendje të garantojmë siguri të përhershme. Faleminderit të gjithëve në mbarë botën që po ndihmojnë”, përfundoi ai në postimin e tij.Top Channel
-

Përdhunime dhe trafikim i grave shtatzëna, një turk dhe një bullgar ekstradohen nga Tirana për në Turqi dhe Greqi
Në një operacion të koordinuar nga Interpol Tirana, Interpol Ankarasë dhe Interpol Athinës, dy shtetas janë ekstraduar nga Shqipëria për të përballur akuza të ndryshme në Turqi dhe Greqi.
Ekstradimi në Turqi:
Burak Kara, 39 vjeç, shtetas turk, u ekstradua për të vuajtur një dënim prej 8 vjetësh dhe 4 muajsh burgim. Ai u dënua nga Gjykata e Mersinit në vitin 2022 për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një shtetaseje turke në vitin 2011, ndërkohë që ndodhej në gjendje të dehur. Aksioni kriminal u realizua në një banesë në Mersin. Pas ekstradimit, Kara do të vuajë rreth 4 vite e gjysmë të mbetura nga dënimi.
Ekstradimi në Greqi:
I.A., një shtetas bullgar 59 vjeç, u ekstradua për t’u përballur me akuza të rënda lidhur me ndërmjetësimin për birësim të kundërligjshëm. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina dhe dyshohet se ka bashkëpunuar me individë të tjerë për të dërguar gra shtatzëna në Greqi, të cilat lindnin dhe më pas foshnjat u ndihmoheshin për t’u birësuar. Ky aktivitet kriminal i ka sjellë I.A. fitime të konsiderueshme, deri në 4000 euro për çdo rast.
Bashkëpunimi Ndërkombëtar:
Ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimeve të rënda, veçanërisht atyre që përfshijnë dhunën seksuale dhe trafikimin ndërkombëtar të njerëzve. Interpol Tirana vazhdon të luajë një rol kyç në ndjekjen dhe kapjen e kriminelëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ky aksion i koordinuar me autoritetet ndërkombëtare ka çuar në ndalimin e dy personave të kërkuar për veprime kriminale që shkelin të drejtat e njeriut dhe ndihmojnë në garantimin e drejtësisë për viktimat.Top Channel
-

Përdhunime dhe trafikim i grave shtatzëna, dy të huaj ekstradohen nga Tirana për në Turqi dhe Greqi
Në një operacion të koordinuar nga Interpol Tirana, Interpol Ankarasë dhe Interpol Athinës, dy shtetas janë ekstraduar nga Shqipëria për të përballur akuza të ndryshme në Turqi dhe Greqi.
Ekstradimi në Turqi:
Burak Kara, 39 vjeç, shtetas turk, u ekstradua për të vuajtur një dënim prej 8 vjetësh dhe 4 muajsh burgim. Ai u dënua nga Gjykata e Mersinit në vitin 2022 për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një shtetaseje turke në vitin 2011, ndërkohë që ndodhej në gjendje të dehur. Aksioni kriminal u realizua në një banesë në Mersin. Pas ekstradimit, Kara do të vuajë rreth 4 vite e gjysmë të mbetura nga dënimi.
Ekstradimi në Greqi:
I.A., një shtetas bullgar 59 vjeç, u ekstradua për t’u përballur me akuza të rënda lidhur me ndërmjetësimin për birësim të kundërligjshëm. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina dhe dyshohet se ka bashkëpunuar me individë të tjerë për të dërguar gra shtatzëna në Greqi, të cilat lindnin dhe më pas foshnjat u ndihmoheshin për t’u birësuar. Ky aktivitet kriminal i ka sjellë I.A. fitime të konsiderueshme, deri në 4000 euro për çdo rast.
Bashkëpunimi Ndërkombëtar:
Ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimeve të rënda, veçanërisht atyre që përfshijnë dhunën seksuale dhe trafikimin ndërkombëtar të njerëzve. Interpol Tirana vazhdon të luajë një rol kyç në ndjekjen dhe kapjen e kriminelëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ky aksion i koordinuar me autoritetet ndërkombëtare ka çuar në ndalimin e dy personave të kërkuar për veprime kriminale që shkelin të drejtat e njeriut dhe ndihmojnë në garantimin e drejtësisë për viktimat. -

“Ishte në kërkim ndërkombëtar për disa akuza”, arrestohet 41 vjeçari nga Kosova
Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet një 41 vjeçar nga Kosova.
Policia ka arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasin H. L., banues në Deçan, Kosovë, për akuzën “Vrasje e mbetur në tentative”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”
“Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 41- vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, pasi autoritetet austriake kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje””, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i Policisë
Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje e mbetur në tentative”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”, arrestohet me qëllim ekstradimin, 41-vjeçari nga Kosova.
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë intensifikuar kontrollet bazuar në analizën e riskut dhe inteligjencën policore me qëllim goditjen e paligjshmërive në kufi dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo PKK.
Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar H. L., 41 vjeç, banues në Deçan, Kosovë.
Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 41- vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, pasi autoritetet austriake kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarin.