Tag: ndërkombëtar

  • EMRI- Ekstradohet nga SHBA 44-vjeçari, do përcillet në Itali ku është dënuar me 30 vite burg për vrasje

    EMRI- Ekstradohet nga SHBA 44-vjeçari, do përcillet në Itali ku është dënuar me 30 vite burg për vrasje

    Ishtë në kërkim që prej vitit 1999. Është ekstraduar nga SHBA 44-vjeçari, i dënuar në Itali me 30 vite burg për vrasje.

     Kamer Duhanxhiu 44 vjeç. fshihej në SHBA prej shumë vitesh, ishte arrestuar më herët, këtë vit, në Florida.

    Sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, bazuar në urdhrin e arrestit ndërkombëtar/kartelën e kuqe të Interpolit, të lëshuar nga autoritetet italiane.

    Njoftimi:

    Policia e Shtetit

    Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Fast Albanias të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë/Zyrën e Hetimeve Kriminale në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në koordinim të veprimeve të përbashkëta me Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale Italiane – Shërbimi i Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar dhe Zyrën e Ekspertëve të Sigurisë në Tiranë, prej shumë kohësh, ka bashkëpunuar duke shkëmbyer informacion lidhur me shtetasin shqiptar:

    Kamer Duhanxhiu 44 vjeç.

    Ky shtetas, në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999, është dënuar nga autoritetet italiane, me 30 vjet burgim për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje të ndodhura në vitin 1999 në Asti, Itali.

    Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet këtyre agjencive partnere ligjzbatuese në Shqipëri dhe Itali, si dhe të Agjencisë për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare (ICE) në Shtetet e Bashkuara, shtetasi Kamer Duhanxhiu, i cili fshihej në SHBA prej shumë vitesh, ishte arrestuar më herët, këtë vit, në Florida.

    Pas përpjekjeve të përbashkëta koordinuese ndërmjet këtyre agjencive, ai u deportua nga SHBA, me fluturim çarter, në Tiranë, më datë 19.11.2025.

    Sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, bazuar në urdhrin e arrestit ndërkombëtar/kartelën e kuqe të Interpolit, të lëshuar nga autoritetet italiane.

    Ky shtetas do të përballet me dënimin e tij 30-vjeçar, në Itali.

    Policia e Shtetit, edhe një herë, gjen  rastin të vërë në dukje një tjetër operacion të suksesshëm në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet agjencive partnere ligjzbatuese.

  • “PD i mban qytetarët me gajret”/ Flet gazetari: Në seli nuk ka një takim ndërkombëtar, nuk i shkon kush mik

    “PD i mban qytetarët me gajret”/ Flet gazetari: Në seli nuk ka një takim ndërkombëtar, nuk i shkon kush mik

    Gazetari, Lavdrim Lita i ftuar në një emision televiziv u shpreh se në selinë e PD nuk ka një takim ndërkombëtar, nuk i shkon kush mik.
    Lavdrim Lita: Është një lajm i mirë që protestohet. Qytetarët duhet të protestojnë. Partitë politike duhet të protestojnë.
    Jo vetëm PD por edhe partia ‘Mundësia’, partia e Lapajt e Shabanit, e Arlind Qorrit.
    Të gjitha partitë e opozitës duhet të protestojnë, me një me dy me 10 me 100 me 1000 me dhjetë mijë sepse ky vend ka nevojë për protesta dhe ka shumë arsye që kolegët i thanë që duhen protestuar.
    Nga bileta në autobusin e Kamzës deri tek vjedhjet masive. Problemi është që fokusi dhe pritshmëria është e madhe tek PD.
    PD i mban qytetarët dhe militantët me gajret, do bëjmë protesta prisni edhe pak, do bëjmë analizë, prisni edhe pak. Lidershipi i PD nuk ka bërë një takim ndërkombëtar të rëndësishëm në selinë e PD. Erdhi ministri i jashtëm takoi të gjithë dhe nuk takoi kryetarin e PD.

  • Arrestohet finlandezi në kërkim ndërkombëtar fshihej në Tiranë

    Arrestohet finlandezi në kërkim ndërkombëtar fshihej në Tiranë

    Një shtetas finlandez i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në zonën e Laprakës, në Tiranë.
    Sipas policisë, ndaj 30 vjeçarit me iniciale L.E ishte caktuar në Finlandë masa “arrest me burg” për vjedhje, kanosje dhe hyrje në banesë private.
    Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Finlandës.
    “U bë i mundur ndalimi i shtetasit L. E., 30 vjeç, me shtetësi finlandeze. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Finlandës Perëndimore, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë: Hyrje në banesë private, Vjedhje me dhunë, Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie (mbetur në tentativë), Heqje e paligjshme e lirisë”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit të fëmijëve në Spanjë, arrestohen 11 persona, ja ku i çonin të miturit

    Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit të fëmijëve në Spanjë, arrestohen 11 persona, ja ku i çonin të miturit

    Policia spanjolle njoftoi sot se ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar trafikimi fëmijësh, i cili dyshohet se transportonte të mitur nga Ishujt Kanarie në Francë.

    11 persona u arrestuan gjatë operacionit të koordinuar të kryer në Madrid, Lanzarote dhe Gran Canaria.
    “Katër nga të dyshuarit u lanë në paraburgim në pritje të gjyqit për akuza që lidhen me krimin e organizuar, falsifikimin e dokumenteve dhe pornografinë e fëmijëve”, sipas një deklarate të policisë.
    Hetimi filloi pasi 14 të mitur u zhdukën nga strukturat shtetërore në Ishujt Kanarie midis dimrit të vitit 2024 dhe pranverës së vitit 2025.
    Policia tha se anëtarët e rrjetit përdorën rrugë dhe kontakte në Marok, Bregun e Fildishtë dhe Spanjë për të transportuar fëmijët dhe për të marrë dokumente të falsifikuara për ta në përgatitje për transferimin e tyre në Francë.
    Dokumentet personale, pajisjet elektronike dhe paratë u sekuestruan në dy shtëpi të kontrolluara në ishullin e Lanzarote.
    Hetimi po vazhdon për të identifikuar viktima të tjera ose lidhje të reja me rrjetin, thekson policia spanjolle.

    Top Channel

  • Media italiane: Mafia shqiptare po lulëzon, ndërsa Edi Rama bën PR global me fasada

    Media italiane: Mafia shqiptare po lulëzon, ndërsa Edi Rama bën PR global me fasada

    Një narcoshtet në ngritje, një kryeministër që bën marketing ndërkombëtar, dhe një marrëveshje Rama–Meloni që po shndërrohet në farsë.
    Në të njëjtën ditë, media italiane Domani botoi dy shkrime që zbulojnë brutalitetin e realitetit shqiptar: mafian që forcohet si strukturë transnacionale, dhe qeverinë shqiptare që shet projekte boshe ndërkombëtare, me koston e taksapaguesve italianë dhe me bekimin e Giorgia Melonit.
    Dy artikuj që, të vendosur krah për krah, tregojnë një të vërtetë të hidhur: Shqipëria po perceptohet si narcoshtet, ndërsa Edi Rama po bën PR global me fasada, qendra emigrantësh që nuk funksionojnë dhe aleanca politike të dobëta.
    Mafia shqiptare: Gratteri shpërthen bubullimën që Tirana nuk e përballon dot
    Domani publikon intervistën e kryeprokurorit të Napolit, Nicola Gratteri — një njeri që nuk flet kurrë kot.
    Dhe çfarë thotë?
    “Shqipëria narcoshtet? Jo, nuk është fare ekzagjerim.”
    Ka kaq shumë vite që qeveria shqiptare shan opozitën kur përdor këtë term.
    Por kur e thotë Gratteri — një nga figurat më të forta në luftën kundër ’Ndrangheta-s — fjala merr peshë tjetër.
    Dhe sipas tij:
    • grupet shqiptare kontrollojnë Londrën
    • janë fuqi kryesore në Roterdam, Anvers, Hamburg
    • janë bërë “partnerë” të ’Ndrangheta-s
    • studiojnë tregjet aziatike sikur të ishin korporatë globale
    • lajnë miliarda euro përmes resortesh, kullave dhe “investimeve turistike”.
    Në Shqipëri i kemi këto në çdo lagje: pallate pa banorë, hotele bosh, pasuri që nuk përputhen me rrogat, dhe politikanë që bëjnë sehir.
    Por kur e thotë Gratteri, Italia dëgjon.
    Evropa dëgjon.
    Dhe perceptimi ndërkombëtar është i qartë:
    Shqipëria është bërë lavatriçe e parave të krimit.
    Ndërkohë, Rama në Romë shet ëndrra me qendra emigrantësh që s’janë gati.
    Arsyeja pse Rama ishte në Romë?
    Për të nënshkruar me Melonin një marrëveshje thuajse 1 miliard euro për qendra emigrantësh në Shqipëri.
    Por çfarë zbulon Domani?
    • qendrat nuk funksionojnë
    • personeli italian është rikthyer në vend, sepse kushtet ishin të papranueshme
    • akomodimi i emigrantëve është poshtërues
    • kostoja është rritur
    • modeli është një flop i plotë.
    Pra, ndërsa Rama shet narrativën e “liderit global” dhe Shqipërisë si “partner strategjik”, realiteti është ndryshe:
    Një projekt-pilot që ka dështuar pa filluar akoma.
    Ndërsa Meloni e përdor Shqipërinë për propagandë kundër emigracionit, Rama e përdor Italinë për të marrë lavdi ndërkombëtare.
    Rezultati?
    Faturën e paguan populli italian. Turpin e mban Shqipëria.
    E përbashkëta e dy krizave: një shtet i dobët, një qeveri e kapur, një imazh që rrëzohet
    Nga njëra anë mafia shqiptare në lulëzim, që sipas Gratterit:
    • ka depërtuar në institucione
    • ka kapur ekonominë
    • dhe përdor korrupsionin si metodë standarde pune.
    Nga ana tjetër një qeveri që kërkon të bindë Europën se është “model i stabilitetit”.
    Dy botë që nuk shkojnë bashkë.
    Dhe Domani e thotë hapur, pa zbukurime:
    Italia po financon një vend ku klanet kriminale janë bërë faktor ekonomik dhe politik.
    Ky është dënimi më i fortë ndërkombëtar që ka marrë Shqipëria këto vite
    Jo nga opozita.
    Jo nga gazetarët shqiptarë që Rama i quan “kazan”.
    Por nga një media serioze dhe një prokuror që ka luftuar mafian italiane më shumë se kushdo tjetër.
    Ky është sinjali i alarmit:
    Shteti shqiptar po perceptohet si fasadë.
    Krimi po perceptohet si ndikues.
    Qeveria po perceptohet si e paaftë dhe e korruptuar.
    Investimet e mëdha dyshohen si skema pastrimi parash.
    Marrëveshjet ndërkombëtare po dështojnë para se të nisin.
    Ne nuk jemi Dubai —jemi Shqipëria e cila rrezikon të bëhet Brazil i Ballkanit.
    Edhe nëse Rama nuk e pranon, perceptimi ndërkombëtar është bërë i qartë:
    Shqipëria nuk është më “eksperiment model”; është një vend i brishtë, i kapur nga oligarkia, krimi dhe korrupsioni.
    Dhe kur Domani e vendos këtë krahas dështimit të marrëveshjes Rama–Meloni, mesazhi është një:
    Ndërsa qeveria shqiptare shet imazh, realiteti shet nevojën për alarm.

  • Film ndërkombëtar për Reçakun dhe luftën në Kosovë, pjesë e kastit edhe Robert De Niro

    Film ndërkombëtar për Reçakun dhe luftën në Kosovë, pjesë e kastit edhe Robert De Niro

    Një film ndërkombëtar që do të trajtojë luftën e Kosovës pritet të mbledhë dhjetëra aktorë të njohur të Hollywoodit, përfshirë edhe legjendën e kinemasë Robert De Niro.

    Lajmin e ka bërë të ditur producenti nga Kosova, Fitim Krasniqi, i cili prej vitesh realizon filma për tregun ndërkombëtar.

    Në një intervistë me Blendi Fevziun, Krasniqi konfirmoi se Robert De Niro do të luajë rolin e babait të tij.

    “Është historia e babait tim, dhe masakrën e Reçakut, dhe luftës që ka ndodhur në Kosovë nga fillimi deri në fund”, ka deklaruar ai.

    Producenti ndau me emocion edhe rrëfimin e dhimbshëm për fatin e të atit, i cili gjatë luftës ishte plagosur dhe më pas djegur për së gjalli, një histori që tani do të shndërrohet në një film me mesazh të fuqishëm njerëzor.

    Krasniqi pohoi se në këtë projekt do të marrin pjesë 71 aktorë nga Hollywoodi, ndër ta edhe Robert De Niro, dhe se të gjitha kontratat tashmë janë nënshkruar.

    Ai konfirmoi gjithashtu se De Niro ka pranuar të portretizojë rolin e babait të tij.

    Xhirimet për filmin pritet të nisin vitin e ardhshëm, pasi fillimisht ishin planifikuar të fillonin këtë vit, por janë shtyrë për arsye organizative.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    GJERGJ FISHTA: KUSH NA E KRITIKON GJUHËN ASHT HASËM

  • Vëzhguesi i ONM kërkon hetim të mëtejshëm për gjyqtarin Ervin Pollozhani

    Vëzhguesi i ONM kërkon hetim të mëtejshëm për gjyqtarin Ervin Pollozhani

    Një kërkesë e vëzhguesit Theo Jacobs të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për hetimin e një gjetjeje në çështjen e vetingut të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani solli shtyrjen e seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të martën më 11 nëntor, ku palët ishin ftuar për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.
    Që në fillim të seancës, Jacobs bëri me dije se kishte depozituar një gjetje dhe një opinion për trupin gjykues të Kolegjit, përmes së cilave u kërkonte hetimin e mëtejshëm të transaksioneve që kanë të bëjnë me blerjen e një apartamenti nga Pollozhani dhe bashkëshortja e tij, ku atyre u është kthyer një pjesë e vlerës së paguar.
    Jacbos kërkon që të pyetet si dëshmitar administratori i shoqërisë që ka shitur apartamentin si dhe të merren prej kësaj shoqërie aktet që kanë të bëjnë me rikthimin e vlerës 4.4 milionë lekë subjektit dhe bashkëshortes së tij. Po ashtu, kërkon që në funksion të gjykimit të çështjes të merren dhe akte që kanë të bëjnë me kontratat për apartamentet e tjerë, si dhe të verifikohet për çështje penale apo civile të blerësve të banesës apo të familjarëve të tyre në gjykatat ku ka ushtruar funksionin para kryerjes së këtij transaksioni.
    Kryesuesja e trupit gjykues, Ina Rama u kërkoi palëve që të paraqesin qëndrim lidhur me këtë kërkim të vëzhguesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM-së. Prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në çështjen e vetingut të gjyqtarit Pollozhani, kërkoi afat kohor për t’u njohur me aktin e parqitur nga Jacobs.
    Ndërkohë, përfaqësuesja ligjore e gjyqtarit Pollozhani, avokatja Romina Zano pyeti nëse gjetja kishte te bënte me ndonjë fakt të ri të pahetuar më parë gjatë hetimit administrativ në KPK. Ajo vërejti se ONM jep qëndrim të unifikuar institucional dhe se nuk mund të jetë opinion i një vëzhguesi veçmas.
    Vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs deklaroi se të dhënat janë në dosjen e hetimit administrativ dhe se opinioni është bazuar në faktet që janë aty. Sipas tij, të blesh lirë dhe të shitësh shtrenjtë bie erë.
    Jacobs shtoi se kërkimet e tij për hetim e verifikim të mëtejshëm kanë si qëllim që të qartësojnë situatën, ose “aroma” të largohet, ose të gjendet “trupi i vdekur”.
    Sipas Zanos, është Komisioneri Publik që e vendos në lëvizje KPA-në brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar. Po ashtu, solli në vëmendje se ONM bënë rekomandim pranë institucionit të Komisionerëve Publikë, që e vë në lëvizje këtë të fundit për të ushtruar ankim.
    Avokatja Zano tha ndër të tjera se, çfarë u paraqit ka pamjen e një opinioni subjektiv, ku u përmendën fjalë si, “nuhas” apo “trup i vdekur”, që duken si qasje personale të vëzhguesit ndërkombëtar.
    Ajo shpjegoi se ONM ka monitoruar procesin dhe vëzhguesi ndërkombëtar i mëparshëm i ka njohur të gjitha provat, si dhe e ka pyetur subjektin për rrethanat që trajtohen në gjetjet dhe opinonin e Jacobs.
    Po ashtu, theksoi se gjetja po paraqitet në fazën kur çështja është në fazën e konkluzioneve përfundimtare.
    Zano pyeti se çfarë donte të tregonte paraqitja e kësaj gjetjeje, nëse hetimi administrativ i mëparshëm nuk ishte i plotë, apo po vendosej në dyshim integriteti profesional i vëzhguesit ndërkombëtar të mëparshëm, Steven Kessler?
    Kryesuesja Ina Rama solli në vëmendje se të gjitha qëndrimet mund të paraqiten nga palët pasi të njihen me aktin e dorëzuar nga Jacobs.
    Në përgjigje të qëndrimeve të Zanos, vëzhguesi Theo Jacobs, pyeti nëse kishte ndonjë përcaktim ligjor ku parashikohej afat që ndalonte paraqitjen e gjetjeve. “Më jepni përcaktimin ligjor që ndalon të paraqes gjetje”, u shpreh ai dhe shtoi se gjendej në sallë në cilësinë e vëzhguesit të ONM-së dhe se bazuar në këtë cilësi, i kishte kërkuar trupit gjykues që të merrte vendim për kërkimin e tij për thirrjen si dëshmitar të ndërtuesit që ka shitur apartamentin dhe të kryheshin verifikimet e tjetra lidhur me këto transkasione dhe personat e përfshirë.
    “Po kërkoj që trupi gjykues ta marrë vendimin bazuar në gjithë provat”, deklaroi Jacobs.
    Pasi u tërhoq, trupi gjykues i Kolegjit vendosi të shtyjë seancën për më datë 14 nëntor, ora 10:00, për t’u dhënë kohë palëve në proces për të mbajtur një qëndrim,
    Gjatë seancës parardhëse më 28 tetor, vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs, i drejtoi disa pyetje subjektit lidhur me transaksionet e kryera për blerjen dhe shitjen e një apartamenti në Tiranë. Jacobs solli në vëmendje se, pas kthimit të një vlerë nga ana e shoqërisë ndërtuese, prindërit e bashkëshortes që kishin kontribuar, nuk kishin marrë ndonjë pjesë. Po ashtu, sipas vëzhguesit, çmimi i blerjes sipas kontratës së vitit 2012, mbetet me një diferencë të konsiderueshme prej 4.4 milionë lekësh, me atë të shitjes në 2014-ën.
    Jacobs u shpreh se ky transaksion nuk përputhej me logjikën ekonomike, ndërkohë që vlera monetare e përfituar nga shitja ishte depozituar në llogarinë e gjyqtarit Pollozhani. Duke i cilësuar transaksionet se një “abrakada financiare”, Jacobs u shpreh se vetëm në Shqipëri kishte parë gjëra të tilla.
    Për kthimin e shumës nga shoqëria ndërtuese, Pollozhani shpjegoi gjatë seancës parardhëse se kishte të bënte me sipërfaqen me të vogël të apartamentit të mëparshëm të dorëzuar në vitin 2012. Subjekti ka deklaruar gjatë gjithë kohës se nuk ka pasur kontribut në blerjen e kësaj pasurie, por sipas tij ishte blerë nga bashkëshortja dhe prindërit e saj para martese.

    Pollozhani shpjegoi se vjehrri e vjehrra nuk morën pjesë, pasi kontirbuesja më e madhe për pagesën e çmimit të apartamentit të mëparshëm kishte qenë bashkëshortja, me rreth 90% të vlerës. Lidhur me çmimin e shitjes më të lartë, subjekti parashtroi se apartamenti ishte dhënë me gjithë orenditë që kanë kosto plus, si dhe evoluimin e çmimit të tregut./ BIRN

  • Studimi që tronditi mitin e glutenit: Miliona njerëz po heqin dorë nga buka pa arsye

    Studimi që tronditi mitin e glutenit: Miliona njerëz po heqin dorë nga buka pa arsye

    Një kërkim ndërkombëtar tregon se jo gluteni, por karbohidratet e tjera të grurit dhe faktorët psikologjikë mund të jenë fajtorët për problemet me tretjen.

     

    Një studim i ri ndërkombëtar i udhëhequr nga Universiteti i Melburnit ka zbuluar se shumica e njerëzve që mendojnë se janë të ndjeshëm ndaj glutenit mund të mos kenë fare problem me të.

    Hulumtimi, i publikuar në revistën The Lancet, analizoi të dhëna nga vite studimesh mbi ndjeshmërinë jo-celiake ndaj glutenit (NCGS) dhe gjeti se vetëm një pjesë e vogël e pjesëmarrësve reaguan realisht ndaj glutenit. Për pjesën tjetër, simptomat ishin të ngjashme si kur konsumonin gluten ashtu edhe kur merrnin placebo.

    Sipas profesoreshës së asociuar Jessica Biesiekierski, autore kryesore e studimit, shumica e rasteve nuk kanë të bëjnë me glutenin, por me karbohidratet e fermentueshme të njohura si FODMAP, që gjenden në grurë, qepë, fasule apo produkte qumështi. Këto substanca mund të shkaktojnë fryrje, gazra apo dhimbje barku tek personat më të ndjeshëm.

    Studiuesit theksojnë se ndjeshmëria ndaj glutenit shpesh lidhet edhe me lidhjen zorrë–tru, ku stresi dhe pritshmëritë ndikojnë në mënyrën si trupi reagon ndaj ushqimeve. Fenomeni “nocebo” – kur njerëzit ndjejnë simptoma sepse presin t’i kenë ato – mund të shpjegojë pse shumë persona shmangin glutenin pa arsye mjekësore.

    Dr. Leybelis Padilla, gastroenterologe në San Diego, tha për Fox News Digital se këto gjetje përforcojnë atë që ekspertët kanë dyshuar prej kohësh: “Gluteni nuk është problemi për shumicën e njerëzve. Ai është demonizuar pa arsye, ndërsa shpesh janë përbërësit e tjerë në ushqimet e përpunuara që shkaktojnë simptomat.”

    Ajo shtoi se personat me shqetësime të vazhdueshme duhet të vizitohen tek një specialist për të përjashtuar sëmundjen celiake, e cila kërkon një dietë të rreptë pa gluten.

    Në përfundim, studiuesit bëjnë thirrje për më shumë kujdes ndaj dietave të panevojshme pa gluten dhe për diagnoza më të sakta, që do të ndihmojnë njerëzit të mos kufizojnë ushqimet pa shkak dhe të përmirësojnë mirëqenien e tyre përmes një qasjeje më të balancuar ndaj ushqimit.

  • Aeroporti Ndërkombëtar i Brukselit mbyllet përkohësisht pas pamjes së një droni

    Aeroporti Ndërkombëtar i Brukselit mbyllet përkohësisht pas pamjes së një droni

    Aeroporti i Brukselit u mbyll të martën në mbrëmje pasi një dron u pa duke fluturuar në zonë, sipas gazetës Le Soir.

    Shërbimi i kontrollit të trafikut ajror Skeyes konfirmoi se “për arsye sigurie” operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar Zaventem u pezulluan përkohësisht.

    Fluturimi i fundit u nis në orën 19:37 dhe i fundit u ul në orën 19:46.

    Disa avionë që udhëtonin drejt Brukselit u detyruan të ndryshonin kurs dhe u drejtuan për në aeroportin e Liezhit.

    Ky është një tjetër incident i dronëve që shfaqen në zonat pranë aeroporteve në Evropën veriore, të cilët kërcënojnë sigurinë e fluturimit dhe çojnë në anulime të fluturimeve.

  • Në kërkim ndërkombëtar për kultivim të bimëve narkotike, ekstradohet nga Italia (EMRI)

    Në kërkim ndërkombëtar për kultivim të bimëve narkotike, ekstradohet nga Italia (EMRI)

    Edmond Goga, 33-vjeç është ekstraduar sot nga Italia drejt vendit tonë.
    33-vjeçari i cili ishte në kërkim ndërkombëtar akuzohet se para katër vitesh së bashku me tre persona të tjerë kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike një sipërfaqe toke (pronë publike) në fshatin Krastë, Krujë.
    Për këtë vepër penale Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në vitin 2023, e ka dënuar Gogën me 4 vjet burgim.
    Nga dënimi, 33-vjeçarit i ka mbetur për të vuajtur rreth 1 vit burgim.