Tag: ndërkombëtar

  • Dy shqiptarë nderohen me çmimin e njohur ndërkombëtar “Oscar Wilde”

    Dy shqiptarë nderohen me çmimin e njohur ndërkombëtar “Oscar Wilde”

    Më 22 nëntor 2025, ora 15:30, me rastin e 125 – vjetorit të vjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit irlandez, dramaturgut, gazetarit, eseistit dhe kritikut letrar të epokës viktoriane, Oscar Fingal O’Flahertie Wills Wilde (Dublin, më 16 tetor 1854 – Paris – 30 nëntor 1900), në Pallatin e Bashkisë  (Komuna Vetralla – Viterbo), u zhvillua Edicioni 2025 i Çmimit Ndërkombëtar “Oscar Wilde”. Në këtë event, u nderuan me çmime prestigjioze personalitete të shquar nga fusha të ndryshme të letërsisë, arit, kulturës, shkencës, teknologjisë, etj.ÇMIM NDËRKOMBËTAR  “OSCAR WILDE” PËR KARRIERË, iu akordua edhe dy figurave të njohura nga Shqipëria, gazetarit të njohur, Presidenti i Unionit të Gazetarëve në Shqipëri Aleksandër Çipa si dhe përkthyeses, botueses dhe promovueses kulturore ndërkombëtare, Angela Kosta, e cila u vlerësua me këtë çmim prestigjioz, për vëllimin poetik: Il Potere Dell’Apocalisse – Pushteti i Apokalipsit, i botuar në vitin 2024 dhe 2025 nga Shtëpia Botuese Kubera Book (Romë).Eventi u mbështet nga: Parlamenti Evropian – BRUKSEL, Bashkimi Evropian (LUKSEMBURG & BRUKSEL & ROMË), Shoqata e Kritikëve Letrarë Italianë, Shoqata e Të Rinjve Evropianë, Instituti Evropian, Fondazioni T A.U, Spoleto Art Festival International, Fondazioni A.U.G.E, etjer…Krahas dy fituesve shqiptarë, të pranishëm ishin edhe fitues të tjerë të rëndësishëm, si kontesha hungareze Erika Emma Fodre, figurë me ndikim ndërkombëtar dhe mike e ngushtë e shkrimtarit László Krasznahorkai, kandidat për Çmimin Nobel për Letërsi, 2025. Po ashtu, një tjetër emër i rëndësishëm ishte ai i Gaetano Gennai, regjisor, aktor dhe komunikues i njohur, aktualisht Drejtor i Komunikimit të Rajonit Toscana dhe bashkëpunëtor i besuar i Presidentit Eugenio Giani, i rizgjedhur së fundmi.Ndër fituesit u nderuan edhe gazetarë të njohur si: Filippo Golia (Rai), Matteo Cotellessa (Mediaset), Lisa Bernardini (Odg Lazio dhe Shoqata e Shtypit të Huaj në Itali), si dhe emra të njohur: fotografi dhe regjisori Massimiliano Salvioni apo artistë si Eugenia Serafini, Silvio Natali, Stefano De Majo dhe Angelo Sagnelli.Seksioni dedikuar letërsisë së botuar, i rezervuar vetëm për kandidatët e përzgjedhur nga kritikë dhe botues, paraqiti një panel të gjerë e të larmishëm finalistësh dhe fituesish, gjithësecili i vlerësuar për kategori dhe arsye të veçanta. Është e pamundur të përmenden të gjithë protagonistët, të cilët u vlerësuan gjatë një dite të mrekullueshme, e kaluar midis personaliteteve të kulturës dhe artit.Edicioni i këtij viti konfirmoi gjallërinë dhe përmasën e gjerë të këtij projektit kulturor, i cili përfshiu në konkurim: poezinë, prozën, esenë dhe studimet akademike.Në dëshmi të lëvrimit në rritje, gjatë ceremonisë u ndanë gjithashtu Çmimet Speciale të revistës “La Fiera Letteraria, 2025 – Panairi Letrar, 2025”, revistë e themeluar në Milano, dy figurave qendrore: Zv. Presidentes Sabrina Morelli dhe Maria Concetta Borgese, Kryetare e Komitetit të Jurisë së Çmimit.Konkursi i dedikuar letërsisë së pabotuar, i hapur për publikun pa dallim niveli, solli në pah, mjaft zëra të konsoliduar dhe të rinj.Për seksionin e poezisë, Çmimi i Parë iu dha Floria Bufano dhe Silvia Gentile, ndërsa në mesin e finalisteve ishin Dora Saporita dhe Anna Maria Ceccarelli. Komisioni gjithashtu akordoi një Çmim Special për autoren Rita Scelfo.Në kategorinë e vargjeve dhe shkrimeve të lira, çmimi i parë iu dha: Giuseppina Turiano, Giovanna Gubbiotti dhe Adelaide Parolini si finaliste, si dhe Gabriella Picerno, Giuliana Donzello, etjer…

    Edhe këtu nuk mungoi një vlerësim i veçantë, i cili iu dha autorit Umberto Giammaria.Ceremonia në Vetralla nuk ishte vetëm një rast për të festuar talentet e afirmuara dhe premtimet e reja, por edhe për të vlerësuar pasurinë e arteve pamore.Më shumë se njëzet artistë vizualë ishin pjesë e ekspozitës ndërkombëtare të frymëzuar nga Wilde. Fituesve iu dorëzuan pllaka nderi, diploma, përfitime të ofruara nga Fondazioni Tau, Universiteti Auge dhe Menotti Art Festival Spoleto, së bashku me dhurata artistike me vlerë të çmuar. Ndër to, veprat e realizuara nga mjeshtri Silvio Craia, të dedikuara lules së famshme jeshile të Oscar Wilde, si dhe punime të firmosura nga Eugenia Serafini, Giuliano Rossi dhe Igor Borozan.Suksesi, padyshim i atribuohet punës në ekip me në krye Presidentin Luca Filipponi, Sabrina Morelli, Maria Concetta Borgese, Sandro Costanzi (historian dhe kritik arti), Paola Biadetti (Drejtoresha e Komunikimit), por edhe partneriteteve tashmë të konsoliduara me shumë organizata, si: Universiteti Auge i Rektorit Prof. Giuseppe Catapano, Akademia Auge, Fondazione Tau e Umberto Giammaria.Në fjalën e tij, Prof. Luca Filipponi, tha: “Një edicion me sukses të jashtëzakonshëm dhe me ndryshime të mëdha; tani po punojmë për të vënë së shpejti në shërbim, Qendrën Ndërkombëtare Studimore “Oscar Wilde” për të nderuar këtë autor dhe artist të madh në 125 – vjetorin e vdekjes së tij”.I lindur fillimisht si një konkurs letrar, ky çmim është shndërruar gradualisht në një projekt kulturor me përmasa të gjera: një rrugëtim që synon krijimin e një Qendre të Vërtetë Studimore Ndërkombëtare kushtuar Oscar Wilde, me seli dhe bashkëpunime midis qyteteve Spoleto, Firence dhe bashkëpunime të tjera evropiane.Edicioni 2025 është pasuruar me ekspozita, takime dhe një dialog ndërdisiplinor mes poezisë, teatrit, artit dhe studimeve.Ishin dhjetë finalistët që u përzgjodhën ndër mbi tridhjetë kandidaturat në seksionin akademiko-shkencor.Një çmim I rëndësishme jashtë konkursit iu akordua edhe Kryetarit të Bashkisë të qytetit Vetralla, Sandrino Aquilanit, gjithashtu poet dhe shkrimtar, për angazhimin e tij të vazhdueshëm në promovimin kulturor dhe për veprimtarinë e tij në përhapjen artistike dhe shoqërore, e aftë të përfshijë qytetarët, të rinjtë dhe shoqatat e ndryshme kulturore. Pjesëmarrja e tij në Çmimin “Oscar Wilde” thekson vlerën e figurave që ndërtojnë çdo ditë kulturën dhe komunitetin.”Mikpritja e Çmimit Ndërkombëtar Oscar Wilde për Vetrallën përbën një mundësi të rëndësishme: një moment që vlerëson trashëgiminë e saj historike dhe qytetare dhe e pozicionon në një rrjet iniciativash kulturore ndërkombëtare. Ky event forcon imazhin e një qyteti që di të mirëpresë, promovojë dhe ushqejë kulturën bashkëkohore”, tha në fjalën e tij Sandrino Aquilani. Në fund të ceremonisë, të pranishmit, shkëmbyen përshëndetje të ngrohta midis tyre, duke i dhënë atmosferës një klimë të ngrohtë në atë pasdite dimri të ftohtë.Përgatiti: Angela Kosta

    ObserverKult

    ————-

    Lexo edhe:

    DOLI NUMRI I RI I REVISTËS “JETA E RE”

  • Shkatërrohet rrjeti mafioz shqiptar i kokainës në Europë, kapet 3.5 tonë kokainë

    Shkatërrohet rrjeti mafioz shqiptar i kokainës në Europë, kapet 3.5 tonë kokainë

    Një rrjet ndërkombëtar kriminal me bazë në Lombardi të Italisë, i lidhur me grupet mafioze “Ndrangheta” dhe “Kamorra”, është çmontuar pas një hetimi të gjerë që përfshiu Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil.
    Sipas hetimeve,  droga, në vlerë mbi 27 milionë euro, u transportua nga Amerika e Jugut nëpërmjet kontejnerëve detarë, duke u shpërndarë në pjesë të ndryshme të Italisë.
    Hetuesit përdorën pajisje të sofistikuara të mesazheve të koduara për të identifikuar dhe ndjekur rrjetin, që kishte kontakte direkte me furnizues shqiptarë të kokainës.
    Nga operacioni i Guardia di Finanza dhe DDA e Milanos, u ekzekutuan urdhra arresti për 28 të dyshuar, 25 prej të cilëve u dërguan në burg dhe tre në arrest shtëpiak. Anëtarët e grupit ishin pjesë e një organizate kriminale të armatosur, e cila nxori, drejtua dhe financoi trafikun ndërkombëtar të drogës në bashkëpunim me klanet mafioze italiane.
    Hetimi zbuloi gjithashtu përfshirjen e një ndërmjetësi kinez, i cili lehtësoi pagesat për dërgesat e drogës përmes sistemit informal të transferimit të parave “Fei Ch’ien”.
    Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 400 kilogramë kokainë, pjesë e 3,5 tonëve të trafikuara nga rrjeti. Hetuesit nënvizuan se bashkëpunimi me Eurojust dhe Europol ishte vendimtar për zbulimin e rrjetit dhe identifikimin e të gjithë pjesëmarrësve.
    Rrjeti përdorte teknikën e “grabitjes” për të fshehur drogën brenda kontejnerëve të transportit të ligjshëm, duke e bërë shpërndarjen më të vështirë për autoritetet.

  • Bashkëpunim ndërkombëtar! BBVIP Kosova dërgon këtë banore në formatin italian

    Bashkëpunim ndërkombëtar! BBVIP Kosova dërgon këtë banore në formatin italian

    Një moment historik po vjen për “Big Brother VIP Kosova 4”. Moderatori Alaudin Hamiti ka shpallur gjatë spektaklit të sotem një lajm , duke bërë të ditur se për herë të parë në historinë e këtij edicioni do të realizohet një shkëmbim banorësh me “Grande Fratello” në Itali.
    Hamiti konfirmoi se një prej banorëve të shtëpisë së BBVK do të udhëtojë drejt Italisë, ku do të qëndrojë për një javë në një nga shtëpitë më të famshme të formatit italian. Sipas moderatorit, banorja e zgjedhur për këtë eksperiencë ndërkombëtare është Dolce, një prej protagonisteve që ka tërhequr vëmendjen e publikut që nga dita e parë e hyrjes në shtëpi.
    “Dolce do të shkojë për një javë në Grande Fratello”, tha shkurt Hamiti.
    Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm në rritjen e nivelit të produksionit, duke forcuar lidhjet mes dy tregjeve televizive, atij shqiptar dhe italian. Për herë të parë, një banor i “Big Brother VIP Kosova” do të përballet me sfida, dinamikë dhe audiencë krejtësisht të re, përmes një eksperiencë që pritet të sjellë shumë reagime dhe zhvillime të reja në lojë.
    Ky shkëmbim konsiderohet një moment unik, që jo vetëm i shton emocion programit, por edhe e vendos BBVK në një nivel më të gjerë ndërkombëtar.

  • Çmimi Ndërkombëtar Oscar Wilde në Itali, mes të vlerësuarve edhe gazetari shqiptar Aleksandër Çipa

    Çmimi Ndërkombëtar Oscar Wilde në Itali, mes të vlerësuarve edhe gazetari shqiptar Aleksandër Çipa

    Është mbajtur në Itali Finalja e Çmimit Ndërkombëtar Letrar Oscar Wilde 2025 nën kryesinë e Barbara Lenti dhe komisionit të plotë, i cili prezantoi risitë e rëndësishme për botimet e viteve 2025 dhe 2026 të planifikuara tashmë, me një fjalim kryesor nga Profesor Luca Filipponi.

    Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Bashkisë, Komuna Vetralla – Viterbo, ku u nderuan me çmime prestigjioze, personalitete të shquar nga fusha të ndryshme të letërsisë, arit, kulturës, shkencës, teknologjisë, etj.
    Mes të vlerësuarve, ishte dhe gazetari shqiptar Aleksandër Çipa, i cili mori Çmimin Prestigjioz për Karrierë.

    Top Channel

  • Xi – Trumpit: Kthimi i Tajvanit në Kinë, element kyç i rendit ndërkombëtar!

    Xi – Trumpit: Kthimi i Tajvanit në Kinë, element kyç i rendit ndërkombëtar!

    Kthimi i Tajvanit në Kinë është “një element kyç i rendit ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore”.

    Kjo është ajo që tha Presidenti Xi Jinping në telefonatën e tij me homologun amerikan Donald Trump, duke sqaruar “qëndrimin parimor” të Pekinit mbi çështjen e Tajvanit.

    Kina dhe Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti nga televizioni shtetëror CCTV, “luftuan krah për krah kundër fashizmit dhe militarizmit: tani ato duhet të punojnë së bashku për të mbrojtur fitimet e arritura nëpërmjet fitores në Luftën e Dytë Botërore” , citohet të jetë thënë në bisedën telefonike mes dy udhëheqësve, raporton ANSA.

    Kjo telefonatë vjen teksa ditët e fundit SHBA-të janë fokusuar në disa çështje me rëndësi, përfshirë edhe situatën e luftës në Ukrainë.

  • Operacion ndërkombëtar kundër trafikimit të artefakteve me vlerë 870 mln euro. Kontroll edhe në Shqipëri, SPAK pjesë e aksionit ku arrestuan 35 persona

    Operacion ndërkombëtar kundër trafikimit të artefakteve me vlerë 870 mln euro. Kontroll edhe në Shqipëri, SPAK pjesë e aksionit ku arrestuan 35 persona

    Një grup kriminal në Bullgari, i dyshuar për vjedhjen dhe trafikimin e mijëra objekteve kulturore nga muze dhe koleksione private në të gjithë Evropën, u godit dje nga autoritetet e gjashtë vendeve me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.

    Gjatë aksionit u arrestuan 35 të dyshuar dhe u kontrolluan mbi 125 vende, përfshirë edhe Shqipërinë, duke rikuperuar më shumë se 3,000 objekte me vlerë mbi 100 milionë euro.
    Objektet e sekuestruara përfshijnë monedha antike, bizhuteri, vazo dhe kupa nga qytetërimet trake dhe greko-romake, disa prej të cilave datojnë që nga viti 2000 para Krishtit. Vlera totale e 7,000 mallrave të vjedhura dyshohet të jetë rreth 870 milionë euro.
    Mes vendeve që morën pjesë në operacion ishte edhe Shqipëria, ku Zyra e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kontribuoi në kontrollet dhe hetimet lidhur me artefaktet e trafikuara.
    Autoritetet në Bullgari, Francë, Gjermani, Greqi dhe Itali gjithashtu morën pjesë në aksion, duke siguruar koordinim dhe mbështetje për rikuperimin e objekteve dhe arrestimin e të dyshuarve. Hetimet pritet të vazhdojnë për të zbuluar rrjetet ndërkombëtare të trafikimit dhe për të rikuperuar artefakte të tjera të humbura.
    Ky aksion tregon bashkëpunimin e fuqishëm ndërkombëtar kundër krimit të organizuar dhe përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur trashëgiminë kulturore.

    Top Channel

  • Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet fieraku me dy identitete

    Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet fieraku me dy identitete

    Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia pasi akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.
    Bëhet fjalë për shtetasin, Elvis Ziu alias Renato Ziu, 43 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, më 1 shtator të këtij viti i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

  • Nga SHBA në Rinas, ekstradohet drejt Italisë 44-vjeçari i dënuar për vrasje (Emri)

    Nga SHBA në Rinas, ekstradohet drejt Italisë 44-vjeçari i dënuar për vrasje (Emri)

    kamer duhanxhiu

    TIRANË- Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Fast Albania dhe në bashkëpunim me disa agjenci ndërkombëtare, ka finalizuar një tjetër operacion të suksesshëm në fushën e bashkëpunimit policor. Prej muajsh, strukturat shqiptare, së bashku me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale Italiane dhe Zyrën e Ekspertëve të Sigurisë, kanë shkëmbyer informacion lidhur me shtetasin shqiptar Kamer Duhanxhiu, 44 vjeç.
    Duhanxhiu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999 dhe i dënuar nga autoritetet italiane me 30 vite burg për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje të ndodhura në qytetin e Astit në vitin 1999.
    Pas një periudhe të gjatë arratisjeje në Shtetet e Bashkuara, ai u arrestua këtë vit në Florida, falë bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese shqiptare, italiane dhe Agjencisë për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare (ICE) në SHBA. Më 19 nëntor 2025, Duhanxhiu u deportua drejt Shqipërisë me një fluturim çarter.
    Sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u ndalua nga Policia e Shtetit, bazuar në urdhrin ndërkombëtar të arrestit dhe kartelën e kuqe të Interpolit të lëshuar nga autoritetet italiane. Procedurat e ekstradimit drejt Italisë kanë nisur menjëherë dhe 44-vjeçari pritet të vuajë dënimin e tij 30-vjeçar në shtetin italian.
    Policia e Shtetit vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë ndërkombëtar që çoi në neutralizimin e një personi të shumëkërkuar, duke e konsideruar operacionin një shembull të qartë të efikasitetit në luftën kundër kriminalitetit.

  • Nga SHBA në Rinas, ekstradohet drejt Italisë shqiptari i dënuar me 30 vite burg për vrasje

    Nga SHBA në Rinas, ekstradohet drejt Italisë shqiptari i dënuar me 30 vite burg për vrasje

    Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Fast Albania dhe në bashkëpunim me disa agjenci ndërkombëtare, ka finalizuar një tjetër operacion të suksesshëm në fushën e bashkëpunimit policor. Prej muajsh, strukturat shqiptare, së bashku me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale Italiane dhe Zyrën e Ekspertëve të Sigurisë, kanë shkëmbyer informacion lidhur me shtetasin shqiptar Kamer Duhanxhiu, 44 vjeç.
    Duhanxhiu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999 dhe i dënuar nga autoritetet italiane me 30 vite burg për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje të ndodhura në qytetin e Astit në vitin 1999.
    Pas një periudhe të gjatë arratisjeje në Shtetet e Bashkuara, ai u arrestua këtë vit në Florida, falë bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese shqiptare, italiane dhe Agjencisë për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare (ICE) në SHBA. Më 19 nëntor 2025, Duhanxhiu u deportua drejt Shqipërisë me një fluturim çarter.
    Sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u ndalua nga Policia e Shtetit, bazuar në urdhrin ndërkombëtar të arrestit dhe kartelën e kuqe të Interpolit të lëshuar nga autoritetet italiane. Procedurat e ekstradimit drejt Italisë kanë nisur menjëherë dhe 44-vjeçari pritet të vuajë dënimin e tij 30-vjeçar në shtetin italian.
    Policia e Shtetit vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë ndërkombëtar që çoi në neutralizimin e një personi të shumëkërkuar, duke e konsideruar operacionin një shembull të qartë të efikasitetit në luftën kundër kriminalitetit.

  • Prej 26 vitesh në kërkim ndërkombëtar, 44-vjeçari ekstradohet nga SHBA

    Prej 26 vitesh në kërkim ndërkombëtar, 44-vjeçari ekstradohet nga SHBA

    Një 44-vjeçar i dënuar për tentativë vrasje është ekstraduar ditën e sotme nga SHBA. Shtetasi Kamer Duhanxhiu, ishte arrestuar më herët këtë vit në Florida.
    Ai ishte në kërkim ndërkombëtar që prej 26 vitesh, pasi ishte dënuar nga autoritetet italiane, me 30 vjet burg për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje të ndodhura në vitin 1999 në Asti të Italisë.
    44-vjeçari është vënë në pranga me qëllim ekstradimin në Itali ku do të përballet edhe me dënimin e tij.
    Njoftimi i Policisë së Shtetit: 
    Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Fast Albanias të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë/Zyrën e Hetimeve Kriminale në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në koordinim të veprimeve të përbashkëta me Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale Italiane – Shërbimi i Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar dhe Zyrën e Ekspertëve të Sigurisë në Tiranë, prej shumë kohësh, ka bashkëpunuar duke shkëmbyer informacion lidhur me shtetasin shqiptar:
    Kamer Duhanxhiu 44 vjeç.
    Ky shtetas, në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999, është dënuar nga autoritetet italiane, me 30 vjet burgim për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje të ndodhura në vitin 1999 në Asti, Itali.
    Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet këtyre agjencive partnere ligjzbatuese në Shqipëri dhe Itali, si dhe të Agjencisë për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare (ICE) në Shtetet e Bashkuara, shtetasi Kamer Duhanxhiu, i cili fshihej në SHBA prej shumë vitesh, ishte arrestuar më herët, këtë vit, në Florida.
    Pas përpjekjeve të përbashkëta koordinuese ndërmjet këtyre agjencive, ai u deportua nga SHBA, me fluturim çarter, në Tiranë, më datë 19.11.2025.
    Sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, bazuar në urdhrin e arrestit ndërkombëtar/kartelën e kuqe të Interpolit, të lëshuar nga autoritetet italiane.
    Ky shtetas do të përballet me dënimin e tij 30-vjeçar, në Itali.
    Policia e Shtetit, edhe një herë, gjen  rastin të vërë në dukje një tjetër operacion të suksesshëm në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet agjencive partnere ligjzbatuese.