Një 27-vjeçar tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë nga Pika kufitare e Morinës, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane për mashtrim, është arrestuar nga policia.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se i riu nga Kosova ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Mynihut kishte nxjerrë ndaj tij urdhër-arrest ndërkombëtar, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg.
“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje shtetasin kosovar S. M., 27 vjeç, banues në Kosovë.
Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata lokale e Mynihut kishte nxjerrë ndaj tij urdhër-arrest ndërkombëtar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg”, njofton policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.
Tag: ndërkombëtar
-

Tentoi të hynte në Shqipëri, teksa kërkohej nga autoritetet gjermane/ Arrestohet i riu në Morinë
-

I dënuar në Gjermani me 10 vite burg, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë
Një shtetas kosovar 27-vjeçar është ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për veprën penale të “Mashtrimit”, me një dënim maksimal deri në 10 vjet burg.
Operacioni u realizua nga Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, si pjesë e kontrolleve të imta në kufi për të parandaluar lëvizjet ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim.
Nga verifikimet e kryera dhe informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë përmes Interpol Tiranës, u konfirmua se shtetasi S.M. ishte objekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të Gjykatës së Mynihut.
Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, po vijon procedurat për ekstradimin e të ndaluarit.Top Channel
-

FOTO/ Arrestimi i Soni Pepës, mediat: Kishte ardhur për pushime familjarisht në Punta Kana, trafikoi 11 ton kokainë
Arrestohet në Santo Domingo të Republikës Dominikane i dyshuari për pjesëmarrje në trafikun ndërkombëtar të drogës, 40-vjeçari shqiptar Soni Pepa. Në momentin e arrestimit nga Interpoli, iu gjet një pasaportë shqiptare, dokumente italiane dhe 5 telefona celularë të koduar si dhe para cash.
Nga Ana Peguero, DIARIO LIBRE
Qytetari shqiptar, i kërkuar në vendin e tij për trafik ndërkombëtar droge, kishte më shumë se një muaj në Republikën Dominikane.
Soni Pepa, 40 vjeç, hyri më 31 korrik 2025 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Punta Kanës, në lindje të vendit, i shoqëruar nga familja e tij, me pretendimin se vinte në vend për pushime.
Kur tentoi të largohej nga territori i Republikës Dominikane, autoritetet verifikuan se ai ishte i kërkuar nga drejtësia e vendit të tij, gjë që e shtyu të përpiqej të shmangte procesin.
Menjëherë u aktivizua një operacion për lokalizimin e tij, i cili përfundoi me arrestimin e tij të mërkurën, më 3 shtator, në Distriktin Kombëtar, përmes Zyrës Qendrore Kombëtare (OCN) të Interpol Santo Domingo.
Pepa është i kërkuar nga autoritetet e vendit të tij me Njoftimin e Kuq Nr. A-11907/8-2025, për pjesëmarrjen e dyshuar në trafik ndërkombëtar droge.
Sipas raporteve ndërkombëtare, i arrestuari lidhet me një ngarkesë prej 11 tonë kokainë, prej të cilave u sekuestruan 600 kilogramë në Roterdam, Holandë, midis 7 dhe 8 nëntorit 2020, përveç se ka financuar blerjen e 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet.
Raportet tregojnë se ai ishte pjesë e një grupi kriminal ndërkombëtar që operonte në vende evropiane dhe amerikano-jugore, me qëllim trafikun e sasive të mëdha të narkotikëve. Ngarkesa e përmendur u nis nga porti i Viletas në Paraguai, me destinacion portin e Antverpës në Belgjikë.
Në momentin e kapjes, autoritetet i sekuestruan një pasaportë shqiptare, dokumente me origjinë italiane, pesë telefona të koduar dhe një shumë parash në dorë.
Policia Kombëtare njoftoi se në orët në vazhdim, Pepa do të transferohet te Drejtoria e Përgjithshme e Migracionit, për deportimin e mëtejshëm në koordinim me OCN-Interpol Santo Domingo.
-

Pranga në duar dhe këmbë/ Publikohen pamjet e arrestimit të Vilson Pepës, “ushtarit” të grupit të Franc Çopjas
Dalin pamjet e arrestimit të shqiptarit Soni Pepa në Santo Domingo, të kërkuar për trafik ndërkombëtar droge. Pepa ishte i lidhur me një grup kriminal transnacional që vepronte në Evropë dhe Amerikën e Jugut dhe pjesë e një grupi që trafikoi një ngarkesë prej 11 tonësh kokaine, nga të cilat 600 kg u sekuestruan në Roterdam, Holandë, në nëntor 2020. Ngarkesa kishte origjinën nga Villetas, Paraguai, me destinacion Antwerp, Belgjikë.
Pas arrestimit, autoritetet konfiskuan një pasaportë shqiptare, dokumente italiane, pesë telefona dhe para cash. Pepa pritet të ekstradohet në Shqipëri pas shpalljes në kërkim Ndërkombëtar. Pepa kishte qenë në Republikën Dominikane për më shumë se një muaj. Ai kishte hyrë në vend më 31 korrik 2025, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Punta Cana-s me familjen e tij, duke pretenduar se janë turistë. Pepa u përpoq t’i shmangej arrestimit por u kap nga forcat speciale. -

Ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 25-vjeçari në Durrës (Emri)
Finalizohet operacioni policor i koduar “Night in”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.
Si pasojë është arrestuar një 25-vjeçar i identifikuar si Rando Murataj me qëlim ekstradimi në Itali.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Breshias, Itali, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Njoftim i Policisë:
Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Night in”.
Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi R. M., 25 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Breshias, Itali, me vendimin e datës 31.01.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. -

Në kërkim ndërkombëtar për trafik të narkotikëve, arrestohet i riu në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë
Shtetasi Rando Murataj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar këtë të mërkurë në Durrës.
25-vjeçari akuzohet nga autoritetet italiane, për trafikim të narkotikëve.
Gjykata e Breshias, Itali, me vendimin e datës 31.01.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Night in”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.
Kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 25-vjeçar i akuzuar nga autoritetet italiane, për trafikim të narkotikëve.
Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Night in”.
Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi R. M., 25 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Breshias, Itali, me vendimin e datës 31.01.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.Top Channel
-

Ishte shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve, arrestohet 25-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi në Itali
Finalizohet operacioni policor i koduar “Night in”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.
Si pasojë është arrestuar një 25-vjeçar i identifikuar si Rando Murataj me qëlim ekstradimi në Itali.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Breshias, Itali, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Njoftim i Policisë:
Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Night in”.
Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi R. M., 25 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Breshias, Itali, me vendimin e datës 31.01.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
-

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Malin e Zi 31-vjeçari shqiptar (Emri)
Është arrestuar në Malin e Zi, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Magiljan Deda, 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Shtetasi Deda ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, e cila më datë 23.04.2025 i caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Vakumi”, të zhvilluar në prill 2025, dyshohet se Magiljan Deda ka bashkëpunuar me një tjetër shtetas, tashmë i arrestuar, për kultivimin e 1640 bimëve narkotike në fshatrat Gocaj dhe Rraboshte, Lezhë.
Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu rreth 34 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e paketuar për shitje.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet malazeze, vijon procedurat për ekstradimin e Magiljan Dedës drejt Shqipërisë. -

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Malin e Zi 31-vjeçari shqiptar
Është arrestuar në Malin e Zi, 31-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në pranga ra shtetasi me iniciale M.D., për kultivim të bimëve narkotike. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet faza e radhës e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet në Malin e Zi dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, në Lezhë.
Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë e Malit të Zi, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Malin e Zi, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar:
M. D., 31 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 23.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Vakumi”, i zhvilluar në muajin prill 2025, dyshohet se shtetasi M. D., ka bashkëpunuar me 1 shtetas të arrestuar gjatë këtij operacioni, për kultivimin e 1640 bimëve narkotikëve, në fshatrat Gocaj dhe Rraboshte, Lezhë. Gjatë operacionit “Vakumi” janë sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e paketuar për shitje.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit M. D., në Shqipëri.Top Channel
-

Në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, kapet në Morinë 55-vjeçari serb
Policia ka ndaluar një 55-vjeçar serb pasi tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane, për krime ekonomike.
Sipas policisë, nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se shtetasi serb “ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Mainzit, për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve”.
“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje, shtetasin serb G. S., 55 vjeç.
Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Mainz, për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve”, thuhet në njoftimin e policisë.