Afati i premtuar nga Kryeministrit për t’i dhënë përgjigje të gjitha kërkesave për legalizime është fundi i mandatit të 4.
“Ne kemi bërë 270 mijë legalizime. Janë dhe rreth 60 mijë që kanë mbetur, vazhdojnë. Duam ta përmbyllim këtë proces brenda mandatit të katërt sepse janë numra shumë të mëdhenj”, shprehet Rama.
Ndërkohë komentuesve të bashkëbisedimit të kësaj të enjte ju shpjegon se mes dëshirës dhe mundësive për rritjet e pensioneve nuk mund të ketë shenjë barazimi.
“Se ai që është i përgjegjshëm në raport edhe me fëmijët, jo vetëm me të rriturit, nuk bën gjëra të cilat nesër i paguajnë fëmijët. Nuk ndërton piramida që pastaj zënë brenda gjithë vendin, siç e zunë ‘97 dhe prandaj tek pensionet që bazohen tek Fondi i Sigurimeve, pensionet bazohen tek Fondi i Sigurimeve, pra paguajnë të gjithë për pensionin dhe ndërkohë me ato që paguajnë, paguhen pensionet aktualisht. Kuptove, kështu që ne synojmë që deri në 2030, të mund të arrijmë tek pensioni minimal 200 Euro, deri në 2030. Ndërkohë që për ata që janë me siguri të plota të kemi një pension mesatar 400 Euro”, deklaron Kryeministri.
E njëjta logjikë për Kryeministrin është e vlefshme dhe për rritjen e pagës minimale, pasi duket të mos anashkalohen efektet që ka vendosja e një page të tillë të detyrueshme tek punëdhënësit në sektorin privat.
“Kompanitë kanë mundësitë apo pamundësitë e tyre. Nga ana tjetër paga minimale ndikon në fuqinë konkurruese etj. Kështu që, nuk është kaq e thjeshtë”, thotë Rama.
Kryeministri garanton se programi i tyre është program për të çuar Shqipërinë në BE që sipas tij nuk mundet dhe nuk do ta bëj dot asnjëherë PD e drejtuar nga Berisha, të cilin do ta rrëzojnë. E në ndihme për të treguar sesi do të ndodh i vjen një incident gjatë transmetimit live.
E kur ndjekësit i kërkojnë të mos shajë kundërshtarët, Rama shpjegon se është metaforë.
“Shikoni këtu, unë nuk ofendoj askënd, thjesht unë ju vë përpara panoramën me një metaforë, e kam bërë dhe herë të tjera, e bëj dhe përsëri, unë nuk jam fare lloji i politikanit apo përfaqësuesit publik që shaj të tjerët “O kriminel, o hajdut, o maskara, o drogaxhi, o kështu e ashtu”. Këto janë maskarllëqe që çuditërisht një pjese të madhe nuk i bën përshtypje kurse kur unë flas në mënyrë metaforike ose kur flas në mënyrë simbolike, ofendoj”, thekson Rama.
Tag: ndërkohë
-

“Brenda mandatit të katërt mbyllim legalizimet”, Rama: Vetëm unë dhe PS mund të anëtarësojmë vendin në BE
-

Dy Kryeministra, dy botë
Dy Kryeministra, dy botëNGa Lutfi Dervishi
Në një botë ku adoleshentët përballen me presione, bullizëm digjital dhe stuhi të përditshme dhune online, reagimi i liderëve bën dallimin mes edukimit dhe propagandës, mes bindjes dhe imponimit, mes frymëzimit dhe frikësimit.
Në Britani, Kryeministri Keir Starmer zgjedh të flasë si prind. Me një postim të thjeshtë por domethënës, ai ndan përvojën e tij personale duke parë një dokumentar me dy fëmijët e tij, “Adolescence”. Starmer theksoi se mbështet vendimin e Netflix për ta shfaqur këtë serial falas në shkolla. Jo për të imponuar moralin e radhës, por për të nxitur bisedat, për të shoqëruar rritjen, për të kuptuar dhe mbështetur brezin e ri në sfidat e tyre reale.
Ndërkohë në Shqipëri, Kryeministri ynë vendos të ndalojë TikTok-un. Jo përmes debatit publik, jo me fakte, jo me transparencë, por me një vendim shoqëruar edhe me një “këshillë” paternaliste:
Mos përdorni VPN, se ju vjedhin të dhënat.”
Tashmë kjo lutje po bëhet refren, por refreni i një këngë të lodhur që pak duan ta dëgjojnë.
Sepse këtu, ai nuk flet si prind, as si edukator, por si polic i mendimit, duke shpallur një luftë të kotë me teknologjinë, ndërkohë që nuk zgjidh asnjë nga problemet reale që lidhen me sigurinë digjitale.
Në vend që të udhëheqë me shembull, e mbulon me censurë.
Në vend që të nxisë debatin, fut kokën në rërë si struci.
Në vend që të edukojë të rinjtë, i trajton si kalamaj që nuk kuptojnë.
Në vend që të përballojë të vërtetën, i ikën asaj si një aktor i lodhur në një shfaqje ku s’ka më spektatorë.
Dhe harron…Se vetë ka qenë i ri.Se molla e ndaluar shijon më tepër.Se jemi në vitin 2025, jo te Doktor Adhamudh-i i Andon Zako Çajupit.
Se ndalimi i një aplikacioni nuk zgjidh asgjë, nëse nuk merresh me arsyet që çojnë të rinjtë drejt tij: izolimi social, mungesa e ambienteve të argëtimit, mungesa e informacioneve/lajmeve të verifikuara dhe dëshira për të krijuar e shprehur lirshëm.
Dhe kur flet për “sigurinë e të dhënave”…
A është i njëjti Kryeministër që ende nuk ka mbajtur përgjegjësi për rrjedhjen e të dhënave personale në duart e hakerave iranianë?
A e di ai që vetë shteti mbledh, përpunon dhe mund të përgjojë çdo klikim përmes DPI (Deep Packet Inspection)?
Po, siguria digjitale është e rëndësishme. Por censura nuk është siguri. Frikësimi nuk është edukim. Mbyllja e gojës nuk është zgjidhje.
Ndërkohë, në Britani…
Një Kryeministër pranon se edhe ai ka nevojë të mësojë nga fëmijët e tij. Ulet pranë tyre, sheh një dokumentar dhe e përdor atë si pikënisje për një diskutim publik. Jo për të shitur moral, por për të ngritur vetëdije.
Ka një dallim mes liderit që flet me qytetarët dhe atij që u flet qytetarëve.
-

Durana Tech Park, hap dyert për 35 rezidentët e parë, Rama: Synojmë 5 mijë vende pune
Durana Tech Park hapi dyert për 35 rezidentët e parë të saj ndërkohë që në proces janë disa dhjetëra të tjerë që i janë përgjigjur thirrjes së parë të hapur nga Korporata e Investimeve Shqiptare(AIC).Në një aktivitet të mbajtur me këtë rast Kryeministri Edi Rama vlerësoi efektet e pritshme ekonomike që synohen të arrihen.“Siç e kemi bërë me dije më parë, jemi në një bashkëpunim të ngushtë me Francën, e cila sot ka marrë flamurin e vendit lider në inovacion dhe në Inteligjencën Artificiale dhe pjesë e këtij bashkëpunimi me Francën është edhe zhvillimi i Durana Tech Park si një destinacion për kompanitë europiane, kompanitë që vijnë nga Bashkimi Europian për të krijuar një hapësirë në funksion të BE, në funksion të zhvillimit të teknologjisë të BE, duke krijuar një lehtësi për to në ndërkohë që BE është në procesin e derregullimit të domosdoshëm, në radhë të parë për kompanitë që funksionojnë në këtë fushë.Ne iu japim atyre një hapësirë që duke qëndruar brenda Europës, duke qëndruar në zemër të Europës, në një rajon që rrethohet nga kufijtë e BE të mund të prodhojnë në funksion të BE. Synojmë që të arrijmë shumë shpejt, mbi 5000 mundësi për punë, për ekspertet e teknologjisë dhe profesionistët e rinj, që do të thotë me paga shumë të larta, shumë më të larta se pagat tona, që të jemi shumë të qartë”, tha Rama.Kreu i qeverisë nënvizoi gjithashtu se synohet një rritje e eksporteve dhe të ardhurat me afërsisht 3.5 miliardë euro brenda dy dekadave vetëm nga kjo iniciativë ndërkohë që të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë kësaj periudhë vetëm nga kjo iniciativë të jenë mbi gjysmë miliard euro.Drejtuesja e AIC Elira Kokona tha se aktualisht ka interes nga 104 kompani, start up institucione arsimore dhe universitete për t’u vendosur në këtë hapësirë të dedikuar. Ky sipas saj është vetëm fillimi dhe 35 aplikantët që janë rezidentët e parë janë kompani të huaja nga vende si SHBA, Gjermani, Francë Estoni por edhe kompani shqiptare me një impakt 1200 punësime dhe 100 milionë euro të ardhura të planifikuara për tu arritur këtë vit.Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin Blendi Gonxhja tha se bëhet fjalë për investitorë seriozë dhe një mundësi e ardhme për Shqipërinë për të ndërtuar ekonominë e së ardhmes.Durana Tech ParkDurana Technopark vendoset në Xhafzotaj, vetëm 9 km larg qytetit të Durrësit. Zona është me një sipërfaqe prej rreth 26 ha gjithsej. Durana Technopark synon të tërheqë investime të huaja dhe vendase, ndërsa nxit zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve me vlerë të lartë të shtuar. Bizneset që vendosen këtu përfitojnë një sërë lehtësisht nga trajtimi fiskal e deri tek burokracitë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Te Bayern të pavendosur për të ardhmen e mesfushorit, tek Arsenal synojnë ta marrin si lojtar të lirë
1 Prill 2025
8:33
Telesport
E ardhmja e Leroy Sane ende nuk është vendosur. Sipas “Sky Sport Deutschland”, futbollisti gjerman është ende i paqartë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, ndërkohë që kontrata e tij me Bayern Munich skadon këtë verë.
Shefi i klubit bavarez Max Eberl po vazhdon bisedimet me agjentët e lojtarit për zgjatjen e kontratës. Anësori sulmues është i gatshëm të pranojë një ulje rroge, por ende nuk është marrë një ofertë me shkrim nga klubi.
Duket se edhe te Bayern Munich janë në një udhëkryq, por diçka më shumë do të mësohet tri javët e ardhshme. Ndërkohë, Arsenali vazhdon të jetë i interesuar për nënshkrimin e Leroy Sane, 29 vjeç, si lojtar i lirë.
Klubi anglez tashmë ka kontaktuar me stafin e lojtarit për të kuptuar nëse ai është i kënaqur me destinacionin e ri. Sane është në sezonin e pestë me bavarezët, ndërkohë që më parë ka luajtur në Premier League me Manchester City. -

“Bufi në rrjedhje të lirë…”, Rama vijon ironizimet ndaj Berishës
Kryeministri Edi Rama vijon të ironizojë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në një videon e postuar nga kreu i qeverisë në llogarinë e tij në Facebook, shihen disa bufa ndërkohë dërgohet “Narkodiktaura ka pasur probleme të shumta. Së pari narkodiktatori i këtij vendi të shëtiste në Europë dhe botë me atlete të bardha të hiqet si sportist apo piktor, ndërkohë që është personi që arrestonte tre lider të opozitë në projektin e tij ‘Shqipëria po opozitë’”.
Përpos videos së postuar, Rama shkruan “Bufi (ikona) në rrjedhje të lirë”.Top Channel
-

FOTO/ Aksident i trefishtë në Kamëz, një prej makinave përfundon mbi të tjerat
Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak momente më parë në kthesën e Valiasit, në qytetin e Kamzës, ku janë përfshirë tre automjete. Ngjarja ka shkaktuar ndërprerje të trafikut në këtë zonë të frekuentuar, duke krijuar një situatë të vështirë për lëvizjen e automjeteve.
Deri më tani, fatmirësisht, nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërkohë që ekipet e emergjencës dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje. Autoritetet kanë filluar hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan në përplasjen e automjeteve dhe për të siguruar që situata të menaxhohet sa më shpejt dhe me efikasitet. Po ashtu, policia po monitoron dhe drejton trafikun në zonë, duke përpjekur të shmangë bllokimin e mëtejshëm të rrugëve.
Ndërkohë, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e saktë të përplasjes. Spekulimet rreth kushteve të motit dhe mundësisë së mungesës së vëmendjes nga drejtuesit e automjeteve janë ende të paqarta, dhe hetimet do të ndihmojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë aksident.
Rreth aksidentit, është apeluar për kujdes më të madh nga drejtuesit e mjeteve, pasi kushtet e trafikut mund të jenë të vështira, sidomos në orët e pasdites kur ka më shumë fluks automjetesh. Autoritetet do të vazhdojnë të japin informacion të mëtejshëm në lidhje me ngjarjen dhe pasojat e mundshme.