Tag: nderim

  • Berisha: Vij sot nga Brazili për t’u garantuar se kemi miq më shumë se kurrë!

    Berisha: Vij sot nga Brazili për t’u garantuar se kemi miq më shumë se kurrë!

    Berisha: Vij sot nga Brazili për t’u garantuar se kemi miq më shumë se kurrë!
    Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur në Foltoren-Kuvendi qytetar dhe deputetëve tha se, pas rikthimit nga Samiti i Internacionales Demokrati të Qendrës në Sao Paulo të Brazilit, se opozita shqiptare gëzon sot më shumë mbështetje ndërkombëtare se kurrë më parë.
    Berisha u shpreh se, zgjedhja e tij në postin e lartë të nënkryetarit të kësaj organizate globale është një nderim që i atribuohet sakrificave dhe qëndresës së demokratëve shqiptarë, të cilët vijojnë betejën kundër qeverisë më antishqiptare dhe më hajdute në historinë e vendit.
    “Një përshëndetje shumë të përzemërt ju, të dashur demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë që jeni sot këtu të pranishëm në këtë foltore.
    Një përshëndetje të përzemërt të gjithë opozitarëve kudo që janë, të gjithë shqiptarëve të cilët me zemër dhe me shpirt dënojnë pa rezerva këtë qeveri, e cila do shkruhet në muret e kohërave si qeveria më antishqiptare, më hajdute që ka njohur ndonjëherë kombi shqiptar.
    Unë u sjell këtu ju përshëndetje të përzemërta nga udhëheqja e internacionales së qendrës demokrate, përfaqësues të 115 partive të qendrës së djathtë në të katër kontinentet.
    Vij sot nga Brazili, nga San Paolo, për t’u garantuar ju se kemi miq më shumë se kurrë.
    Se ju, demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë shqiptarë, në betejën me të keqen që përballemi, nuk jemi vetëm, por jemi me mbështetje të madhe dhe të fuqishme nga njerëzit e lirë, nga njerëzit që duan lirinë dhe të vërtetën në mbarë botën.
    Me këtë rast unë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithë juve këtu.
    Ai nderim që më bëri internacionalja demokrate e qendrës, duke më zgjedhur në postin e lartë të zëvendëspresidentit të saj është nderim për sakrificat tuaja, është nderim për qëndresën tuaj, është nderim për guximin tuaj, është nderim për mbrojtjen që u keni bërë vlerave të lirisë, të demokracisë, të familjes, vlerave të përbashkëta për mbarë njerëzit e lirë në botë”, tha Berisha.

  • Emërimi si zëvendës President i CDI/ Berisha nga “Foltorja 2”: Në betejën me të keqen që përballemi, nuk jemi vetëm

    Emërimi si zëvendës President i CDI/ Berisha nga “Foltorja 2”: Në betejën me të keqen që përballemi, nuk jemi vetëm

    Sali Berisha e ka cilësuar si një nderim për demokratët dhe sakrificën e tyre, emërimin e tij si zëvendës President i CDI.

    Gjatë fjalës së tij në “Foltoren 2”, Berisha u shpreh se sot kthehet nga Brazili, duke iu thënë mbështetësve të tij, se kanë mbështetës në mbarë botën në luftën kundër të keqes, siç e quajti ai qeverinë. Berisha u ka bërë thirrje që “kjo betejë të vijojë”.
    “Vij sot nga Brazili për t’u garantuar se kemi miq më shumë se kurrë. Në betejën me të keqen që përballemi, nuk jemi vetëm, kemi mbështetje nga njerëzit që duan lirinë në mbarë botën. Ai nderim që më bori internacionalja demokrate e qendrës duke me zgjedhur në postin e  lartë të zv. Presidentit, është nderim për sakrificat tuaja, qëndresën tuaj”, tha ai.

  • Qerim Vrioni: Nderim për Reshat Randobravën

    Qerim Vrioni: Nderim për Reshat Randobravën

    Nga Qerim Vrioni

    Para disa ditësh në një nga netët e Festivalit të tretë të këngës në Kosovë (2025), që u zhvillua në Prishtinë, kompozitori i njohur prizrenas z.Reshat Randobrava u nderua me “Çmimin e Karrierës” për krijimtarinë e tij të gjatë muzikore.

    “Okarina e Artë“ (okarina- instrumenti më i vjetër muzikor i gjetur në trevat shqiptare-(interneti)) emërtohet çmimi i nderit që iu dorëzua kompozitorit Randobrava nga drejtori i festivalit, Rilind Gërvalla. (në foton shoqëruese).

    Ai ka kompozuar shumë këngë të kënduara gjerësisht nga shqiptarët. E veçantë mendoj se ngelet ajo me titull “O moj ti me sytë e zi” e kënduar fillimisht nga Sabri Fejzullahu, mandej edhe nga mjaft këngëtarë të tjerë nga të dy anët e kufirit londinez, që ndanë shqiptarët.

    Kjo këngë është kompozuar rreth viteve ’70, kohë kur Kosova ishte brenda shtetit jugosllav dhe shoqërohet nga vargjet e poezisë “O moj ti me syrin e zi” të poetit njohur nga Korça, Asdreni.

    Ky ishte një hap i goditur i kompozitorit nga ana artistike, por sidomos me frymë të lartë atdhetare për njëjësimin e kulturës tonë kombëtare. Jetë të gjatë e nderim për kompozitorin Reshat Randobrava!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PARAJA NUK ËSHTË ASGJË, PUSHTETI NUK ËSHTË ASGJË! I LUMTUR ËSHTË AI QË DI TË DOJË!

  • Një buqetë me lule nga PD, Flamur Noka e Agron Gjekmarkaj homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano

    Një buqetë me lule nga PD, Flamur Noka e Agron Gjekmarkaj homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano

    Një tufe me lule u vendos sot nga Partia Demokratike në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano.
    Në ceremoni ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj, duke shprehur respektin dhe përulësinë e tyre për kontributin e Nanos në politikën shqiptare dhe në historinë e vendit.
    Më herët edhe figura të tjera opozitare, si Agron Duka e Fatmir Mediu morën pjesë në homazhet për ish kryeministrin dhe ish liderin e PS, Fatos Nano.

  • Sot Zi Kombëtare dhe homazhe në nderim të Fatos Nanos

    Sot Zi Kombëtare dhe homazhe në nderim të Fatos Nanos

    Sot është shpallur Zi Kombëtare në nderim të Fatos Nanos, ish-kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.
    Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit. Me këtë rast, do të zhvillohen ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin.
    Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar ulet sot në gjysmë shtize. Në orën 12:00, në mbarë vendin do të mbahet një minutë heshtje në nderim të tij, ndërsa Radiotelevizioni Publik Shqiptar do të transmetojë muzikë funebre gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror.
    Nga ora 08:30 deri në 11:00 zhvillohen homazhe publike, pas të cilave do të mbahen homazhet shtetërore, që do të zgjasin deri në orën 11:45.
    Një pjesëtar i familjes së Nanos do të mbajë një fjalë përshëndetëse, ndërsa fjalën e tij do ta mbajë edhe Kryeministri i Republikës, Edi Rama, pasuesi i Fatos Nanos në drejtimin e Partisë Socialiste. Për të marrë pjesë në ceremoni janë ftuar edhe personalitete politike nga Kosova dhe më gjerë.
    Në përfundim të ceremonisë, me nderime shtetërore, trupi i Nanos do të niset në orën 12:00 nga Pallati i Kongreseve drejt banesës së fundit në Sharrë.
    Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.
    Fatos Nano ndërroi jetë të premten, në një prej spitaleve private të kryeqytetit, ku po kurohej prej 24 ditësh.
    Pesë herë Kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një lider historik i së majtës shqiptare, vizionar për Shqipërinë dhe një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit.

  • Homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, dhjetëra qytetarë fierakë nisen drejt Tiranës

    Homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, dhjetëra qytetarë fierakë nisen drejt Tiranës

    Që në orët e para të mëngjesit, dhjetëra qytetarë nga Fierit janë nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar homazheve në Pallatin e Kongreseve, në nderim të liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili do të përcillet sot për në banesën e fundit.
    Në shenjë respekti për figurën e tij, Bashkia Fier ka vënë në dispozicion dy autobusë që u nisën në orën 07:00.Fieri, i njohur si një nga bastionet tradicionale të socialistëve, ka treguar gjithmonë vlerësim dhe respekt të thellë për çdo udhëheqës të kësaj force politike.

  • Shqipëria 1 minutë heshtje në nder të Fatos Nanos/ Përcillet sot për në banesën e fundit ish-kryeministri (Agjenda)

    Shqipëria 1 minutë heshtje në nder të Fatos Nanos/ Përcillet sot për në banesën e fundit ish-kryeministri (Agjenda)

    Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen e ditës së sotme, Ditë Zie Kombëtare, në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano që u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare.
    Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, në orën 08:30 – 11:00 do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve homazhet publike.
    Ndërsa homazhet shtetërore dhe nderimi nga personalitetet do të mbahen në orën 11:15 – 11:45.
    Është parashikuar që në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin, ndërsa 5 minuta më pas në orën 12:05 të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës për ish kreun e PS dhe ish- kryeministrin.
    “Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.
    Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin.
    Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.
    Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror, do të transmetojë muzikë funebre.
    Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore
    Pallati i Kongreseve, Tiranë:• 08:30 – 11:00 – Homazhe publike• 11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet• 12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës
    Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin për mediat.

  • Sot dite zie, homazhe në nderim të Fatos Nanos! I jepet lamtumira e fundit ish-kryeministrit

    Sot dite zie, homazhe në nderim të Fatos Nanos! I jepet lamtumira e fundit ish-kryeministrit

    Në nderim të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano, do të zhvillohet sot, (2 nëntor), ceremonia funebre shtetërore në Pallatin e Kongreseve. Ish-udhëheqësi socialist, një prej figurave më me ndikim të politikës shqiptare të tranzicionit, do të përcillet me nderimet më të larta shtetërore.

    Dita e sotme eshte shpallur edhe dite zie kombetare.

    Personalitete, miq dhe të afërm do të nderojne me homazhe liderin historik të PS dhe ish kryeministrin, duke vendosur kurora me lule.

    Sipas programit zyrtar, homazhet publike do të nisin në orën 08:30 dhe do të zgjasin deri në 11:00. Më pas, në orën 11:15, do të zhvillohen homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik. Ceremonia funebre e lamtumirës do të mbahet në orën 12:00, në prani të autoriteteve të larta të shtetit dhe përfaqësuesve të huaj.

    Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të shoqërojë trupin e të ndjerit drejt banesës së fundit, në një ceremoni private familjare.

  • Vdekja e Fatos Nanos, qeveria shpall 2 nëntorin Ditë Zie Kombëtare

    Vdekja e Fatos Nanos, qeveria shpall 2 nëntorin Ditë Zie Kombëtare

    Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.
    “Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin.
    Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.
    Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.
    Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror, do të transmetojë muzikë funebre” – thuhet në njoftim.
    Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore do te mbahen ne Pallatin e Kongreseve ne Tiranë.
    • 08:30 – 11:00 – Homazhe publike• 11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet• 12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës
    Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.

  • Vdekja e Fatos Nanos, qeveria shpall të dielën ditë zie kombëtare! Homazhe në Pallatin e Kongreseve

    Vdekja e Fatos Nanos, qeveria shpall të dielën ditë zie kombëtare! Homazhe në Pallatin e Kongreseve

    fatos nano

    TIRANË- Qeveria ka shpallur të dielën e 2 nëntorit ditë zie kombëtare, në nderim të ndarjes nga jeta të ish- kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë. Në nderim të tij, në orën 12:00, do të ndërpritet çdo veprimtari dhe do mbahet një minutë heshtje. Ndërkohë, homazhet do të mbahen që prej orës 08:30 në Pallatin e Kongreseve.
    Njoftimi:
    Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.
    Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin.
    Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.
    Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror, do të transmetojë muzikë funebre.
    Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore
    Pallati i Kongreseve, Tiranë•08:30 – 11:00 – Homazhe publike•11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet•12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës
    Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.