Gianluca Zambrotta, ish-lojtari i Juventusit dhe Milanit, iu nënshtrua një operacioni dhe vendosi të ndajë gjithçka me ndjekësit e tij në Instagram. Kampioni i botës 2006 publikoi momentet nga shtrimi në spital deri te zgjimi pas ndërhyrjes, duke postuar edhe një foto ku shihet me këmbën e majtë të fashuar. Me humor, ai shkroi: “A duket më e drejtë?”
Pra, duket se i merr me të qeshur rezultatet e para të operacionit për korrigjimin e “varizmit”, pra këmbëve të harkuara. Pas shakasë në rrjete sociale fshihet një arsye serioze, konsumimi i madh gjatë karrierës. Në podcastin “Passa dal Bsmt”, Zambrotta shpjegoi se është operuar tri herë në menisqet e brendshme dhe sot nuk i ka më as në të majtën, as në të djathtën. “Me kohën, këmbët m’u harkuan… Mjekët më shikojnë dhe më pyesin si arrij të ec”, – tregoi ai, duke zbuluar domosdoshmërinë e ndërhyrjes kirurgjikale.
Për ta zgjidhur problemin dhe drejtuar boshtin e këmbëve, Zambrotta iu nënshtrua një osteotomie. Ai vetë e kishte shpjeguar procedurën me fjalë të thjeshta: “Në praktikë, do m’i drejtojnë këmbët duke më prerë disa pjesë të vogla kocke sipër dhe poshtë dhe vendosur pllakëza metalike”. Bëhet fjalë për një ndërhyrje parandaluese që synon ta shtyjë sa më shumë në kohë vendosjen e një proteze totale, proces që, siç ka pranuar ai, “do të duhet të bëhet pas disa vitesh”.
Tag: ndërhyrjes
-

“A duket më e drejtë?” Zambrotta e merr me shaka operacionin delikat në këmbë
-

Vlorë/ Zjarr në një banesë, ndërhyhet nga ballkoni
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, të cilat përdorën shkallët për të hyrë nga ballkoni, zjarri është vënë nën kontroll brenda pak minutash.
Një banesë në katin e dytë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen “Isa Boletini” të Vlorës. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, të cilat përdorën shkallët për të hyrë nga ballkoni, zjarri është vënë nën kontroll brenda pak minutash.
Fatmirësisht, nuk janë raportuar të lënduar, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të kufizuara. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse po hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit. -

Iu nënshtrua ndërhyrjes në spital, Efi Dhedhes zbulon gjendjen e saj
Sot në mëngjes, ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Albania 2, Efi Dhedhes, shqetësoi fansat e saj pas një postimi të papritur nga spitali. Në një foto të publikuar në Instagram, Efi shihej e shtrirë në shtrat me uniformën e pacientëve, duke shkruar: “Mirëmëngjes edhe kështu.” Postimi ngjalli menjëherë kureshtje dhe shqetësim, pasi shumëkush u pyet nëse ajo po përballej me ndonjë problem shëndetësor apo po i nënshtrohej një ndërhyrjeje estetike.
Pak orë më pas, Efi ndau një tjetër imazh, këtë herë me një buzëqeshje të lehtë dhe me shenjën e paqes, shoqëruar me mbishkrimin “Me sukses.” Kjo foto solli lehtësim te ndjekësit e saj, të cilët e mbushën seksionin e komenteve me urime për shërim të shpejtë dhe mesazhe dashurie.Edhe pse nuk ka dhënë detaje rreth arsyeve të ndërhyrjes, postimet e saj tregojnë se gjithçka ka shkuar mirë dhe se Efi po rikuperohet. Ndjekësit e saj vlerësuan transparencën dhe pozitivitetin që ajo përcolli, duke e cilësuar si një grua të fortë dhe plot energji pozitive.
Në rrjete sociale, emri i Efit u bë menjëherë trend, me shumë ndjekës që ndanë postimet e saj duke i uruar shëndet dhe rikthim të shpejtë në aktivitetet e përditshme.
Efi, te shkuara! -

VIDEO/ Mrekulli në sallën e operacionit! 65-vjeçarja i bie klarinetës gjatë ndërhyrjes në tru
Një ngjarje e rrallë dhe mbresëlënëse ndodhi në Britaninë e Madhe, ku një 65-vjeçare me sëmundjen e Parkinsonit, Denise Bacon nga Sussex, luajti klarinetë gjatë një operacioni në tru, duke ofruar dëshmi të drejtpërdrejtë për suksesin e menjëhershëm të ndërhyrjes.
Denise vuante nga lëvizje të ngadalta dhe ngurtësi muskulore, që e pengonin të ecte, notonte, kërkonte dhe të luante instrumentin e saj të dashur. Pasi u diagnostikua me Parkinson në vitin 2014, cilësia e jetës së saj u përkeqësua ndjeshëm.
Gjatë një operacioni katërorësh në spitalin King’s College në Londër, ajo iu nënshtrua një procedurë të quajtur stimulim i thellë i trurit (DBS), një teknikë ku në tru implantohen elektroda që lëshojnë impulse elektrike për të lehtësuar simptomat e Parkinsonit. E veçanta ishte se pacientja qëndroi zgjuar gjatë operacionit dhe luante klarinetë, për të ndihmuar mjekët të matin në kohë reale efektin e ndërhyrjes.“Menjëherë pas aplikimit të stimulimit, ndjeva se dora e djathtë filloi të lëvizë më lirshëm dhe kjo përmirësoi ndjeshëm aftësinë time për të luajtur klarinetë”, tha Denise me entuziazëm. Ajo shtoi se tashmë ndien përmirësim edhe në ecje dhe mezi pret të provojë notin dhe kërcimin.
Profesori i neurokirurgjisë, Keyoumars Ashkan, tha se DBS është ndër trajtimet më të efektshme dhe afatgjata për të kontrolluar simptomat motorike të Parkinsonit, duke përfshirë dridhjet dhe ngadalësinë e lëvizjeve.
Pas operacionit, Denise u pajis me një bateri të rikarikueshme të implantuar në kraharor, e cila mund të zgjasë deri në 20 vjet dhe ndihmon në rregullimin automatik të stimulimit elektrik sipas nevojës.
Rasti i Denise përfaqëson një shembull frymëzues të fuqisë së mjekësisë moderne dhe shpresës për pacientët me sëmundje neurodegjenerative. -

Korçë/ Kërcënoi me jetë punonjësit e policisë, arrestohet 26-vjeçari i armatosur
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me njësitë operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë, finalizuan operacionin e koduar “Again”, duke arrestuar një 26-vjeçar me rrezikshmëri të lartë, i cili mbante armë zjarri në banesë dhe kërcënoi punonjësit e Policisë.
Sipas policisë, ndërhyrja u bë pas informacioneve se shtetasi R.L., i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, kishte siguruar përsëri armë zjarri. Në momentin e ndërhyrjes, i riu ka kundërshtuar hapjen e derës dhe ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë.
Pas thirrjeve të bëra nga ana e Policisë dhe ndërhyrjes profesionale, u bë e mundur neutralizimi dhe arrestimi i tij. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë, me fishek në fole gati për qitje, si dhe municion luftarak.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”, me rrezikshmëri për punonjësit e Policisë.
Mbante armë zjarri në banesë dhe kërcënoi me jetë punonjësit e Policisë, pas thirrjeve të Policisë dhe ndërhyrjes profesionale, vihet në pranga 26-vjeçaei.
Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë, me fishek në fole gati për qitje, me të cilën ai kërcënoi punonjësit e Policisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje kishte siguruar dhe mbante përsëri armë zjarri, organizuan punën dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Again”.
Në momentin e ndërhyrjes, 26-vjeçari ka kundërshtuar të hapë derën dhe ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë.
Pas thirrjeve të bëra nga ana e Policisë dhe ndërhyrjes profesionale, u bë e mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 26 vjeç, banues në Korçë, person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe municioni luftarak.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. -

“Përshkallëzim i rrezikshëm”/Do t’i përgjigjet ndërhyrjes së NATO-s, Gjermania paralajmëron Rusinë
Gjermania mbështet vendimin e Polonisë për të aktivizuar Nenin 4 të NATO-s pas ndërhyrjes me dronë të Rusisë gjatë natës.
Sipas mediave të huaja, Ministri i Mbrojtjes i Berlinit, Boris Pistorius, i tha Dhomës së Ulët të Bundestagut se dronët që hynë në hapësirën ajrore të Polonisë ishin qartësisht të armatosur.
Sistemet gjermane Patriot u përfshinë në reagim, duke përdorur radarët e tyre për të zbuluar dronët rusë, por nuk qëlluan asnjë raketë.
Ministri i Jashtëm i vendit tha gjithashtu se Rusia nuk ishte gati për diplomaci, kështu që do të merrte “një përgjigje të fortë”.
Në një konferencë për shtyp me homologun e tij holandez, Johann Wadephul tha:
“Rusia ka pranuar në mënyrë të pamatur një përshkallëzim të rrezikshëm.
Fatkeqësisht, është e qartë se edhe pas tre vitesh, Moska ende nuk është e përgatitur të negociojë seriozisht për paqen.
Përkundrazi, Kremlini dëshiron ta nënshtrojë Ukrainën me forcë. Ne duhet dhe do t’i përgjigjemi kësaj me një përgjigje të qartë”.
-

Lavrov takim me Dodik: Situata në Bosnjë, rezultat i ndërhyrjes së hapur të Perëndimit
Zhvillimet aktuale në Bosnjë dhe Hercegovinë janë rezultat i ndërhyrjes së hapur të Perëndimit në punët e brendshme të vendit, tha Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, teksa u takua me Presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik.
“Jam i lumtur që takohem me ju. Mendoj se ky takim është në kohën e duhur për të kuptuar proceset e vështira në Bosnje dhe Hercegovinë, që përfshijnë Republikën Serbe. E gjitha kjo është rezultat i ndërhyrjes së hapur të Perëndimit në punët e brendshme të vendit, gjë që shkel Marrëveshjen e Dejtonit dhe parimet e saj, duke përfshirë barazinë për tre popujt dhe dy entitetet që përbëjnë vendin”, tha diplomati i lartë rus.
Lavrov theksoi se përfaqësuesi i lartë aktual, Christian Schmidt u emërua në mënyrë të paligjshme.
“I ashtuquajturi përfaqësues i lartë Schmidt nuk ka mandat të OKB-së, por ende përpiqet të zbatojë agjendën e tij me urdhër të Perëndimit”, vuri në dukje ministri i jashtëm.
“Jemi thellësisht të shqetësuar për shkeljen agresive të vendimeve dhe prerogativave të Këshillit të Sigurimit [të OKB-së]. Mendoj se takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm për një kuptim më të thellë të situatës, në kuadrin e takimit të ardhshëm të Këshillit të Sigurimit për Bosnjën dhe Hercegovinën”, shtoi ai.
Kryediplomati theksoi se, gjatë bisedimeve, palët planifikojnë të diskutojnë bashkëpunimin në shumë fusha, përfshirë ekonominë.
“Sigurisht, do të ishim të lumtur të diskutonim bashkëpunimin me Republikën Serbe në sferat e tregtisë, ekonomisë, investimeve, kulturës, shkencave humane dhe arsimit. Themeli strategjik i marrëdhënieve tona u vendos gjatë takimeve tuaja me Presidentin [rus] [Vladimir] Putin, dhe sot është një mundësi e mirë për të shqyrtuar zbatimin e tyre dhe për të përcaktuar se çfarë mbetet për t’u bërë”, përfundoi ministri i jashtëm./ TASS.
-

Pamje kaotike nga operacioni i fikjes së zjarrit në Berat, ja si u shmang rreziku
Ndërsa Shqipëria po përballet përsëri me një valë të lartë zjarresh në disa qarqe të vendit, një lajm i mirë vjen nga qyteti i Beratit. Pas ndërhyrjes intensive nga toka dhe ajri, me dy helikopterë të Forcës Ajrore të angazhuar në operacion, është arritur të shmanget rreziku për banesat në Velçan, Bashkia Berat.
Operacioni i ndërmarrë gjatë mesditës ka përfshirë efektivë të Forcave të Armatosura dhe ekipe të specializuara të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), të cilët po monitorojnë situatën nga afër dhe po veprojnë në mënyrë të koordinuar për të parandaluar përhapjen e flakëve. Gjatë ndërhyrjes janë përdorur mjete të tokës dhe të ajrit, duke përfshirë dy helikopterë që kanë hedhur ujë mbi sipërfaqet e prekura nga zjarri.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë zona të tëra me pyje, kullota dhe pemëtari të shkrumbuara nga flakët, duke dëshmuar intensitetin e zjarrit dhe rrezikun që ka përfshirë komunitetin lokal. Megjithatë, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe efikase të forcave të angazhuara, nuk është regjistruar asnjë dëmtim i banorëve dhe banesat janë shpëtuar nga flakët.
Aktualisht, situata vazhdon të monitorohet me kujdes nga autoritetet, ndërsa operacioni do të vijojë deri në neutralizimin e plotë të vatërës së zjarrit. Efektivët po mbajnë një patrullim të vazhdueshëm, duke parandaluar rihapjen e flakëve dhe duke siguruar që zonat përreth të mbeten të sigurta.
Ky rast në Velçan tregon se ndërhyrjet e koordinuara të institucioneve shtetërore, duke kombinuar punën e forcave tokësore dhe ajrore, janë të domosdoshme për menaxhimin e situatave emergjente si zjarret në pyje dhe kullota. Banorët mund të jenë të qetë, pasi autoritetet kanë garantuar sigurinë e tyre dhe po vazhdojnë monitorimin aktiv për çdo rrezik të mundshëm.
Situata në Berat mbetet një shembull i suksesit të ndërhyrjes emergjente, ndërsa autoritetet vijojnë të informojnë qytetarët për situatën në qarqet e tjera të vendit ku zjarret vazhdojnë të jenë aktive dhe kërkojnë vëmendje të veçantë. -

Bllokohet skafi në mes të detit/ Pas ndërhyrjes, shpëtohen në kohë dy shtetasit, gjobitet drejtuesi nuk kishte…
Dy shtetas që ishin të bllokuar gjatë natës në det janë ndihmuar nga policia Kufitare e Vlorës. Skafi i bllokuar në det u lokalizua në zonën e “Plazhit të Vjetër”. Pas ndërhyrjes u bë i mundur edhe riparimi i defektit të skafit.
Ndërkohë nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk dispononte në bord dokumentacionin përkatës për lundrim, ndaj tij u vendos masa administrative prej 10 000 lekësh, në zbatim të ligjit në fuqi. -

Zjarret në jug të vendit,5 vatra aktive, në pritje të ndërhyrjes ajrore
Zonat bregdetare të jugut të Shqipërisë po përballen me disa vatra zjarri, por situata aktualisht është nën kontroll.
Sipas raportimeve më të fundit:
Një vatër aktive ndodhet në fshatin Shënvasil,
Tre vatra zjarri janë identifikuar në zonën e Lukovës,
Një tjetër vatër është në Sasaj.
Sipas administratorit të njësisë administrative të Lukovës, Adi Boçi, nuk ka rrezik të menjëhershëm për banorët apo përhapje të pakontrolluar të flakëve, por vatrat po mbahen në monitorim të vazhdueshëm. Ai gjithashtu njoftoi se autoritetet janë në pritje të ndërhyrjes me helikopter për të ndihmuar në izolimin e zjarreve.
Gjatë gjithë natës, në operacionet për shuarjen e flakëve kanë qenë të angazhuara shërbimet zjarrfikëse të Himarës dhe Sarandës, si edhe forcat e ushtrisë, të cilat kanë dhënë mbështetje në terren.
Autoritetet vijojnë të apelojnë për kujdes të shtuar nga banorët dhe turistët, për të shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarrvënie të qëllimshme apo të pavullnetshme.