Tag: ndërhyrja

  • Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Darëzezë/ Rreth 10 ha në flakë, nis ndërhyrja nga ajri

    Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Darëzezë/ Rreth 10 ha në flakë, nis ndërhyrja nga ajri

    Forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit, punonjës të pyjores dhe banorë të zonës i janë bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në masivin pyjor të Darëzezës.

    Zjarri i djeshëm masiv  u shua  mëngjesin e sotëm, por në mesditë vatrat e zjarrit u riaktivizuan duke u përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme.
    Terreni i vështirë ranor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse duke detyruar efektivët të përdorin mjete rrethanore.
    Ndërkohë bashkia Fier ka vënë në dispozicion edhe një traktor me zinxhir për hapjen e korridoreve. Riaktivizimi i vatrave të zjarrit në Darëzezë ka ndodhur paralelisht me një tjetër vatër zjarri në kodrat e Zhupanit ku edhe në këtë zonë ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ka qenë e kufizuar. Burime pranë prefekturës Fier, bëjnë me dije se është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri.
    Sipas ministrisë së Mbrojtjes, në vendngjarje ndodhen 7 automjete zjarrfikëse me 40 efektivë të MZSH, një buldozer dhe një fadromë, por për shkak të terrenit ranor dhe përmasave të mëdha që ka marrë zjarri, situata në ekonominë pyjore të Darëzezës nuk është vënë ende nën kontroll.
    Rreth orës 14:00, vatra e zjarrit është përhapur më tej dhe është bërë e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse.
    Në koordinim me Qendrës së Bashkuar Operacionale (QBO), është nisur në mbështetje helikopteri tip Cougar i Forcës Ajrore për ndërhyrje nga ajri.
    Sipërfaqja e përfshirë nga flakët është rreth 10 hektarë, ndërsa era po favorizon avancimin e zjarrit në pjesën veriore të pyllit.

  • Zjarr i madh përfshin kodrat me ullishte të Zhupanit në Fier, ndërhyrja me zjarrfikëse e pamundur për shkak të terrenit

    Zjarr i madh përfshin kodrat me ullishte të Zhupanit në Fier, ndërhyrja me zjarrfikëse e pamundur për shkak të terrenit

    Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte të Zhupanit në Fier në vendin e quajtur ”Takodrom”.

    Flakët që janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era, janë pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.
    Dy mjete kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje por ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.
    Deri tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, shkurre e ullinj, por fatmirësisht banesat ndodhen larg.

    Top Channel

  • Përfshihet nga flakët një zonë me ullishte në Fier, e vështirë ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të terrenit

    Përfshihet nga flakët një zonë me ullishte në Fier, e vështirë ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të terrenit

    Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte të Zhupanit në Fier në vendin e quajtur” Takodrom”.

    Flakët që janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era, janë pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

    Dy mjete kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje por ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

    Deri tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, shkurre e ullinj, por fatmirësisht banesat ndodhen larg.

  • Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

    Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

    Neurostimulimi ngre në këmbë një paraplegjik. Verifkohet në Itali për të parën herë në botë një rezultat i tillë, mbi një pacient 33-vjeçar, i cili para 4 vitesh kishte humbur përdorimin e këmbëve në një incident sportiv.
    Ndërhyrja e realizuar ka parfshirë një trial klinik, ku së pari i është implantuar një neurostimulues në shtyllën kurrizore, që më pas është aktivizuar, e ka zgjuar disa lidhje nervore. Më pas është nevojitur kohë për rihabilitim me anë të ushtrimeve specifike.
    Gjatë 3 muajve mjekët kanë asisituar në një rritje të dukshme të lëvizjeve të këmbëve dhe të kontrollit të qëndrimit të trupit. Më pas 33-vjeçari është ngritur në këmbë dhe ka arritur të ecë pas 6 muajsh nga ndërhyrja duke përshkuar 58 m në vetëm 6 minuta.
    Mjekët dhe ekipi i specialistëve nga disa institute dhe spitale italiane u shprehen entuziastë dhe në verifikim të këtij protokolli, hapi i radhës do të jetë kërkesa për të marrë autorizim nga entet përkatëse për ta trajtuar këtë teknikë si një ndërhyrje rutine, pasi mundësitë janë të larta për sukses.
    Aktualisht është e përshtatshme për t’u aplikuar vetëm mbi paraplegjikët, dhe në pacientë nga 18 deri në 55-vjeç, jo në mbipeshë, dhe pa sëmundje të sistemit nervor qendror. Klan News

  • Ndërhyrja e Uli Hoeness penalizoi Bayern? Klubi hoqi dorë nga mbrojtësi për 5 mln euro diferencë

    Ndërhyrja e Uli Hoeness penalizoi Bayern? Klubi hoqi dorë nga mbrojtësi për 5 mln euro diferencë

    21 Prill 2025

    17:01

    Telesport

    Problemi numër 1 i Bayern këtë sezon ka qenë mbrojtja. Kjo u duk edhe në përballjet me Interin në Champions League, ku bavarezët shfaqën probleme në repartin defensiv.
    Upamecano mungoi, por nuk ishte ky shqetësimi kryesor i Bayern. Gjatë sezonit, lojtarë si francezi, Kim, Dier, Stanisic dhe Boey nuk kanë bërë asgjë speciale.
    Gazeta e qytetit të Mynihut, TZ, shkruan: “Ata nuk janë mbrojtës të klasit botëror. Bayern duhet të tentojë më të mirët në botë”.
    Verën e kaluar, Bayern ofroi 20 mln euro për Jonathan Tah, me një vit të mbetur në kontratë. Bayer Leverkusen kërkoi 25 mln euro dhe Uli Hoeness refuzoi. Ai bëri një ndërhyrje të minutave të fundit dhe nuk i shkoi nga pas mbrojtësit gjerman.
    “TZ” pyet: “Mos ishte ky gabimi që i kushtoi sezonin Bayern-it? Tah tani po shkon te Barcelona”.

  • Presidenti i Italisë i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër, mediat italiane: Kaloi një natë të…

    Presidenti i Italisë i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër, mediat italiane: Kaloi një natë të…

    Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, i është nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër.

    Kreu i shtetit u shtrua të martën në mbrëmje në spitalin Santo Spirito në Romë për vendosjen e një pacemaker-i.
    Ndërhyrja u krye në orën 20:00. Pas përfundimit të operacionit, Presidenti u kthye në repartin e kardiologjisë të drejtuar nga profesori Roberto Ricci.
    Sipas asaj që njoftuan autoritetet, Mattarella kaloi një natë “të qetë” dhe aktualisht është “plotësisht asimptomatik dhe në kushte klinike të qëndrueshme”. Ndërhyrja ishte planifikuar prej kohësh.
    Siç ka shkruar Marzio Breda në Corriere, drejtuesi i repartit kishte parashikuar më parë një koronarografi, bëhet fjalë për një ekzaminim radiologjik tashmë rutinë që lejon të shihet gjendja e arterieve koronare.
    Sipas disa burimeve, presidenti mund të rikthehet në Quirinale që nesër. Me pak fjalë, asnjë alarm, asnjë shqetësim, raporton Corriere.

    Top Channel