Tag: ndërhyrja

  • “Beteja” me zjarret në vend! Vijon zjarri në Dukat, në Dishnicë pezullohet ndërhyrja, shkak errësira

    “Beteja” me zjarret në vend! Vijon zjarri në Dukat, në Dishnicë pezullohet ndërhyrja, shkak errësira

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive. Situata mbetet e njejtë në Dukat, ku Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, kanë shkuar ditën e sotme për të parë nga afër situatën me zjarrin problematik që kërcënon Parkun Kombëtar të Llogarasë.
    Ministri Vengu thotë se për shkak të terrenit të vështirë malor, është aktivizuar ndihma nga ajri përmes helikopterëve Cougar të ushtrisë, për të parandaluar përhapjen e zjarrit. Sipas Vengut, orët në vijim do të jenë të vështira për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Të paktën 50 efektivë janë në terren duke punuar për shuarjen e zjarrit.
    Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë edhe zonën e Shashicës në Vlorë, shumë pranë rrugës së re të Bypass-it. Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, që po punon për të vënë situatën nën kontroll. Megjithatë rreziku për përhapje të mëtejshme është i lartë për shkak të temperaturave të larta.

    Ndërkohë zjarri ka përfshirë një sipërfaqe në malin e Moravës, pjesë e fshatit të Dishnicës. Zjarri ka përfshirë fillimisht një sipërfaqe me shkurre por në afërsi ndodhet pylli dhe ka depërtuar edhe brenda tij. Sipas informacioneve, zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa policia ka shoqëruar një person në komisariat. Për shkak të errësirës, mësohet se është ndërprerë ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, pasi kushtet e natës e bëjnë të pamundur ndërhyrjen pa rrezikuar sigurinë e efektivëve./ZËRI

  • Përkeqësohet situata me zjarret në Parkun Kombëtar të Lurës, kërkohet ndërhyrja nga ajri

    Përkeqësohet situata me zjarret në Parkun Kombëtar të Lurës, kërkohet ndërhyrja nga ajri

    Zjarri që u shfaq rreth 2 javë më parë në afërsi të liqenit të luleve në Lurë ka marrë përmasa të mëdha teksa ka kaluar deri në Zall Gjoçaj. Flakët kanë shkrumbuar deri tani dhjetëra hektarë pyje me pishë të zezë, ah e bimësi tjetër.
    Megjithëse po punohet nga toka me dhjetëra forca të ADZM Dibër, Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Dibër, Shërbimit Pyjor, punonjës të tjerë dhe forcat e armatosura, nuk është bërë e mundur neutralizimi i zjarrit.
    Era e fortë dhe terreni i thyer malor kanë qenë në disfavor të grupeve të angazhuara për fikjen e zjarrit.
    Flakët janë zhvendosur deri në Zall Gjoçaj ku rrezikojnë të djegin stanet e verimit të bagëtisë së imtë, gjedhëve dhe mbi 100 koshere bletësh.
    Autoritetet vendore kërkojnë ndihmë nga ajri pasi është e pamundur që të neutralizohet zjarri në rrugë tokësore.
    Duke qenë se në zonë ndodhen liqenet e Lurës, por në distancë të vogël edhe ato të malit të Balgjajt, ndërhyrja me helikopter nga ajri mund të jetë efektive në mënyrë që të mos rritet dëmi ekonomik në Parkun Kombëtar të Lurës.

  • Zjarri në Drenovë, dita e katërt: Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri – në terren edhe drejtuesit vendorë

    Zjarri në Drenovë, dita e katërt: Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri – në terren edhe drejtuesit vendorë

    Zjarri në masivin pyjor të Drenovës në Mallakastër vijon të mbetet aktiv për të katërtën ditë radhazi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Që prej orës 06:00 të mëngjesit, operacionit për shuarjen e flakëve i janë bashkuar 40 forca të ushtrisë, ndërsa ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopterë të specializuar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në terren kanë zbritur edhe autoritetet më të larta vendore, mes tyre Kryetari i Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj dhe Prefekti i Qarkut Fier, Arben Çuko, të cilët kanë ndjekur nga afër operacionin për neutralizimin e vatrave. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, deklaroi për mediat se situata është nën kontroll, falë ndërhyrjes së koordinuar nga toka dhe ajri. Ai bëri me dije se është shmangur rreziku pranë puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Çako theksoi nevojën për ashpërsim të ligjit ndaj zjarrvënësve, ndërsa bëri të ditur se ndërhyrja ajrore ka rifilluar rreth orës 11:00 me dy helikopterë në operacion.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Zjarr i madh në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

    Zjarr i madh në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër.
    Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte.
    Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.
    Sipas burimeve nga terreni, ndërhyrja po vështirësohet për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer kodrinor, që e bën të vështirë ndërhyrjen.

  • Zjarr në kodrat e Peqinit, nuk e shuan as ndërhyrja e 2 helikopterëve

    Zjarr në kodrat e Peqinit, nuk e shuan as ndërhyrja e 2 helikopterëve

    Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e Karinës në Peqin, flakë të cilat janë përhapur edhe në Sinaballaj në territorin e Rrogozhinës.
    Situata mbetet kritike, ndërsa ka nisur ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë.
    Sipas raportimeve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe kullotë.
    Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale dhe ato mjedisore janë të konsiderueshme. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë në kushte të vështira për të lokalizuar dhe shuar vatrat aktive. Në ndihmë të tyre janë bashkuar edhe banorë të zonës të cilët po kontribuojnë në mënyrë vullnetare për përballimin e emergjencës.
    Gjithashtu, në operacion janë angazhuar dy helikopterë të shërbimit zjarrfikës dhe të ushtrisë, të cilët po ndihmojnë nga ajri në përpjekjet për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
    Autoritetet si gjithmonë në raste të situatave të tilla të emergjencave bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve, ndërkohë që situata mbetet ende kritike dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

  • Pas 72 orësh, nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit në landfillin e Elbasanit. Vengu: Duhen zgjidhje afatgjata

    Pas 72 orësh, nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit në landfillin e Elbasanit. Vengu: Duhen zgjidhje afatgjata

    Ka nisur ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit në landfillin e Elbasanit. Pas 72 orësh ende tymi toksik vazhdon të përfshijë qytetin e Elbasanit dhe rrethinat. Mbi 100 forca të angazhuara, mjete zjarrfikëse dhe mjete të rënda të cilat kanë shkarkuar mbi 10 mijë tonë dhera në përpjekje për fikjen e zjarrit.
    Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu qëndroi rreth 5 orë në landfillin e përfshirë nga flakët ndërsa së bashku me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit dhe Drejtorin e Emergjencave Civile vunë theksin në nevojën e ndërhyrjeve afatgjata.
    “Jemi në një situatë ku ka rënie të intensitetit dhe kjo është gjë e mirë ndaj duhet të vazhdojmë përpjekjet për fikjen totale, sipas kërkesave të grupit në terren që përcakton nevojat. Pas kësaj situate duhet të merren vendime përsa i përket përgjegjësive, të ardhmes së këtij vendgrumbullimi, shtrirjes së tij, metodat sesi kapsulohet dhe kemi një grup në punë e sipër nga Ministria e Mjedisit dhe Bashkia të cilët shumë shpejt do të na thonë planet në mënyrë që këto ndodhi të mos përsëriten”, tha ministri Sinkron Pirro Vengu.
    Ndërkohë Ministri bëri me dije se ekspertët janë duke bërë matjet për nivelin e ndotjes në zonën e landfillit dhe në qytet. Në tre ditë Elbasani është përfshirë nga 7 vatra të ndryshme zjarresh të cilat e kanë bërë situatën emergjente.
    “Kanë qenë të shumta zjarrvëniet në këto tre ditë. Tre vatra vetëm sot ku dhe u rrezikuan dhe banesa. Situatë e vështirë prej tre ditësh. Situata më e vështirë ajo në landfill, të gjitha të tjerat janë fikur tashmë”, tha kryebashkiaku Gledian Llatja.
    Teksa kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarreve, dënimi i zjarrvënësve mbetet kryefjala.“Institucionet duhet të hetojnë për të vënë para përgjegjësisë zjarrvënësit, që në shumicën e rasteve ka autorë, me apo pa dashje. Duhet të hetohet për të gjitha rastet”, tha Haki Çako, Drejtor i Emergjencave Civile.
    Sipas ekipeve në terren ndërhyrja nga ajri nuk është e vonuar, por nuk rezulton efikase në situata të tilla si landfillet të cilat kanë specifikat e tyre për shkak të thellësisë që ka zjarri dhe përbërjes së materialeve në të.

  • Pas 72 orësh, nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit në landfillin e Elbasanit, ministri Vengu: Duhen zgjidhje afatgjata

    Pas 72 orësh, nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit në landfillin e Elbasanit, ministri Vengu: Duhen zgjidhje afatgjata

    Ka nisur ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit në landfillin e Elbasanit. Pas 72 orësh ende tymi toksik vazhdon të përfshijë qytetin e Elbasanit dhe rrethinat. Mbi 100 forca të angazhuara, mjete zjarrfikëse dhe mjete të rënda të cilat kanë shkarkuar mbi 10 mijë tonë dhera në përpjekje për fikjen e zjarrit.

    Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu qëndroi rreth 5 orë në landfillin e përfshirë nga flakët ndërsa së bashku me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit dhe Drejtorin e Emergjencave Civile vunë theksin në nevojën e ndërhyrjeve afatgjata.
    “Jemi në një situatë ku ka rënie të intensitetit dhe kjo është gjë e mirë ndaj duhet të vazhdojmë përpjekjet për fikjen totale, sipas kërkesave të grupit në terren që përcakton nevojat. Pas kësaj situate duhet të merren vendime përsa i përket përgjegjësive, të ardhmes së këtij vendgrumbullimi, shtrirjes së tij, metodat sesi kapsulohet dhe kemi një grup në punë e sipër nga Ministria e Mjedisit dhe Bashkia të cilët shumë shpejt do të na thonë planet në mënyrë që këto ndodhi të mos përsëriten”, tha ministri Sinkron Pirro Vengu.
    Ndërkohë Ministri bëri me dije se ekspertët janë duke bërë matjet për nivelin e ndotjes në zonën e landfillit dhe në qytet. Në tre ditë Elbasani është përfshirë nga 7 vatra të ndryshme zjarresh të cilat e kanë bërë situatën emergjente.
    “Kanë qenë të shumta zjarrvëniet në këto tre ditë. Tre vatra vetëm sot ku dhe u rrezikuan dhe banesa. Situatë e vështirë prej tre ditësh. Situata më e vështirë ajo në landfill, të gjitha të tjerat janë fikur tashmë”, tha kryebashkiaku Gledian Llatja.
    Teksa kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarreve, dënimi i zjarrvënësve mbetet kryefjala.
    “Institucionet duhet të hetojnë për të vënë para përgjegjësisë zjarrvënësit, që në shumicën e rasteve ka autorë, me apo pa dashje. Duhet të hetohet për të gjitha rastet”, tha Haki Çako, Drejtor i Emergjencave Civile.
    Sipas ekipeve në terren ndërhyrja nga ajri nuk është e vonuar, por nuk rezulton efikase në situata të tilla si landfillet të cilat kanë specifikat e tyre për shkak të thellësisë që ka zjarri dhe përbërjes së materialeve në të.

    Top Channel

  • 72 orë nën pushtetin e flakëve/ Zjarri tek inceneratori i Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri

    72 orë nën pushtetin e flakëve/ Zjarri tek inceneratori i Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri

    Pamje nga ndërhyrja

    ELBASAN- Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit vijon për të tretën ditë rresht. Ndërkohë që në të gjithë zonën dhe qytetin vijon të çlirohet tymi toksik nga djegia e pakontrolluar e mbetjeve urbane, ka nisur ndërhyrja nga ajri. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë me dije në një njoftim për shtyp se në terren po operohet me mjete të shtuara, por ende nuk kanë mundur që t’i vendosin nën kontroll flakët. Tashmë me mjetet e shtuara, po tentohet që flakët të izolohen, duke ndërhyrë si nga toka, ashtu edhe nga ajri.
    “Operacioni mbështetet nga ndërhyrja ajrore, ndërsa në terren ndodhet ekipi i ekspertëve të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë matje të vazhdueshme të nivelit të ndotjes dhe rrezikshmërisë mjedisore. Autoritetet vendore dhe qendrore mbeten të angazhuara për të garantuar sigurinë e komunitetit dhe për të minimizuar ndikimin në mjedis,”-bëhet me dije nga AKMC. 
    Njoftim për shtyp i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile:
    Prej më shumë se 72 orësh, vijon puna intensive për izolimin e vatrës së zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Elbasan. Situata mbetet dinamike dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm nga strukturat e emergjencave vendore dhe qendrore. Në terren po operohet me mjete të shtuara dhe më shumë se 100 forca të angazhuara nga Bashkia Elbasan dhe bashkitë fqinje sikundër dhe nga Forcat e Armatosura.
    Ndërhyrja është përqendruar në izolimin dhe shuarjen e zjarrit me 10 mjete zjarrfikëse dhe 20 mjete të specializuara.
    Aktualisht mjetet e rënda vetshkarkuese dhe forcat xheniere po punojnë njëkohësisht për mbulimin e vatrës, ndërkohë që pompa thithëse me kapacitet të lartë mundësojnë hedhjen e ujit direkt në vatrën aktive. Gjithashtu, operacioni mbështetet nga ndërhyrja ajrore, ndërsa në terren ndodhet ekipi i ekspertëve të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë matje të vazhdueshme të nivelit të ndotjes dhe rrezikshmërisë mjedisore. Autoritetet vendore dhe qendrore mbeten të angazhuara për të garantuar sigurinë e komunitetit dhe për të minimizuar ndikimin në mjedis. Publiku do të vijojë të informohet rregullisht mbi zhvillimet më të fundit.
    Ndërkohë, mijëra banorë që jetojnë në Elbasan ankohen për ndotjen e ajrit dhe erën e rëndë të shkaktuar nga djegia e mbeturinave. Sakaq, Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë prej tre ditësh kanë nisur hetimet në lidhje me shkaqet e këtij zjarri./ZËRI

  • Zjarrfikësit nuk shuajnë dot flakët në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri

    Zjarrfikësit nuk shuajnë dot flakët në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri

    Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan vijon për të tretën ditë me radhë.

    Këtë pasdite, ka nisur ndërhyrja nga ajri për të ndihmuar në fikjen e flakëve. Depërtimi i zjarrit brenda masës së mbetjeve, temperaturat e larta dhe era e fortë kanë vështirësuar ndjeshëm përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

    Zjarri ka shkaktuar një tym të dëmshëm dhe toksik që ka përfshirë gjithë qytetin, duke krijuar një katastrofë të rëndë mjedisore për banorët e Elbasanit dhe zonave përreth.

    Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me specialistët e zjarrfikëses, ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit, i cili për orë të tëra ka helm-uar ajrin dhe ka shkaktuar shqetësime të mëdha shëndetësore në komunitet.

    Do t’ju mbajmë të informuar për zhvillimet e mëtejshme.

  • Zjarr masiv në një ullishte në Elbasan, era ndryshon drejtimin e flakëve! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

    Zjarr masiv në një ullishte në Elbasan, era ndryshon drejtimin e flakëve! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

    Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë këtë të martë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj në fshatin Balëz, në Elbasan.

    Flakët nisën rreth orës 11:55 paradite dhe vazhdojnë prej mbi katër orësh.
    Zjarri vijon në pjesën veriore pranë fshatit Balëz. Era ka ndryshuar drejtim duke vështirësuar punën e zjarrfikësve. Për fikjen e zjarrit, janë angazhuar edhe zjarrfikëset e Librazhdit, Cërrikut, Belshit e Peqinit.
    Punonjësit e shërbimit zjarrfikës ndodhen në terren, por ndërhyrja është e vështirësuar për shkak të terrenit të thepisur malor, temperaturave të larta dhe erës së fortë. Deri më tani nuk raportohet për rrezik për banesat, por flakët po vijojnë të përhapen në zonën me ullishte.

    Top Channel