Delvina përjetoi një natë tmerri nga zjarri i madh dhe i rrezikshëm që iu afrua qytetit, por edhe për shkak se Shqipëria nuk ka mjetet e nevojshme për përballimin e situatave të tilla.
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, ka filluar edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e kësaj vatre të madhe zjarri në Delvinë.
Shërbimet zjarrfikëse po përballen me pajisje dhe një flotë automjetesh tejet të vjetruara, duke nxjerrë në pah një problem të gjerë të mungesës së investimeve në infrastrukturën e emergjencave civile.
Ashtu si çdo vit, sërish po trokasim tek shtetet fqinje që të na ndihmojnë me avionë për të bërë të mundur shuarjen e zjarreve, të cilët dalin jashtë kontrollit.
Çfarë ndodhi gjatë natës
Banorët e Delvinës i kaluan orët e para të së mërkurës në rrugë dhe të panikosur nga frika e rrezikut të zjarrit të madh që përfshiu zonën. Ndërsa flakët përhapeshin me shpejtësi, vazhdimisht dëgjoheshin shpërthime municionesh, ndërkohë që Delvina ishte nën pushtetin e flakëve dhe të tymit.
Situata ishte tepër problematike, ndërkohë që era e favorizonte përhapjen e flakëve me shpejtësi.
Forca të shumta zjarrfikëse, të bashkive të jugut por edhe të ardhura nga Tirana, forca të ushtrisë dhe banorë bënë të mundur shuarjen e zjarrit që ishte pranë qytetit.
Rreth 10 qytetarë, mes tyre 4 nga forcat e ushtrisë, shfaqën probleme me frymëmarrjen dhe plagë të lehta, të cilët u trajtuan nga personeli mjekësor.
Ndërkohë, raportohet edhe për një viktimë të dytë, por deri më tania sgjë nuk është konfirmuar.
Tag: ndërhyrja
-

Delvina zgjohet e shkrumbuar nga zjarri, nis ndërhyrja nga ajri
-

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve
Një vatër zjarri aktive është regjistruar në zonën e njohur si Piramida 12, pranë Leskovikut, në kufirin me Greqinë.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur nga toka greke dhe po përparojnë drejt territorit shqiptar në zonën e Kamenikut.
Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe forcave përkatëse po has vështirësi për shkak të terrenit të vështirë malor dhe pranisë së minave në këtë zonë kufitare, që pengojnë operacionet e shuarjes së zjarrit.
Autoritetet lokale dhe forcat e emergjencës janë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar në menaxhimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në zonat përreth./tvklan -

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12” në kufi me Greqinë, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve
Një vatër zjarri aktive është regjistruar në zonën e njohur si Piramida 12, pranë Leskovikut, në kufirin me Greqinë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur nga toka greke dhe po përparojnë drejt territorit shqiptar në zonën e Kamenikut.
Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe forcave përkatëse po has vështirësi për shkak të terrenit të vështirë malor dhe pranisë së minave në këtë zonë kufitare, që pengojnë operacionet e shuarjes së zjarrit.
Autoritetet lokale dhe forcat e emergjencës janë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar në menaxhimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në zonat përreth. -

Zjarri masiv në Tragjas, flakët rrezikojnë banesat, ndërhyrja në terren e vështirë
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në zonën e Tragjasit, duke përfshirë sipërfaqe me bimësi të dendur dhe duke rrezikuar përhapjen drejt zonave të banuara.
Në vendngjarje ndodhen aktualisht 17 efektivë zjarrfikës dhe 3 punonjës nga Drejtoria Pyjore, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.
Ndërhyrja është e vështirësuar për shkak të terrienit të thyer dhe të paarritshëm me mjete, çka po kërkon angazhim të shtuar fizik dhe bashkërendim mes forcave në terren.
Autoritetet janë në gatishmëri për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit më tej.
-

Zjarr në zemër të Mirditës! Ndërhyrja nga toka e vështirë për shkak të terrenit malor
Një vatër zjarri është shfaqur në fshatin Malaj të Rrëshenit në Mirditë. Zjarri ka rënë në lagjen “Vjollcë” të këtij fshati.
Sipas informacioneve, flakët ranë pasditen e djeshme në një sipërfaqe pyjore me pisha, lisa e shkurre.
Për shkak të terrenit të vështirë malor, nuk është e lehtë ndërhyrja me forca tokësore, ndërsa mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur.
Për fikjen e zjarrit janë duke punuar 33 forca, përfshirë zjarrfikësit, punonjës të Pyjores, të Bashkisë, nga Njësia Administrative si dhe banorë të zonës.
Ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta. -

Zjarret “pushtojnë” vendin/ Mali i Shpiragut përfshihet nga flakët, kërkohet ndërhyrja nga ajri.
Zjarri në Shpirag
BERAT- Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Konisbaltë, teksa flakët kanë përparuar këtë pasdite drejt fshatit Mishovë e më pas drejt malin Shpirag. Bëhet me dije se zjarri i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta gjatë ditës, po vijon aktualisht me intensitet të lartë.
Raportohet se situata është kritike dhe flakët nuk po vihen në kontroll as nga zjarrëfikësit dhe forcat e ushtrisë, por ndërhyrja e tyre ka hasur në vështirësi për shkak të mungesës së rrugës. Në kushte të tilla, është kanë kërkuar edhe ndërhyrjen me helikoterë nga ajri.
Aktualisht zjarri ka përfshirë të gjithë sipërfaqen e malit Shpirag, ku po shkrumbon shkurre e ferra. Flakët po përparojnë edhe drejt ullishteve në fshatin Galinë. Në këtë zonë janë përqëndruar forca të shumta zjarrëfikësish dhe ushtrije, për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit drejt shtëpive të fshatit Galinë./ZËRI -

Zjarr në fshatin Sevaster të Vlorës, flakët djegin bimë e pemë, ndërhyrja nga zjarrfikëset e vështire për shkak të terrenit malor
Vatra e zjarrit është evidentuar mëngjesin e sotëm ndërsa flakët kanë avancuar ndjeshëm duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, pemë dhe shkurre.
Situata në zone është duke u monitoruar nga zjarrfikësja e Selenicës ndërsa nëse situata agravon do të kërkohet ndërhyrje nga ajri. Temperaturat e larta dhe era që fryn në zonë favorizon përhapjen e flakëve.
Vatra e zjarrit ndodhet në lartësi pranë malit të Sevasterit ndërsa ndërhyrja nga toka është thuajse e pamundur për shkak të terrenit.
Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm për hapje kullotash duke krijuar tashmë një situatë problematike në zonë.
Pranë vatrës së zjarrit ndodhen stane të cilat rrezikojnë nga flakët ndërkohë që për momentin nuk ka rrezik për banesat përreth.Top Channel
-

Zjarri në Dukat ende aktiv, zjarrfikësit luftojnë me flakët
VLORË- Vatra e zjarrit në malin e Dukatit vijon të mbetet aktive dhe problematike.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Për t’i bërë ballë situatës problematike, forcat zjarrfikëse kanë rinisur ndërhyrjenqë në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Ndërhyrja është përqendruar në zonën më problematike, ku situata paraqitet më e vështirë, me synim që flakët të mos avancojnë drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Ndërkohë, pritet të rinisë edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e vatrave, të cilat kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Zjarr në pyjet e Mamëzit në Kukës, e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse
Një vatër e madhe zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në pyjet e fshatit Mamëz në Kukës, duke përfshirë disa hektarë me sipërfaqe pyjore.
Era e fortë po ndihmon përhapjen e flakëve, ndërsa retë e tymit kanë mbërritur edhe mbi qytetin e Kukësit.
Menjëherë pas njoftimit, në terren janë angazhuar grupe të shërbimit zjarrfikës, punonjës të pyjeve, si dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e zjarrit. Për shkak të terrenit të thyer malor, mjetet zjarrfikëse nuk kanë mundur të futen pranë vatrës së zjarrit, ndaj ndërhyrja po bëhet me pompa shpine dhe mjete rrethanore.
Aktualisht, nuk ka një informacion zyrtar mbi shkakun e zjarrit, por autoritetet janë në terren dhe po vijojnë hetimet, ndërkohë që përpjekjet për izolimin e flakëve janë në vijim.
-

Korçë/ Zjarri në Dishnicë, pamje nga droni tregojnë përhapjen e flakëve, ndërhyrja ndërpritet, rifillon nesër
Vatra e zjarrit në zonën e Dishnicës vijon të jetë aktive edhe pas disa orësh përpjekje për shuarjen e flakëve. Pamje ajrore të siguruara nga droni tregojnë përhapjen e madhe të flakëve në një zonë me bimësi të dendur dhe terren të vështirë.
Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile kanë punuar gjatë gjithë ditës për të mbajtur nën kontroll zjarrin, por ndërhyrja është ndërprerë përkohësisht.
Sipas autoriteteve vendore, ndërhyrja për shuarjen e plotë të zjarrit do të rinisë sërish në orët e para të mëngjesit të nesërm, me përfshirjen e forcave të tjera të mbështetjes, në varësi të situatës dhe përhapjes së flakëve.
Nuk raportohet për rrezik të banesave deri në këtë moment, por zjarri mbetet aktiv dhe nën monitorim të vazhdueshëm.