Tag: ndërhyrja

  • Roma fillon rrëshqitjen, Cagliari i shkakton humbjen e dytë rresht (video)

    Roma fillon rrëshqitjen, Cagliari i shkakton humbjen e dytë rresht (video)

    7 Dhjetor 2025

    16:56

    Telesport

    Pas humbjes 0-1 ndaj Napoli-t fundjavën e kaluar, Roma ka pësuar sot humbjen e dytë rresht, duke u mundur 1-0 nga Cagliari. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
    Vendasit e nisën vrullshëm pjesën e dytë. Zeki Celik ndëshkohet me karton të kuq pas një faulli ndaj Folorunsho. Fillimisht u dyshua se ndërhyrja ishte brenda zonës dhe arbitri dha penallti. Ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet në ekrah dhe ndërhyrja ishte në kufijtë e zonës së rreptësisë. Vetëm karton i kuq për mbrojtëisn turk të Romës.
    Ndërkohë në minutën e 82-të, pas një veprimi të bukur në zonë, Gianluca Gaetano gjen rrjetën dhe i jep Cagliari-t avantazhin e shumëkërkuar. Rezultati final 1-0. Pas kësaj fitoreje, Cagliari ngjitet në vendin e 14-të me 14 pikë, Roma mbetet në vendin e 4-të me 27 pikë.
    SHIKOGOLIN

  • Zjarri në një kabinë elektrike në Fier, ndërhyrja e zjarrfikësve neutralizon flakët

    Zjarri në një kabinë elektrike në Fier, ndërhyrja e zjarrfikësve neutralizon flakët

    Një kabinë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati 5-katësh në lagjen “ Liri Gero” në Fier.

    Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes së shpejtë flakët janë neutralizuar duke mos lejuar përhapjen e tyre. Ndërkohë dyshimet e para janë për shkak të mbingarkesës në rrjet, por hetimet për ngjarjen vijojnë.

    Top Channel

  • Agjenda/ Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”

    Agjenda/ Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”

    Tirana do të jetë mikpritësja e Forumit të parë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6), që do të zhvillohet më 13–14 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve.
    Kjo ngjarje historike vjen si një iniciativë e mbështetur nga Komisioni Europian, dhe ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të nxisë mundësi të reja investimi midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
    Sipas agjendës zyrtare, në ceremoninë e hapjes fjalën e mirëseardhjes do ta mbajë Kryeministri Edi Rama. Për të vijuar me fjalimin nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
    Forumi sjell së bashku përfaqësues të lartë qeveritarë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, si dhe vendimmarrës, institucione financiare ndërkombëtare, investitorë strategjikë dhe kompani lidere nga BE-ja dhe më gjerë.
    Ky event përfaqëson një hap konkret drejt integrimit ekonomik rajonal dhe afrimit të Ballkanit Perëndimor me tregun e përbashkët evropian, duke adresuar një sërë temash kyçe si: zhvillimi i infrastrukturës, tranzicioni i gjelbër dhe digjital, fuqizimi i sektorit privat, dhe integrimi i zinxhirëve të vlerës rajonale në tregjet globale.
    Agjenda zyrtare e Forumit të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, që zhvillohet më 13–14 Tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë parashikon:
    Ceremonia e Nënshkrimit të Letrave të Qëllimit (LOI)
    Projekte të rëndësishme rajonale në digjitalizim, AI, energji të rinovueshme dhe bioekonomi.
    AGJENDA
    Dita I
    – 12:00-12:55 Ceremonia e Hapjes
    -Fjalë Mirëseardhjeje nga Kryeministri Edi Rama
    -Presidentja Ursula von der Leyen, Komisioni Evropian
    12:55-13:10 Ceremonia e Nënshkrimit në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes Ursula von der Leyen
    Lista e letrave të qëllimit (LOI) që do të nënshkruhen:
    •4iG – Regional Digital Backbone që lidhet me BE – projekti EAGLE
    •3CIS – Zhvillimi i Qendrës së të Dhënave AI në Kosovë
    •Swiss Rockets – Investim R&D i lidhur me BIO4 Campus në Serbi
    •CWP Europe – Park ere në Shqipëri dhe Park Diellor/Sistem Ruajtjeje me Bateri në Mal të Zi
    •ElevenEs – Fabrikë mega e baterive LFP në Serbi
    •Titan Cement Group – Zgjidhje “mbetje në nxehtësi” në Shqipëri
    •EFSD+ Synime të Nënshkrimeve: (KfW “Scaling Alternative Finance for Entrepreneurs (SAFE) Guarantee, BERZH “Risk Sharing for ESG Projects” Guarantee)
    13:10-14:15 Foto familjare
    14:15- 15:45
    Panel Kryesor – Mundësitë e investimeve në Ballkanin Perëndimor 6 në kontekstin e ri gjeopolitik
    • Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë në Shqipëri
    • Valentina Superti, Drejtoreshë, Ballkani Perëndimor, DG ENEST, Komisioni Evropian
    • Mario Holzner, Drejtor Ekzekutiv, Instituti i Studimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës (wiiw)
    • Kelly Clutterbuck, Menaxhere e Vendit për Shqipërinë, Voltalia
    • Dimitar Enchev, CEO, CWP Europe
    • Charlotte Ruhe, Drejtoreshë për Evropën Qendrore dhe Juglindore, BERZH
    • Lionel Rapaille, Drejtor i Operacioneve në Rajonin e Zgjerimit dhe të Fqinjësisë, BEI
    15:45-16:15 Pushim
    16:15-17:45 Panel Kryesor – Investimet në Ballkanin Perëndimor 6 si burim i ri i konkurrueshmërisë dhe potencialit të rritjes
    • Outi Slotboom, Drejtoreshë për Zinxhirët e Furnizimit dhe Analizës së Biznesit, DG GROW, Komisioni Evropian
    • Artan Dulaku, CEO, Concord Investments Albania
    • Daniel Schroeder, Zv. President, Siemens Mobility
    • Ronan Byrne, CEO i HEANET dhe anëtar i Bordit të GÉANT
    • Nemanja Mikac, CEO ElevenES
    • Dr. Vladimir Cmiljanovic, CEO i Swiss Rocket
    17:45-18:00 Përfundime dhe Komente – Olta Manjani, Zv. Ministre e Ekonomisë
    Dita II
    08:45-09:15 Mbërritja dhe kafeja e mirëseardhjes
    9:15-9:30 Përmbyllja e ditës së parë të konferencës dhe prezantimi i ditës së dytë
    Olta Manjani, Zëvendësministre e Ekonomisë
    Hoa-Binh Adjemian, Shef i Njësisë për angazhimin e Sektorit Privat, DG ENEST, Komisioni Evropian
    9:30-10:30 Panel- Prodhimi dhe Lëndët e Para Kritike
    • Fjalë hyrëse: Outi Slotboom, Drejtoreshë e Zinxhirit të Furnizimit dhe Analizës së Biznesit, DG GROW, Komisioni Evropian
    • Prezantimet e kompanive:
    1. ElevenEs – Z. Djordje Eremić, Partner i Lartë për Sipërmarrje dhe Financim
    2. Front LCC Kosovo – Z. Jeton Veseli, Themelues dhe CEO
    3. Avesta – Aleksandar Golaboski, Drejtor i Përgjithshëm, Maqedonia e Veriut
    4. GreenHouse – Z. Visar Rexhepaj, Drejtor Ekzekutiv
    • Ndërhyrja e IFI: Sebastien Skupien, Bankier i Lartë për Prodhimin dhe Shërbimet, BERZH
    • Ndërhyrja e Agjencisë së Investimeve: Vladimir Tomić, Agjencia e Zhvillimit të Serbisë
    • 25’ – Pyetje & Përgjigje
    10:30-11:00 Pushim
    11:00-12:00 Panel- Energjia
    Prezantimet e kompanive:
    1. CWP Europe – Z. Viktor Garbev, Zëvendëspresident Ekzekutiv
    2. X-wind – Z. Astrit Abrashi, Drejtor i Marketingut (CMO)
    3. Statkraft – Znj. Rigela Gegprifti, Drejtore e Përgjithshme për Shqipërinë
    4. Enhol – Z. Jorge Oses Rodriguez, Drejtor i Zhvillimit të Biznesit
    • Ndërhyrja e IFI: Borana Puto, Bankiere e Asociuar, Energjia në Evropë, Grupi i Infrastrukturës së Qëndrueshme
    • Ndërhyrja e Agjencisë së Investimeve: Znj. Slavica Korica, Agjencia për Promovimin e Investimeve të Huaja të Bosnjës dhe Hercegovinës
    • Pyetje & Përgjigje
    12:00-12:45 Hackathon
    Moderator: Autoritetet Shqiptare / Znj. Senida Mesi, Ekonomiste e Zhvillimit
    12:45-14:00 Dreka
    14:00-15:00 Panel- Digjitale
    Prezantimet e kompanive
    1. 4iG Telecommunication Holding – Z. Gabor Novak, Drejtor i Shitjeve Ndërkombëtare me Shumice
    2. 3 CIS – Z. Drilon Bardhaj, CTO
    3. Kolo Venture – Znj. Ana Marija Popovic, Partnere e Përgjithshme
    4. Plug and Play – Z. Uranik Begu, Drejtor për Evropën Qendrore dhe Lindore (CEE)
    5. NEOTEL – Z. Alberto Belazelkoski, COO
    Ndërhyrja e IFI: Z. Alessandro De Concini, Drejtor për Shqipërinë, Banka Evropiane e Investimeve (EIB)
    Ndërhyrja e Agjencisë së Investimeve: Zef Dedaj, Agjencia e Mbështetjes së Investimeve dhe Ndërmarrjeve të Kosovës (KIESA)
    Pyetje & Përgjigje
    15:00-15:15 Pushim
    15:15-16:15 Panel-Bioekonomia
    Prezantimet e kompanive
    1. Swiss Rockets – Dr. Vladimir Cmiljanovic, Drejtor Ekzekutiv (CEO)
    2. Trepharm – Z. Mergim Prishtina, Themelues / CEO
    3. Greenagro dooel – Znj. Tanja Kotevska, Drejtore Ekzekutive
    4. Viride GmbH – Z. Stefan Schmid, Bashkëthemelues & CEO
    5. Aquatiq – Z. Endlers Kertusha, Drejtor Ekzekutiv (CEO)
    Ndërhyrja e IFI: Andriy Zaripov, Drejtues Projekti, Evropa – Klima dhe Financat e Qëndrueshme, IFC
    Ndërhyrja e Agjencisë së Investimeve: Invest North Macedonia
    Pyetje & Përgjigje
    16:15-17:15 Panel- Mikpritja dhe Ekonomia Rrethore
    Prezantimet e kompanive
    1. Titan Group / Antea Cement – Z. Dimitrios Dimou, Drejtor i Përgjithshëm i Antea Cement Sh.A (Titan Group)
    2. Alma Ras – Z. Rasim Memagic, Drejtor i Përgjithshëm
    3. Suez – Znj. Julie Benoist, Drejtore e Zhvillimit të Biznesit për Evropën & Azinë Qendrore
    4. Balfin Group – Znj. Edlira Muka, Drejtore Ekzekutive (CEO)
    • Ndërhyrja e IFI: Kristina Kanapinskaite, Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Banka Evropiane e Investimeve (EIB)
    • Ndërhyrja e Agjencisë së Investimeve: Laura Plaku, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA)
    • Pyetje & Përgjigje
    17:15-17:30 Përfundime- Sokol Duma, Zëvendësministër i Ekonomisë

  • Eurodeputeti: E papranueshme, ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet lokale të Kosovës

    Eurodeputeti: E papranueshme, ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet lokale të Kosovës

    Eurodeputeti Riho Terras përmes një postimi ne “X” ka thënë se ndërhyrja e hapur e Serbisë në zgjedhjet lokale të Kosovës është e papranueshme. 
    Sipas tij manipulimi i sponsorizuar nga shteti dëmton demokracinë. 
    “Bashkimi Evropian duhet të marrë një qëndrim të qartë: zgjedhja e lirë i përket popullit të Kosovës dhe jo politikanëve në Beograd, ka shkruar Terras. 

    ‘s open interference in Kosovo’s local elections is unacceptable. State-sponsored manipulation undermine #democracy.must take a clear stand: free choice belongs to the people and not to politicians in #Belgrade.#Kosovo @EPPGroup #Serbia pic.twitter.com/n4dXjVZZAB
    — Riho Terras (@RihoTerras) October 10, 2025

     

  • Opozita bllokoi foltoren, seanca e kaosit në Kuvend përmes fotove

    Opozita bllokoi foltoren, seanca e kaosit në Kuvend përmes fotove

    Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë në vend që të ishte një seancë ku plani i qeverisë për drejtimin e vendit për 4-vjeçarin e ardhshëm të kalonte për votim nëpërmjet debatit, u kthye në kaos duke çuar në mbyllje të seancës pas 25 minutash nga nisja.
    Është dashur ndërhyrja e Gardës së Republikës për të vënë rendin në Kuvend pasi opozia në shenjë proteste filloi duke hedhur në drejtim të Ramës dhe ministrave libra të rregullores së Kuvendit dhe shishe uji.
    Në foto do të shihni të përmbledhur të gjithë seancën e sotme nga bllokimi i foltores nga ana e opozitës, tek ndërhyrja e gardës dhe hedhjet e shisheve të ujit dhe librave të rregullores drejt ministrave.

  • Për herë të parë në Shqipëri, realizohet në Spitalin Rajonal të Shkodrës ndërhyrja komplekse, shpëtohet 43- vjeçari

    Për herë të parë në Shqipëri, realizohet në Spitalin Rajonal të Shkodrës ndërhyrja komplekse, shpëtohet 43- vjeçari

    Për herë të parë në Shqipëri, në Spitalin Rajonal të Shkodrës, është realizuar me sukses stentimi i arteries mesenterica superior, një ndërhyrje komplekse për trajtimin e ishemisë kronike të mezenterit, një sëmundje me mortalitet shumë të lartë.
    Ndërhyrja u realizua me metodë endovaskulare, falë bashkëpunimit të ngushtë mes kirurgëve vaskularë dhe hemodinamistëve, duke shpëtuar jetën e një pacienti 43-vjeçar.
    Mirënjohje ekipit të mjekëve: Dr. Besmir Grizhja, Dr. Enkelejd Lohja si dhe Dr. Gledis Zaimi e Dr. Kevin Bektasha.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Zgjerohet zjarri në zonën pyjore në Miras në Devoll, ndërhyrja nga terreni e vështirë, 70 forca në aksion

    Zgjerohet zjarri në zonën pyjore në Miras në Devoll, ndërhyrja nga terreni e vështirë, 70 forca në aksion

    Prej ditës së djeshme vijon aktiv një vatër zjarri në zonën pyjore mbi fshatin Miras, me bimësi të përzier (dushk, pishë etj.).
    Që prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, forcat zjarrfikëse, shërbimi pyjor, strukturat vendore dhe banorët e zonës po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve. Në total janë angazhuar rreth 70 forca.
    Për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së infrastrukturës rrugore, ndërhyrja në brendësi të pyllit është e vështirë, duke kërkuar ecje në këmbë për të mbërritur pranë vatrës. Zjarri ka marrë shtrirje të gjerë dhe ka përfshirë sipërfaqe me pisha, çka e bën situatën më problematike.
    Institucioni i Prefektit po vijon koordinimin me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile duke vlerësuar ecurinë.

  • Dy vatra zjarri në Vlorë, rrezikohen banesat në Selenicë, nis ndërhyrja me helikopter

    Dy vatra zjarri në Vlorë, rrezikohen banesat në Selenicë, nis ndërhyrja me helikopter

    Pamje nga vendngjarja

    VLORË- Dy vatra zjarri janë regjistruar në orët e pasdites së sotme në Vlorë dhe në Selenicë, ndërsa forcat zjarrfikëse janë angazhuar menjëherë për të ndërhyrë. Mësohet se dy helikopterë janë angazhuar dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve në Lapardha, Bashkia Selenicë, ndërkohë pritet edhe ndërhyrja e një tjetër helikopteri. Por, terreni shumë i vështirë vështirëson edhe punën e zjarrfikësve. Zjarri ka përfshirë kodrat mbi fshat duke rrezikuar banesat, teksa banorët janë angazhuar së bashku me forcat zjarrfikëse për të izoluar flakët. Në qytetin e Vlorës, flakët përfshinë sërish fushën e mbetjeve urbane, ku për shkak të erës zjarri u përhap me shpejtësi.
    Ndërkohë, disa vatra zjarri janë riaktivizuar këtë pasdite në rrethin e Krujës, konkretisht në Barkanesh, Nikël dhe Brret, duke djegur pyje e duke rrezikuar banesa. Dyshohet se zjarret janë të qëllimshëm dhe mendohet që vihen për ti hapur terren guroreve ose ndonje guroreje të re. Ndërhyrja po kryhet nga forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa situata rrezikon të agravohet pasi flakët mund ti afrohen depove të dinamitit./ZËRI

  • Zjarri në Fushë Arrëz/ Ndërhyrja nga ajri ul intensitetin e flakëve, por ka ende vatra aktive

    Zjarri në Fushë Arrëz/ Ndërhyrja nga ajri ul intensitetin e flakëve, por ka ende vatra aktive

    Ndërhyrja nga ajri ka ulur intensitetin e flakëve në Fushë Arrëz.

    “Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët. Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër”, njofton Ministria e Mbrojtjes në një postim këtë mbrëmje.
    Megjithatë, ka ende tre vakte aktive. Krahas ndërhyrjes nga ajri, në operacion janë angazhuar 12 zjarrfikës me 2 mjete zjarrfikëse, 6 efektivë policie me 2 automjete, 40 forca bashkiake, 13 forca të shërbimit pyjor dhe 80 forca ushtarake.

    Top Channel

  • Ndërhyrja konservuese risjell ngjyrat dhe detajet në afresket e “Shën Kollit” të Voskopojës

    Ndërhyrja konservuese risjell ngjyrat dhe detajet në afresket e “Shën Kollit” të Voskopojës

    Drejtoria rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë njoftoi se ka përfunduar ndërhyrja konservuese në Kishën e “Shën Kollit” në Voskopojë, duke bërë të mundur rikuperimin e ngjyrave, detajeve dhe qartësisë, të afreskeve, që kishin humbur nën shtresat e shkrimeve mbi to.

    “Një dëshmi e fuqishme se sa shumë mund të rikthehet bukuria e trashëgimisë sonë kur kujdesemi për të”, shkroi DRTK Korçë në rrjetet sociale, duke shpërndarë edhe imazhin e rikuperuar të një shenjtori.

    Kisha e “Shën Kollit”, e ndërtuar në vitin 1721, është një nga perlat e Voskopojës. Ajo gjendet vetëm 20 minuta larg Korçës. Afresket origjinale të David Selenicës dhe vëllezërve Zografi, së bashku me arkitekturën postbizantine dhe dekorin unik të hajatit, e bëjnë këtë kishë një ndalesë të domosdoshme për çdo udhëtar që kërkon historinë dhe artin e vërtetë.

    Kisha e “Shën Kollit” në Voskopojë përfaqëson një dëshmi të prekshme të rëndësisë historike të qytetit të dikurshëm. Ajo ndodhet në qEndër të Voskopojës dhe është kisha më e rëndësishme për arkitekturën e saj me të gjitha elementët e tipit bazilikal postbizantin, që ka mbijetuar deri në ditët e sotme. Kjo kishë i ka të gjitha: naosin, narteksin, arkadën dhe këmbanaren. Ikonostasi i kësaj kishe u punua mjeshtërisht nga Kostandin Ieromonaku rreth vitit 1722-1726, një nga mjeshtrat më të mëdhenj të punimit të ikonës në fillim shek. të 18-të. Sot një pjesë të ikonave origjinale janë pjesë përbërëse e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë./atsh/KultPlus.com