AMP ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për një punonjës të Policisë së Elbasanit.
Masa është vendosur ndaj inspektorit E.Sh., me detyrë në Shërbimin e Trafikut Urban dhe Interurban, i cili ka shpërdoruar detyrën.
Sipas AMP-së, gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se punonjësi i policisë ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, duke kërkuar të dhëna për mjetet rrugore në interes të personave të tretë, në kundërshtim me detyrën dhe rregullat e brendshme të shërbimit
Tag: ndërhyri
-

Ndërhyri në sistemin e gjobave, AMP pezullon policin në Elbasan
-

Sulm me thikë në tren në Angli, punëtori hero që ndërhyri për të ndaluar sulmuesin në gjendje kritike
Një 32-vjeçar britanik, i akuzuar se ka sulmuar me thikë disa pasagjerë në një tren në Anglinë Lindore, nuk ishte i njohur nga policia kundër terrorizmit apo shërbimet e sigurisë, njoftoi sot ministrja e Transportit, Heidi Alexander.
Sulmi ndodhi mbrëmjen e së shtunës dhe shkaktoi plagosjen e 11 personave, përfshirë një anëtar të ekuipazhit të trenit, i cili vazhdon të trajtohet në spital në gjendje kritike, por të qëndrueshme. Pesë nga të plagosurit u lëshuan nga spitali të dielën vonë.
Alexander bëri të ditur për Times Radio se i dyshuari, i cili u arrestua për tentativë vrasjeje, nuk ishte i shënjestruar nga autoritetet kundër terrorizmit para incidentit. Ajo nuk dha detaje nëse personi ishte i njohur nga shërbimet e shëndetit mendor.Policia Britanike e Transportit tha se oficerët mbërritën në vendngjarje brenda tetë minutave nga thirrja e parë për emergjencë. Një thikë u gjet në vendin e ngjarjes dhe hetuesit po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë, që tregojnë se një anëtar i ekuipazhit ndërhyri për të ndaluar sulmuesin.
CCTV of the train knifeman has been released.
Screams can be heard as people flee the mass stabbing.
The attacker calmly walking away, knife in hand. pic.twitter.com/SInlzilYcX
— Tommy Robinson 🇬🇧 (@TRobinsonNewEra) November 2, 2025“Ai hyri në mes duke rrezikuar jetën e tij,” tha Alexander. “Shumë njerëz janë gjallë sot falë veprimeve të tij.”
Ekuipazhi i trenit vazhdon të trajtohet në gjendje kritike, por të qëndrueshme.
I dyshuari u arrestua kur treni ndaloi emergjentisht në Huntingdon, rreth 130 km në veri të Londrës. Autoritetet konfirmuan se nuk kërkojnë asnjë person tjetër në lidhje me ngjarjen.
/vizionplus.tv -

“I thashë s’ka kafe në këtë orë”, zbardhet dëshmia e plotë e kamerierit të lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë: Flori ndërhyri për të më dalë në krah…
Është zbardhur dëshmia e plotë e kamerierit Alteo Pepa, në lokalin ku ndodhi vrasja e dyfishtë në orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit.
Ai tregon se Daniel Pepa dhe viktima Aranit Kurtu erdhën në lokal dhe kërkuan kafe, por ekspresi ishte fikur.
Pasi dy klientët u acaruan tregon ai, ndërhyri Flori dhe më pas sherri degradoi deri në përdorimin e armës.
“Daniel Pepa dhe Araniti kanë ardhur në lokal rreth orës 1-1.30 dhe ka kërkuar kafe. I thashë që s’ka kafe se ekspresi është fikur. Ai më tha se donte kafe patjetër, po i thashë që është fikur e s’bëhet në këtë orë.
Ai u acarua dhe në këtë moment ndërhyri Flori, për të më dalë në krah dhe nisi debati mes tyre. Nga lokali dolën te dera e lokalit dhe Flori Paluçi qëlloi mbi Aranitin, shokun e Danielit dhe Danieli më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Florin duke e lënë të vrarë”- tregon kamerieri.Top Channel
-

“Flori ndërhyri për të më mbrojtur mua…”, zbardhet dëshmia e kamarierit për krimin e dyfishtë në Manzë
Të tjera detaje bëhen me dije nga ngjarja e rëndë që tronditi zonën e Manzës mëngjesin e kësaj të mërkure, 22 tetor, ku dy të rinj, Flori Paluçi dhe Aranit Kurti mbeten të vrarë me armë zjarri.
Kamarieri i përfshirë në konfliktin mes dy viktimave dhe autorit të shpallur në kërkim ka dhënë dëshminë e tij të parë për policinë, ku është shprehur se
“Ishte ora rreth 1:45, në momentin e ngjarjes ishin 5 persona. D.P hyri i pari në lokal me shokun e tij dhe më kërkoi kafe, ekspresi ishte i fikur dhe u thashë që nuk shërbejmë kafe në këtë orë. Ai ma ktheu se ‘dua kafe patjetër’ dhe filloi të më fyente me fjalë të rënda. Nuk e vazhdova më bisedën por ndërhyri Flori Paluçi për të më mbrojtur mua, Flori është banor i zonës dhe klient i lokalit, pra e njoh. Aty filloi konflikti fizik mes tyre, dhe dolën përjashta lokalit për ta vazhduar konfliktin.”, ka deklaruar kamarieri.