Kandidati i tretë për drejtimin e SPAK, Elvin Gokaj, prezantoi këtë të enjte para Këshillit të Lartë të Prokurorisë platformën e tij, duke vendosur në qendër të saj sigurinë e prokurorëve dhe stafit të strukturës.
Gokaj theksoi se prokurorët e SPAK janë “në vijën bazë” të hetimeve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndaj garantimi i mbrojtjes së tyre do të jetë prioritet kryesor në drejtimin e tij.
“Prokurorët janë në vijën bazë të hetimit të krimit të organizuar. Për të siguruar qetësinë e prokurorit dhe familjarëve të tij, unë angazhohem të mbështes stafin për marrjen e të gjitha masave, në mënyrë që stafi të vijojë qetësisht punën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”, tha ai. Sipas Gokajt: “Prokurorët duhet të punojnë të qetë, të mbështetur dhe të mbrojtur në çdo hap të procesit hetimor”
Gokaj e cilësoi këtë detyrë si një përgjegjësi “përballë Zotit dhe shoqërisë”, duke u zotuar për një SPAK të pavarur, të besueshëm dhe efikas.
“Zotimi im është të konsolidoj një SPAK që vepron shpejt dhe rrit besimin te qytetarët. Ky është angazhimi im solemn dhe vizioni që garantoj për drejtimin e SPAK”, përmbylli ai fjalën e tij.
Elvin Gokaj tha se nëse zgjidhet në krye të SPAK do të jetë vetvetja. Ai u shpreh se do të marrë praktikat më të mira të kolegëve paraardhës dhe do të vazhdojë drejtimin vetë.
“Drejtimi im do jetë vetvetja për faktin se kam qenë mbi 10 vite drejtues në shumë rrethe të Shqipërisë. Do marr praktikat më të mira të kolegëve të mi paraardhës dhe do të vazhdoj drejtimin vetë”, tha ai.
Ai vlerësoi se Arben Kraja dhe Altin Dumani nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në çështjet e prokurorëve. Këtë linjë tha se do ta ndjekë edhe vetë nëse zgjidhet.
“Nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në asnjë çështje. Nuk kemi pasur asnjë ndikim nga drejtuesit e mëparshëm për çështje konkrete. Për këtë mendoj që do të jetë edhe linja ime që do t’i qëndroj”, tha Gokaj.
Sipas tij, më e rëndësishme në punën e një drejtuesi është puna në grup.
“Praktikat më të mira të punës së një drejtuesi është puna në grup. Sot pavarësisht se SPAK ka 20 prokurorë, për mendimin tim janë 20 drejtues aty sepse e ka rregulluar ligji dhe kushtetuta. Drejtuesi mund të rrijë vetëm në mbështetje të prokurorëve”, tha ai.
Një nga pikat e dobëta që sheh te vetja ai tha se janë programet kompjuterike që kanë avancuar. Ai u shpreh se me ndihmën e ekspertëve edhe kjo fazë do të arrihet të kalohet në SPAK.
Tag: ndërhyrë
-

“Siguria e prokurorëve, prioritet absolut”, Gokaj: Dumani dhe Kraja s’kanë ndërhyrë në asnjë çështje
-

Rasti i Ballukut, avokati: Gjyqësori ka ndërhyrë në pushtetin ekzekutiv dhe ky është fakt
Avokati Edmond Petraj u shpreh se gjyqësori ka ndërhyrë në kompetencat e pushtetit ekzekutiv me vendimin për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren dhe njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Ai theksoi në studion e “News Line” në ABC News se lëvizja e Ramës për ta dërguar shkarkimin e Ballukut për interpretim në Gjykatën Kushtetuese është brenda rregullave dhe ligjit, ndërsa beson se vendimi i saj do shkojë në favor të z.kryeministres Belinda Ballukut.
“Më është dukur vendim absurd dhe prapë e them këtë. Gjyqësori ka ndërhyrë në pushtetin ekzekutiv, ky është fakt. Shkarkimin e ministrit apo zv.kryeministrit e bën kryeministri. Rama ka bërë atë që ka e thotë ligji, e thotë Kushtetuta.
Kërkesat që ka bërë Rama dhe interpretimi që do bëhet nga Gjykata Kushtetuese është brenda rregullave. Mendoj, që gjyqtarët e Kushtetueses duhet të ulen dhe të lexojnë drejt Kushtetutën. Prokuroria nuk duhet të ndërhyjë te pjesa e kabinetit qeveritar.
Mendoj se në këtë pikë qe jemi, Gjykata Kushtetuese pasi të analizojë, mendoj se do të japë një relacion, që gjyqësori nuk ka të dejtë të ndërhyjë te pjesa e ekzekutivit. Rama ka vepruar sipas Kushtetueses, tani është në diskrecionin e Gjykatës Kushtetutës për vemdimin”, tha ai.
Ai theksoi se reforma në drejtësi ka defektet dhe problemet e saj, të cilat duhen parë dhe rishikuar me kujdes.
“Ka elementë të cilët nuk janë hasur më parë. Reforma në drejtësi ka defekte, ka problem. Duhet punuar në këtë aspekt. Duhen parë disa elementë me kujdes”, tha ai. -

Voton Vjosa Osmani, kritikon Listën Serbe: Serbia ka ndërhyrë në procese zgjedhor vazhdimisht
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, votoi pak më parë.
Ajo tha se sot është ditë e rëndësishme, përderisa kritikoi Serbinë për ndërhyrje në proces.
“Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë, sa më masive pjesëmarrja, sa më i rregullt të jetë procesi, aq më e fortë do të jetë demokracia. I uroj suksese të gjithë atyre që po marrin pjesë, shpresoj të jetë proces me rezultate në të mirë të qytetarëve tanë. Serbia ka ndërhyrë në proceset zgjedhore, ne do të bëjmë çmos që të gjithë qytetarëve përfshirë në veri, të garantohet e drejta e lirisë në votë”, tha ajo.
-

SYRI TV/ Rama mashtron hapur për drejtësinë: Nuk këmi ndërhyrë në asnjë çështje
Kryeministri Edi Rama pretendoi se qeveria e tij nuk ka ndërhyrë asnjëherë në çështjet e drejtësisë ndërkohë që janë ende të freskëta presionet dhe urdhrat ndaj institucioneve të drejtësisë për goditjen e liderëve të opozitës apo sulmet personale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjatë prezantimit të ministrit të ri të drejtësisë, Rama foli gjatë për ministren virtuale Diella, të cilës kishte ndërmend që ti jepte për të zgjidhur proceset civile në gjykata.
Syri TV
Teksa janë të freskëta presionet e hapura dhe urdhrat ndaj institucioneve të drejtësisë për të goditur liderët e opozitës, apo kërcënimet me emër dhe mbiemër të një sërë gjyqtarësh dhe prokurorësh që kanë marrë vendime kundër dëshirës së tij, Kryeministri Edi Rama deklaroi se pushteti ekzekutiv nuk ka ndërhyrë asnjëherë në çështje të drejtësisë. Rama foli për një drejtësi të pavarur dhe jashtë ndikimit të politikës kur faktet dëshmojnë kontrollin e plotë të institucioneve të drejtësisë të cilat prej vitesh po përdoren për të goditur politikisht drejtuesit e opozitës dhe rivalët brenda llojit të Kryeministrit. Deklaratat u bënë gjatë prezantimit të ministrit të ri të drejtësisë Besfort Lamallari, I cili zëvendësoi në këtë detyrë Ulsi Manjën.
Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuari për gjithmonë, dhe jemi ne që duhet ta konsolidojmë në këtë fazë dhe të mbajmë duart larg vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve.
Është fakt që ne nuk kemi hyrë në asnjë rast, në përmbajtën e një çështje që është marrë drejtësia, dhe nuk do ta bëjmë sot dhe as nesër. Aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit.
Sepse largimi i duarve i pushtetit ekzekutiv nga çdo proces gjykimi, seleksionim, përzgjedhje apo promovimi i prokurorëve dhe gjykatësve, është një garanci për të ardhmen e vendit tonë”,
Ndërkohë që stoku I dosjeve nëpër gjykata është I pallogaritshëm, Edi Rama mendon që edhe këtë çështje ta zgjidhë përmes robotit të tij të preferuar, Diella. Sipas tij, ministrja virtual do të ketë së shpejti fëmijët e saj dhe do tu japë zgjidhje çështjeve civile.
Duhet të mendojmë për ndërmjetësimin me Inteligjencë Artificiale të çështjeve civile, që njerëzit mos harxhojnë lekë e kohë nëpër procese të pafundme kur fare mirë mund të kalojnë në procesin e ndërmjetësimit të fëmijëve që Diella do ketë së shpejti.
Rama reagoi me zemërim ndaj zërave të shumtë sipas të cilëve Ministrja virtuale Diella është krijuar prej tij që Kryeministri të marrë në dorë çdo tender dhe prokurim publik.
-

Para pak kohësh i kishte “nën lupë”/ Rama harron sulmet ndaj gjyqtarëve: Fakt, nuk kemi ndërhyrë në asnjë çështje drejtësie
EDI RAMA
TIRANË-Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar ministrin e ri të Drejtësisë, Befort Llamallrin është ndalur te sistemi gjyqësor, duke e cilësuar si të pavarur prej vitesh tashmë nga pushteti ekzekutuv. Në fjalën e tij Rama deklaroi se qeveria e tij nuk ka ndërhyrë në asnjë çështje të drejtësisë dhe që as nuk do të ndërhyjë në të arshmen.
“Pushteti gjyqësor është një pushtet i pavarur nga ekzekutivi në letër, dhe prej disa vitesh në realitet. Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuari për gjithmonë, dhe jemi ne që duhet ta konsolidojmë në këtë fazë dhe të mbajmë duart larg vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve. Është fakt që ne nuk kemi hyrë në asnjë rast, në përmbajtën e një çështje që është marrë drejtësia, dhe nuk do ta bëjmë sot dhe as nesër. Aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit”, tha Rama.
Por në fakt Rama e ka harruar që ka reaguar në lidhje me gjyqtarin që po gjykon dosjen e Erion Veliajt dhe disa prokurorëve dhe gjyqtarëve të tjerë. Madje së fundmi Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar në lidhje me deklaratat që ka bërë kryeministri, duke kërkuar që të mos bëheshin deklarata të tilla nga ‘njerëz të veshur me pushtet’ apo dhe media./ZËRI
-

Edhe pse kontrollon drejtësinë dhe kërcënon prokurorët e gjyqtarët, Rama mashtron hapur: Nuk kemi ndërhyrë në asnjë çështje…
Edhe pse kontrollon çdo pushtet në vend, përfshi këtu drejtësinë, Edi Rama deklaroi sot se duhet respektuar pavarësia e gjyqësorit.
Jo vetëm kaq, por personi që ka kërcënuar hapur prokurorë dhe gjyqtarë, me emër dhe mbiemër, për çështje të ndryshme, tha se nuk ka ndërhyrë në asnjë çështje të drejtësisë.
“Është fakt që ne nuk kemi ndërhyrë në asnjë rast, në përmbajtjen e një çështjeje me të cilën është marrë drejtësia. Dhe nuk do ta bëjmë as sot dhe as nesër. Aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit”.
Kështu u shpreh Rama në prezantimin e ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari.
“Kjo bëhet për të ardhmen tonë. Sepse largimi i duarve i pushtetit ekzekutiv nga çdo proces gjykimi, përzgjedhjeje apo promovimi prokurorësh dhe gjykatësish, është një garanci për të ardhmen e vendit tonë”, tha Rama.
-

Italia reagon pas deklarave të kryeminsistrit francez: Bashkohuni me ne për të ndërhyrë në BE
Ka reaguar këtë mbrëmje selia e Qeverisë Italiane, Palazzo Chigi, pas deklaratave të kryeministrit francez François Bayrou, i cili akuzoi Italinë për “dumping fiskal” në dëm të Francës.
Raporton gazetarja Alba Kepi për Syrin se, në një shënim zyrtar, të sapo shpërndarë Kryeministria italiane i ka cilësuar këto akuza si “plotësisht të pabazuara”, duke theksuar se ekonomia italiane është sot më atraktive falë stabilitetit dhe besueshmërisë së vendit. Italia – theksohet në reagim – nuk ndjek politika të pajustifikuara për të tërhequr kompani europiane dhe, përkundrazi, me këtë qeveri ka dyfishuar barrën fiskale forfetare për individët që transferojnë rezidencën në Itali.
“Italia prej vitesh është e penalizuar nga të ashtuquajturat ‘parajsa fiskale europiane’, të cilat i kanë shkaktuar humbje të mëdha arkës sonë publike. Shpresojmë që pas deklaratave të kryeministrit francez, Franca të bashkohet me Italinë për të ndërhyrë në Bashkimin Europian kundër atyre shteteve që zbatojnë prej kohësh një dumping fiskal sistematik”, përfundon reagimi i Palazzo Chigi.
-

VIDEO/ Zjarr i madh në Qafë Buall, flakët shkaktojnë probleme edhe në rrugën e Arbrit
Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme një masiv pyjor me pisha në Qafën e Buallit.
Zjarri i ndihmuar nga thatësira dhe era është përhapur në mënyrë shumë të shpejtë djegur disa hektarë me pisha dhe ka përshkuar disa hektarë me bimësi barishte e shkurre.
Menjëherë është ndërhyrë nga forcat zjarrfikëse, por edhe pse ka qenë shumë afër rrugës së Arbrit e kanë pasur të pa mundur shuarjen.
Rreth pasdites është ndërhyrë me një helikopter të FA, i cili po punon për vënien nën kontroll të situatës.
-

Sherr në një lokal te “Treni”, 23-vjeçari plagos me thikë një person dhe i merr armën policit
Specialistët e Krimeve në Komisariatin Nr. 3 të policisë kanë arrestuar një 23-vjeçar, me inicialet K. K., si dhe kanë proceduar në gjendje të lirë për pesë shtetas të tjerë, pas një konflikti të ndodhur në zonën e njohur si “Stacioni i Trenit”, në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në ambientet e një lokali në rrugën “Reshit Petrela”, ku 23-vjeçari u konfliktua fizikisht me shtetasit Sh. Ll., 20 vjeç, K. H., 20 vjeç dhe K. N., 20 vjeç.
Gjatë përplasjes i riu ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin Sh. Ll. Situata ka agravuar më tej kur një punonjës i Policisë Rrugore, i cili ndodhej në shërbim pranë vendit të ngjarjes, ka ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin. Gjatë ndërhyrjes, 23-vjeçari i ka marrë armën e shërbimit efektivit të policisë dhe e ka hedhur disa metra më tej.
Në këtë moment kanë ndërhyrë edhe dy shtetaset L. G. dhe E. G., 25 vjeçe (motra), të cilat kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale. -

Roja i dehur bën “skandal” në spital, godet familjarin e njërit prej të sëmurëve!
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Korçës, ku roja, në gjendje të dehur, ka hyrë në pavionin e sanatoriumit.
Ai, nën efektin e alkoolit, është futur në pavion dhe në dhomat e të sëmurëve, ku ka filluar ti shajë e ofendojë.
Pas kësaj, ka ndërhyrë stafi mjekësor ku edhe me këta të fundit (infermierët) është grindur dhe më pas ka goditur një familjar të një pacienti të shtruar.
Është lajmëruar policia e cila ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërsa ka bërë edhe shoqërimin e rojës në komisariat.