Administrata e Presidentit Donald Trump i ka bërë apel Izraelit që të mos ndërhyjë në Siri teksa kjo pritet të jetë një nga temat kryesore gjatë vizitës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, e cila do të mbahet këtë muaj.
Në një postim në rrjetet sociale, Trumpi paralajmëron Izraelin të mos ndërhyjë në Siri.
Qëndrimi i Trumpit vjen disa ditë pasi trupat izraelite u sulmuan gjatë një operacioni arrestimesh në Siri, duke shkaktuar përleshje në të cilat u vranë 13 persona, sipas raporteve siriane.
Rrjeti “Channel 12” citon një zyrtar amerikan që thotë se “Siria nuk dëshiron probleme me Izraelin, situata nuk është si Liban”, por paralajmëron se Netanyahu duhet të ndryshojë kursin përpara se “të kthejë regjimin e ri në Siri në një armik të Izraelit”.
Zyra e Netanyahut njoftoi sot vizitën e ardhshme, një ditë pasi ai kërkoi falje në gjyqin e tij për korrupsion nga presidenti Herzog, një lëvizje që Trump e mbështet gjithashtu.
Në fund të këtij viti pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad-it në dhjetor 2024, administrata Trump ka hequr sanksionet ndaj Sirisë dhe po përpiqet të integrojë udhëheqësin e ri, Ahmed al-Sharaa, në një koalicion pro-perëndimor, duke synuar paqe rajonale dhe zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit.
Izraeli, nga ana tjetër, ka vazhduar bombardimet dhe operacionet në Siri për të parandaluar kërcënimet, duke shkaktuar frikë se po destabilizon qeverinë e re siriane.
Tag: ndërhyjë
-

Administrata e presidentit Trump apel Izraelit: Mos ndërhyj në Siri
-

“Bashkia të ndërhyjë”/ Tregu industrial përmbytet nga reshjet, tregtarët kërkojnë ndihmë: Na dëmtohet malli
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë juglindjen e vendit gjatë orëve të fundit kanë rikthyer sërish problemin e vjetër të tregut industrial në Pogradec. Në mot me shi apo dëborë uji depërton brenda godinës së tregut, duke dëmtuar të gjitha produktet e tregtarëve, të cilët prej vitesh përballen me të njëjtën situatë.
Që në orët e para të mëngjesit, tregtarët u detyruan të hapnin tregun me kova e lecka në duar, në përpjekje për të minimizuar dëmet dhe për të larguar ujin që kishte mbuluar ambientin.
Megjithatë, për shkak të reshjeve të shumta, ato thonë se nuk kanë arritur dot të shpëtojnë mallrat, pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre është lagur dhe rrezikon të dëmtohet.
Sipas tregtarëve, premtimet e bashkisë për ndërtimin e një tregu të ri kanë qenë të shumta, por asnjë iniciativë konkrete nuk është marrë deri më tani. Çdo sezon reshjesh, situata përsëritet, duke i lënë ata përballë dëmeve dhe pasigurisë. Tregtarët i bëjnë apel pushtetit vendor të ndërhyjë sa më parë, duke theksuar se janë në një gjendje të vështirë. -

“Asnjë institucion të mos ndërhyjë”/ Veliaj kërkon rikthimin në detyrë, avokati i ish-kryebashkiakut: As Presidenti…
Avokati i Erion Veliajt, Ermal Yzeiraj ka parashtruar kërkesat e tij, që kanë të bëjnë me rikthimin në detyrë të kryebashkiakut të shkarkuar. Ai tha se asnjë institucion nuk duhet të ndërhyjë, përfshirë edhe Presidentin.
“Ne i qëndrojmë parashtrimeve që kemi paraqitur në lidhje me kompetencën e GJK. Ne mendojmë se kjo gjykatë është kompetente për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e presidentit. Për ne procesi është i ndarë në dy fazë, faza e parë është ajo e propozimit dhe vendimmarrjes që përfundon me vendimin e këshillit të ministrave.
Faza tjetër është ajo e garancisë kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës ku nuk do të ndërhyjë asnjë institucion, përfshirë edhe atë të Presidentit. Aktivizimi para kohe i presidentit me aktin për caktimin e datës së zgjedhjeve aktivizon efektet juridike të vendimit të KM efektet e të cilit janë të pezulluara. Për këtë arsye ne mendojmë se GJK është kompetente.”, tha avokati Ermal Yzeiraj. -

IFAB përgatit një ndryshim tjetër, VAR-i të ndërhyjë edhe për kartonët e dytë të verdhë
29 Tetor 2025
11:09
Alfred Lleshi
“International Football Association Board” (IFAB) po planifikon një ndryshim të rëndësishëm në përdorimin e VAR-it. Në një takim virtual të komiteteve konsultative u propozua që VAR-i të mund të ndërhyjë edhe në rastet e kartonëve të dytë të verdhë të dhënë gabimisht.
Aktualisht, VAR-i mund të rishikojë vetëm golat, penalltitë, kartonët e kuq direkt dhe shkëmbimet e identitetit. Nëse miratohet, kjo do të lejojë korrigjimin e vendimeve që shkaktojnë përjashtime për dy kartonë të verdhë të padrejtë, një temë shpesh e debatueshme. Propozimi do të diskutohet në takimin vjetor të IFAB në Londër më 20 janar 2026.
Përveç kësaj, IFAB po shqyrton mënyra për të përmirësuar rrjedhën e lojës dhe reduktuar kohën e humbur, si numërimi mbrapsht vizual për goditjet nga këndi dhe rinisjet nga portieri, i ngjashëm me sistemin ekzistues që iu jep portierëve 8 sekonda për ta lëshuar topin nga dora.
-

“Berisha dhe Meta u trajtuan me njëanshmëri nga SPAK”/ Dumani i prerë: Unë skam kompetencë të ndërhyjë
Ivi Kaso i është drejtuar Altin Dumanit me disa pyetje në Komisionitn e Ligjeve, duke e vënë theksin tek perceptimi i qytetarëve për SPAK, që e shohin Prokurorinë e Posaçme si të njëanshme në gjykimin e saj. Kaso përmendi rastin e Belerit, ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës dhe rastet e Berishës dhe Metës që janë trajtuar ndryshe nga funksionarët e tjerë të mazhorancës.
Në përgjigje Dumani tha se ai nuk ka kompetencë të ndërhyjë në çështjet në hetim, vetëm një rast ka kur jep udhëzime jo detyruese që nuk prekin thelbin e çështjeve. Sipas tij të gjitha çështjet trajtohen të barabartë para ligjit.
Ivi Kaso: Kemi rastin e trajtimeve të ndryshme të funksionarëve të lartë, ndryshe të opozitës ndryshe të mazhorancës. Ndryshe për Berishën, që kërkohet arrest shtëpie ose për Metën që kërkohet arrest në burg dhe ndryshe për zyrtarë të tjerë si Kryeministri ose ministrat apo zv. ministra që shpërdorojnë fonde publike pa fund dhe nuk i aplikohet asnjë masë sigurie.
Altin Dumani: Unë skam kompetencë të ndërhyjë në çështjet në hetim, vetëm një rast ka kur jap udhëzime jo detyruese që nuk prekin thelbin e çështjeve. Pas muajit të parë në detyrë një ndër gjërat e para që bërë është delegimi tek prokurorët e posacëm të të drejtës për të nënshkruar çdo akt dhe shkresë që lidhet me hetimin e një çështjet konkrete.
Unë kam garantuar pavarësinë e prokurorëve. I them që ligji njeh ata dhe unë si drejtues po delegoi të drejtën time për të nënshkruar shkresa të ndryshme, apo urdhër thirrje apo vendim-këqyrje, ia kalojë prokurorëve të posaçëm sa kohë që ligji i thotë ju jeni zot të çështjeve. Sepse ashtu siç Kushtetua e parashikon unë besoj që prokurorët duhet të jenë të pavarur si nga jashtë si nga brenda.
Të gjitha trajtohen të barabartë para ligjit. Prokurori vendos strategjinë hetimore, çdo gjë kalon në filtrin e gjykatave. Çështjet që heton SPAK janë të komplikuara dhe kërkojnë kohë më tepër. SPAK i trajtonë të gjitha njësoj pavarësisht pozicionit të tyre publik duke shmangur ndikimin politik në vendimmarrje. Çdo veprim përputhet me kodin e procedurës penale. Sa I takon çështjes “McGonigal” e kam bërë publike që ajo është në hetim paraprak. Patjetër që është e nevojshme edh ndihma juridike nga autoritet gjyqësore të huaja”. -

“Brenda mendjes së Trump”/ Analiza: A do të ndërhyjë SHBA në luftën e Izraelit kundër Iranit?
Çfarë po mendon presidenti amerikan dhe cilët faktorë mund të ndikojnë në vendimin e tij për të ndërhyrë ose jo në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit? Këto janë pyetjet kyçe që sot dominojnë debatin gjeopolitik në Uashington.
A do të ndërhyjë SHBA drejtpërdrejt në ofensivën izraelite ndaj Iranit?
Nga një këndvështrim ushtarak, SHBA mund të kenë rolin vendimtar: vetëm amerikanët posedojnë bombat e sofistikuara që mund të depërtojnë në bunkerët e nëndheshëm ku besohet se Irani fsheh pjesët më të rrezikshme të programit të tij bërthamor. Në këtë rast, ndërhyrja mund të shihet si një nevojë për të siguruar që kërcënimi bërthamor të eliminohet plotësisht, një mision që Izraeli mund të mos e përmbushë i vetëm.
Por ekzistojnë edhe llogaritje gjeopolitike: çfarë fiton SHBA duke u përfshirë drejtpërdrejt në luftë? Dhe çfarë kostoje mund të ketë kjo për administratën Trump dhe për vendin? Në lojë është edhe prestigji personal i presidentit: nëse Netanyahu duket se është pranë një “zgjidhjeje historike” të çështjes iraniane, një çështje që ka përndjekur çdo president amerikan që nga kriza e pengjeve në kohën e Jimmy Carter, atëherë Donald Trump mund të mos dëshirojë të mbetet spektator në një moment kaq vendimtar.
Çfarë mendon Trump? Katër pika kyçe
Në një analizë të publikuar në New York Times, Ross Douthat, një nga analistët më të matur konservatorë në SHBA, sjell katër mendime të rëndësishme për të kuptuar pozicionin e Trump mbi këtë çështje të nxehtë.
1. Nuk është befasuese që Trump mbështet luftën izraelite, qoftë edhe në mënyrë të tërthortë.Trump nuk ka qenë kurrë nga ata që duan që SHBA të qëndrojë larg nga punët e vendeve të tjera.
Gjatë mandatit të tij të parë, ai mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Iranit dhe ka qenë gjithmonë i gatshëm të përdorë kërcënimin ushtarak si mjet negociues. Ajo që është më e habitshme është që vendimi për të lejuar shpërthimin e luftës ka ardhur pasi ai ishte larguar nga këshilltarët e tij më luftënxitës – një fakt që ka befasuar edhe shumë konservatorë jo-intervencionistë.
2. Argumenti kryesor për të frenuar Izraelin është dobësuar.
Shqetësimi se lufta do të destabilizojë rajonin dhe do të rrezikojë ushtarët amerikanë është më i dobët tani që Izraeli ka shkatërruar në mënyrë të suksesshme Hamasin dhe Hezbollahun gjatë vitit 2024. Kjo ul ndikimin iranian dhe ndihmon strategjikisht edhe SHBA-në, e cila përballet me sfida të shumta nga Rusia dhe Kina.
3. “America First” nuk është një mburojë nga pasojat.
Disa figura të së djathtës nacionaliste përpiqen ta paraqesin mbështetjen për Izraelin si të pavarur nga një angazhim real ushtarak amerikan. Por historia ka treguar se luftërat zakonisht tërheqin me vete edhe fuqitë e mëdha, me ose pa dëshirën e tyre. Nëse Irani rrëzohet, SHBA do të detyrohet të ndërhyjë për të menaxhuar pasojat.
4. Humbja në një luftë të tillë do të kishte pasoja të thella për të djathtën amerikane.
Një dështim në Iran mund të forcojë forcat më të errëta brenda së djathtës: rritjen e teorive konspirative, antisemitizmin dhe dëshpërimin ideologjik. Nëse Trump shihet si fajtor për një luftë të humbur, mund të dëmtohet jo vetëm trashëgimia e tij, por edhe stabiliteti brenda bazës së tij politike.Top Channel
-

“Nuk është puna jonë”/ Vance: SHBA, jo ndërhyje në përplasjen Indi-Pakistan
Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhyjnë në përplasjen mes Indisë dhe Pakistanit. Kështu mësohet të jetë shprehur zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, duke e kosnideruar këtë konflikt mes dy fuqive bërthamore si “jashtë interesit të SHBA”.
Në një intervistë për Fox News, Vance tha se SHBA do të përpiqet të nxisë uljen e tensioneve, por nuk ka fuqinë të detyrojë asnjërën palë të ndalojë luftimet.
“Ne mund të përpiqemi t’i inkurajojmë të ulin tensionet, por nuk do të përfshihemi në një luftë që nuk ka lidhje me ne dhe që nuk mund ta kontrollojmë,” u shpreh Vance.
JD Vance shtoi se shpresa e administratës është që përplasjet të mos përshkallëzohen në një luftë rajonale apo, edhe më keq, në një konflikt bërthamor.
Ndërkohë, sekretari i shtetit, Marco Rubio, ka biseduar me liderët e të dy vendeve, duke kërkuar “çarmatimin e menjëhershëm të situatës”. -

“Nuk është puna jonë”/ Vance: SHBA nuk do të ndërhyjë në përplasjen Indi-Pakistan
Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhyjnë në përplasjen mes Indisë dhe Pakistanit.
Këtë konflikt mes dy fuqive bërthamore Vance e konsideron “jashtë interesit të SHBA”.
Në një intervistë për Fox News, Vance tha se SHBA do të përpiqet të nxisë uljen e tensioneve, por nuk ka fuqinë të detyrojë asnjërën palë të ndalojë luftimet.
“Ne mund të përpiqemi t’i inkurajojmë të ulin tensionet, por nuk do të përfshihemi në një luftë që nuk ka lidhje me ne dhe që nuk mund ta kontrollojmë,” u shpreh Vance.
Ai shtoi se shpresa e administratës është që përplasjet të mos përshkallëzohen në një luftë rajonale apo, edhe më keq, në një konflikt bërthamor. Këto deklarata janë në linjë me politikën e jashtme të ish-presidentit Donald Trump, “America First”, që synon të zvogëlojë rolin e SHBA-së si ndërmjetës në konfliktet ndërkombëtare.
Ndërkohë, sekretari i shtetit, Marco Rubio, ka biseduar me liderët e të dy vendeve, duke kërkuar “çarmatimin e menjëhershëm të situatës”.Top Channel
-

SPAK të ndërhyjë/ Këlliçi: Taulant EnchroChat-i kërkon të patronazhojë diasporën
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona