Një anketë e realizuar nga Unioni i Këshillave Studentorë u ndal gjerësisht në një çështje të rëndësishme për shoqërinë, siç është ndërgjegjësimi i grave dhe vajzave për të kryer ekot e gjirit.
Anketës iu bashkuan studentë të Fakultetit të Mjekësisë dhe Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Tiranë.
Pyetësori u shpërnda në të gjitha grupmoshat, duke synuar edhe informimin e familjarëve të grave dhe vajzave për rëndësinë e vizitave mjekësore. Pjesa më e madhe e të anketuarëve i përkishin grupmoshës 16-25 vjeç.
Sipas të dhënave nga anketimi, 65% e të rinjve kontrollohen rregullisht, ndërsa 13. 5% kryejnë vizita shëndetësore vetëm kur ndjejnë shqetësime. Anketa u plotësua nga 311 persona, ku mbi 60% e tyre kishin njohuri mbi rreziqet e kancerit të gjirit. Një përqindje e të anketuarëve u shprehën se janë njoftuar për fushatat ndërgjegjësuese të “Tetorit Rozë” përmes informacionit nga mjekët e familjeve.
Pyetësori u plotësua edhe nga 5.8% e djemve dhe burrave, të cilët kuptojnë rolin në mbështetjen emocionale, nëse një anëtar i familjes preket nga sëmundja.
Të dhënat e përpunuara nga anketa e realizuar nga Unioni i Këshillave Studentorë nxjerr në pah se pavarësisht fushatave të ndërgjegjësimit, nevoja për edukim shëndetësor dhe mbështetje psikologjike është e madhe.
Tag: ndërgjegjësimi
-

Rritet ndërgjegjësimi/ Anketa: 65% e të rinjve kryejnë rregullisht ekot e gjirit
-

Mbyllet fushata ndërgjegjësuese për “Tetorin Rozë” në Fier, mjekët thirrje për të bërë kontrollet
Në një vend ku çdo ditë lind jeta, në maternitetin e Fierit, u mbyll me një mesazh të fortë shprese dhe ndërgjegjësimi muaji Tetor Rozë, fushata e përvitshme kundër kancerit të gjirit.
Ky aktivitet simbolik solli bashkë mjekë, paciente, përfaqësues institucionesh dhe qytetarë që dhanë një mesazh të qartë: lufta kundër kancerit nuk mbaron me mbylljen e tetorit, por vazhdon çdo ditë të vitit.
Në përmbyllje të fushatës, mjekja onkologe Anisa Mone theksoi se “një muaj nuk mjafton” për të luftuar këtë sëmundje, e cila tashmë nuk prek vetëm gratë e moshës 50 deri në 70 vjeç, por po shfaqet gjithnjë e më shpesh edhe tek femrat e reja, madje edhe tek meshkujt.
Ajo nënvizoi rëndësinë e ekzaminimeve depistuese dhe kontrollit periodik për ta kapur sëmundjen në fazat e para, kur shërimi është i mundur.
Në të njëjtën linjë, deputetja e Qarkut Fier Antoneta Dhima u shpreh se nuk ka vend më domethënës për të mbyllur fushatën se sa materniteti, aty ku fillon jeta. “Çdo ditë e vitit duhet të jetë rozë”, theksoi ajo në fjalën e saj përshëndetëse.
Gjatë gjithë muajit tetor, në qytetet e qarkut Fier janë zhvilluar aktivitete ndërgjegjësuese, këshillime dhe vizita falas për gratë e çdo moshe, duke përcjellë mesazhin se kujdesi, ndërgjegjësimi dhe kontrolli i rregullt shpëtojnë jetë.Top Channel
-

“Shqiptari vritet për një fjalë goje”/ Aktivistja: Shoqëria, e rënduar psikologjikisht duhen…
Kjo e martë ka qenë e zeze për shoqërinë tonë, pasi në pak orë kanë ndodhur tre vrasje me thikë. Një në një fshat të Durrësit ku djali qëllon për vdekje me thikë babain, një në Berat dhe një në Tiranë te “Komuna e Parisit”.
Të dyja rastet e fundit kanë ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta. Marrë shkas nga ngjarjet e rënda, aktivistja Suela Koçibellinj gnriti alarmin për atë se çfarë po ndodh me shoqërinë tonë. Ajo theksoi faktin që duhet të fushatë ndërgjegjësimi për të ulur nivelin e kriminalitetit në vend.
“Flasim për bullzimin tek të rinjtë, ndërkohë që tek të rriturit është më e ashpër. Bullizmi është një problematike e theksuar. Sjelljet ofenduese dhe kërcënuese janë konstante. Është një 40-vjeçar që ka bërë këtë akt. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë. Ngjarja mund të ishte parandaluar. Shqiptarët vriten vetëm për një fjalë goje.
Kemi një situatë të rënduar në shoqërinë shqiptare, një lloj pasigurie e cila të fut në kushte ankthi. Largimi i mundësisë për të pasur armë në dorë është një shans më pak për të pasur krime. Por, për të pasur efekt afatgjatë ne duhet të kemi një frymë ndërgjegjësimi për marrëdhëniet në punë, në familje. Çdo ditë duhet të ketë fushata ndërgjegjësimi sociale. Është një punë e madhe, e cila kërkon shumë më shumë vite se sa një fushatë për mbledhjen e armëve. Kemi 3-4 humbje jete sot dhe kjo ishte alarmante”, tha Suela Koçibellinj. -

“Shqiptari vritet për një fjalë goje”/ Në pak orë tre vrasje me thikë, reagon aktivistja: Shoqëria, e rënduar…
Kjo e martë ka qenë e zeze për shoqërinë tonë, pasi në pak orë kanë ndodhur tre vrasje me thikë. Një në një fshat të Durrësit ku djali qëllon për vdekje me thikë babain, një në Berat dhe një në Tiranë te “Komuna e Parisit”.
Të dyja rastet e fundit kanë ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta. Marrë shkas nga ngjarjet e rënda, aktivistja Suela Koçibellinj ngriti alarmin për atë se çfarë po ndodh me shoqërinë tonë. Ajo theksoi faktin që duhet të fushatë ndërgjegjësimi për të ulur nivelin e kriminalitetit në vend.
“Flasim për bullzimin tek të rinjtë, ndërkohë që tek të rriturit është më e ashpër. Bullizmi është një problematike e theksuar. Sjelljet ofenduese dhe kërcënuese janë konstante. Është një 40-vjeçar që ka bërë këtë akt. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë. Ngjarja mund të ishte parandaluar. Shqiptarët vriten vetëm për një fjalë goje.
Kemi një situatë të rënduar në shoqërinë shqiptare, një lloj pasigurie e cila të fut në kushte ankthi. Largimi i mundësisë për të pasur armë në dorë është një shans më pak për të pasur krime. Por, për të pasur efekt afatgjatë ne duhet të kemi një frymë ndërgjegjësimi për marrëdhëniet në punë, në familje. Çdo ditë duhet të ketë fushata ndërgjegjësimi sociale. Është një punë e madhe, e cila kërkon shumë më shumë vite se sa një fushatë për mbledhjen e armëve. Kemi 3-4 humbje jete sot dhe kjo ishte alarmante”, tha Suela Koçibellinj.