Koha pas ndarjes duket se ka shërbyer si periudhë reflektimi dhe rilindjeje për Selvijen, ish-partneren e Shpat Kasapit. Në foton e saj të fundit të ditëlindjes, ajo publikoi një postim të gjatë në Instagram, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave dhe u interpretua si një mesazh i koduar për ish-partnerin, këngëtarin Shpat Kasapi.
“Kjo ditëlindje më gjeti në një qetësi dhe paqe absolute, të nevojshme prej shumë kohësh për mua. E festova me njerëz që më duan sinqerisht dhe e dinë sa vlejë. Është shumë bukur të rrethohesh me njerëz që të duan thjesht për atë që je!”, shkruan ajo. Selvija thekson se tani është “arkitektja e jetës sime” dhe nuk pranon më “manipulime, gënjeshtra e tradhti”.
Në postim, ajo ndalet edhe tek roli i saj si nënë, duke theksuar se prioritet i saj mbetet djali i saj, Roeli: “Roeli do të rritet në një shtëpi të qetë, të ngrohtë dhe me dashuri. Një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj!”
Selvija shpjegon se kjo ditëlindje shënon një kapitull të ri në jetën e saj, ku shumë pak njerëz do të kenë akses. Ajo shfaqet më e fortë dhe e vendosur se kurrë, duke falënderuar për çdo gjë të vogël në jetë dhe duke theksuar vendosmërinë për të mos humbur veten dhe për të mbrojtur zemrën e saj.
Tag: ndarjes
-

Selvija pas ndarjes: ‘Jam arkitektja e jetës sime, zemrën time nuk e prek më askush’
-

Një vit para ndarjes nga jeta, Artur Zheji shkruante për vdekjen
Jo më larg se një vit më parë, gazetari dhe publicisti i ndjerë Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta këtë të shtunë, kishte shkruar një reflektim të ndjerë për vdekjen.
Shkrimi, i publikuar më 3 tetor 2024, shquhet për gjuhën e tij letrare dhe tingëllon sot si një postulat profetik për fatin tragjik që e goditi autorin. Zheji e përshkruante vdekjen si një fenomen që vjen befas, një “Zonjë madhështore” që shfaqet pa paralajmërim, duke e vendosur njeriun përballë kufirit të pashmangshëm.
Në rreshtat e tij, ai e quante atë “Mbretëreshë të Zezë”, një figurë e heshtur dhe absolute që nuk pyet as për kohë, as për vend. Dhe pikërisht kjo “Mbretëreshë” e mori papritur gazetarin në udhëtimin e tij të fundit, duke lënë pas një boshllëk të madh në mediat dhe kulturën shqiptare.
Shkrimi i plotë:
Ka pak raste të rralla, ku njeriu i vogël, apo njeriu i vetëpandehur i madh, zhubroset, tkurret dhe vjen befas në vete!
Krenare dhe me vështrim të tejpërtejshëm, duke kërrusur në trup dhe në fytyrat e vrerosura, madhështitë e rreme të viktimave të saj të ardhshme.Dhe zagarët ndjehen zagarë dhe jo ndonjë kafshë tjetër.Dhe kobrat ndjehen nëpërka tinzare e të pabesa, kokëulura dhe banuese të vrimave të fshehta ku thurrin planet e kafshimeve të ardhshme helmuese…
Dhe titullarët e pushtetit trullosen dhe ndjehen Askushi, kur shohin në sytë pa sy Mbretëreshën e Zezë.
Këtë Zonjë madhështore që një ditë vendos Drejtësi Hyjnore, mbi vampirët hipokritë të së përditshmes, ngjeshur dhe fshehur fort mirë, mbas kostumeve dhe kollareve të shtrenjta.
Ata, kinse të vrerosur, parakalojnë kokëulur, në funeral, buzë Zonjës Madhështore, Mbretëreshës së Zezë, me duart me unaza të arta, që ju fshehin paq njollat e gjakut që nuk ju lahen dot.
Ajo qëndron mbi krye të udhëtarit të rradhës për në Botën tjetër dhe i kqyr të gjithë si i kqyr Shqiponja, minjtë brejtës të Vendit tim.
Dhe Mbretëresha, që lodron si fllad në atë log të përzishëm, dëgjon lutjet e tyre të heshtura, që ta shtyjnë sa më shumë takimin me të, të Pakorruptueshmen Absolute!Por Ajo, e Madhërishmja, vazhdon të lodrojë si fllad, mbi atë gumëzhitje milingonash, gjarpërinjsh e hienash dhe përkëdhel ëmbël veç ata, që njerëzisht vuajnë vërtetë për të ndjerin që Ajo ka ardhë të marrë me vete…
Këtë perceptim ndjeva kur sodisja Funeralin e Shtetit për Ismail Kadarenë në udhëtimin e tij ndërmjet dy Botëve.
Shkrimtari i mprehtë dhe ironik, virtuoz dhe vetmitar në më të shumtën e jetës së tij, vështroi së fundmi shumë nga personazhet që kishte qesëndisur dhe tallur, të mbanin rradhën në funeralin e tij.
Në të vërtetë, kjo është hakmarrja e tmerrshme e mikrobotës, ndaj atyre që i kanë shpërfillur së gjalli, ju vijnë në funeral, duke ja trazuar qetësinë që lipset në këto raste.
Ndaj dhe e mirëkuptova thellësisht Helena Kadarenë, që largoi turmën e Hiçave të shumtë, në çastet e shkurtra të ndarjes me Ismailin e saj.
Kush nuk kupton, nuk është më puna ime! /KultPlus.com
-

“Mokra n’Fest” ndez atmosferën, rikthehet tradita e ndarjes se kulaçit dhe dollia me 101 shëndete
Këtë fundjavë në Mokër, pranë qytetit të Pogradecit u zhvillua festa që promovon traditat më të mira të kësaj zone.
Duke nisur nga tradita e ndarjes së kulaçit, dollia me 101 shëndete apo edhe vallja dyshe e burrave ishin në qendër të kësaj feste që mblodhi rreth 4 mijë banorë e turistë në Urën e Golikut.
“Festa e Mokrës festohet për herën e tretë pranë urës së Golikut, është monument kulture i kategorisë së parë, i përket shekullit të 17. Është urë mjaft e rëndësishme e degëzimit të rrugës Egnatia që asokohe kalonte përgjatë Mokrës, promovon turizmin, promovon monumentet e kulturës që Mokra i ka të shumta. Krahasuar me vitet e tjera ka një numër mjaft të madh njerëzish kjo falë promovimit që është bërë”, tha Ledjan Zeqollari, Drejtor i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore.Mokra është e njohur edhe për gatimet e veçanta, por edhe për rakinë.
“Mokra e njohur për tradita, për punëdore, për byrek, mishin në hell, fasulet. Kulaçi, bukë me brumë, sodanik, me miell prej misri. Rakinë e pinë edhe burrat e gratë, bëjnë dolli”, tha një banor.
Kjo festë mblodhi qytetarë që jetojnë brenda dhe jashtë kufijve të vendit.
“Kam ardhur se më pëlqen shumë Mokra, gëzuar Festën e Mokrës. Jam nga Peshkopia, hera e parë në Mokër. Shumë bukur”, tha një tjetër.
“Jam nga Rumania. Kam vjehrrin këtu. Kam burrin shqiptar. Kam dy vjet. Më pëlqen. Do rikthehem”, u shpreh një turiste.
Mokra n’Fest solli më të mirën e këngëve e valleve të zonës, ndërsa gjatë mbrëmjes pati edhe spektakël në ajër, ku Fiona Rushiti dhe vajza të tjera performuan për pjesëmarrësit e festës.
/vizionplus.tv -

Përvjetori i ndarjes nga jeta të Aretha Franklin – Kujtohet “Mbretëresha e Soul-it
Sot shënohet përvjetori i ndarjes nga jeta të Aretha Franklin, artistes që u njoh në mbarë botën si “Mbretëresha e Soul-it”. Më 16 gusht 2018, Franklin u shua në moshën 76-vjeçare pas një beteje me kancerin në pankreas, duke lënë pas një trashëgimi muzikore dhe kulturore të paçmuar.
E lindur më 25 mars 1942 në Memphis të Tennesse-it, ajo nisi të këndonte në moshë të vogël në korin e kishës, për t’u bërë më vonë një nga zërat më të fuqishëm të shekullit XX. Me këngë ikonike si Respect, (You Make Me Feel Like) A Natural Woman dhe Think, Franklin nuk bëri vetëm histori në muzikë, por u kthye edhe në një simbol të fuqizimit të grave dhe të luftës për të drejtat civile.
Gjatë karrierës së saj, Aretha Franklin fitoi 18 çmime Grammy, shiti miliona albume dhe u bë gruaja e parë që u fut në Rock and Roll Hall of Fame në vitin 1987. Zëri i saj jehonte në momente historike për SHBA-në, përfshirë inaugurimet presidenciale, duke e shndërruar në një figurë që bashkonte artin dhe politikën.
Edhe pse janë kaluar vite nga ndarja e saj nga jeta, muzika e Aretha Franklin mbetet po aq e fuqishme dhe frymëzuese. Përvjetori i saj kujton një artiste që i dha botës jo vetëm këngë të paharrueshme, por edhe një mesazh të fortë për dinjitet, respekt dhe barazi./KultPlus.com
-

‘Lotët e ndarjes’/ Paris Jackson dhe Justin Long i japin fund fejesës
Paris Jackson dhe i fejuari i saj Justin Long i kanë dhënë fund lidhjes.
Këngëtarja dhe kompozitorja 27-vjeçare dhe i dashuri i saj, producenti muzikor, i kanë dhënë fund fejesës së tyre, konfirmon PEOPLE. Jackson e ndau lajmin e ndarjes në një postim të ndarë për X të enjten, më 31 korrik, në të cilin tha se po qante me “lot ndarjeje” në fotot emocionale të publikuara nga Daily Mail në fillim të këtij muaji.
Këngëtarja e “Hit Your Knees” e cila e ka kaluar verën në turne me Incubus, njoftoi fejesën e saj me Long në dhjetor, duke shkruar në një postim në Instagram se “nuk mund të ëndërronte askënd më të përsosur” për të.
“Të jetosh jetën me ty këto vitet e fundit ka qenë një vorbull e papërshkrueshme”, shkroi ajo në postim, i cili është fshirë më pas. “Faleminderit që më le të jem e jotja. Të dua.”
Në qershor, Jackson i tha Access Hollywood se ishte në fazën e planifikimit të dasmës .
“Fustani po qepet, vendi dhe data janë zgjedhur nga një astrologe, sepse unë jam nga Los Anxhelosi,” tha ajo. “Unë jam plotësisht e dhënë pas kristaleve dhe astrologut, dhe të gjitha këtyre gjërave.” -

Mbledhjet e Ramës me përfaqësuesit e bashkive, Tabaku: Shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale mbi zhvillimet e fundit në bashkitë e vendit ku janë kërkuar dorëheqjen e drejtuesve dhe administratorëve të njësive.
Tabaku e konsideron si ndërhyrje të qeverisë në pushtetin vendor dhe shkelje flagrante e autonomisë vendore.
Deputetja demokrate thotë gjithashtu se është shkelje ligjore dhe institucionale fakti që ministrat e qeverisë marrin në intervistë punonjës të bashkive apo ndërhyjnë në strukturat e tyre përmes rekrutimeve të reja dhe pushimeve nga puna.
“Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të Partisë Socialiste apo të ndonjë ministrie. Ministrat nuk mund të vihen në radhë për të marrë në intervistë stafet e bashkive, të cilët janë të zgjedhur me votën e qytetarëve. Kjo është një shkelje e rëndë e parimeve të ndarjes së pushteteve dhe rrezikon thellësisht demokracinë”, thotë Tabaku.
Tabaku u shpreh se respektimi ndarjes së pushteteve dhe mbrojtja e autonomisë së pushtetit vendor janë themel i demokracisë funksionale. -

VIDEO/ Tabaku për mbledhjet e Ramës në bashkitë: Shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve, po trajtohen si zyra varësie të PS
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku komenton zhvillimet e fundit në bashkitë e vendit ku janë kërkuar dorëheqjen e drejtuesve dhe administratorëve të njësive. Tabaku e konsideron si ndërhyrje të qeverisë në pushtetin vendor dhe shkelje flagrante e autonomisë vendore.
Për të kjo është një shkelje ligjore dhe institucionale fakti që ministrat e qeverisë marrin në intervistë punonjës të bashkive apo ndërhyjnë në strukturat e tyre përmes rekrutimeve të reja dhe pushimeve nga puna.”Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të Partisë Socialiste apo të ndonjë ministrie. Ministrat nuk mund të vihen në radhë për të marrë në intervistë stafet e bashkive, të cilët janë të zgjedhur me votën e qytetarëve. Kjo është një shkelje e rëndë e parimeve të ndarjes së pushteteve dhe rrezikon thellësisht demokracinë”.
-

Pas ndarjes, Buta nis histori të re dashurie
Reperi i njohur Buta duket se po e lë pas një kapitull të rëndësishëm të jetës private dhe po hap një të ri. Pas ndarjes nga partnerja e tij Fjolla, me të cilën ndan edhe një vajzë, artisti është parë në shoqërinë e një vajze të re, e quajtur Dea.
Burime për emisionin “Prive” tregojnë se Buta dhe Dea janë parë bashkë në disa mbrëmje në klubet e natës, duke u shfaqur mjaft të afërt. Lidhja mes tyre nuk ka kaluar pa u vënë re as në rrjetet sociale, ku Dea i komentojnë shpesh në postime, duke nxitur dyshimet për një romancë në formim.
Megjithëse vetë Buta nuk ka konfirmuar asgjë publikisht, të gjitha shenjat flasin për një fillim të ri në jetën e tij personale.
DEA -

Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re? Ja ç’thotë ajo
Loredana, një nga personazhet më të komentuar të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut.
“Nuk kemi qenë keq me kërkesat, më dërgojnë çunat foto nga palestra. I kam vënë pak në sedër, por nuk jam aq e fiksuar me muskujt me thënë të drejtën,” tha ajo me sinqeritet.
Deklarata e saj u interpretua nga fansat si një shenjë që është e hapur për një lidhje të re pas ndarjes nga Jozi, por këtë herë me më shumë theks tek personaliteti dhe energjia, sesa tek “six-pack-u”.
