Tag: ndarjes

  • ‘Zhduket’ liderja e opozitës veneueliane, anulohet konferencën për ceremoninë e Çmimit të Paqes për Machado

    ‘Zhduket’ liderja e opozitës veneueliane, anulohet konferencën për ceremoninë e Çmimit të Paqes për Machado

    Instituti Norvegjez i Nobelit anuloi një konferencë për shtyp të planifikuar të martën me laureaten e Çmimit të Paqes të këtij viti, Maria Corina Machado nga Venezuela, përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve të mërkurën në Oslo.

    Machado, 58 vjeç, i është nënshtruar një ndalimi udhëtimi prej një dekade të gjatë të vendosur nga qeveria e Presidentit Nicolas Maduro dhe ka qenë e fshehur për më shumë se një vit. Instituti tha se nuk e dinte vendndodhjen aktuale të Machados.

    “E di që ajo dëshiron të vijë dhe se është rrugës, por kjo është e gjitha që di”, tha Kristian Berg Harpviken, drejtori i institutit dhe sekretari i përhershëm i komitetit të çmimeve.

    Nuk është ende e qartë, nëse ajo do të arrijë në Oslo në kohë për ceremoninë e ndarjes së çmimeve, shtoi ai.

    “Ne do të sigurohemi që të jetë një ceremoni e denjë që njeh laureatin e këtij viti, duke hedhur dritë mbi situatën në Venezuelë dhe rëndësinë që demokracia ka për paqen”, i tha ai transmetuesit publik NRK.

    Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet të mërkurën në orën 13:00 në Bashkinë e Oslos në prani të Mbretit Harald, Mbretëreshës Sonja dhe të paktën katër krerë shtetesh të Amerikës Latine, përfshirë Javier Milei të Argjentinës dhe Daniel Noboa të Ekuadorit.

    Një konferencë për shtyp ishte planifikuar fillimisht në Oslo për në orën 12:00 të martën, por fillimisht u shty për një kohë të pacaktuar. Instituti më vonë tha se eventi ishte anuluar.

    Laureatja “ka deklaruar vetë në intervista, se sa sfiduese do të jetë udhëtimi për në Oslo të Norvegjisë”, tha instituti Nobel në deklaratën e tij.

    Komiteti Norvegjez i Nobelit ia dha çmimin Machados për luftën e saj, kundër asaj që e quajti diktaturë.

    Ajo është bashkuar me zërat kundër pranë Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të cilët argumentojnë se Maduro ka lidhje me bandat kriminale që përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të SHBA-së, pavarësisht dyshimeve të ngritura nga komuniteti i inteligjencës amerikane.

    Kur ajo fitoi çmimin në tetor, Machado ia dedikoi pjesërisht çmimin Trump, i cili vetë ka thënë se e meritonte këtë nder.

    Machado, një inxhiniere industriale, u ndalua të kandidonte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, pavarësisht se kishte fituar me shumicë dërrmuese zgjedhjet paraprake të opozitës. Ajo u fsheh në gusht 2024, pasi autoritetet zgjeruan arrestimet e figurave të opozitës pas votimit të kontestuar.

    Autoriteti zgjedhor dhe gjykata e lartë e shpallën Maduron fitues, por vëzhguesit ndërkombëtarë dhe opozita thonë se kandidati i saj fitoi lehtësisht, dhe opozita ka publikuar numërimet në nivel kutish votimi si provë të fitores së saj./ Reuters.

  • ‘S’ka qeverisje më kriminale se ajo e Ramës’/ Dedaj: Ata që mbrojnë SPAK, një çetë pazarxhinjsh!

    ‘S’ka qeverisje më kriminale se ajo e Ramës’/ Dedaj: Ata që mbrojnë SPAK, një çetë pazarxhinjsh!

    Heshtja mediatike rreth vendosjes së ministres Belinda Balluku nën hetim dhe idesë së ndarjes së kufijve të Kosovës, ku protagoniste ka qenë ish shefja e Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, kanë ndezur sërish debatin publik mbi korrupsionin sistemik në Shqipëri dhe rolin e drejtësisë së re.

    I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, nën moderimin e Flavio Qarrit, gazetari Reldar Dedaj hodhu akuza ndaj të njëjtave qarqe që dikur mbështesnin idenë e ndarjes së Kosovës, teksa sot janë kthyer në mbrojtësit më të zellshëm të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

     Sipas Dedajt, mbështetja për SPAK-un vjen nga një grupim interesi që artikulohej hapur pro ndarjes territoriale të Kosovës, një nismë ku Mogherini ishte protagoniste. Këta individë, të cilësuar si “pazarxhinj” nga gazetari Dedaj, akuzohen se po tentojnë të marrin nën kontroll situatën politike dhe të drejtësisë në vend, duke krijuar një konfuzion ku qytetarët nuk dinë më kujt t’i besojnë.  Kjo situatë ka bërë që e gjithë barra e një reagimi real të bjerë mbi Partinë Demokratike dhe lidershipin e Sali Berishës, pasi besimi te aktorët e tjerë konsiderohet i humbur.

    Fenomene si kanabizimi masiv i vendit, afera e inceneratorëve, dhe koncesionet abuzive në shëndetësi, si ai i sterilizimit dhe check-up-it, konsiderohen si pjesë e një skeme të mirë-organizuar nga ana e gazetarit Reldar Dedaj, që nuk mund të ishte ndërtuar pa miratimin në nivelet më të larta qeverisëse.

    Kjo shihet si dëshmi se qëllimi kryesor i këtyre projekteve nuk është shërbimi publik, por përfitimi korruptiv. Argumentohet se pa një hetim gjithëpërfshirës që synon “kokën” e këtij sistemi, Shqipëria nuk mund të shpëtojë. Thirrja është e qartë: SPAK duhet të hetojë Kryeministrin Edi Rama për 13 vite qeverisje, të cilat përshkruhen si të pajustifikueshme dhe të mbushura me afera. Thënë ndryshe, arrestimet e figurave dytësore do të mbeten thjesht lëvizje kolaterale, të pamjaftueshme për të sjellë ndryshimin e shumëpritur dhe për të çmontuar një sistem të ngritur mbi korrupsion.

    Kishte më shumë heshtje nga mediat pranë Ramës kur u shpall e pandehur Belinda Balluku apo kur u arrestua Mogherini. Po çfarë do të thotë për kauzën e Ramës? Po të shohim mediat e Ramës se më ka bërë sinqerisht përshtypje se më vjen dhe me qesh ndonjëherë. E kanë shpallur Belinda Ballukun sikur s’ka pasur pikë lidhje me këtë partinë Socialiste dhe me qeverinë dhe të gjithë po i bien Belinda Ballukut. Kjo tregon se ka dhe një klan tjetër interesash ekonomike aty që po e godasin. Pak rëndësi ka. Nuk ka qeverisje më kriminale sesa Edi Rama. Qeverisja e Edi Ramës. E kam, jam që në 2013-ën që po e artikuloj këtë tezë. Luftën për SPAK-un për shembull që i kanë, i shoh këta njerëzit që kanë dalë pro SPAK-ut. E të gjithë dolën në fillim kurse menduam vërtet se po bëhet diçka këtu në Shqipëri dhe po vjen edhe të jetojmë dhe ne të paktën jo, hajde shyqyr po bëjmë. Tani kanë dalë këta, këta që i shoh nëpër studio. U bë një skenar shumë i madh, mos e harro, ndarjen e kufijve. Për Kosovën. Dëgjo se e madhe. Të gjithë ky enturazhi i, që mbrojnë SPAK-un, kanë qenë njerëzit që artikuloheshin pro ndarjes së Kosovës. Artikuloheshin me, me, me shkrime. I ke me shkrime, me ide, tu bë gjëja, le të mbyllet konflikti i madh e kupton. Këta janë, këta janë ca pazarxhinj që ne nuk e dimë se ku të gjejmë vetveten se kemi, kemi ngelur vetëm duke u ruajtur se na rrëshqet këmba andej, plasim një, një çetë pazarxhijsh. Futemi këtej, një qetë pazarxhish. Këtu është mbushur i gjithë vendi me pazarxhi. Problemi duhet me mbajtur një linjë. Dhe linja është për ta detyruar këtë strukturë, në qoftë se është vërtet e pavarur si pretendohet. Ti prap e sheh ke SPAK-u. Si pretendohet të jetë, po si pra po këta nuk ka mundësi që të gjithë njerëzit tani mblidhen këtu.

    Të gjithë u mblodhën te ndarja e kufijve, të gjithë mblidhen te SPAK-u. Këtu është një gjë që s’funksionon. Edhe dihet, dihet njerëzit që kanë dalë kundra. E di se vetëm dy, tre, katër njerëz kanë dalë kundra ndarjes së kufijve atëherë? Në Shqipëri vetëm një ishte. Janë hequr gazetarë nga puna, që s’e thotë askush. Kanë guxuar gazetarë, kanë bërë ca artikuj për atëherë dhe i kanë hequr nga puna. Këta që bëjnë sot si, si dashnorë të SPAK-ut. Dhe kam qenë dëshmitar në një rast, do më vije turp edhe se s’kam reaguar nga vetja. Sot kur e mendoj se atëherë nuk e kuptoja, të jemi realist, po kur e mendoj tani se si rrjedhin gjërat, këta janë ca pazarxhinj në kuptimin që kanë marrë, duan të marrin situatën në dorë, as duan t’ia dinë këta. Për asnjë lloj gjëje. Problemi është që i ka lindur barra Partisë Demokratike dhe unë kam shumë besim, të jem i sinqertë, kam shumë besim tek Sali Berisha në luftën me këtë gjë, për të bërë një reagim. Nuk kam fare besim te. Po po tani këta, këta po pse, ti po i sheh si po diskreditohen ndërkombëtarët. Po diskreditohen. Po pse ju mendoni që non-grata ka peshë më tani? Unë kam qenë një ndër ata që thoja, mendoja, unë jam me mendim dhe me shkollim jam europianist, por mendoja se institucionet e Bashkimit Europian dhe të gjitha kanë vlerë. Sot non-grata nuk e merr, është relativizuar aq shumë sa është bërë banale totalisht.

    Ku janë provat? Ja jemi këtu, ku janë provat? Unë i pari do të dal të ta them këtu, i pari dal unë. Po nxirr provat, ku i ke provat? Po i ke parë ti? Ne s’i kemi parë provat. Dhe janë nja dy-tre grupe të inceneratorëve që, që po furnizojnë dhe këta të tjerët me godit një pjesë tjetër po prapë. Tani do t’i nënshtrohemi këtyre? Jo, vetëm një pyetje. Ne do t’ju nënshtrohemi këtyre? Ore SPAK-u në qoftë se nuk e godet këtë Edi Ramën, të paktën ta marri një herë në hetim, ta shohim. Se s’ka mundësi ore se u bë ky kanabizimi, Knut Flangesteini nuk e pa kanabizimin e Shqipërisë, që kur shkoja unë në Rrëshen atëherë në vendlindje, ishin mbushur magazinat me plot mashash. Kushdo e shihte. Policia u korruptua. Siguri, shërbimi informativ, i cili ka mbajtur nja dy-tre raporte për hir të së vërtetës, po një pjesë e madhe ju nënshtrua, komplet. Tani pse? Saimir Tahiri doli se është dhe çështje, është dhe gjynah tani ta bëjmë tjetrin kështu. Ai doli arkitekti. Ai vërtetë, ra në lek, ra në mjaltë, i doli kjo si luksi, i doli për hundësh, i doli si, po nuk është ai arkitekti tani ta pranojmë këtë gjë ne.

    Ne nuk mund të vijmë këtu të mashtrojmë njerëzit. Ai është arkitekti. Po sistemin e inceneratorëve, kush është? Ty të dha dorëheqjen një ministër. Po. Që nuk e firmos. Po si ka mundësi tani nuk, i bëjmë dakord janë mafie këto, e pranojmë, janë marrë leket, janë zhdukur, nuk pyesin. Po kush po e mban në lojë? Kanë ikur nja dy-tre vetë janë arratisur gjoja që kur u bë nami fare dhe ku, ku, kush e bëri këtë sistem? Shtrohet çështja, kush e bëri? Dhe vazhdojmë. Vazhdojmë me PPP-të. Sistemin e PPP-ve. Sistemin e koncesionit. Sterilizimin. Që është çështja e parë e SPAK-ut. Fillojmë, kanë bërë spitalin e madh këtu në QSUT se unë kam e kam rastisur për shkak të prindërve dhe e pësova dhe tragjedi me këto si thonë, sistemi shëndetësor e këto domethënë është të marrësh malet të ikësh, kupton? E kanë bërë gjashtë kate spital, super modern, po të shkosh në urgjencë nuk ka një tualet. Po si ka dalë ky projekt? Po të shkosh te opera dhe baleti, të shkosh te, ka 11 tualete. Për të parë operën. 11 tualete te opera dhe baleti.

    Është urgjenca se urgjenca vjen me tensione, vjen është e detyrueshme për ata që dinë, nuk ka asnjë tualet. Janë detyruar tualetin e mjekëve, ta bëjnë tualet për urgjencën se e kuptuan se çfarë kafshërie bëjnë këta. Sepse edhe kur bëjnë projektet nuk e kanë idenë te projekti, e kanë si të vjedhim nga projekti. Ik shih tenderin, tenderin e ashensorëve që përdorin në spital. Tenderin e oksigjenit që përdorin. Janë krejt mafie. Prandaj po them se këtu po s’u godit, këtu po s’u godit koka e këtij sistemi nuk shpëton. Tani kjo struktura e posaçme që pretendojnë që e mbrojnë dhe këta të ndarjes territoriale të Kosovës, mafia e lidhur ndërkombëtarisht e korrupsionit masiv, për të shpëtuar ca njerëz nga një gjykatë tjetër desha me i shihte këto se s’po i futemi çështjeve konspirative tashmë dhe ne.

    Tani këta, na venë në provë o vëlla. Ku është? I 13 vjet qeverisje mo, nuk ta justifikon askush. Çfarë të presim? Pritni, pritni se do, pritni, pritni se do vijë Godoja. Po çfarë të presim? Se edhe ne e kemi rënë, e kemi rënë sikur nuk duam që ky, ky gjë të ndryshojë. Nuk duam, sikur, ore godit, godit aty ku është sistemi. Nuk lidhet, fijet lidhen me një individ. Të gjithë këta të tjerët janë kolateral. Tani kalojmë, edhe kolaterali i këtyre tashmë s’përbën më lajm. Është fatkeqësi e madhe, nuk përbën lajm më. Filloi u fut, u fut u inkriminua dhe BKH-ja tashmë. Ajo shprehja e famshme që Blinken, se një ndër shprehjet më lapidare që nuk do përsëritet më, nuk do përsëritet më. Për hir të së vërtetës, unë vetmen gjë që thamë që ka thënë ai person, ajo është. Nuk i mbaj mend ndonjë gjë më të mirë se sa ajo. Po. Por atë e ka thënë shumë bukur, e ka mbyllur. Ka dhënë kontributin më të madh në, në gazetari. S’ka pse jep më pas ndonjë kontribut. Me kaq e ka mbyllur.

  • Mesazhi prekës nga Jul Deda në përvjetorin e humbjes së babait: Dy vjet pa ty, zemra ime…

    Mesazhi prekës nga Jul Deda në përvjetorin e humbjes së babait: Dy vjet pa ty, zemra ime…

    Jul Deda ka ndarë një nga postimet më të ndjera në rrjetet sociale, duke kujtuar babain e tij, artistin e mirenjohur Zef Deda në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta. Aktori publikoi një foto të ngrohtë familjare, ku shfaqet përkrah të atit, ndërsa dedikimi që e shoqëron foton ka prekur shumë ndjekës.
    “Dy vjet pa ty zemra ime, heroi im. Gjithmonë do jesh më i miri dhe njerëz si ti janë gjithmonë në paqe me Zotin. Të dua shumë, Babo…” – shkruan ai, duke shprehur mallin e thellë për figurën më të rëndësishme të jetës së tij.
    Postimi ka marrë menjëherë reagime të shumta, me njerëz që i shprehin ngushëllime dhe e mbështesin, duke ndarë po ashtu histori personale mbi humbjet e tyre.
    Dy vjet pas ndarjes së tij nga jeta, Zef Deda mbetet një nga emrat më të dashur dhe më të ndritur të humorit shqiptar, një artist që nuk solli vetëm të qeshura, por edhe kulturë, finesë dhe një stil unik interpretimi. Me zërin, mimikën dhe spontanitetin që vetëm ai mund t’i bashkonte në një skenë, Zef Deda u bë një simbol i humorit të pastër shkodran, i atij lloj arti që prekte zemrën pa pasur nevojë për fjalë të mëdha. Ai i dha skenës shqiptare një energji të veçantë, të pakthyeshme, duke lënë pas role të paharrueshme që edhe sot rikthejnë buzëqeshjen tek breza të tërë.
    Screenshot

  • Thashethemet e ndarjes, ankesat e Kylie-t dhe indiferenca e Timothy-t

    Thashethemet e ndarjes, ankesat e Kylie-t dhe indiferenca e Timothy-t

    Vetëm 24 orë pasi dolën raportet se Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner kishin vendosur të ndiqnin rrugë të ndara, aktori 29-vjeçar u pa në Hollywood duke shijuar një mbrëmje të rastësishme me miqtë, duke dhënë përshtypjen se nuk shqetësohej fare nga zhurma që rrethonte jetën e tij personale.
    Chalamet u shfaq për herë të parë që nga ndarja e supozuar nga Kylie Jenner dhe, siç doli, ai ishte me humor të shkëlqyer. Ai u fotografua duke u larguar nga një vend i njohur në Hollywood me miqtë e tij të premten, me një buzëqeshje të gjerë që jepte përshtypjen se asgjë nuk po e shqetësonte.
    Sipas një raporti nga Daily Mail, ishte ai që i dha fund lidhjes me biznesmenen 28-vjeçare, e cila ka dy fëmijë me reperin Travis Scott. Burimet thanë se çifti kishte kaluar një krizë të ngjashme në të kaluarën, me Jenner që përpiqej ta mbante gjallë lidhjen.
    Edhe pse atmosfera duket e tensionuar, një burim i dytë pohoi se “ata nuk kanë mbaruar plotësisht”. Megjithatë, detyrimet profesionale dhe udhëtimet e Salamé thuhet se kanë krijuar distancë midis të dyve.
    Koha përkon me intervistën e aktorit me Vogue, në të cilën ai shmang të flasë për jetën e tij personale. Deklarata e tij – “Nuk kam asgjë për të thënë” – u interpretua nga shumë si një goditje indirekte ndaj Jenner.
    Në një intervistë përkatëse me British Vogue, ajo kishte deklaruar se i kushton shumë rëndësi privatësisë, megjithatë, sipas Radar, asaj nuk i pëlqeu ngurrimi i Salamé për të pranuar publikisht marrëdhënien e tyre.
    Burime nga mjedisi i Jenner thonë se ajo besonte se ata kishin arritur në pikën e shfaqjes në publik dhe u lëndua kur aktori shmangu të fliste për të. Një mik i familjes pohoi se Kylie po bën “më shumë punë” në marrëdhënie, ndërsa detyrimet profesionale të Salamé e bëjnë situatën edhe më të vështirë. “Ajo ka udhëtuar kudo për ta mbështetur atë, por ai rrallë ia kthen”, theksoi një burim.
    Qarqet e Hollivudit shpjegojnë se Salamé nuk është tipi që i vë marrëdhëniet e tij në qendër të vëmendjes. Në dy vjet e gjysmë lidhje, ai nuk është shfaqur kurrë në Kardashians, nuk ka shkuar në Met Gala përkrah Jenner, nuk ka postuar asnjë foto së bashku në rrjetet sociale dhe nuk ka folur kurrë publikisht për të.
    The post Thashethemet e ndarjes, ankesat e Kylie-t dhe indiferenca e Timothy-t appeared first on iconstyle.al.

  • Nina Dobrev thyen heshtjen, mesazhi i saj pas ndarjes

    Nina Dobrev thyen heshtjen, mesazhi i saj pas ndarjes

    Dy muaj pas ndarjes nga Shaun White dhe anulimit të fejesës së tyre, Nina Dobrev bëri një postim në rrjetet sociale që tërhoqi vëmendjen e fansave të saj. Në një postim të shkurtër në TikTok, aktorja shihet duke ngritur dorën drejt kamerës, duke treguar qartë gishtin bosh aty ku kishte qenë më parë unaza e saj.

    Marrëdhënia e Dobrev dhe fituesit të medaljes së artë olimpike Shaun White zgjati pesë vjet, një periudhë shumë e publikuar, e mbushur me paraqitje dhe momente të përbashkëta që publiku i përqafoi. Njoftimi për ndarjen e tyre erdhi me qetësi, pa tensione, por TikTok i aktores është hera e parë që ajo ka lënë të flase në lidhje me mënyrën se si po e përjeton këtë fazë të re të jetës së saj.
    Në një epokë ku ndarjet shpesh shoqërohen me postime të gjata ose heshtje të plotë , Dobrev zgjodhi një qasje të ndryshme: pa zhurmë emocionale. Një gjest i thjeshtë që duket sikur thotë, “po, kjo ndodhi dhe unë po ec përpara”.
    Sot, Nina Dobrev duket se po lë pas një pjesë të rëndësishme të jetës së saj, por po e bën këtë me humor dhe elegancën e një gruaje që e di kush është dhe ku dëshiron të arrije.

  • VIDEO/ Kur Nano akuzonte Ramën dhe bandat e tij për kërcënime…

    VIDEO/ Kur Nano akuzonte Ramën dhe bandat e tij për kërcënime…

    Kryeministri Edi Rama kujtoi marrëdhënien e veçantë dhe miqësinë me ish-kryeministrin Fatos Nano, duke e cilësuar ndarjen nga jeta të tij si një humbje të madhe njerëzore dhe politike, gjate një fjalimi në ceremoninë e percjelljes së ish kreut të PS për në banesën e fundit.

    Në fjalën e tij, ai shtoi me ironi dhe dhimbje se pas lajmit të ndarjes së tij nga jeta, edhe ata që dikur e kishin sulmuar e akuzuar, nuk ngurruan ta shprehnin adhurimin për të.

    Ai duke shkelur kodin e respektit për ceremoninë e ndarjes nga jete të ish kreut të PS lëshoi akuza dhe u mundua që të shpërlante pisllëqet që ai dhe banda e tij e rilindjes kanë bërë kundër të ndjerit Fatos Nano.

    Ka qenë vet ish kryeministri që në një intervistë telelvizive i ka deklaruar kërcënimet e ardhura direkt nga Edi Rama. Pamje këto që janë ndarë për publikun nga deputeti demokrat Xhelal Mziu, edhe si nje përgjigje për deklaratat e Ramës gjatë fjalimit në ceremoninë mortore.

    Videoja:

  • “Liria nuk është vetëm e drejta për të folur, por edhe përgjegjësia për të kuptuar”, Veliaj reagon pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos

    “Liria nuk është vetëm e drejta për të folur, por edhe përgjegjësia për të kuptuar”, Veliaj reagon pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos

    Kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kreut të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
    Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj e cilëson Nanon si figurën që “formësoi Partinë Socialiste dhe politikën moderne shqiptare”.
    Postimi i plotë:


    Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, kryetari që formësoi Partinë Socialiste dhe politikën moderne shqiptare.
    Me vizionin e tij qytetar dhe thellësisht europian, ai besoi se e majta duhet të ishte hapje, debat dhe progres, jo thjesht dogmë.
    Sot kujtojmë me respekt një udhëheqës tolerant e liberal, i cili diti t’i tregojë këto cilësi edhe me mua, vite më parë, në ditët e rebelimit aktivist.
    Demokracia nuk matet me sa shumë flasim, por si debatojmë me qytetari dhe sa shumë dimë të dëgjojmë njëri-tjetrin. Sepse liria nuk është vetëm e drejta për të folur, por edhe përgjegjësia për të kuptuar.
    Kjo ishte fryma që Fatos Nano i dha të majtës shqiptare dhe për çka duhet t’i jemi mirënjohës.
    U prehtë në paqe.

  • Orlando Bloom nis lidhje të re pas ndarjes nga Katy Perry!

    Orlando Bloom nis lidhje të re pas ndarjes nga Katy Perry!

    Pas ndarjes nga Katy Perry, Orlando Bloom ka filluar një lidhje të re vetëm katër muaj pas përfundimit të marrëdhënies me këngëtaren. Sipas burimeve të afërta me aktorin, ai është parë duke kaluar kohë me një grua brune në një bar kokteji në Chelsea. Një burim i tha për The Sun: “Orlando dhe Katy u ndanë miqësisht dhe ata dëshirojnë vetëm më të mirën për njëri-tjetrin. Ai është duke e mbajtur lidhjen sekrete, por po takohet sërish dhe po kalon kohë të bukur.”
    Kohët e fundit, Orlando ka dalë disa herë në Chelsea, duke u parë gjithashtu duke u argëtuar dhe duke shijuar jetën e tij pas ndarjes. Ndërkohë, Katy Perry gjithashtu ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi thuhet se është në një lidhje me ish-kryeministrin kanadez, Justin Trudeau. Foto të fundit tregojnë çiftin duke u puthur dhe përqafuar në jahtin e Katy Perry pranë Santa Barbarës, një skenë që i dha fund thashethemeve për një lidhje mes tyre.
    Lidhja mes Katy dhe Justin ka ngjallur kureshtje, duke filluar që nga një darkë në Montreal, muajin e kaluar.
    Orlando dhe Katy u takuan për herë të parë në vitin 2016, u ndanë në 2017 dhe ribashkuan në 2018. Ata u fejuan në shkurt të vitit 2019 dhe u bënë prindër të vajzës Daisy në gusht të 2020. Dasma e tyre, e planifikuar për vitin 2020, u shty për shkak të pandemisë.

  • Enada Hoxha tregon si e ka rifituar ekuilibrin pas ndarjes nga Gerd Vaso

    Enada Hoxha tregon si e ka rifituar ekuilibrin pas ndarjes nga Gerd Vaso

    Balerina dhe koreografja e njohur shqiptare, Enada Hoxha, ka ndarë një rrëfim të sinqertë për jetën e saj pas ndarjes nga partneri në skenë dhe në jetë, Gerd Vaso. E ftuar në emisionin “Rudina”, artistja foli me emocion për mënyrën se si ka arritur të rikthejë ekuilibrin dhe forcën, duke e gjetur shpëtimin te arti dhe dashuria e njerëzve që e rrethojnë.
    “Puna ka qenë ilaçi im,” – tha Enada me qetësi e siguri. “Falë saj, çdo gjë po kalon më së miri. Puna më ka ndihmuar të qëndroj e fortë dhe të përqendrohem te ajo që di të bëj më mirë.”
    Në intervistë, ajo theksoi edhe vlerën e mbështetjes njerëzore në periudha të vështira. “Në këtë botë vijmë vetëm dhe largohemi vetëm. Duhet të jemi falënderues Zotit për njerëzit që na duan fort dhe na mbështesin. Unë kam në krah njerëz të jashtëzakonshëm,” – u shpreh ajo me mirënjohje.
    Ky rrëfim erdhi pak pas deklaratës së ish-partnerit të saj, Gerd Vaso, i cili kishte folur më herët për arsyet e ndarjes, duke përmendur “ambicien ekstreme” si një ndër faktorët kryesorë.
    Enada, megjithatë, ka zgjedhur të fokusohet te e ardhmja dhe te forca që i jep arti. Ajo e përmbylli intervistën me një mesazh frymëzues që u bë shpejt viral:
    “Arti të shëron, puna të mban gjallë dhe dashuria e njerëzve të jep kuptim. Kjo është formula ime për të ecur përpara.”

  • Lela flet pas ndarjes me Leon: Të gjithë mund të premtojnë, por jo të gjithë mund…

    Lela flet pas ndarjes me Leon: Të gjithë mund të premtojnë, por jo të gjithë mund…

    Pas disa ditësh të mbushura me aludime, komente dhe thashetheme në rrjetet sociale, Lela Seferi ka vendosur më në fund të thyejë heshtjen. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka ndarë një postim në Instastory që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një reflektim të qartë mbi ndarjen e saj nga partneri, Leo.
    Në sfond të errët dhe me tone të ndjera, ajo shkruan:

    “Të gjithë mund të premtojnë, por jo të gjithë mund ta mbajnë atë premtim.”

    Ky mesazh i shkurtër, por i ngarkuar emocionalisht, duket se përmbledh ndjenjat e zhgënjimit dhe reflektimit që Lela po kalon pas ndarjes. Postimi i saj vjen pak ditë pas deklaratës së Leo-s për “Prive by Liberta Spahiu”, ku ai foli hapur për krizën mes tyre:
    “Senet jon qashtu qysh pi shini, s’kam çka me shtu ma shumë.”
    Dyshja, e cila gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” u konsiderua si një nga çiftet më simpatike dhe të dashura për publikun, duket se i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre. Të dy kanë fshirë fotot e përbashkëta nga rrjetet sociale, por ende ndjekin njëri-tjetrin, duke lënë hapur mundësinë e një komunikimi në prapaskenë.
    Fansat kanë mbushur rrjetet me komente, ku disa shprehin keqardhje për ndarjen, ndërsa të tjerë e përgëzojnë Lelen për forcën dhe qetësinë me të cilën po e përballon situatën.