Tag: ndarjen

  • Nis me tensione numërimi i votave të Diasporës, PD kërkon ndarjen e votave të Greqisë: Është bërë krim zgjedhor

    Nis me tensione numërimi i votave të Diasporës, PD kërkon ndarjen e votave të Greqisë: Është bërë krim zgjedhor

    Votat

    TIRANË- Ka nisur me tensione numërimi i votave të Diasporës në qarkun e Korçës. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë. Kjo kërkesë është refuzuare nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. Ky i fundit u ka kërkuar përfaqësuesve të PD-së që të vendosin kartën identifikuese në mënyrë që të ndiqej protokolli për të gjitha kutitë.
    PD nga ana tjetër pretendon se në Greqi është bërë një krim zgjedhor, pasi për ditë me radhë kutitë nuk po vinin, ndërsa sot kanë mbërritur të gjitha. Kjo gjë ka bërë që ata të kenë dyshime.

  • Basha merr pjesë në homazhet e Ambasadës së Vatikanit për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

    Basha merr pjesë në homazhet e Ambasadës së Vatikanit për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

    Basha merr pjesë në homazhet e Ambasadës së Vatikanit për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut
    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në homazhet për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Ai la dhe një mesazh ngushëllimi ku vlerësoi jetën dhe veprën e Atit të Shenjtë si një figurë universale të paqes dhe mëshirës.
    Në postimin e tij në rrjetet sociale, Basha shkruan se Papa Françesku u largua nga kjo botë, por drita e tij do të mbetet përgjithmonë.
    Postimi i plotë i Bashës:
    Në homazhet për Papa FrançeskunMe mirënjohje dhe respektin më të thellë, nderova sot jetën dhe veprën e Atit të Shenjtë, një figurë universale që la gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen shpirtërore dhe njerëzore të kohës sonë.Në thjeshtësinë dhe përkushtimin e tij ndaj më të varfërve, të harruarve dhe të braktisurve, ai mishëroi thelbin e mëshirës dhe dinjitetit njerëzor.Zëri i tij ishte një thirrje e fuqishme për paqe, drejtësi dhe një botë më të mirë – përtej kufijve, feve apo përkatësive.Papa Françesku u largua nga kjo botë, por drita e tij do të mbetet përgjithmonë.Lamtumirë, At i Shenjtë! Trashëgimia jote do të jetojë në vlerat që mbrojte dhe në zemrat që preke.

  • Spiropali në Vatikan, shënimi që la në Librin e Ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

    Spiropali në Vatikan, shënimi që la në Librin e Ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vizitoi sot Nunciaturën Apostolike të Vatikanit në Tiranë dhe la një shënim në Librin e Ngushëllimeve, për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku.

    Spiropali u prit në këtë vizitë nga i Ngarkuari me Punë i Selisë së Shenjtë, Imzot Ionuţ Paul Strejac.
    Kryeparlamentarja vlerësoi Papa Françeskun si një Dishepull i Jezu Krishtit, i cili ia kushtoi jetën dhe dashurinë e Tij shërbimit të Zotit, të Kishës, besimtarëve, drejtësisë shoqërore e paqes, mbrojtjes së më të brishtëve e më të margjinalizuarve si edhe nënvizoi kujdesin e veçantë të Atit të Shenjtë për popullin shqiptar dhe vlerësimin për harmoninë dhe vëllazërinë fetare në Shqipëri.
    “Jepi, o Hyj, Shenjtërisë së Tij, pushimin e pasosur!”, shkruan në shënimin e saj, Spiropali.

    Top Channel

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, kishat katolike në Shqipëri mbajnë meshat e lutjes për Atin e Shenjtë

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, kishat katolike në Shqipëri mbajnë meshat e lutjes për Atin e Shenjtë

    Këmbanat në të gjitha kishat katolike në vend kanë rënë në mesditë për të lajmëruar besimtarët për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Në orën 18:00 në Katedralen e Shën Palit në Tiranë u zhvillua një meshë dedikuar Papa Françeskut, e cila drejtohet nga Imzot Arjan Dodaj.
    Gjithashtu, gjatë paradites në katedralen e Shën Palit janë zhvilluar ceremonitë e liturgjisë së pagëzimit për ata që kishin planifikuar ndërkohë që shumë turistë të huaj e kanë vizituar atë ku kanë mësuar edhe për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut
    Papa Françesku ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen. Vdekja e tij u njoftua nga kardinali Kevin Farrell në një deklaratë të lëshuar nga Vatikani. Vatikani njoftoi se Ati i Shenjtë ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme.
    Në deklaratën që u lexua nga kardinali Kevin Farrell thuhet se e gjithë jeta e Papës iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Më tej thuhet se Papa i mësoi të jetojnë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve.

  • Veliaj reagon nga qelia për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut: Lamtumirë At i Shenjtë (Video)

    Veliaj reagon nga qelia për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut: Lamtumirë At i Shenjtë (Video)

    “Lamtumirë At i Shenjtë”, shkruan Erion Veliaj në reagimin e tij për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut, i cili mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm në Vatikan.
    Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt, publikoi një video nga takimi me Papa Françeskun në Vatikan, ndërsa shprehet se Ati i Shenjtë ishte mik i madh i shqiptarëve.
    “Lamtumirë At i Shenjtë, Papa Françesku – një udhëheqës shpirtëror i jashtëzakonshëm, që mbushi me dritë zemrat e njerëzve, simbol i përulësisë, dashurisë dhe paqes. 🕊️
    Ai ishte një mik i madh i Shqipërisë e i shqiptarëve e do të kujtohet me nderim për mesazhet e tij të mëshirës, përkushtimin ndaj të varfërve dhe për ndihmesën që dha në afrimin mes njerëzve dhe feve.
    Ngushëllime të sinqerta Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë për këtë humbje të madhe. 💔”, shkruan Veliaj.

  • Politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

    Politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

    Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare Papa Françesku. Sipas një deklarate të Vatikanit, Papa ndërroi jetë më 21 prill në rezidencën e tij në Casa Santa Marta. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga  kardinali Kevin Farrell, përmes një deklarate zyrtare të Vatikanit.
    “Të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë ju njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku”, tha Kardinali.
    Politika shqiptare ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë.

    Presidenti Bajram Begaj shkruan se do të ruajë thellë në kujtesë takimet e tij me Papën.
    Begaj: Shenjtëria e tij, Papa Frençesku, sot u ngjit në qiell, pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë, dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje. Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet tona. I bashkohem lutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i tij të prehet në paqe!

    Nga qelia ka reaguar edhe kreu i PL-së Ilir Meta, i cili shprehet i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij.
    Meta: Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, i cili do të kujtohet përherë me mirënjohje pёr udhëheqjen vizionare të Kishës Katolike dhe tё njerëzimit nё rrugën e paqes, dashurisë, solidaritetit, humanizmit, bashkëpunimit, dialogut dhe vëllazërimit.  Përherë falenderues për vëmendjen e veçantë, ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria e Tij i dha kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike.
    I paharruar do të mbeten për mua takimi dhe bashkëbisedimi me Shenjtërinë e Tij.
    Të paharruara do të mbeten mesazhet e vyera dhe frymëzuese të Papa Françeskut për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik. Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ku ka rini, ka shpresë”. U përcjell ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë dhe mbarë besimtarëve katolikë. Të prehet në paqen e merituar!

    Më herët reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili mësoi lajmin gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Kavajë. Kreu i qeverisë nderoi Papën me një minutë heshtje dhe ndërpreu takimin.
    Ndërsa në rrejtin e tij social Facebook postoi një foto të Papës duke shkruar: Lamtumirë, At i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë.

  • Të pandehurit kërkojnë ndarjen e çështjes, GJKKO shtyn seancën për dosjen Metamorfoza

    Të pandehurit kërkojnë ndarjen e çështjes, GJKKO shtyn seancën për dosjen Metamorfoza

    Gjykata e Posaçme ka zhvilluar këtë të enjtë seancën gjyqësore për dosjen Metamorfoza, ku të pandehur janë ish-prokurorë, ish-zyrtarë policie dhe persona të dyshuar si anëtarë të një grupi të strukturuar criminal.Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj bën me dije se 5 prej të pandehurve kërkuan ndarjen e dosjes, por SPAK doli kundër duke thënë se mund dëmtohet shqyrtimi i çështjes.
    Ndërkohë mësohet se trupa gjyqësore, Etleva Deda, Flora Hajredianaj dhe Irena Gjoka, vendosi të marrë kohë për të shqyrtuar kërkesat për ndarje të çështjes dhe për përcaktimin e formës së gjykimit, duke shtyrë seancën për datën 23 prill 2025 në orën 08:30.Çfarë ndodhi gjatë seancës?
    Gazetari bën me dije se avokati i ish-prokurorit Xhevahir Lita, Arben Nela ka këkuar ndarjen e çështjes ndaj tij me pjesën tjetër të të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”.
    “Kërkojmë ndarjen e çështjes për të pandehurin Xhevahir Lita. Për shkak se hetimi ndaj tij ka qenë i plotë. Lita ka paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar”.
    Ndësa Gentian Rumano, përfaqësuesi ligjor i Ardit Hasanbegaj, ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe veçemin e çështjes nga dosja “Metamorfoza”.
     “Kërkoj si përfaqësues i Ardit Hasanbegaj, gjykim të shkurtuar. I pandehuri e ka kërkuar edhe në seancë paraprake, dhe e ka shënuar në çdo deklaratë. Mendojmë se çështja mund të zgjidhet në fazën ku janë aktet, prova të tjera nuk kemi për të paraqitur. Nëse pranohet kjo kërkesë, kërkojmë edhe veçimin e çështjes”.
    Po ashtu gazetari thotë se edhe avokati i Astmer Bilalit dhe avokati i Oltion Bisitrit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
    “S’ka kërkesa për marjen e provave të reja, nuk ka kërkesa për pavlefshmëri të provave. Kërkojmë të ndahet çështja ndaj tij”, tha Elton Domi, avokati i Oltion Bistrit.
    Ndërsa Behar Bajroviq nëpërmjet avokatit të tij, Eton Hyseni ka kërkuar vetëm gjykim të shkurtuar: “Kërkoj gjykim të shkurtuar. Për ndarjen e çështjes e lëmë në vlerësim të gjykatës”.
    Pëllumb Gjoka dhe Edmond Preka nuk pranojnë gjykimin e shkurtuar, kërkojnë gjykim të zakonshëm.
    “Në kushtet kur nuk u pranua pavlefshmëria e papërdorshmëria e akteve. Gjoka akuzohet në bashkëpunim me të tjerët si grup i strukturuar kriminal. Gjykata duhej të njihej me qëndrimin tonë, më pas të shprehej ose jo për formën e gjykimit. Nuk mund ti qëndrojmë në asnjë mënyrë gjykimit të shkurtuar”, është shprehur avokati i Pëllumb Gjokës.
    Gurali Brahimllari: “Ne pritëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për SKY ECC i cili është as mish as peshk, megjithatë kemi kërkesa për pavlefshmeri të akteve, marrjen dhe përdorimin e të dhënave.“
    SPAK kundër ndarjes së dosjes.
    Arben Kraja, prokuror: “Provat janë të përshkruara konkretisht nga faqja 86-100. Për ndarjen e çështjes jemi kundur sepse mund të dëmtohet shqyrtimi i çështjes.”/tvklan

  • “Lamtumirë yll”/ Kryeministri Rama reagon për ndarjen nga jeta të aktores Xhepa

    “Lamtumirë yll”/ Kryeministri Rama reagon për ndarjen nga jeta të aktores Xhepa

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Lajm i trishtë për futbollin në Kosovë, ndahet nga jeta gjyqtari në moshën 27-vjeçare

    Lajm i trishtë për futbollin në Kosovë, ndahet nga jeta gjyqtari në moshën 27-vjeçare

    Rilind Berisha, gjyqtar në futbollin kosovar, është ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare. Në Ligën e Dytë vendore ai dha kontributin e tij, ndërsa po ashtu kishte qenë edhe futbollist.
    Për lajmin e trishtë, vetë presidenti Agim Ademi, ka shprehur ngushëllimet në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës.
    “Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Rilind Berishës
    E nderuara Familje Berisha,
    Të nderuar drejtues dhe staf i KF “Rilindja 1974”Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Rilind Berisha, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ikja e hershme nga kjo botë e një personaliteti të përkushtuar ndaj futbollit, siç ishte Rilindi, ka trishtuar të gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë. Ju si familje duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni atë përherë me krenari.

    Rilindi ishte një futbollist i përkushtuar, por edhe një gjyqtar premtues, i cili dha kontribut të çmuar në ndarjen e drejtësisë në Ligën e Dytë. Me disiplinën, pasionin dhe ndershmërinë e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme dhe do të kujtohet gjithmonë si një djalosh shembullor. Në këto momente të vështira, jemi pranë jush që ta përballoni këtë humbje të madhe, jo vetëm për familjen por edhe për komunitetin e futbollit. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
    Me respekt, Agim Ademi, president i FFK-së”.