Tag: ndarjen

  • Kosovë/ Qeveria në detyrë ndan 580 mijë euro për shkollën dhe muzeun në Preshevë

    Kosovë/ Qeveria në detyrë ndan 580 mijë euro për shkollën dhe muzeun në Preshevë

    Qeveria në detyrë ka miratuar ndarjen e 580 mijë eurove për ndërtimin e një shkolle të muzikës dhe muzeut në Preshevë, duke vazhduar kështu mbështetjen për komunitetin në këtë rajon.Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se mbështetja për arsim dhe lobim institucional në Preshevë nuk ndalet, duke përmendur se në mbledhjen e kaluar janë ndarë mbi 626 mijë euro për qëllime të ngjashme.“Mbledhjen e kaluar ndamë mbi 626 mijë euro për mbështetjen në arsim dhe lobim institucional atje. Këtë mbështetje po e vazhdojmë edhe sot me ndarjen e 580 mijë eurove. Mbështetja do të vijojë,” deklaroi Kurti.Gjithashtu, Qeveria miratoi lidhjen e marrëveshjes së grantit mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Programi – Nxitja dhe lejimi i mundësive për sigurinë e ujit, faza 2”.Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar votoi gjithashtu për ndarjen e mbi 700 mijë eurove për Ministrinë e Kulturës, në mbështetje të obligimeve sipas “Memorandumit të Mirëkuptimit mes MKRS-së, Federatës së Volejbollit dhe Komitetit Olimpik”.Në fund, kryeministri në detyrë shprehu ngushëllime për familjarët dhe kolegët e komandantit të Togut të Zjarrfikësve në Gjakovë, Kaçun Lima, duke e vlerësuar atë për vetmohimin dhe përkushtimin e tij në detyrë.“Do të kujtohet gjithmonë për vetmohimin në çdo ditë të punës, përkushtimin e lartë ndaj detyrave dhe përgjegjësive, si dhe shembullin për të tjerët si udhëheqës i togut,” u shpreh Kurti.

  • Adis Patushi thyen heshtjen mes aludimeve për ndarjen nga Fifi

    Adis Patushi thyen heshtjen mes aludimeve për ndarjen nga Fifi

    Në mes të zërave që prej ditësh kanë qarkulluar rreth një ndarjeje të mundshme me Fifin ka ardhur më në fund reagimi i parë nga bashkëshorti i saj, Adis Patushi. Ai ka zgjedhur të mos flasë drejtpërdrejt, por të shprehë ndjenjat e tij në mënyrë të ndjeshme dhe simbolike, përmes një poezie të njohur të Agim Doçit, te postuar nga ICONSTYLE në Instagram.
    “Sa isha gjallë më ndenjën ftohtëNuk e kuptoja çfarë kisha bërëDoja nga njerëzit një fjalë të ngrohtëVetëm më iku, jeta e tërë…”

    Ky mesazh i heshtur, por emocionalisht i ngarkuar, është interpretuar nga ndjekësit si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës që po përjeton çifti. Ndonëse nuk ka asnjë përmendje të drejtpërdrejtë për Fifin apo ndarjen, përzgjedhja e vargjeve lë të kuptohet një ndjenjë reflektimi, keqardhjeje apo boshllëku emocional.

  • “Vetëm duke respektuar ndarjen e pushteteve mund të ruajmë balancën kushtetuese”, Dumani: Ndërhyrjet me karakter konstruktiv janë të mirëpritura

    “Vetëm duke respektuar ndarjen e pushteteve mund të ruajmë balancën kushtetuese”, Dumani: Ndërhyrjet me karakter konstruktiv janë të mirëpritura

    Kreu i SPAK, Altin Dumani mori pjesë në tryezën e diskutimit “Vlerësim bazë i Pavarësisë dhe Llogaridhënies së SPAK si parakushte për Garantimin e Performancës dhe Integritetit Institucional”, organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.

    Ai theksoi gjatë fjalës se vetëm duke respektuar ndarjen e pushteteve mund të ruajmë balancën kushtetuese.
    Dumani: Ndërhyrjet me karakter konstruktiv janë të mirëpritura kur janë të argumentuara mirë dhe i shërbejnë nevojave reale për përmirësim. Çdo përpjeke për të cenuar pavarësinë funksionale të SPAK, nëpërmjet rekomandimeve të paqarta ose të njëanshme, rrezikojnë të ç’balancojnë kufijtë kushtetues mes pushteteve. Vetëm duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe rolin e institucioneve të pavarura, mund të ruajmë balancën Kushtetuese që i jep kuptim reformës në drejtësi dhe besimit të publikut ndaj saj. Në raportin e SPAK do gjeni edhe shpjegimet si janë përmbushur rekomandimet e Kuvendit apo të Këshillit të ministrave. Vlerësojmë se rekomandimet do bazohen në analiza të thelluara, objektive dhe të konsultuara me institucionet e pavarura Kushtetuese në mënyrë që të sigurohet një komunikim funksional pa tejkaluar kufijtë Kushtetues.
     
    Top Channel

  • Egli bën gjoksin për Gjestin? Luizi ”pranon” ndarjen. Loredana është jo e Jozit. Ujë nga Tayna

    Egli bën gjoksin për Gjestin? Luizi ”pranon” ndarjen. Loredana është jo e Jozit. Ujë nga Tayna

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • “Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

    “Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

    Në një rrëfim të sinqertë dhe prekës në emisionin “Elevate by Floriana Garo”, gazetari i mirënjohur Drini Zeqo ndan për herë të parë një pjesë të thellë dhe personale të jetës së tij: ndarjen e prindërve.
    “Isha 19 vjeç kur ndodhi, ndërsa motra ime ishte vetëm 12-13. Unë isha më i rritur, por momenti më i vështirë ishte kur pashë që nëna po e përjetonte në mënyrë jo të mirë. Djemtë janë të lidhur me nënat… ” – rrëfen ai, duke sjellë një ndjeshmëri që rrallëherë dëgjohet nga figurat publike shqiptare.
    Ajo që lë më shumë mbresa është mënyra dinjitoze se si familja e tij e përballoi këtë ndarje:
    “Kam pasur fatin të rritem në një familje me prindër të formuar, që nuk krijuan drama të kota. Kur e kuptuan se nuk funksiononte më, vendosën t’i shtrëngonin duart njëri-tjetrit.”
    Ky është një nga momentet më prekës të episodit të fundit në “Elevate”, ku Drini flet jo vetëm për karrierën dhe arritjet e tij, por edhe për sfidat personale që e kanë formuar si njeri.
    Ndiqni intervistën e plotë këtu:

  • Rama mesazh për ndarjen nga jeta të Bukoshit: Shqiptar i mirë dhe politikan i rafinuar

    Rama mesazh për ndarjen nga jeta të Bukoshit: Shqiptar i mirë dhe politikan i rafinuar

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Bukoshi ishte një politikan i rafinuar dhe i ndjeshëm.
    “U prehsh në paqe
    Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe Kosovës për humbjen e një shqiptari të mirë, politikani të rafinuar e njeriu të ndjeshëm si Bujar Bukoshi” – shkruan Rama.

  • Numërohen 11/422 kuti në Korçë, PS më shumë se 709 vota avantazh ndaj PD-së. Ja si ndahen mandatet

    Numërohen 11/422 kuti në Korçë, PS më shumë se 709 vota avantazh ndaj PD-së. Ja si ndahen mandatet

    Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës.

    Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
    Deri tani janë 11 kuti nga 422 në total, ku PS kryeson me 1542 vota, ndërsa PD ka siguruar 833.
    Në Devoll janë numëruar 4 kuti nga 49 në total. Më këtë bashki PD ka marrë 458 vota, ndërsa PS 583.
    Me këto vota, PS-ja do të merrte 7 mandate, ndërsa koalicioni i djathtë 3.

    “Ka një moment tensioni, zoti Celibashi u kërkon përfaqësuesve të PD që të vendosin kartën identifikuese. Kërkesa u refuzua sepse duhej ndjekur protokolli për të gjitha kutitë.
    PD këmbëngul për shkak të problematikave të ardhur nga Greqia. Sipas PD ishte një anomali se si ka mundësi që zarfet nuk vinin për shumë ditë, ndërsa në ditët e fundit erdhën. Problematikat PD i ka ngritur ditë pas dite, ku sipas tyre në Greqi është bërë një krim zgjedhor dhe ka paralajmëruar padi në SPAK. Demokratët kërkojnë ndarjen e votave”, raportoi gazetarja e TCH, Elda Menga.
     
    Top Channel

  • Nis me tension numërimi i votave në Korçë, PD kërkon ndarjen e votave të diasporës, refuzon KQZ

    Nis me tension numërimi i votave në Korçë, PD kërkon ndarjen e votave të diasporës, refuzon KQZ

    Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës.
    Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
    “Ka një moment tensioni, zoti Celibashi u kërkon përfaqësuesve të PD që të vendosin kartën identifikuese. Kërkesa u refuzua sepse duhej ndjekur protokolli për të gjitha kutitë.
    PD këmbëngul për shkak të problematikave të ardhur nga Greqia. Sipas PD ishte një anomali se si ka mundësi që zarfet nuk vinin për shumë ditë, ndërsa në ditët e fundit erdhën. Problematikat PD i ka ngritur ditë pas dite, ku sipas tyre në Greqi është bërë një krim zgjedhor dhe ka paralajmëruar padi në SPAK. Demokratët kërkojnë ndarjen e votave”, raportoi gazetarja e TCH, Elda Menga.

  • Nis me tension numërimi i votave në Korçë, PS kryeson me 538 vota, PD kërkon ndarjen e votave të diasporës

    Nis me tension numërimi i votave në Korçë, PS kryeson me 538 vota, PD kërkon ndarjen e votave të diasporës

    Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës.

    Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
    Deri tani janë 4 kuti nga 422 në total, ku PS kryeson me 538 vota, ndërsa PD ka siguruar 302.
    “Ka një moment tensioni, zoti Celibashi u kërkon përfaqësuesve të PD që të vendosin kartën identifikuese. Kërkesa u refuzua sepse duhej ndjekur protokolli për të gjitha kutitë.
    PD këmbëngul për shkak të problematikave të ardhur nga Greqia. Sipas PD ishte një anomali se si ka mundësi që zarfet nuk vinin për shumë ditë, ndërsa në ditët e fundit erdhën. Problematikat PD i ka ngritur ditë pas dite, ku sipas tyre në Greqi është bërë një krim zgjedhor dhe ka paralajmëruar padi në SPAK. Demokratët kërkojnë ndarjen e votave”, raportoi gazetarja e TCH, Elda Menga.

    Top Channel

  • Nis me tesion numërimi i votave në Korçë, PD kërkon ndarjen e votave të diasporës, refuzon KQZ

    Nis me tesion numërimi i votave në Korçë, PD kërkon ndarjen e votave të diasporës, refuzon KQZ