Tag: ndarjen

  • President Begaj shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Zhejit: Një prej zërave më aktiv në debatin publik

    President Begaj shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Zhejit: Një prej zërave më aktiv në debatin publik

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me vdekjen e papritur të gazetarit Artur Zheji. Përmes një postimi në rrjete sociale, Begaj shpreh ngushëllimet familjes Zheji, por dhe komunitetit të media për ndarjen e parakohshme të gazetarit.
    “Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri”, shkruan Kreu i Shtetit në rrjete sociale.

  • “U prehsh në paqe mik!”/ Ministri Balla reagon pas vdekjes së Artur Zhejit

    “U prehsh në paqe mik!”/ Ministri Balla reagon pas vdekjes së Artur Zhejit

    Ministër i Shtetit Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur Artur Zheji.

    Ai shprehet i pikëlluar për këtë lajm të trishtë dhe largim nga jeta në mënyrë të parakohshme.
    “Shumë, shumë i trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme të gazetarit Artur Zheji. U prehsh në paqe mik!”, shkruan Balla.

  • Spiropali për ndarjen nga jeta të analistit Artur Zheji: Zë dhe penë e talentuar

    Spiropali për ndarjen nga jeta të analistit Artur Zheji: Zë dhe penë e talentuar

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, shprehu ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji.
    Ajo e përshkroi Zhejin si një zë të veçantë dhe një penë të talentuar që do t’i mungojë thellësisht publikut shqiptar.
    Lajmi për ndarjen e tij u prit me trishtim të madh në media dhe komunitetin e gazetarëve. Spiropali i uroi Arturit Zhejit të pushojë në paqe, duke nderuar kontributin e tij në fushën e gazetarisë dhe analizës.
    Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali, ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artur Zheji:
     
     
    “Trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e analistit të mirënjohur Artur Zheji. Një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar.
    Pusho në paqe, Artur!”

  • Balla reagon pas vdekjes së Artur Zhejit: Shumë e trishtë kjo ndarje e parakohshme

    Balla reagon pas vdekjes së Artur Zhejit: Shumë e trishtë kjo ndarje e parakohshme

    Ministër i Shtetit Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur Artur Zheji.
    Ai shprehet i pikëlluar për këtë lajm të trishtë dhe largim nga jeta në mënyrë të parakohshme.
    “Shumë, shumë i trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme të gazetarit Artur Zheji. U prehsh në paqe mik!”, shkruan Balla.

  • Zelensky paralajmëron: Çdo përpjekje për ndarjen e Ukrainës, ftesë për një tjetër pushtim rus

    Zelensky paralajmëron: Çdo përpjekje për ndarjen e Ukrainës, ftesë për një tjetër pushtim rus

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të ndarë territorin ukrainas do të çojë në një tjetër valë agresioni nga Rusia.
    Në një deklaratë të fortë, Zelensky tha se lejimi i Vladimir Putinit për të aneksuar Krimenë në vitin 2014 çoi drejtpërdrejt në pushtimin e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut. Sipas tij, historia po rrezikon të përsëritet.

    “Tani, Putini kërkon të legalizojë pushtimin e jugut të Ukrainës, në rajonin e Khersonit, Zaporizhzhias, si dhe të gjithë territoret e Donetskut, Luhanskut dhe Krimesë. Ne nuk do ta lejojmë këtë përpjekje të dytë për ndarjen e Ukrainës”, theksoi ai.

    Presidenti ukrainas paralajmëroi se tolerimi i agresionit rus do të ketë pasoja të rënda dhe afatgjata.
    “Të njohësh Rusinë, ku ka një të dytë, do të ketë një të tretë”, tha ai, duke theksuar se një kompromis territorial nuk do të sjellë paqe, por vetëm luftë të re.
    Zelenskyy gjithashtu nënvizoi rolin kyç të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ato janë në gjendje të ndalojnë luftën, ndërsa shtoi se i vetmi që e kundërshton këtë është Vladimir Putin.
    “Karta e vetme e Putinit është aftësia për të vrarë, dhe ai po përpiqet të shesë ndalimin e përkohshëm të vrasjeve me një çmim sa më të lartë të mundshëm”, tha ai.
    Sipas tij, Kremlini kërkon që një pauzë në luftime të shitet si sukses diplomatik, në këmbim të njohjes së pushtimeve.
    “Putini ka frikë nga sanksionet dhe po përpiqet me çdo mënyrë t’i shmangë ato. Ai dëshiron të shkëmbejë një pushim në luftë me njohjen e pushtimeve – dëshiron të marrë plaçkë territoriale për herë të dytë”, përfundoi Zelensky.

  • Takimi Trump-Putin! Zelensky paralajmëron: Çdo përpjekje për ndarjen e Ukrainës, ftesë për një tjetër pushtim rus

    Takimi Trump-Putin! Zelensky paralajmëron: Çdo përpjekje për ndarjen e Ukrainës, ftesë për një tjetër pushtim rus

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të ndarë territorin ukrainas do të çojë në një tjetër valë agresioni nga Rusia.

    Në një deklaratë të fortë, Zelensky tha se lejimi i Vladimir Putinit për të aneksuar Krimenë në vitin 2014 çoi drejtpërdrejt në pushtimin e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut. Sipas tij, historia po rrezikon të përsëritet.
    “Tani, Putini kërkon të legalizojë pushtimin e jugut të Ukrainës, në rajonin e Khersonit, Zaporizhzhias, si dhe të gjithë territoret e Donetskut, Luhanskut dhe Krimesë. Ne nuk do ta lejojmë këtë përpjekje të dytë për ndarjen e Ukrainës”, theksoi ai.
    Presidenti ukrainas paralajmëroi se tolerimi i agresionit rus do të ketë pasoja të rënda dhe afatgjata.
    “Të njohësh Rusinë, ku ka një të dytë, do të ketë një të tretë”, tha ai, duke theksuar se një kompromis territorial nuk do të sjellë paqe, por vetëm luftë të re
    Zelenskyy gjithashtu nënvizoi rolin kyç të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ato janë në gjendje të ndalojnë luftën, ndërsa shtoi se i vetmi që e kundërshton këtë është Vladimir Putin.
    “Karta e vetme e Putinit është aftësia për të vrarë, dhe ai po përpiqet të shesë ndalimin e përkohshëm të vrasjeve me një çmim sa më të lartë të mundshëm”, tha ai.
    Sipas tij, Kremlini kërkon që një pauzë në luftime të shitet si sukses diplomatik, në këmbim të njohjes së pushtimeve.
    “Putini ka frikë nga sanksionet dhe po përpiqet me çdo mënyrë t’i shmangë ato. Ai dëshiron të shkëmbejë një pushim në luftë me njohjen e pushtimeve – dëshiron të marrë plaçkë territoriale për herë të dytë”, përfundoi Zelensky.
     

    Top Channel

  • “E lirë”, Egli reagon për ndarjen me Gjestin. Një lu*të nis mes fansave. Kush ka faj?

    “E lirë”, Egli reagon për ndarjen me Gjestin. Një lu*të nis mes fansave. Kush ka faj?

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Me 4 fjalë, Egli thyen heshtjen për ndarjen nga Gjesti

    Me 4 fjalë, Egli thyen heshtjen për ndarjen nga Gjesti

    Showbiz E Mërkurë, 23 Korrik 2025 15:01
    Drama Gjesti-Egli ka marrë një tjetër drejtim. Një ndarje virtuale përfundimtare mes tyre dhe ka ndezur spekulime mbi statusin real të marrëdhënies së tyre. Por Egli nuk është ndalur me kaq.
    Ajo ka postuar një foto ku shihet e shfaqur në bikini, e shoqëruar me një përshkrim që shumë e kanë lexuar si thumbim të drejtpërdrejtë ndaj Gjestit. ”E lirë. E dashur. E vlerësuar. E fuqishme”.

    Kjo deklaratë e shkurtër është parë si një mesazh për vetëvlerësim dhe pavarësi, duke lënë të kuptohet se Egli është gati të ecë përpara, pa kthyer kokën pas. A është ky fundi përfundimtar i një historie të lënë pezull prej muajsh? Apo thjesht një kapitull i ri në dramën që po ndjekin me sy miliona ndjekës?

  • Ish-tenistja serbe konfirmon ndarjen nga Schweinsteiger: Dallime të pajustifikueshme…

    Ish-tenistja serbe konfirmon ndarjen nga Schweinsteiger: Dallime të pajustifikueshme…

    23 Korrik 2025

    12:47

    Alfred Lleshi

    Ish-tenistja serbe Ana Ivanovic ka njoftuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Bastian Schweinsteiger, ish-futbollist dhe kampion bote me kombëtaren gjermane. Lajmi është konfirmuar nga avokati i Ivanovic, i cili foli për “dallime të pajustifikueshme”, duke shtuar se nuk do të ketë deklarata të tjera “në respekt të privatësisë së klientes time, sidomos për sa iu përket tre fëmijëve të saj”.
    Bastian Schweinsteiger dhe Ana Ivanovic ishin martuar në vitin 2016. Prej kohësh kishin qarkulluar thashetheme për një krizë në marrëdhënien e tyre. Në qershor, ish-mesfushori ishte parë në shoqërinë e një partnereje të re. Ana Ivanovic jeton me tre fëmijët e saj të vegjël në Majorka dhe vetëm disa ditë më parë ishte në “Wimbledon” për të ndjekur turneun britanik.