Tag: ndarjen

  • Futbolli shqiptar në zi, lojtari ndahet nga jeta në ‘lule të rinisë’

    Futbolli shqiptar në zi, lojtari ndahet nga jeta në ‘lule të rinisë’

    Trishtimi dhe dhimbja pushton futbollin shqiptar. Klubi i Elbasanit njofton ndarjen nga jeta në moshën 15 vjecare të një prej futbollistëve të akademisë së tij, Silvio Dumani.

    ‘Me dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të lojtarit tonë të akademisë, Silvio Dumani.AF Elbasani shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Dumani.Pusho në paqe, kampion!-lexohet në njoftimin e publikuar nga klubi i Elbasanit në rrjetet sociale
    Top Channel shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të dashur të saj.

  • Bebe Rexha shpreh ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të Shpat Kasapit

    Bebe Rexha shpreh ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të Shpat Kasapit

    Lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapit, ka prekur jo vetëm publikun vendas, por edhe artistë me famë botërore. Mes tyre është Bebe Rexha, e cila ka reaguar në rrjetet sociale me një gjest të ndjeshëm.
    Këngëtarja shqiptaro-amerikane rishpërndau në Instagram Story një video të Shpat Kasapit duke interpretuar këngë patriotike, duke vendosur një emoji pëllumbi dhe flamurit shqiptar. Ky simbolikë përfaqëson ngushëllimin dhe respektin e saj për artistin e ndjerë.

  • Vdekja e Shpat Kasapit/ Haradinaj: Lajm i trishtë për skenën që i dha aq shumë

    Vdekja e Shpat Kasapit/ Haradinaj: Lajm i trishtë për skenën që i dha aq shumë

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi.
    Haradinaj shkruan se lajmi për ndarjen nga jeta është një lajm i trishtë posaçërisht për skenën e artit, të cilës Shpati i dha shumë.
    Kreu i AAK shkruan se këngëtari ka qenë pjesë e fushtave që kërkonin drejtsi për Haradinajn, në kohën që ai ishte i burgosur në Hagë.
    “Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit Shpat Kasapi, është lajm i trishtë për shqiptarët e posaçërisht për skenën e artit të cilës Shpati i dha shumë. Sa kam qenë duke u përballur me drejtësinë në Hagë, Shpati dhe shumë artistë tjerë ishin vullnetarë të kampanjave që kërkonin drejtësi për mua, andaj mirënjohja është e përjetëshme.
    Ngushëllime familjes dhe gjithë shqiptarëve.
    Në paqe qofsh, Shpat”, shkruan Haradinaj.

  • Tom Cruise flet për herë të parë mbi ndarjen e ish-gruas Nicole Kidman nga Keith Urban: ‘Karma’

    Tom Cruise flet për herë të parë mbi ndarjen e ish-gruas Nicole Kidman nga Keith Urban: ‘Karma’

    Tom Cruise ka folur për herë të parë për ndarjen e papritur të ish-gruas së tij, Nicole Kidman, nga këngëtari i muzikës country, Keith Urban, pas 19 vjetësh martese. Aktori 63-vjeçar, i cili ishte i martuar me Nicole nga 1990 deri më 2001, thuhet se e ka cilësuar ndarjen si një “karma” për mënyrën se si ajo e trajtoi atë pas ndarjes së tyre, kur ai nuk mori të njëjtën simpati publike si ajo.
    Një burim i afërt me Cruise ka treguar për International Business Times se aktori ishte lënduar nga mënyra se si Nicole e kishte paraqitur ndarjen e tyre në media, duke e bërë veten viktimë dhe duke kritikuar atë publikisht. Tani, sipas të njëjtit burim, Cruise ndihet i “provuar i drejtë” pas ndarjes së Nicole nga Keith Urban.
    Tom dhe Nicole ishin një nga çiftet më të njohura të Hollywood-it në vitet ’90 dhe ndarja e tyre në 2001 ishte surprizë për publikun. Thuhet se ndarja kishte lidhje me refuzimin e Nicole për t’u konvertuar në Kishën e Scientology-t dhe për fëmijët e tyre, Conor dhe Isabella.
    Keith Urban, 58 vjeç, është rikthyer së fundmi në rrjetet sociale pas dy muajsh heshtjeje, duke ndarë një postim për programin e tij të ri televiziv “The Road”. Burime pranë çiftit sugjerojnë se distanca dhe programet e ngarkuara kanë ndikuar te mungesa e intimitetit dhe komunikimit, duke çuar në ndarjen e tyre. Nicole ka depozituar kërkesën për divorc më 30 shtator, duke cituar “diferenca të pakapshme”. Ajo dhe Keith ndajnë vajzat Sunday Rose, 17, dhe Faith Margaret, 14.

  • Kuvendi mban 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano

    Kuvendi mban 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Neda konfirmon zyrtarisht ndarjen nga Ogren Balluku!

    Neda konfirmon zyrtarisht ndarjen nga Ogren Balluku!

    Neda Balluku ka thyer heshtjen për ndarjen nga Ogreni pas 15 vitesh bashkë.
    Në një intervistë mes shumë emocionesh në “Goca dhe Gra” në Top Channel, e rezervuar për detajet, ajo pranoi ndarjen.
    “Po, lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jemi në këtë situatë. Një ngjarje e ngjashme na ka ndodhur dhe në 2020. Atëherë ia kemi dalë ta kapërcejmë, dëshirë shumë e madhe për të mbajtur familjen e bashkuar, si çdo nënë apo si çdo grua shqiptare. Nëse do ktheja kohën prapa do bëja të njëjtën gjë sepse nga ai pajtim erdhi në jetë goca ime e vogla.
    Megjithatë, prej shumë vitesh tashmë marrëdhënia nuk është e shëndetshme. Prej disa kohësh jetojmë të ndarë dhe kjo është gjithçka që dua të them për këtë. Do të doja shumë që këtë moment ta menaxhoja me privatësi, sepse prioriteti më i madh dhe i vetëm janë fëmijët e mi. Mos më ngacmoni tek kalamajt sepse nuk mundem! Fëmijët e mi në këto momente janë gjëja më e rëndësishme, duhen mbrojtur dhe gjej rastin t’i them se “mami ju do shumë dhe jeni jeta ime”.
    Unë mendoj që çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në ambient dhe marrëdhënie të prindërve të shëndetshme. Përpara fëmijëve asnjë nënë nuk e vë veten e vet. Asnjë vendim nuk është i pa menduar, madje vendime të tilla duhen vite për t’u marrë. Unë nuk e di kush në këtë botë merr vendime të pa menduara, impulsive dhe vendime emocionale kur bëhet fjalë për një familje dhe fëmijë…“

  • Homazhet/ 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

    Homazhet/ 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Spiropali reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Pusho në Paqe Kryetar!

    Spiropali reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Pusho në Paqe Kryetar!

    Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, Fatos Nano.
    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spiropali thekson se vetëm njohja e rrënjëve dhe nderimi i tyre stabilizon të tashmen dhe garanton të ardhmen.
    Postimi i Spiropalit:

    Pusho në Paqe, Kryetar!Vetëm njohja e rrënjëve dhe nderimi i tyre stabilizon të tashmen dhe garanton të ardhmen.Lamtumirë!

    /vizionplus.tv 

  • Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

    Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

     

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

    Për ish-bashkëpunëtorin e tij në kohët e Partisë Socialiste, Meta shkruan:

    ‘Fatos Nano u prehtë në paqe! Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe simpatizantëve të tij!’.

    Nano dhe Meta kanë qenë dy nga figurat kryesore të PS dhe bashkëpunëtorë, deri në momentin e krisjes së madhe para zgjedhjeve të vitit 2005, kur Meta krijoi Lëvizjen Socialiste për Integrim.  

     

  • Te majtë e të djathtë bashkohen për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

    Te majtë e të djathtë bashkohen për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

    Tiranë – Me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, reagimet kanë ardhur nga të gjitha spektrat politikë. I pari që shprehu ngushëllimet ishte deputeti Erion Braçe, duke vijuar më pas kryeministri Edi Rama dhe figura të tjera të PS-së.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Nga ana tjetër, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe deputeti Ervin Saljani, kanë shprehur gjithashtu ngushëllimet e tyre, duke treguar respekt për kontributin e tij në politikë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ky moment reflekton një bashkim të rrallë midis forcave të majta dhe të djathta, të cilat për një çast kanë lënë mënjanë dallimet politike për të nderuar jetën dhe veprën e Fatos Nanos.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”