Tag: ndarja

  • “Meta, lider i falimentuar”, Çupi: Divorci me Kryemadhin një teatër për të shpëtuar paratë, i ndau burgu jo politika

    “Meta, lider i falimentuar”, Çupi: Divorci me Kryemadhin një teatër për të shpëtuar paratë, i ndau burgu jo politika

    Analisti Frrok Çupi pati një qëndrim të ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në kampin opozitar, duke e cilësuar Ilir Metën si një lider të “falimentuar” politikisht. Çupi u ndal veçanërisht tek ndarja e Metës nga Monika Kryemadhi, të cilën e interpretoi si një “divorc politik të inskenuar” me qëllim shmangien e përgjegjësive ligjore dhe shpëtimin e pasurive.
    Ai theksoi se ndarja nuk është e vërtetë në thelb, por një lëvizje taktike që vjen si pasojë e presioneve gjyqësore dhe hetimeve. Sipas tij, Ilir Meta nuk ka më as mbështetje politike, as trashëgimi, dhe përveç akuzave për korrupsion, nuk i ka mbetur asnjë rol real në jetën publike shqiptare.
    “Meta është një lider i falimentuar. Tek Ilir Meta kemi një teatër tjetër. Meta po përdor divorcin, i cili është një divorc politik që po ecën shëmtuar. Kurse Sali Berisha nuk e ka ndarë ende Lirinë. Kërkojnë që të shpëtojnë paratë dhe ky është një divorc politik. Duhet të jesh shumë naiv për të besuar se ata janë ndarë. Ata në fakt i ndau burgu. Ndarja në sensin politik është ndarja është një pretekst për të shpëtuar. Ilir Meta nuk ka as fond politik, nuk as trashëgimi politike përveç hajdutërisë nuk ka as të ardhme politike”, tha analisti Frrok Çupi.

  • Ndarja nga jeta e Leka Bungos, Rama: Lamtumirë miku im!

    Ndarja nga jeta e Leka Bungos, Rama: Lamtumirë miku im!

    Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit, aktorit dhe skenaristit Leka Bungo.

    “Lamtumirë miku im! Prehu në paqe”, ka shkruar Rama.
    Bungo ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare pas betejës me sëmundjen e rëndë.
    Ai ishte autori i disa skenarëve të filmave artistikë shqiptarë, dramave dhe mori pjesë në disa filma si aktor.

    Top Channel

  • Ndarja/Ançeloti në lot: Real Madrid dhe agjë tjetër, Luka Modriç, legjendarit kordon festiv në ‘mes’ të lojës

    Për Luka Modriç pati një tifoz special sot në lamtumirë, Toni Kros e pret për t’i dhënë meritën ndër vite.

    Ditë lamtumirash në “Bernabeu”. Pasdite lotësh ndeshje e rrallë për nga risitë. Ngjau sot në duelin Real Madrid-Sociedad përfunduar 2-0 për të zotët e shtëpisë, java e 38-të me dy gola të Kilian Mbape në minutat 38′ dhe 83’…

    Ndërkohë në minutën e 87′ i gjithë stadiumi në këmbë. Për herë të fundit si futbollist Luka Modriç pas 13 edicioneve dhe një ‘mali’ me trofe me Los Blancos, del nga fusha e lojës. E pazakontë mënyra e ndalesës së lojes me të dyja skuadrat që improvizojnë një koridor ‘Nderi’ për legjendeën madrilene. Ka lot në tribuna për kroatin 39 vjeçar të ciin e pret familja tej vijave.

    Më pas teksa ndeshja merr fund, radha e Karlo Ançelotit për të bërë ‘ritin’ e falenderimëve. Emocione dhe për 65 vjeçarin që së fundi i është bashkuar kombëtares së Brazilit. Në ekrane shfaqen momentet e tij me skukseset e pafundme në Madrid dhe më pas lotët e tij teksa përshëndet:

    “Mirëdita. Mos mendoni se është kaq e lehtë të flas sot. Ka qenë një nder, një kënaqësi të stërvit këtë klub, këtë ekip. Para së gjithash, dua të falënderoj presidentin tim të dashur, Florentino Perez. Ka qenë fantastike, faleminderit për këto momente”, ndër të tjera italiani.

    Me quiero tatuar este video ❤️‍🩹 pic.twitter.com/Aj5DR8ltbG— REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) May 24, 2025

  • Parlamenti i ri/ Kush janë 140 kandidatët që aktualisht fitojnë mandatin e deputetit

    Parlamenti i ri/ Kush janë 140 kandidatët që aktualisht fitojnë mandatin e deputetit

    Katër ditë nga zgjedhjet e 11 majit, procesi i numërimit të votave ende nuk është mbyllur, por thuajse gjithçka është përcaktuar dhe ndryshimet mund të jenë shumë vogla në listën e 140 deputetëve që pritet të jenë në Kuvend gjatë 4 viteve të ardhshme.
    Partia Socialiste ka arritur të marrë 83 mandate, duke i dhënë një goditje të rëndë opozitës së drejtuar nga Sali Berisha, që ka siguruar vetëm 50 mandate, 3 deputetë do të çojë në Kuvend PSD e Tom Doshit, 2 deputetë do të jenë nga Mundësia e Agron Shehajt, 1 nga Bashkë e Arlind Qorrit dhe 1 nga Nisma Shqipëria Bëhet.
    Në Qarkun e Shkodrës ndarja e mandateve është 5 PD, 4 PS dhe 2 PSD.

    Jashtë listës fituese të PS-së në Shkodër ka mbetur Edona Bilali, e cila nuk mundi të fitojë mandatin pavarësisht 8850 votave. Nga PSD, mandatin e kanë siguruar Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.
    Në Qarkun e Kukësit ndarja e mandateve është 2 Partia Demokratike dhe një Partia Socialiste.

    Në Qarkun e Lezhës ndarja e mandateve është 4 Partia Demokratike dhe 3 Partia Socialiste.

    PS arriti të fitojë në Qarkun e Dibrës duke marrë 3 mandate, ndërsa Partia Demokratike 2 mandate.

    Murat Dani dhe Danjel Gjuraj kanë arritur të marrin mbi 7 mijë vota, por nuk kanë arritur të sigurojnë mandatin e deputetit nga PS.

    Në Qarkun e Durrësit ndarja e mandateve është 8 me 6 për Partinë Socialiste.

    Aulon Kalaja mbi 8 mijë vota dhe Andia Ulliri me mbi 7 mijë vota nuk kanë mundur të marrin mandatin e deputetit.
    Fitore të thellë, PS mori në Qarkun e Elbasanit ku ndarja e mandateve është 10 me 4. Lista e hapur e PS-së kryesohet nga Sara Mile, e cila me 18626 vota është më e votuara në rang vendi.

    Me 63.15 përqind të votave, PS-ja ka arritur fitoren më të thellë në Qarkun e Fierit, ku ndarja e mandateve është 12 me 4.

    Në këtë qark, PD-ja nuk mundi të sigurojë as 5 mandate që ishte edhe lista e mbyllur, duke mbetur jashtë Eduart Sharka.
    Në Qarkun e Beratit ndarja e mandateve është 5 PS dhe 2 PD.

    Në këtë qark, Erdis Hyka nga PS ka mbetur jashtë edhe pse ishte më i votuar se Hatixhe Konomi për shkak të plotësimit të kuotave gjinore.

    Në Qarkun e Korçës ndarja e mandateve është 6 PS dhe 4 PD.

    Në Qarkun e Vlorës ndarja e mandateve është 9 PS dhe 3 PD.

    Në Qarkun e Gjirokastrës ndarja e mandateve është 3 PS dhe 1 PD.

    Edhe në Qarkun e Tiranës Partia Socialiste arriti objektivat duke marrë 19 mandate, PD 13 mandate, 2 mandate i siguroi Partia Mundësia, 1 mandat Nisma Shqipëria Bëhet, 1 mandat Lëvizja Bashkë dhe 1 PSD.
    PS

    PD

    Nga Lëvizja Bashkë i pari në listë është Redi Muçi. Ndërkohë, nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet i pari në listë është Ana Dajko. Nga Partia Mundësia futen Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Albana Pëllumbi është kandidatja e PSD që ka siguruar mandatin në Qarkun e Tiranës .

  • Ndarja nga jeta Papa Françeskut, e shtuna ditë zie në Shqipëri

    Ndarja nga jeta Papa Françeskut, e shtuna ditë zie në Shqipëri

    Këshilli i Ministrave ka shpallur të shtunën, datë 26 prill 2025, si ditë zie kombëtare, në nderim dhe mirënjohje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.
    Vendimi u mor në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit në fuqi, me propozim të Kryeministrit.
    Gjatë kësaj dite zie flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private, janë ftuar të transmetojnë muzikë funebër në shenjë respekti.

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, e shtuna e 26 prillit ditë zie në Shqipëri

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, e shtuna e 26 prillit ditë zie në Shqipëri

    Këshilli i Ministrave ka shpallur të shtunën, datë 26 prill 2025, si ditë zie kombëtare, në nderim dhe mirënjohje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.

    Vendimi u mor në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit në fuqi, me propozim të Kryeministrit.

    Gjatë kësaj dite zie flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private, janë ftuar të transmetojnë muzikë funebër në shenjë respekti.

    Stylish GIF
  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Ceferin: Nuk do e harroj kurrë entuziazmin e tij për futbollin

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Ceferin: Nuk do e harroj kurrë entuziazmin e tij për futbollin

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut nuk ka prekur vetëm opinionin publik, por edhe botën e futbollit.
    Në një deklaratë për shtyp. Aleksandër Ceferin, kreu i UEFA-s ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për Atin e shenjtë.
    “UEFA u shpreh ngushëllimet e sinqerta besimtarëve katolikë në mbarë botën dhe Vatikanit për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së tij Papa Françeskut. Ai ishte një fener shprese për mbarë njerëzimin në këto kohë lufte dhe vështirësishë.
    Një njerëzim që tani do të mbetet jetim nga ai zë, i palodhur dhe i fuqishëm, që gjithmonë ngrihej në mbrojtje, të përulur dhe të baranartë për të kërkuar respekt për të varfërit.
    Kërkoj një paqe që duhej gjithmonë e largët, por gjithnjë e më shumë e dëshiruar nga zemra e botës, as nuk mund të harroj entuziazmin e tij për futbollin, një pasion i kultivuar që në rini, që dëshmon për një shpirt të gëzuar dhe aftësinë e tij për t’u lidhur me njerëzit përmes ngrohtësisë dhe ndjenjës së humanizmit të përbashkët”, shprehet presidenti i UEFA-s.

  • Vdekja e Papa Françeskut trondit kalendarin e futbollit italian, Lazio kërkon sërish shtyrjen e ndeshjeve

    Vdekja e Papa Françeskut trondit kalendarin e futbollit italian, Lazio kërkon sërish shtyrjen e ndeshjeve

    Ndarja nga jeta e Papës Françesku ka shkaktuar ndryshime të papritura në botën e futbollit italian. Liga ka vendosur të anulojë ndeshjet e planifikuara për të hënën, duke i shtyrë ato për pasditen e së mërkurës, një vendim që nuk është mirëpritur nga të gjithë klubet e Serisë A.
    Klubi i Lacios, që sipas kalendarit duhet të luajë në transfertë kundër Genoas të mërkurën, ka reaguar zyrtarisht duke dorëzuar një shkresë në Ligë, përmes së cilës kërkon shfuqizimin e vendimit.
    Në dokumentin e paraqitur, Lazio thekson se protesta e tyre nuk lidhet vetëm me vështirësitë logjistike dhe organizative, por edhe me dëshirën për të marrë pjesë në homazhet për Papën, që do të zhvillohen po atë ditë në Vatikan.
    Klubi ka kërkuar gjithashtu një takim urgjent me përfaqësuesit e Ligës, me qëllim që të gjendet një “zgjidhje alternative dhe e përbashkët”, që të respektojë situatën e jashtëzakonshme por edhe angazhimet sportive të ekipeve.
     
    Ndarja nga jeta e Papës shtyti ndeshjet në Serinë A, pretendentët për Champions bëjnë kërkesë të mos luajnë të mërkurën: Duam alternativa

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, reagon Spiropali

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, reagon Spiropali

    “Mëngjesin e së Hënës së Engjëllit, përfundoi rrugëtimi tokësor i Papa Françeskut.
    Jeta e këtij dishepulli të Jezu Krishtit, iu kushtua shërbimit të Zotit, të Kishës, besimtarëve, njerëzve, bashkëjetesës dhe drejtësisë shoqërore.

    Ati i Shenjtë ishte mbrojtës i fuqishëm i më të varfërve, më të dobtëve dhe më të margjinalizuarve, të cilëve u kushtoi gjithë jetën dhe dashurinë e Tij.
    Shqipëria dhe shqiptarët kishin një vend të veçantë në zemrën e madhe të Papa Françeskut, të cilën e shfaqi edhe gjatë vizitës në vendin tonë, në 21 shtator 2014, vizita e Tij e parë në një vend europian nga fillimi i Papnisë.
    Takimi me Atin e Shenjtë në tetor të vitit 2024 do të mbetet ndër kujtimet më të bukura të jetës sime.
    U Prehtë në Paqen e Zotit!”, shkruan kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.