Tag: ndarja

  • Ndarja në vazo, ja rivalët e mundshëm të Shqipërisë në fazën Play Off të Botërorit

    Ndarja në vazo, ja rivalët e mundshëm të Shqipërisë në fazën Play Off të Botërorit

    Shqipëria mundi 0-1 Serbinë në Leskovac, duke u afruar ndjeshëm me Play Off të Botërorit. Kuqezinjtë, në rast se fitojnë me Andorrën, do të sigurojnë matematikisht këtë fazë.
    Ndarja e vazove nuk është bërë ende, por për momentin, disa llogari të thjeshta mund të kryhen, madje Faqja e statistikave “Football Meets Data”, është marrë me diçka të tillë.
    Sipas asaj që shkruhet, Shqipëria mund të jetë në vazon e 3-të, bashkë me në vazon e tretë, ku bëjnë pjesë edhe Hungaria, Sllovakia dhe Bosnja Hercegovinë. Sipas rregullit, një ekip i vendit të 3-të do masë forcat me një kundërshtar të vazos së dytë.
    Në vazon e dytë janë Polonia, Çekia, Hungaria dhe Skocia. Situata është hipotetike, pasi në nëntor gjërat mund të ndryshojnë.
    Më pas, do të ketë katër çifte gjysmëfinaliste, nga ku do të dalin dy finalist. Natyrisht, gjithçka e kuptueshme, përfaqësueset që fitojnë finalet, kualifikohen në botëror. Rruga duket e gjatë për Shqipërinë.

  • Pse ndarja ‘dhemb’ fizikisht? Çfarë ndodh në trup kur humbasim dikë që duam

    Pse ndarja ‘dhemb’ fizikisht? Çfarë ndodh në trup kur humbasim dikë që duam

    Kur prishet një lidhje e rëndësishme, truri e lexon situatën si kërcënim dhe aktivizon të njëjtat zona që ndezin sinjalet e dhimbjes fizike. Kjo mbivendosje bën që “zemra e thyer” të ndihet realisht si shtrëngim në gjoks, marramendje apo dhembje muskujsh.

    Në ditët e para pas ndarjes bie fort prodhimi i dopaminës dhe oksitocinës kimikatet që lidhen me lidhjen, kënaqësinë dhe qetësinë ndërsa ngrihet kortizoli, hormoni i stresit.

    Ky çekuilibër rrit rrahjet e zemrës, tensionin muskulor dhe ndjeshmërinë ndaj dhimbjes; prish gjumin, ul oreksin tek disa dhe e shton tek të tjerë. Trupi përjeton një lloj “abstinence” sepse marrëdhënia ka funksionuar si burim i përditshëm shpërblimi nervor.

  • Ndarja nga jeta e sopranos së shquar, reagon Pirro Çako: Lamtumirë nëna ime

    Ndarja nga jeta e sopranos së shquar, reagon Pirro Çako: Lamtumirë nëna ime

    Është shuar sot në moshën 88-vjeçare soprano e njohur, Luiza Papa Çako.

    Pas lajmit të vdekjes, ka reaguar djali i saj, kantautori Pirro Çako. Ai ka publikuar një fotografi të vjetër nga fëmijëria, ku ai shihet në krahët e nënës.
    “Lamtumirë Nëna ime”, ka shkruar Çako krahas fotos së veçantë.

    Top Channel

  • Veliaj: Lajm fort i hidhur ndarja nga jeta e Artur Zhejit!

    Veliaj: Lajm fort i hidhur ndarja nga jeta e Artur Zhejit!

    Nga Erion Veliaj-
    Lajm fort i hidhur ndarja nga jeta e Artur Zhejit!

    Ngushëllime familjes, të afermve, miqve e kolegëve për humbjen e rëndë të gazetarit dhe publicistit të shquar, që i dha shumë medias shqiptare nga vitet ‘90 e deri sot.
    Arturi ishte një intelektual i spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri që do t’i mungojë shumë publikut.
    Prehu në paqe mik i mirë!

  • Herman Hesse, zëri i shpirtit njerëzor që nuk heshti kurrë

    Herman Hesse, zëri i shpirtit njerëzor që nuk heshti kurrë

    Më 9 gusht 1962, bota humbi një nga shkrimtarët më të thellë dhe më ndikues të shekullit XX, Herman Hesse. Edhe pse më shumë se gjysmë shekulli ka kaluar që nga ndarja e tij nga kjo botë, ndikimi i veprave të tij vijon të ndriçojë mendjet dhe zemrat e lexuesve në mbarë globin.

    Herman Hesse lindi më 2 korrik 1877 në qytetin Calw të Gjermanisë, në një familje me rrënjë të thella fetare dhe kulturore. Që në rini tregoi shpirt rebel dhe një ndjeshmëri të theksuar ndaj dilemave ekzistenciale të njeriut. Këto përplasje të brendshme u shndërruan më vonë në thelbin e krijimtarisë së tij, transmeton KultPlus.

    Në veprat e tij si “Demian”, “Siddhartha”, “Steppenwolf”, “Narcisi” dhe “Goldmundi”, apo “Loja e Rruazave të Qelqta”, Hesse eksploroi luftën e individit me botën, kërkimin për ndriçim shpirtëror, dhe sfidën për të gjetur veten në një realitet gjithnjë e më të dehumanizuar.

    Hesse ishte një autor i madh i frymëzuar nga filozofia lindore, psikanaliza perëndimore dhe spiritualiteti i thellë personal. Ai ishte një njeri që nuk pushoi kurrë së kërkuari, jo vetëm në libra, por edhe në jetën e vet. Emigrimi i tij në Zvicër, ndarja nga jeta e mëparshme, luftërat e brendshme dhe të jashtme, të gjitha këto u shkrinë në një përvojë jetësore që e bëri atë një zë autentik për gjeneratat që ndjenin boshllëkun e modernitetit.

    Në vitin 1946, Hesse u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi, si një vlerësim për ndikimin e thellë që pati në letërsinë dhe mendimin perëndimor./KultPlus.com

  • Zjarr brenda kabinës së një avioni, pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

    Zjarr brenda kabinës së një avioni, pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

    Bota E Martë, 22 Korrik 2025 20:12
    Një nga kabinat ku vendosen valixhet e dorës në një avion të Virgin Australia, u përfshi nga flakët. Fluturimi VA1528, i cili u nis nga Sydney këtë mëngjes, kishte filluar zbritjen e tij në Hobart rreth orës 09:00 të mëngjesit kur tymi filloi të mbushte kabinën e Boeing 737-8FE.
    Dëshmitarët besojnë se një bateri litiumi e mbinxehur ishte shkaku, megjithëse linja ajrore ende nuk e ka konfirmuar shkakun e zjarrit. Në pamje, tymi mund të shihet duke dalë nga ndarja e bagazheve, ndërsa ekuipazhi u hodh në veprim.

    Pasagjerët kërcyen nga vendet e tyre kur tymi mbushi dukshëm kabinën, treguan pamjet alarmuese të marra nga Pulse Tasmania. Stjuardesat hapën dollapin për të zbuluar flakët në një çantë. Pasagjerët përshkruan se panë flakë duke dalë nga ndarja kur u hap.

  • Ndarja nga jeta e Diego Jotas, Ronaldo i pikëlluar: Do të na mungosh të gjithëve

    Ndarja nga jeta e Diego Jotas, Ronaldo i pikëlluar: Do të na mungosh të gjithëve

    Ndarja e parakohshme nga jeta në një aksident të Diego Jotas dhe vëllait të tij, ka sjellë reagimin e shumë futbollistëve. Cristiano Ronaldo, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka shprehur ngushëllime familjes.
    “Nuk ka kuptim. Vetëm pak kohë më parë ishim bashkë në ekipin përfaqësues dhe më pas ti u martove. Familjes tënde, gruas dhe fëmijë të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta. Pushoni në paqe Diogo dhe Andre. Do të na mungoni të gjithëve”, shkruan kapiteni i ekipit kombëtar të Portugalisë Ronaldo, përfaqësuese në të cilën Jota bëri 49 paraqitje.

  • “I ndau burgu, jo dashuria”, Frrok Çupi  godet fort: Meta dhe Monika inskenuan divorcin për të shmangur drejtësinë

    “I ndau burgu, jo dashuria”, Frrok Çupi godet fort: Meta dhe Monika inskenuan divorcin për të shmangur drejtësinë

    Analisti Frrok Çupi në një studio televzive, pati një qëndrim të ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në kampin opozitar, duke e cilësuar Ilir Metën si një lider të “falimentuar” politikisht.
    Çupi u ndal veçanërisht tek ndarja e Metës nga Monika Kryemadhi, të cilën e interpretoi si një “divorc politik të inskenuar” me qëllim shmangien e përgjegjësive ligjore dhe shpëtimin e pasurive.
    Ai theksoi se ndarja nuk është e vërtetë në thelb, por një lëvizje taktike që vjen si pasojë e presioneve gjyqësore dhe hetimeve. Sipas tij, Ilir Meta nuk ka më as mbështetje politike, as trashëgimi, dhe përveç akuzave për korrupsion, nuk i ka mbetur asnjë rol real në jetën publike shqiptare.
    “Meta është një lider i falimentuar. Tek Ilir Meta kemi një teatër tjetër. Meta po përdor divorcin, i cili është një divorc politik që po ecën shëmtuar. Kurse Sali Berisha nuk e ka ndarë ende Lirinë. Kërkojnë që të shpëtojnë paratë dhe ky është një divorc politik. Duhet të jesh shumë naiv për të besuar se ata janë ndarë. Ata në fakt i ndau burgu. Ndarja në sensin politik është ndarja është një pretekst për të shpëtuar. Ilir Meta nuk ka as fond politik, nuk as trashëgimi politike përveç hajdutërisë nuk ka as të ardhme politike”, tha analisti Frrok Çupi.

  • “Meta, lider i falimentuar”, Çupi: Divorci me Kryemadhin një teatër për të shpëtuar paratë

    “Meta, lider i falimentuar”, Çupi: Divorci me Kryemadhin një teatër për të shpëtuar paratë

    Analisti Frrok Çupi në “News Line” në ABC News, pati një qëndrim të ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në kampin opozitar, duke e cilësuar Ilir Metën si një lider të “falimentuar” politikisht.
    Çupi u ndal veçanërisht tek ndarja e Metës nga Monika Kryemadhi, të cilën e interpretoi si një “divorc politik të inskenuar” me qëllim shmangien e përgjegjësive ligjore dhe shpëtimin e pasurive.
    Ai theksoi se ndarja nuk është e vërtetë në thelb, por një lëvizje taktike që vjen si pasojë e presioneve gjyqësore dhe hetimeve. Sipas tij, Ilir Meta nuk ka më as mbështetje politike, as trashëgimi, dhe përveç akuzave për korrupsion, nuk i ka mbetur asnjë rol real në jetën publike shqiptare.
    “Meta është një lider i falimentuar. Tek Ilir Meta kemi një teatër tjetër. Meta po përdor divorcin, i cili është një divorc politik që po ecën shëmtuar. Kurse Sali Berisha nuk e ka ndarë ende Lirinë. Kërkojnë që të shpëtojnë paratë dhe ky është një divorc politik. Duhet të jesh shumë naiv për të besuar se ata janë ndarë. Ata në fakt i ndau burgu. Ndarja në sensin politik është ndarja është një pretekst për të shpëtuar. Ilir Meta nuk ka as fond politik, nuk as trashëgimi politike përveç hajdutërisë nuk ka as të ardhme politike”, tha analisti Frrok Çupi.