Tag: ndarë

  • “Drejtësia ka punën e saj”/ Balluku nën hetim nga SPAK, Berisha komenton qëndrimin e Ramës: Kanë ndarë paratë bashkë

    “Drejtësia ka punën e saj”/ Balluku nën hetim nga SPAK, Berisha komenton qëndrimin e Ramës: Kanë ndarë paratë bashkë

    Kreu i PD-se, Sali Berisha ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për zëvendësen e tij, Belinda Ballukun, e cila eshte marrë në hetim nga SPAK.
    Kreu i qeverisë tha për DW se “drejtësia ka punën e saj”. Ndërsa Sali Berisha u shpreh se ‘Rama nuk ka koment, sepse ka ndarë paratë me Ballukun’.
    “Nuk ka asnjë koment sepse kanë ndarë paratë bashkë!!”, shkroi Sali Berisha teksa postoi videon e Ramës për DW.
    Për DW, kreu i qeverisë u shpreh se “deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm”.
    “Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur cështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës”, tha Rama.

  • Kapet me doza kanabisi gati për shitje, pranga 29-vjeçarit në Fier

    Kapet me doza kanabisi gati për shitje, pranga 29-vjeçarit në Fier

    Një 29-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Fier, pasi u kap me doza kanabisi gati për shitje.

    Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, e ndarë në 35 doza, dhe 2 celularë.
    Njoftimi:
    Fier/Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në lagje të ndryshme të qytetit.
    U kap me sasi Canabisi me vete dhe në automjet, të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, vihet në pranga 29-vjeçari.
    Sekuestrohen lënda narkotike dhe 2 celularët e të arrestuarit.
    Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas të implikuar në prodhim/shitje narkotikësh, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin R. O., 29 vjeç, banues në Fier.
    Gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrolli në automjetin që drejtonte, këtij shtetasi iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 35 doza të gatshme për shitje.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë mjeku i njohur (Emri+Foto)

    E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë mjeku i njohur (Emri+Foto)

    Këtë të premte është ndarë nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari.
    Hoxhallari ishte një ndër kirurgët e njohur të spitalit të Korçës, që shërbeu si mjek prej shumë dekadash.
    Lajmi i hidhur për ndarjen e tij nga jeta është ndarë nga miq e të njohur të Hoxhallarit.
    Hoxhallari ishte një nga ish-drejtuesit e Spitalit të Korçës.
    Hoxhallari u njoh jo vetëm si një mjek i përkushtuar e që u ka shpëtuar jetën mijëra njerëzve, por edhe si një njeri fisnik dhe intelektual.
    Për punën e tij si kirurg dhe devotshmërinë si qytetar, Hoxhallari mbante edhe titullin “Qytetar Nderi” i Korçës.

  • Selvija flet për herë të parë për ndarjen nga Shpati

    Selvija flet për herë të parë për ndarjen nga Shpati

    Selvije Jao ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të reagojë publikisht për ndarjen nga këngëtari i njohur, Shpati Kasapi.
    Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj detaje të sinqerta mbi raportin që tashmë i ka dhënë fund.
    Selvija ka treguar se ajo dhe Shpati janë ndarë prej më shumë se gjashtë muajsh, duke theksuar se çdo gjë që ata bëjnë sot, e bëjnë vetëm për mirëqenien e djalit të tyre, Roelit, të cilin e quan “një engjëll që nuk ka asnjë faj në këtë mes”.
    “Nuk kam folur asnjëherë publikisht për ndarjen me Shpatin, por e shoh që njerëzit kanë kaluar çdo kufi që unë mund të toleroj.
    Unë dhe Shpati jemi të ndarë prej më shumë se 6 muajsh. Çdo gjë që bëjmë është vetëm për Roelin dhe mirëqenien e tij. Nuk e kemi më në plan të jemi çift, sado e dhimbshme të tingëllojë, ndoshta për ne ky është vendimi i duhur”, shkruan Selvija.Ajo ka theksuar se mes tyre nuk ka më konflikt, përkundrazi, marrëdhënia e tyre është e bazuar në respekt dhe mirëkuptim, pasi mbeten të lidhur përjetësisht nga fëmija që kanë së bashku.
    “Shpatin e respektoj në maksimum dhe për mua ai do të mbetet njeriu më i afërt në jetën time, sepse kemi ndarë një copë bukë dhe kemi një fëmijë bashkë. Jemi shokë të mirë dhe përpiqemi që askush të mos lëndohet.”
    Ndërkohë, Selvija ka bërë thirrje që njerëzit të mos kalojnë kufijtë me mesazhe apo komente fyese ndaj saj apo Shpatit, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye për përfshirje apo ofendime.
    “Ajo që më pengon janë njerëzit që kanë kaluar çdo limit me mesazhe, komente dhe shtrirjen sikur jam unë fajtore. Çdo insinuatë dhe përhapje e lajmeve të rreme do të ndiqet ligjërisht”, ka paralajmëruar ajo.
    Në fund të reagimit të saj, Selvija ka zgjedhur të tregojë pjekuri dhe elegancë duke përgëzuar Shpatin për projektin e tij më të fundit muzikor:
    “E dëgjova këngën e fundit të Shpatit dhe i uroj me zemër suksese! Secili shpreh ndjenjat në mënyrën e vet, arti është mënyra më e bukur për ta bërë këtë. Unë i uroj gjithë të mirat dhe shpresoj që muzika e tij të prekë zemrat, ashtu siç ka prekur dikur timen.”

  • Këngëtarja Bay T në dhimbje, ndalon përkohësisht projektet muzikore

    Këngëtarja Bay T në dhimbje, ndalon përkohësisht projektet muzikore

    Këngëtarja e njohur Bay T ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të trishtë përmes rrjeteve sociale. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka humbur një person shumë të dashur nga familja e saj, një humbje që e ka prekur thellë dhe ka ndikuar në planet e saj profesionale. Për këtë arsye, ajo njofton se data e publikimit të këngës së re është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
    Në mesazhin e saj, Bay T shprehet me keqardhje për situatën dhe falënderon të gjithë ndjekësit për mirëkuptimin.

    “Me keqardhje ju njoftojmë se, për shkak të humbjes së një personi të dashur (familjar), data e publikimit të këngës do të shtyhet deri në një datë tjetër.
    Në këto momente zie, ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj,” – shkruan Bay T në njoftim.
    Ky njoftim tregon se edhe artistët, përtej shkëlqimit dhe suksesit në skenë, kalojnë vështirësi personale dhe situata të dhimbshme që ndikojnë në jetën dhe punën e tyre. Bay T ka treguar një qasje shumë njerëzore duke ndarë këtë moment me fansat e saj, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre në mënyra të ndryshme.
    Shtyrja e publikimit të këngës së re është një vendim i kuptueshëm dhe njëkohësisht një shenjë respekti ndaj humbjes që ajo dhe familja e saj po përjetojnë. Ngushëllimet më të sinqerta për Bay T dhe familjen e saj. 
     

  • Dea Vieri në “E Diell”:  “Jam në lidhje serioze”,  zbulon romancen

    Dea Vieri në “E Diell”: “Jam në lidhje serioze”, zbulon romancen

    Ish-banorja e Big Brother Vip3,  Dea Vieri,  ka ndarë sot me publikun një rrëfim të hapur dhe prekës për lidhjen e saj romantike,  e cila, siç vetë ajo tregon,  nisi në një mënyrë mjaft të veçantë dhe ndryshe nga ç’ishte mësuar më parë.
    Në emisionin “E Diell” të ditës së sotme,  Dea rrëfeu se prej afro një viti ndodhet në një lidhje serioze dhe tashmë bashkëjeton me partnerin e saj,  duke ndarë detaje që e bëjnë këtë histori të dallueshme në botën e dashurisë publike.

    “Lidhja ime nisi shumë çuditshëm,”  tha ajo.  “U njohëm përmes miqve të përbashkët,  por ajo që më habiti më shumë ishte që partneri im ishte ai që hodhi hapin e parë dhe më tha:  ‘Unë nuk dua të kem një gjë për qejf me ty,  unë të kam qejf.   Nëse ne të dy njihemi,  unë nuk kam kohë për të humbur.’

    Dea shpjegoi më tej:  “Kam gati një vit e pak me këtë djalin,  është një lidhje serioze.   Bashkëjetojmë dhe tani jemi shumë mirë bashkë.”

     

  • “Krenare për ty”, Balluku dedikim për Manastirliun: Kemi ndarë ëndrrat dhe planet për fëmijët tanë…

    “Krenare për ty”, Balluku dedikim për Manastirliun: Kemi ndarë ëndrrat dhe planet për fëmijët tanë…

    Belinda Balluku ka folur me fjalë zemre për Ogerta Manastirliun, kandidaten e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjeshme të Bashkisë Tiranë.
    Zv. kryeministrja, njëkohësisht e caktuar si drejtuesja politike nga Edi Rama për qarkun e Tiranës, është e bindur për fitoren absolute të ish Ministres së Arsimit përballë çdo kandidati që do të caktohet për të sfiduar PS-në.
    Në një postim në kanalin zyrtar në Instagram, Balluku shkruante:
    “Prej vitesh kemi ndarë beteja, miqësi, ëndrra dhe plane për fëmijët tanë, biseda të pafundme dhe momente që nuk harrohen…
    Sot e shoh me zemrën plot, tek merr një hap të guximshëm për të kandiduar si kryetare e Bashkisë Tiranë, lokomotivës së Shqipërisë.
    E njoh mirë, e di sa shumë punon, sa shumë i do njerëzit dhe sa sinqerisht kujdeset për çdo gjë që merr përsipër. Jam krenare për ty @manastirliu.ogerta dhe nuk ka nevojë të të them, që na ke të gjithëve në krah, në këtë betejë të re që do e fitosh si ti gjithmonë di”

  • Besa ndan foton e parë me bashkëshortin

    Besa ndan foton e parë me bashkëshortin

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, i ka dhënë fund beqarisë javën e kaluar, duke kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin e saj, Tedin, në një ceremoni private dhe intime. Ndërsa lajmi i martesës u bë publik, çiftit iu desh kohë për të ndarë detaje nga ky moment i veçantë me fansat.
    Pas ditëve të mbushura me emocione dhe urime nga ndjekësit dhe miqtë e saj, sot Besa ka ndarë për herë të parë një pamje pranë bashkëshortit të saj në “Instagram Story”. Në foton e publikuar, këngëtarja shfaqet me një buzëqeshje të lumtur, duke treguar qartësisht gëzimin dhe kënaqësinë që po përjeton në ditët e para të martesës.
    Megjithatë, Besa ka zgjedhur të ruajë privatësinë e marrëdhënies së saj. Në postimin e bërë, portreti i Tedit nuk është zbuluar i plotë, duke i lënë fansat të shijojnë momentin e lumturisë së çiftit, pa u njohur çdo detaj nga pamja e bashkëshortit. Kjo tregon se këngëtarja vazhdon të mbajë një ekuilibër mes jetës publike dhe asaj private, edhe pse martesa e saj tashmë është konfirmuar për publikun.
    Ceremonia private dhe postimi i fundit i Besës tregojnë se martesa e çiftit nuk është vetëm një rast për të festuar dashurinë, por edhe për të ruajtur momentet e veçanta të intimitetit familjar. Ndjekësit kanë reaguar me entuziazëm dhe urime të shumta në rrjetet sociale, duke treguar mbështetjen dhe gëzimin për këtë kapitull të ri në jetën e Besës Kokëdhima.
    Momenti i ndarë me publikun reflekton lumturinë dhe harmoninë e çiftit, ndërsa fansat mezi presin të ndjekin zhvillimet e ardhshme nga jeta private e këngëtarës.

  • Vrau me thikë gruan pas ndarjes, shtyhet për më 16 tetor gjyqi për ndërtuesin shqiptar! Viktima e kishte denoncuar tre herë

    Vrau me thikë gruan pas ndarjes, shtyhet për më 16 tetor gjyqi për ndërtuesin shqiptar! Viktima e kishte denoncuar tre herë

    Gjyqi i ndërtuesit 51-vjeçar shqiptar, Eduart Danaj, i cili akuzohet për vrasjen me thikë të gruas së tij të ndarë, në Menidi të Greqisë, filloi sot, por u shty deri më 16 tetor nga gjykata.

    Vrasja makabre ndodhi më 16 maj 2024 në Akarnes të Atikës. Sipas prokurorisë, autori i krimit eci drejt shtëpisë së gruas së tij 40-vjeçare, me të cilën ishte ndarë, pasi e kishte mbuluar thikën nën rroba.

    51-vjeçari mbërriti në shtëpinë e viktimës në Menidi rreth orës 6 të mëngjesit, ndërsa gruaja fatkeqe kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në punë. Në atë kohë, ai e sulmoi dhe e goditi me thikë më shumë se 14 herë. 40-vjeçarja vdiq menjëherë, teksa ekspertët konstatuan shumë plagë thike në trup, informon ‘Protothema”.

    Në gjyqin që filloi sot para Gjykatës së Përzier me Juri, vajza e viktimës dhe e të akuzuarit u paraqit në mbështetje të akuzës.

    Megjithatë, seanca u ndërpre pasi i pandehuri 51-vjeçar nuk u paraqit sot në gjykatë. Siç u tha të pranishmëve në sallë, kjo ndodhi për shkak se nuk ishte dhënë asnjë urdhër nga prokuroria kompetente për transferimin e tij nga burgjet e Larisës, në gjykatat e ish-shkollës Evelpidon.

    Prokuroria pritet të marrë masat që të mos digjen as afatet e paraburgimit me 18 muaj përmes procedurave zvarritëse.

    Viktima e kishte denoncuar të pandehurin tre herë për dhunë në familje, duke raportuar tek autoritetet se ai kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe ishte bërë i dhunshëm, duke rezultuar në goditjen dhe kërcënimin e tij.

    Herën e fundit që gruaja e zhdukur kaloi pragun e stacionit të policisë për të denoncuar bashkëshortin e saj të atëhershëm të ndarë dhe më vonë vrasësin për dhunë në familje (kërcënim, dëmtim fizik dhe fyerje) ishte më 7 maj 2024.

    Më pas i akuzuari u arrestua dhe u dërgua në prokurori, ndërsa në maj 2024 ai mori një thirrje të shpejtë për t’u paraqitur në gjyq. Megjithatë, një ditë më parë, më 16 maj, ai vrau gruan e tij të ndarë.

  • Viktima e kishte denoncuar tre herë/ Vrau me thikë gruan pas ndarjes, shtyhet për më 16 tetor gjyqi për shqiptarin

    Viktima e kishte denoncuar tre herë/ Vrau me thikë gruan pas ndarjes, shtyhet për më 16 tetor gjyqi për shqiptarin

    Gjyqi i ndërtuesit 51-vjeçar shqiptar, Eduart Danaj, i cili akuzohet për vrasjen me thikë të gruas së tij të ndarë, në Menidi të Greqisë, filloi sot, por u shty deri më 16 tetor nga gjykata.
    Vrasja makabre ndodhi më 16 maj 2024 në Akarnes të Atikës. Sipas prokurorisë, autori i krimit eci drejt shtëpisë së gruas së tij 40-vjeçare, me të cilën ishte ndarë, pasi e kishte mbuluar thikën nën rroba.
    51-vjeçari mbërriti në shtëpinë e viktimës në Menidi rreth orës 6 të mëngjesit, ndërsa gruaja fatkeqe kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në punë. Në atë kohë, ai e sulmoi dhe e goditi me thikë më shumë se 14 herë. 40-vjeçarja vdiq menjëherë, teksa ekspertët konstatuan shumë plagë thike në trup, informon ‘Protothema”.
    Në gjyqin që filloi sot para Gjykatës së Përzier me Juri, vajza e viktimës dhe e të akuzuarit u paraqit në mbështetje të akuzës.
    Megjithatë, seanca u ndërpre pasi i pandehuri 51-vjeçar nuk u paraqit sot në gjykatë. Siç u tha të pranishmëve në sallë, kjo ndodhi për shkak se nuk ishte dhënë asnjë urdhër nga prokuroria kompetente për transferimin e tij nga burgjet e Larisës, në gjykatat e ish-shkollës Evelpidon.
    Prokuroria pritet të marrë masat që të mos digjen as afatet e paraburgimit me 18 muaj përmes procedurave zvarritëse.
    Viktima e kishte denoncuar të pandehurin tre herë për dhunë në familje, duke raportuar tek autoritetet se ai kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe ishte bërë i dhunshëm, duke rezultuar në goditjen dhe kërcënimin e tij.
    Herën e fundit që gruaja e zhdukur kaloi pragun e stacionit të policisë për të denoncuar bashkëshortin e saj të atëhershëm të ndarë dhe më vonë vrasësin për dhunë në familje (kërcënim, dëmtim fizik dhe fyerje) ishte më 7 maj 2024.
    Më pas i akuzuari u arrestua dhe u dërgua në prokurori, ndërsa në maj 2024 ai mori një thirrje të shpejtë për t’u paraqitur në gjyq. Megjithatë, një ditë më parë, më 16 maj, ai vrau gruan e tij të ndarë.