Tag: ndamë

  • Rama në homazhet për Fatos Nanon: Ndamë, thyem dhe rindamë bukë, historia jonë kaloi nëpër ekstreme

    Rama në homazhet për Fatos Nanon: Ndamë, thyem dhe rindamë bukë, historia jonë kaloi nëpër ekstreme

    Edi Rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në ceremoninë mortore të ish-liderit socialist Fatos Nano, u ndal në marrëdhënien e ndërlikuar që kanë pasur së bashku, duke e përshkruar si një histori që ka kaluar nëpër “ekstreme”. Megjithatë, kreu i qeverisë shtoi se një pjesë e kësaj historie ka lidhje të drejtpërdrejtë me pozitën e tij aktuale shtetërore dhe partiake.
    “Me Fatosin ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë, por historia e marrëdhënies tonë të zhvilluar mes ekstremesh nga birësimi im në familjen socialiste me bekimin e tij deri tek vrasja e babait për marrjen e skeptrit të tij nuk ka vend këtu në këtë eulogji.
    Ose jo ka vend vetëm për një fakt, nëse jam unë sot zëdhënësi i hidhërimit të krejt familjes socialiste, kjo lidhet padyshim me intuitën dhe me guximin e kryetarit themelues për të më ftuar dhe vënë vend në Odën e shtëpisë tonë politike për të thyer një mur ndarës me shoqërinë e kohës, kur shtëpia e socialistëve nuk ishte ajrosur ende plotësisht nga era e të shkuarës”, -tha Rama.

    /ZËRI

  • Petrit Ruka: Nuk e di përse u ndamë

    Petrit Ruka: Nuk e di përse u ndamë

    Petrit Ruka

    Poezi nga Petrit Ruka

    Nuk e di përse u ndamë,Veç kur ktheve krahët ti –Njëqind tigra hynë në zemërNjëmijë krerë janë bërë tani.Nuk e di përse u ndamë,Tek një urë në Tepelenë,Njëmijë ura ngrita pas,Ato ura vetëm bien.Bien njësoj si në legjendaQë kërkojnë gjak flijimi,Njëzet vjet kam i murosur,Po nuk ndali dot rrëzimi.Të kërkoj që njëzet vjet,Natë për natë e ditë për ditë,Ti me ç’flatra shkon kaq shpejtNgjitesh lart, tek perënditë.Puthj’ e fundit nëpër shi,Bredh akoma gjak më gjak,Herë si thelb për lumturiHerë si helm e si farmak.Gaz a helm ia vlen të rroshVeç për atë çast të ngrirë,Njëmijë tigra t’i duroshDuke çjerrë e ulërirë.Nuk e di përse u ndamëZoti po e di, ta thotë,Unë nuk vdes pa një përgjigjethinju varr, po e ke kot…

    1988

    ————————

    Lexo edhe:

    PETRIT RUKA: TË SHOH TEK IKËN MAJË GISHTRINJVE…

    Të shoh tek ikën majë gishtrinjve,me turp, me zor dhe pak mëshirë,tek derdh mbi plagë dy pika lot,siç bën një panjë me pak rrëshirë.

    Ka ngrirë në kthesën që s’ka Ardhje,kjo shpina jote, – drithërimë,“oh, mos kthe kokën me keqardhje!të lutem, plot me përgjërimë!

    Një ditë të gjithë e lëmë nga pastë vjetrën strehë që ka zënë myshk,tek një e re vrapojmë me gazqë shpirt ynë të mos zërë ndryshk…

    Dhe mos digj ditët me Mëdyshjenxito të shkosh tek zjarr i ri,e di që jam një zjarr pikture,me pak thëngjij e më shumë hi…

    POEZINË E PLOTË E GJENI KËTU

    ObserverKult

  • Djemtë e detit: U ndamë dhe as ti as unë nuk e besonim (teksti dhe kënga)

    Djemtë e detit: U ndamë dhe as ti as unë nuk e besonim (teksti dhe kënga)

    U ndamë dhe as ti as unë nuk e besonim… interpretuan Djemtë e detit

    U ndamë ashtu ne rastësishtU ndamë pa puthje, pa shikimeVetëm në heshtje ne u ndamë.

    Por ne nuk dinimvallë do t’i qëndronimkësaj ndarje krejt të papritur.

    U ndamë dhe as tias unë nuk e besonimdhe besonim netëve të gjataqë ne jetonim.Ti jo mos u ngrys, prej dëshpërimitDhe nëse çasti, ty të gënjenpra hesht ti nën dritën, e këtij mundimise nesër patjetër ty gazi të vjen.

    ObserverKult

    ————————————————————————————————

    LEXO EDHE:

    Djemtë e detit: Beteja e dhimbjes (teksti dhe kënga)

    I lindur mes detrashNë netë me stuhiN’betejën e dhimbjesJetë vdekje, njeriKaluar shtatë detraNë rrugën pa kthimPor kurrë nuk do shuhetAspak fari im.

    O Zot, unë s’dua të shkojSe jam e do jem njësojO Zot, unë dua të rriUnë do luftoj betejën njeri.

    Shtatë qiejt o detraSikur zunë e thanëSe kjo jetë o birËshtë oqeanDhe dhimbja njeri…

    TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

  • Dëgjojeni të kënduar nga Shpresa Gashi këngën e njohur “Në bankat shkollore moj mike…”

    Dëgjojeni të kënduar nga Shpresa Gashi këngën e njohur “Në bankat shkollore moj mike…”

    Teksti i këngës “Në bankat shkollore moj mike”, kënduar nga Shpresa Gashi.

    Një ditë në banka moj mikedy emra i gdhendëm dikur as vet nuk e di si më ikedhe zemrës i vura një gurë.Ne u ndamë në errësirë, jeta ndarje ka,por se zemra lamtumirëzemrës nuk i tha.U ndamë nga shkolla mbaj mend,por neve s’u ndamë përjetë,askush nuk zu vendin tënd,se dy dashuri s’mund të ketë.

    Ne u ndamë në errësirë, jeta ndarje ka,por se zemra lamtumirëzemrës nuk i tha. Dashuria e parë nuk harrohetdëgjoje këtë fjalë që tronditëveç mali me mal nuk takohenpor njerëzit takohen një ditë.

    Ne u ndamë në errësirë, jeta ndarje ka,por se zemra lamtumirëzemrës nuk i tha.

    ObserverKult

    ————————

    Lexo edhe:

    TË DESHA, TË DUA, ASHTU SIKUR NË JETË S’KAM DASHURUAR…KËNDUAR NGA SHPRESA GASHI(TEKSTI DHE…

    S’mendonja ta donja,me zemër, si të vegjlit, kaq shumë,Ta shihnja për çdo natë edhe në gjumë,s’mendonja, s’mendonja!

    Kur ishe, larg meje,kujtimi yt o vashë, me ndizte gjinë,E malli veç ma shtonte dashurinë,për shoqen e dashur.

    Të desha, të dua,ashtu sikur në jetë s’kam dashuruar,E dashur, për mua,je shok i mirë e krah i fortë mbi dhe!

    Dëgjoje, dëgjoje,se si buçet për ty sot kënga ime!Për ty, që i falë kësaj zemre veç gëzime,dëgjoje, dëgjoje!

    Me shpirtin e pastër,për mua vetëm ti je e vërteta,Ti sjell pran’ meje gazin që fal jeta,o shoqe e dashur!

    E vitet, do shkojnë,të vegjlit do ta mbushin plot shtëpinë,Tek ti do tregosh për dashurinë,për jetën e lumtur.

    Të desha, të dua,ashtu sikur në jetë s’kam dashuruar,E dashur, për mua,je shok i mirë e krah i fortë mbi dhe!

    Dëgjoje, dëgjoje,se si buçet për ty sot kënga ime!Për ty, që i falë kësaj zemre veç gëzime,dëgjoje, dëgjoje!

  • Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

    Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

    Nga Kim Mehmeti

    (Artur Zhejit, në vend të kurorës)

    Me Arturin u njoftuam në vitin 1992, kur nisi të vijë shpesh në Maqedoni që neve shqiptarëve të këtushëm të na sillte nga pakë mëmëdhe. Dhe që atëherë e deri më sot nuk u ndamë kurrë, as atëherë kur shumëçka na ‘ndante’ si dhe, çdo gjë mbeti pjesë e një miqësie të pakushtëzuar nga asgjë tjetër përpos nga mirëmbajtja e saj e ndërsjellë.

    Në të vërtet Arturi prej moti është bërë pjesë e zënkave të mia familjare, ngaqë sa herë që djemtë e mi duan ta fitojnë betejën bashkëbiseduese me mua, më thonë: ‘Kotë e kemi të grindemi! Ty më së miri të ka përshkuar Arturi’

    Kështu ma rikujtojnë një bisedë të zjarrtë me të përderisa pinim bashkërisht kafe aty pranë Urës së Gurit të Shkupit dhe kur ai përnjëherë u heshtë, u kthye nga Semi dhe Emadi e u tha: ‘Kurrë mos debatoni me të sepse ka një vesë të keq dhe shpeshherë, nuk të dëgjon se çka i thua, por ai u përgjigjet pyetjeve që ia shtron vetvetes, kështu që nuk bashkëbisedon me ty, por ai bënë autointervistë!’

    Sot u ndjeva shumë keq pse kurrë nuk ia pranova se mirë më kishte lexuar, ngaqë bisedat me të i doja pse ato më nxisnin t’i shtroja shumë pyetje vetvetes.   

    Dhe kur para dhjetë viteve mbijetova një infarkt të rëndë, ai ishte i pari që mu lajmërua dhe më tha: ‘E dija se ti nuk rrëzohesh me të parën!’

    Sa keq më vjen që nuk mu dha mundësia t’ia them të njëjtën. Edhe pse e di se me të ‘parën rrëzohen’ vetëm njerëzit e mirë, vetëm ata që Zoti don t’i kursej nga të jetuarit në pritje të ‘rrëzimit’ të dytë.  

  • “U ndamë në errësirë, atë natë kur binte shi, më puthe një herë, më the lamtumirë” (VIDEO)

    “U ndamë në errësirë, atë natë kur binte shi, më puthe një herë, më the lamtumirë” (VIDEO)

    Para luftës së fundit në Kosovë kanë ekzistuar plot grupe të njohura në estradën shqipe të rock&rollit dhe zhanreve tjera.

    Një nga grupet më të famshme ka qenë grupi TRIX si një ndër grupet e para të rock and rollit shqiptar që u formua në vitin 1974, vit ky në të cilin u formuan edhe disa rok grupe të tjera të njohura si Grupi MAK nga Mitrovica, grupi TNT nga Mitrovica, grupi LUNIAZËT nga Prizreni, shkruan KultPlus.

    Grupi Trix i cili u formua në pranverë të vitit 1974 në fillim përbëhej nga tre anëtarë: Veli Sahiti, Muhamet Bislimi, si dhe Nuredin Azemi. Po në këtë vit u bënë edhe ca ndryshime, në grup inkuadrohen edhe dy anëtarë, Hil Prenk Palaj (Daullist) si dhe Gjergj Prenk Palaj (Harmonike goje).

    Sot po ju sjellim një nga hitet më të mëdha të këtij grupi muzikor, bashkangjitur gjeni edhe tekstin e këngës.

    U ndamë në errësirëAtë natë kur binte shiMë puthe një herëMë the lamtumirë

    Dy lotë më pikojnëO shpirti imPse më len të vetëmSa je e pamëshirë

    Ato fjalë i kujtojZemra më vajtonTe dua vashë, të duaPa ty s´mund të jetoj.

    Dy lotë më pikojnëO shpirti imPse më len të vetëmSa je e pamëshirë. /KultPlus.com