Tag: ndaluar

  • Zgjerohet hetimi për zjarrin tragjik në Koçan, në listën e të dyshuarve shtohen ministra dhe ish-zyrtarë të lartë

    Zgjerohet hetimi për zjarrin tragjik në Koçan, në listën e të dyshuarve shtohen ministra dhe ish-zyrtarë të lartë

    Hetimet për tragjedinë e rëndë të ndodhur në Koçan, Maqedoni e Veriut, ku humbën jetën 61 persona pas një zjarri shkatërrues në diskotekën “Puls”, po thellohen gjithnjë e më shumë. Policia ka ndaluar zyrtarë të lartë aktualë dhe ish-zyrtarë, duke përfshirë edhe një ministër aktual.
    Në mesin e të ndaluarve janë ish-ministrat e Ekonomisë Valon Saraçini dhe Bekim Neziri – figura të njohura të BDI-së – si dhe Shaban Saliu, ministër pa portofol dhe ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Hetimet e zgjeruara përfshijnë të gjithë ish-ministrat e Ekonomisë që kanë mbajtur këtë post nga viti 2012, kur diskoteka “Puls” u pajis për herë të parë me licencë, deri në vitin 2024, kur u dyshua për falsifikim të licencës së punës.
    Gjithashtu është ndaluar edhe Driton Kuçi, një tjetër ish-ministër i Ekonomisë, aktualisht ambasador në Norvegji. Kuçi konfirmoi në rrjetet sociale se shtëpia e tij është kontrolluar nga policia dhe premtoi kthimin e menjëhershëm në vend për t’u përballur me drejtësinë, duke deklaruar:“Me fluturimin e parë do të jem në Shkup, jo për t’u arsyetuar, por për të konfirmuar se transparenca dhe besimi janë rruga e vetme.”
    Ndër personat e ndaluar janë edhe drejtori aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami, ish-drejtori i Inspektoratit të Tregut, si dhe disa inspektorë ndërtimi që kanë qenë të punësuar në komunën e Koçanit.
    Prokuroria ka konfirmuar aksionin, duke deklaruar shkurtimisht:“Me urdhër të prokurorit publik në rrjedhë është aksioni për ndalimin e më shumë personave, në drejtim të zgjerimit të hetimit për zjarrin në Koçan.”
    Ky hetim përfshin gjithsej 34 persona fizikë dhe 3 juridikë, mes tyre edhe ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ish-drejtorë të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, ish-kryetarë të komunës së Koçanit dhe ish-drejtues të Inspektoratit të Tregut.
    Të gjithë të dyshuarit akuzohen se gjatë periudhës nga viti 2012 deri më 16 mars 2024, nuk kanë vepruar sipas dispozitave për mbrojtje nga zjarri, duke shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, mjedisin dhe pronën. Hetimi mbetet në zhvillim.

  • Sali Berisha hapi fushatën me njerëz të ndaluar nga policia

    Sali Berisha hapi fushatën me njerëz të ndaluar nga policia

    Personi në foto, ishte një nga personazhet që folën në mitingun e hapjes së fushatës së Sali Berishës.
    Nga njerëzit e fushatës së PD-së, u prezantua si Lavdosh Feruni, i cili do të paraqiste problemet e biznesit të vogël.
    Në të vërtetë, personazhi në fjalë emrin zyrtarisht e ka Lavdosh Serani. Ai është nga Berati me origjinë, por jeton në Durrës, ku ushtron edhe një biznes, ndërkohë që është me precedente penale.
    Ai është ndaluar në vitin 2016 për armbajtje pa leje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë. Në foton më poshtë ndodhet edhe vendimi i Gjykatës së Durrësit që e ka cilësuar fajtor dhe e ka dënuar me kohën e paraburgimit, përkatësisht nga shkurti në tetor të vitit 2016. Pra 8 muaj.
    Në kroniën mediatike të shkurtit 2008 theksohet:
    “Arrestohet pronari i një lokali në qytetin bregdetar të Durrësit. Lavdosh Serani është personi i arrestuar nga policia. 41 vjeçari ka goditur një punonjës të policisë. Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, Seraniut iu gjet një pistoletë e tipit “TT” dhe një fishek model “54”. Materialet iu referuan Prokurorisë për hetim të mëtejshëm”.
    Gatë mitingut hapës së PD-së, Serani, i prezantuar si Feruni foli në emër të biznesit të vogël, duke akuzuar qeverinë dhe bashkinë e Durrësit se e ka persekutuar atë dhe biznesmenët e tjerë.

  • Mbërrin në portin e Shëngjinit anija me dhjetëra emigrantë të paligjshëm! Do të qëndrojnë në pritje të dëbimit

    Mbërrin në portin e Shëngjinit anija me dhjetëra emigrantë të paligjshëm! Do të qëndrojnë në pritje të dëbimit

    Dhjetëra emigrantë të paligjshëm, që janë ndaluar në Itali, mbërritën këtë të premte në portin e Shëngjinit.

    Ata do të vendosen në kampin e Gjadrit, të ndërtuar nga autoritetet italiane.
    Dy javë më parë, qeveria e Georgia Melonit vendosi t’i përdorë qendrat e Gjadrit dhe Shëngjinit për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në pritje të dëbimit.
    Sipas ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, bëhet fjalë vetëm për “riaktivizimin e një funksioni ekzistues të qendrës, atë të qendrës së kthimit”. Me këtë vendim, emigrantët e ndaluar në Gjadër mund të qëndrojnë aty deri në 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre.
    Emigrantët e paligjshëm, të ndaluar në qendrën e ndalimit të emigrantëve në Romë, do të transferohen në Shqipëri në pritje të dëbimit, por më pas duhet të kthehen në Itali për kthimin e tyre përfundimtar në vendet e origjinës.

    Top Channel

  • Dy muaj në qeli, qahet Veliaj: Më janë ndaluar dhe opinionet

    Dy muaj në qeli, qahet Veliaj: Më janë ndaluar dhe opinionet

    Sot bëhen dy muaj nga arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka thënë është mbajturi izoluar pa akuzë konkrete, duke nënvizuar se nuk ka asnjë person që mund të dëshmojë se ai ka kryer ndonjë akt korruptiv.
    Kryebashkiaku thotë se sot mbushen dy muaj që ai është larg familjes së tij, djalit, gruas dhe nënës, ndërsa shpreh një falënderim për të gjithë që i kanë qëndruar pranë.
    Ndërkohë, Veliaj theksoi se i janë ndaluar mundësitë për të shprehur mendimin mbi procesin që po kalon, duke e quajtur atë “grotesk”.
    Reagimi i Erion Veliaj:
    “Të dashur miq,

    Sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq – larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime.
    Doja vetëm t’ju falenderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona – 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë!
    Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar. Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri.
    Ndaj, meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”!
    Nuk do t’ua harroj kurrë!
    Bekime dhe mall për ju të gjithë”, shkruan Veliaj.

  • “Ende pa akuzë prej një anonimi”, reagon Veliaj: Më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk!

    “Ende pa akuzë prej një anonimi”, reagon Veliaj: Më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk!

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një mesazh nga qelia, në ditën që shënon dy muaj nga ndalimi i tij.
    Veliaj thekson se ndodhet ende i burgosur pa një akuzë konkrete dhe pa një përballje gjyqësore, por edhe ka falenderuar te gjitha ata qe kane mbeshtetur familjen e tij ne kete periudhe.
    Postimi i plote:
    Të dashur miq, sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq – larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime. Doja vetëm t’ju falenderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona – 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë! Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar. Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri. Ndaj, meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”! Nuk do t’ua harroj kurrë! Bekime dhe mall për ju të gjithë. EV

  • SYRI TV/ KQZ mbyll sytë përballë bonusit elektoral, Celibashi justifikon vendimin e Ramës

    SYRI TV/ KQZ mbyll sytë përballë bonusit elektoral, Celibashi justifikon vendimin e Ramës

    KQZ ka justifikuar sot bonusin elektoral të shpërndarë nga qeveria dhe Edi Rama për pensionistët.

    Ndërsa Partia Demokratike kërkoi marrjen e masave ndaj kësaj shkelje, Ilirijan Celibashi e justifikoi me faktin se Qeveria e kishte marrë këtë vendim para periudhës së ndaluar, pavarsisht se akti dhe propaganda u krye brenda 4 mujorit të ndaluar me ligj.

    Ndërsa kryeministri Edi Rama dhe qeveria u ka shpërndarë bonus elektoral pensionistëve në fashën e 4 muajve të ndaluara me ligj për akte të tilla, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka gjetur sot artificat ligjore, për të justifikuar joshjen e pensionistëve me bonus për vota. Partia Demokratike kërkoi nga KQZ marrjen e masave për bonuset elektorale, por Ilirjan Celibshi, ndryshe nga dy vite më parë, kur justifikohej me faktin se ishim përballë zgjedhjeve lokale e jo qëndrore, këtë herë shgjeti një tjetër agrument. Sipas Celibashit, vërtetë bonusi u shpërnda në periudhë të ndaluar, por Edi Rama e kishte marrë vendimin përpara afatit të ndaluar me ligj.

    Por ky justifikim i kreut të KQZ-së, që me ligj është insticioni që duhet të garantojë mbarvajtjen e zgjedhjeve, sjell për pasojë edhe sjelljen e jashtligjshme të fenomenve të blerjes së votave, siç ka ndodhur në të shkuarën me shpërndarjen e bonueseve për irndërtimin, asfalteve elektorale apo përdorjen e ndihmës për familjet në nevojë.

  • “Ishin spiunë” – Kosova ndaloi 16 serbë, vjen reagimi i ashpër i Beogradit

    “Ishin spiunë” – Kosova ndaloi 16 serbë, vjen reagimi i ashpër i Beogradit

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se autoritetet kanë ndaluar 16 persona, duke thënë se në mesin e tyre kishte edhe “oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë të Serbisë”. Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se personat e ndaluar po vizitonin manastiret përreth Prizrenit.
    Përmes një postimi në Facebook, Sveçla se ndalimi i tyre u bë gjatë një operacioni të zhvilluar më 5 dhe 6 prill, duke shtuar se të ndaluarit po udhëtonin me katër automjete të ndara me targa nga Kragujevci, qytet në Serbi.
    Grupi i parë, sipas tij, i përbërë nga katër persona, u ndalua në Gjakovë. Ndërkaq, 12 persona të tjerë u ndaluan në Prizren.
    “Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës”, shkroi Sveçla.
    Sipas tij, grupit të parë të ndaluar në Gjakovë, ndal të cilëve është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh, gjatë kontrollit të makinës me të cilin po udhëtonin iu gjetën “fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë, dy thika, një sëpatë dhe një dritë rotative”.
    Për ndalimin e katër personave në Gjakovë ka raportuar edhe Policia e Kosovës, por edhe në njoftimin për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, të mbajtur të dielën, është përmendur ky rast.
    Ministri në detyrë Sveçla, ndërkaq, pretendoi se 12 personat e ndaluar në Prizren, “po strehoheshin në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë”.
    “Edhe në këtë grup ishin dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe”, u shpreh Sveçla.
    Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se personat e ndaluar kishin shkuar për të vizituar Seminarin Teologjik dhe manastiret përreth Prizrenit.
    “Imagjinoni, disa nga këta persona janë edhe pjesëtarë të strukturave të sigurisë, dhe pastaj u kanë gjetur, thonë, një thikë dhe një sëpatë të thyer – është krejtësisht e qartë se nuk shërbejnë për asgjë tjetër, përveç për ndonjë përdorim privat dhe nevoja personale”, u shpreh Vuçiq më 6 prill.
    “Dhe, kjo ju tregon çfarë terrori po vazhdon ndaj serbëve”, shtoi ai.
    Udhëheqësi i Ministrisë së Brendshme të Kosovës, ndërkaq, deklaroi se bazuar në hetimet paraprake të organeve të rendit të Kosovës, një nga të ndaluarit është “konfirmuar se është zyrtar i policisë serbe me gradë të togerit policor”, i cili, siç pretendoi Sveçla, “ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit terrorist të Banjskës, Nemanja Radivojeviq, nofka ‘Gandi’”.
    “Ky i fundit është i afërt i Vlladimir Radivojeviq, nofka ‘Mami’, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit policor të Kosovës, Afrim Bunjaku. Zyrtari tjetër ushtarak, i cili bart gradën e kapitenit të klasit të parë, është lidhje e ish-gjeneralit të inteligjencës ushtarake serbe, Jovan Millanoviq, i njohur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve mbi caqet serbe”, tha Sveçla.
    Emri i Vlladimir Radivojeviqit është përmendur edhe më herët nga autoritetet e Kosovës, dhe është lidhur me sulmin në Banjskë të Zveçanit kundër Policisë së Kosovës, të kryer në shtator nga një grup i serbëve të armatosur.
    Më 29 shtator të vitit 2023, Policia e Kosovës e bastisi shtëpinë e Radivojeviqit në Zveçan. Ai besohet se është udhëheqës i një grupi tifozësh të klubit të futbollit Crvena Zvezda.
    Bastisjet në shtëpinë e Radivojeviqit ishin kryer në aksionin e njëjtë policor, kur u bastisën pronat e Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.
    Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin në Banjskë të Zveçanit, kur u vra polici Afrim Bunjaku. Gjatë këmbimit të zjarrit në Manastirin e Banjskës, u vranë edhe tre sulmues serbë.
    Sipas Zveçlës, fakti që grupi i dytë – që u ndalua në aksionin e fundit – ishte “strehuar në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë mund të tregojë për një tentativë për të shfrytëzuar institucione fetare për kamuflim ose për të shkaktuar tensione ndëretnike/fetare në Kosovë, duke përdorur ngjarje të sajuara për të nxitur reagime të dhunshme ose trazira”.
    Por, ky pretendim i Sveçlës është kundërshtuar nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit.
    Dioqeza tha se nga mediat ka mësuar se persona që natën paraprake kanë qenë mysafirë të Seminarit, duke theksuar se Kisha nuk mund të ketë njohuri se kush janë të gjithë pelegrinët që marrin pjesë në shërbesa apo edhe në këtë seminar.
    “Çdo insinuatë se personat e përmendur, duke qëndruar në pjesën e mysafirëve të Seminarit, kinse kanë shfrytëzuar ‘institucionin fetar për maskim dhe për nxitje të tensioneve ndëretnike dhe fetare në Kosovë’, siç thuhet në komunikatën e sotme të Policisë së Kosovës, është krejtësisht e papërgjegjshme dhe nuk bazohet në fakte konkrete”, tha Dioqeza Rashkës dhe Prizrenit.
    Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë përshkallëzuar qysh në prill të vitit 2023, kur u zgjodhën kryetarët e rinj shqiptarë të katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe. Zgjedhja e tyre nxiti protesta nga serbët lokalë.
    Tensionet kulmuan shtatorin e atij viti, me sulmin e armatosur në Banjskë, që Kosova e konsideron sulm terrorist.
    Në Kosovë është ngritur aktakuzë në rastin e Basnjkës kundër rreth 40 personave, përfshirë edhe Millan Radoiçiqin. Besohet se ai dhe shumica e pjesëtarëve të grupit ndodhen të lirë në Serbi, ndërsa në paraburgim në Kosovë ndodhen Vladimir Toliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.
    Ata janë arrestuar pas sulmit në Banjskë, ndërsa seanca e parë në rastin e tyre do të mbahet më 17 prill.
    Edhe Serbia po heton sulmin në Banjskë, por deri më tani nuk është ngritur asnjë aktakuzë.
    Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar ashpër këtë sulm dhe ka kërkuar që pjesëmarrësit të përballen me drejtësinë.
    Po ashtu, vitin e kaluar kanali i Ibër-Lepencit në veri u sulmua me mjete plasëse. Për këto dy sulme, Kosova ka fajësuar Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në to./REL

  • Kosova ndalon 16 serbë, reagon Beogradi

    Kosova ndalon 16 serbë, reagon Beogradi

  • Rusia hakmerret ndaj Europës, ndalon aktivitetin e 81 mediave të huaja

    Rusia hakmerret ndaj Europës, ndalon aktivitetin e 81 mediave të huaja

    Aktivitetet e 81 mediave të huaja janë ndaluar në Rusi, tha sot prokurori i përgjithshëm Igor Krasnov, duke folur në Këshillin e Federatës.

    Ndër këto media janë Politico, France Presse, Der Spiegel, Yle, El País, EUobserver, LRT, Delfi dhe media të tjera.
    Siç thekson faqja e internetit sibir realii, autoritetet ruse për herë të parë ndaluan zyrtarisht aktivitetin në vend të një numri mediash të huaja në qershor 2024, pas vendimit të Bashkimit Evropian për të ndaluar “çdo aktivitet transmetimi” në territorin e tij nga tre media ruse – RIA Novosti, Izvestiya dhe Rossiyskaya Gazeta. Krasnov e përshkroi ndalimin e mediave të huaja si “hakmarrje “.
    Sipas Igor Krasnov, 71 organizata të huaja u përfshinë në listën e “organizatave të padëshirueshme”, ndërsa tre organizata terroriste dhe 172 nga degët e tyre u ndaluan. “Organizatat e padëshiruara” përfshinin median e pavarur Radio Evropa e Lirë dhe të gjitha faqet e saj të internetit, kompaninë mediatike RFE/RF, kanalin televiziv Dozd, faqen e internetit Meduza dhe gazetën “Novaya Gazeta-Europe”.
    Bllokimi masiv i faqeve, filloi në Rusi në vitin 2022, pas fillimit të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës. Rregullatori rus i telekomunikacionit Roskomnadzor ka bllokuar platformat e mediave sociale Facebook, Twitter dhe Instagram. Një gjykatë ruse e ka cilësuar si ekstremiste veprimtarinë e kompanisë amerikane Meta, e cila është ndaluar në Rusi.
    Autoritetet ruse në vitin 2024 kufizuan aksesin në një numër rekord faqesh interneti. Gjithsej 523,000 faqe interneti u bllokuan, nga të cilat rreth 106,000 u zhbllokuan më pas, ndërsa më shumë se 417,000 mbeten të bllokuara, numri më i madh i faqeve të internetit të bllokuara që nga viti 2012, shkruante faqja e internetit Verstka.

    Top Channel

  • Fier – Pesë të ndaluar dhe një në kërkim për djegien e lokalit në Darëzezë

    Fier – Pesë të ndaluar dhe një në kërkim për djegien e lokalit në Darëzezë

    Policia e Fierit ka ndaluar pesë persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, si të dyshuar për zjarrvënien në një lokal në plazhin e Darëzezës, ngjarje e ndodhur më 30 mars 2025.

    Të ndaluarit janë shtetasit Andi Troka, 23 vjeç, Ervaldo Myrtaj, 20 vjeç, Armand Salaci, 20 vjeç, Erion Licaj, 19 vjeç dhe Dorjan Lulaj, 19 vjeç, të gjithë banues në Fier, ndërsa në kërkim është shpallur 19-vjeçari A. R. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Sipas policisë, hetimet po vijojnë për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej tyre dhe për të zbuluar shkakun e zjarrit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Autoritetet vijojnë punën për kapjen e personit në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”