Tag: ndaluar

  • Pranga policëve dhe doganierit/ Han i Hotit, 4 të ndaluar nga AMP. Lejuan kanabis drejt Malit të Zi

    Pranga policëve dhe doganierit/ Han i Hotit, 4 të ndaluar nga AMP. Lejuan kanabis drejt Malit të Zi

    Tre punonjës policie dhe një doganier në piken e kalimit kufitar të Hanit te Hotit janë vënë në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës.Reklama në FieriWeb

    Operacioni u realizua nga agjencia e mbikëqyrjes policore, ndërsa aksioni erdhi pas një hetimi të thelluar dhe disa muajsh pune që përfshin dhe doganën e prokurorinë e Shkodrës.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Përmes këtij hetimi është arritur të provohet se këta punonjës të cilët shërbenin në piken e kalimit kufitar Hani i Hotit kanë lejuar kalimin e një kamioni drejt Malit te Zi me disa qindra kilogramë kanabis. Konkretisht, individët e ndaluar janë:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Leke Çekrezi, Fatjon Hamzi dhe Tonin Melaj. Të tre punonjës policie kufitare dhe Selami Ethemi me detyrë doganier. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Ky aksion lidhet me ngjarjen e 17 shtatorit 2023, kur një kamion me targa shqiptare, pas daljes nga Republika e Shqipërisë përmes pikës kufitare “Hani i Hotit”, është ndaluar në kufirin malazez, “Bozaj”.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Gjatë kontrollit të kamionit, autoritetet malazeze zbuluan një sasi të konsiderueshme prej 442 kilogramësh lëndë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sativa”.

  • Përfituan pensionin e një personi që nuk jetonte nga 2019, policia ndalon 2 shtetas

    Përfituan pensionin e një personi që nuk jetonte nga 2019, policia ndalon 2 shtetas

    Përfituan pensionin e një shtetasi, i cili nuk jetonte që prej vitit 2019, policia ka ndaluar edhe një shtetas tjetër. Sipas uniformave blu, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin F. L., 53 vjeç.
    Nga ana tjetër policia bën të ditur se dje ka ndaluar për të njëjtën çështje edhe  shtetasin R.ZH.
    ‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin F. L., 53 vjeç, pasi në bashkëpunim me shtetasin R. Zh(i ndaluar ditën e djeshme), kanë përfituar, pensionin e një shtetasi, i cili nuk jeton që nga viti 2019’, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Oltion Çaçi: Kemi ndaluar qarkullimin e patinave elektrike në Bulevard – VIDEO

    Oltion Çaçi: Kemi ndaluar qarkullimin e patinave elektrike në Bulevard – VIDEO

    Oltion Çaçi: Kemi ndaluar qarkullimin e patinave elektrike në Bulevard.
     

     
    Oltion Çaçi: Kemi nxjerrë Policinë në terren.
     

     

    View this post on Instagram

     
    A post shared by Saranda Web (@saranda.web)

     
    Oltion Çaçi: Nëse nuk do ketë ndërgjegjësim do të vendosen gjoba.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • “Kandidatët për deputetë tentojnë të futen në QV-të ”/ Celibashi: Është e ndaluar..

    “Kandidatët për deputetë tentojnë të futen në QV-të ”/ Celibashi: Është e ndaluar..

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka pasur një reagim ditën e sotme sa i takon procesit të votimit.
    Celibashi shprehet se KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit.
    Kryekomisioneri bën të ditur se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit, teksa thekosn se këto të fundit duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor.
    “KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit. Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor. Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor?”, u shpreh Celibashi.

  • Do fluturonte për në Moskë, 2 vende i ndalojnë Vuçiçit të përdorë hapsirën e tyre ajrore

    Do fluturonte për në Moskë, 2 vende i ndalojnë Vuçiçit të përdorë hapsirën e tyre ajrore

    Aleksandër Vuçiç

    BEOGRAD- Dy shtete ia kanë ndaluar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç përdorimin e hapësirave të tyre ajrore. “Novosti” shkruan se autoritetet lituaneze kanë ndaluar zyrtarisht fluturimin e aeroplanit serb, i cili e ka destinacionin në Moskë. Atje presidenti serb do të pritet nga presidenti rus, Vladimir Putin.
    Sipas autoriteteve lituaneze, e kanë ndaluar fluturimin me pretendimin se ka “ndjeshmëri teknike dhe diplomatike”. Menjëherë pas Lituanisë, Vuçiçit iu ndalua edhe fluturimi për në Moskë nga Letonia. E njëjta masë u mor edhe për kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fitz, të cilit iu ndalua të fluturonte mbi Poloni dhe Lituani.
    E gjithë kjo “nismë” e këtyre vendeve është që të ndalojnë marrjen pjesë në jubileun e 80-vjetorit të fitores mbi nazizmin, e cila u fitua kryesisht nga Ushtria e Kuqe. “Parada e Fitores” edhe këtë vit do të mbahet në Moskë, duke shënuar ditën që Putin “tregon muskujt” para Europës dhe botës./ZËRI

  • Hajduk-Dinamo Zagreb/ Përleshje mes ultrasve para sfidës, ka të plagosur dhe të ndaluar

    Hajduk-Dinamo Zagreb/ Përleshje mes ultrasve para sfidës, ka të plagosur dhe të ndaluar

    Hajduku i Splitit dhe Dinamo e Zagrebit do përballen sot në ndeshjen e madhe të Kroacisë, sfidë e cila vendos shumë për titullin kampion në futboll.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Përpara ndeshjes ka pasur një përleshje masive mes ultrasve të dy skuadrave, të cilët duket se janë dakordësuar për orarin dhe vendin e përleshjes.

    Afro 100 të ndaluar nga policia, ndërsa ka pasur edhe ultras që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

    Departamenti i Policisë Split-Dalmaci konfirmoi se një grup i madh individësh ishin të përfshirë në incident rreth orës 9 të mëngjesit të së shtunës. Oficerët mbërritën shpejt në vendngjarje, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe duke rivendosur rendin publik. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Më shumë se 100 persona janë ndaluar dhe janë dërguar në stacionet e policisë për t’u marrë në pyetje, raporton Večernji. Hetimet penale janë duke u zhvilluar aktualisht dhe autoritetet janë ende në kërkim të pjesëmarrësve të tjerë të përfshirë në përleshje.

    Disa individë kërkuan ndihmë mjekësore pas incidentit. Sipas dëshmitarëve okularë, rreth 50 anëtarë të grupit të tifozëve të Dinamos, Bad Blue Boys, mbërritën të veshur me maska dhe u përleshën me ata të Hajdukut të Splitit, Torcida.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Me vetëm katër xhiro të mbetura në sezonin 2024-25, vetëm një pikë i ndan tre ekipet e para. Rijeka dhe Hajduk Split aktualisht janë krye me nga 56 pikë, ndërsa Dinamo Zagreb është pas tyre me 55.

  • Panik në fluturim: Shqiptari tenton të hapë derën e avionit Gjenevë-Prishtinë

    Panik në fluturim: Shqiptari tenton të hapë derën e avionit Gjenevë-Prishtinë

    Një incident shqetësues është shënuar gjatë një fluturimi nga Gjeneva drejt Prishtinës, ku një pasagjer shqiptar nga Kosova ka tentuar të hapë derën e avionit në mes të udhëtimit, duke shkaktuar panik tek udhëtarët.Ngjarja ka ndodhur në ajër, ndërsa sipas dëshmitarëve, i riu ka bërë përpjekje të përsëritura për të hapur derën e emergjencës. Reagimi i shpejtë i pasagjerëve dhe ekuipazhit ka qenë vendimtar për të parandaluar pasojat. Disa udhëtarë janë hedhur mbi të dhe, me ndihmën e dy djemve të tjerë, kanë arritur ta mbajnë nën kontroll derisa situata u stabilizua.Më pas, ndërhyrja e policisë ka neutralizuar përfundimisht ngjarjen, duke e ndaluar të riun, i cili vijonte të fliste me tone të ashpra dhe ofendime. Deri tani nuk ka informacione zyrtare mbi arsyet e veprimit të tij apo gjendjen e tij mendore.Autoritetet kanë nisur hetimet dhe pritet që ndaj personit të ngriten akuza për sjellje të rrezikshme në bord, që përbën një shkelje serioze të sigurisë ajrore.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një incident shqetësues është shënuar gjatë një fluturimi nga Gjeneva drejt Prishtinës, ku një pasagjer shqiptar nga Kosova ka tentuar të hapë derën e avionit në mes të udhëtimit, duke shkaktuar panik tek udhëtarët.Ngjarja ka ndodhur në ajër, ndërsa sipas dëshmitarëve, i riu ka bërë përpjekje të përsëritura për të hapur derën e emergjencës. Reagimi i shpejtë i pasagjerëve dhe ekuipazhit ka qenë vendimtar për të parandaluar pasojat. Disa udhëtarë janë hedhur mbi të dhe, me ndihmën e dy djemve të tjerë, kanë arritur ta mbajnë nën kontroll derisa situata u stabilizua.Më pas, ndërhyrja e policisë ka neutralizuar përfundimisht ngjarjen, duke e ndaluar të riun, i cili vijonte të fliste me tone të ashpra dhe ofendime. Deri tani nuk ka informacione zyrtare mbi arsyet e veprimit të tij apo gjendjen e tij mendore.Autoritetet kanë nisur hetimet dhe pritet që ndaj personit të ngriten akuza për sjellje të rrezikshme në bord, që përbën një shkelje serioze të sigurisë ajrore.

  • Hapi konkurs me lekë për të mbledhur vota, Adriana Kalaja: Unë jam si Elon Musk…

    Hapi konkurs me lekë për të mbledhur vota, Adriana Kalaja: Unë jam si Elon Musk…

    Dhënia apo pranimi i parave në favor të kandidatëve për deputet është e ndaluar rrëptësisht me ligj. Por Partia Demokratike ka dalë hapur në këtë fushatë, dhe ofron para publikisht.
    Kandidatja e koalicionit të Shqipërisë Madhështore, njëkohësisht edhe avokate e PD, Adriana Kalaja ofron për mbështetësit e saj deri në 1 mije euro shperblim.
    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo paralajmëron shpërblimet, një ditë para zgjedhjeve.
    Në një prononcim për Abc News, ajo thotë se nuk ka ligj që e ndalon.
    “Jo, nuk është e ndaluar. S’ka ligj. Le ta marrin si të duan. Unë jam në rregull me ligjin.”
    Ajo pretendon se me këtë truk, po kopjon miliarderin Elon Musk në Shba. Por ky i fundit nuk ishte kandidat, por donator i Trump. Truku i giveaëay që ka përdorur Kalaja në këtë rast, dipas ekspertes së zgjedhjeve Gerta Meta, është po aq i ndaluar sa dhënia e parave dorazi, si rasti i Lushnjes 1 javë më parë.
    “Ne asnje rast e ne asnje vend nuk lejohet ofrimi i parave ne kembim te parave. Eshte veper penale”.
    Por si kryetari i saj Sali Berisha, edhe avokatja Kalaja, ndoshta nuk e lexojnë ligjin. Neni 328 i Kodit Penal për shpërblimet dhe premtimet, ndalon ofrimin ose dhënien e të hollave që favorizojnë një kandidat. Në raste të tilla, kandidati dënohet me burg nga 6 muaj deri në 2 vite burg.
    Në përgjigje të Abc News, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve tha se ligjshmëria apo jo për këtë rast mund të shprehet në séance publike por deri më tani nuk ka asnjë ankim mbi këtë cështje. Po ashtu ligjshmëria mund të verifikohet edhe nga organet ligjzbatuese.

  • Dy gra nga Shqipëria kapen në Aeroportin e Prishtinës me 200 shteka duhan

    Dy gra nga Shqipëria kapen në Aeroportin e Prishtinës me 200 shteka duhan

    Dy shtetase të Shqipërisë janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi tentuan të kontrabandojnë një sasi të konsiderueshme të cigareve drejt Londrës.
    Sipas Policisë, më 18 prill 2025, pas dorëzimit të bagazheve, dy udhëtaret janë ndaluar për kontroll nga zyrtarët policorë në bashkëpunim me ata të Doganës.
    Gjatë kontrollit në bagazhet e tyre, janë gjetur nga 100 shteka me cigare të markës Malboro e kaltër – gjithsej 200 shteka.
    Rasti është dërguar për procedura të mëtejme në zyrën e doganës, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për këtë tentim kontrabande.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Tragjedia me 61 të vdekur në Koçan, ndalohen dy ish-ministrat e Ekonomisë

    Tragjedia me 61 të vdekur në Koçan, ndalohen dy ish-ministrat e Ekonomisë

    Rajoni E Shtunë, 12 Prill 2025 21:33
    Në kuadër të hetimeve për zjarrin tragjik në Koçan, ku humbën jetën 61 persona, policia ka ndaluar ish-ministrat e Ekonomisë, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri, kuadro të BDI-së, si dhe ministrin aktual pa portofol dhe ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim , Shaban Saliu,
    Sipas skemës, në listë janë shtuar të gjithë ish-ministrat e Ekonomisë, pozitë kjo që mbahej kryesisht nga BDI dhe që prek periudhën nga viti 2012 kur për herë të parë diskoteka ‘Puls’ u pajis me licencë e deri në vitin 2024, kur rinovoi në mënyrë të falsifikuar licencën e punës.

    Të ndaluar janë ministri aktual dhe ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje e Shpëtim Shaban Saliu, ish-ministrat e Ekonomisë Valon Saraçini, Bekim Neziri dhe Driton Kuçi.
    Aktualisht Kuçi është ambasador në Norvegji, ndërsa në rrjetet sociale ai ka konfirmuar kontrollin e policisë në shtëpinë e tij dhe ka theksuar se do të kthehet në vend për procedurat.
    “Besoj në drejtësinë për të mirën e përgjithshme. Me fluturimin e parë do të jem në Shkup, jo për tu arsyetuar, por për të konfirmuar se transparenca dhe besimi janë rruga e vetme”. ka shkruar Kuçi në rrjetet sociale.
    Ndërkohë janë ndaluar edhe drejtori aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Xhevat Selami, ish drejtor i Inspektoratit të Tregut dhe inspektorë ndërtimi të cilët kanë punuar në komunën e Koçanit. Nuk jepen më shumë detaje për aksionin, ndërsa Prokuroria shkurt vetëm konfirmon aksionin.
    “Me urdhër të prokurorit publik në rrjedhë është aksioni për ndalimin e më shumë personave, në drejtim të zgjerimit të hetimit për zjarrin në Koçan. Autoritetet kompetente do ta informojnë opinionin në mënyrë të koordinuar në momentin që do të përfundojnë veprimet që janë në rrjedhë”, theksuan nga Prokuroria”.
    Paraprakisht Prokuroria ngriti procedurë hetimore për 34 persona fizikë dhe 3 juridikë, në mesin e të cilëve ishin edhe ish ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ish drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit, ish-kryetarë të komunës së Koçanit dhe ish-drejtues të Inspektoratit të Tregut.
    Të gjithë të dyshuarit ngarkohen që në periudhën prej vitit 2012 deri në mëngjesin e kobshëm të 16 marsit, bashkë por çdokush në aspektin e tij, kompetencave dhe përgjegjësive fare nuk kanë vepruar sipas dispozitave për mbrojtje dhe me atë kanë shkaktuar rrezik për mjedisin jetësor, trupin e njerëzve dhe pronës në përmasa të mëdha.