Tag: ndalua

  • Shtohet presioni për UEFA-n, Izraeli mund të përjashtohet nga garat

    Shtohet presioni për UEFA-n, Izraeli mund të përjashtohet nga garat

    Të reja të rëndësishme vijnë së fundmi sa i takon përjashtimit të mundshëm të Izraelit nga garat. UEFA mund të detyrohet të marrë vendimin drastik, pasi presioni i madh nga organizatat e shumta sa vjen e rritet.
    Pavarësisht kundërshtimit të fortë nga një numër i madh kombesh, Izraeli mori pjesë në gara dhe nuk u ndalua të luajë në kualifikueset e Kupës së Botës, paçka se nuk ia doli që të siguronte një biletë.

    Duke pasur parasysh luftën në Gaza, la ende presion në rritje që UEFA të veprojë dhe të pezullojë Izraelin, në të njëjtën mënyrë që Rusia u ndalua pas pushtimit të Ukrainës.

  • Babë dhe bir përleshen me “skifterët” shqiptarë që u hynë në shtëpi për të grabitur, arrestohet 36-vjeçari

    Babë dhe bir përleshen me “skifterët” shqiptarë që u hynë në shtëpi për të grabitur, arrestohet 36-vjeçari

    Shkelmat dhe grushtet nuk ndihmuan një baba 61-vjeçar dhe djalin e tij 22-vjeçar që të ndalonin një grup “skifterësh” shqiptarë, që sapo kishin hyrë me forcë në shtëpinë e tyre. Do të kishte qenë grabitja e dytë e kryer brenda pak orësh, por falë këmbënguljes së babait dhe të birit, të paktën njëri nga dy grabitësit u ndalua dhe do të përballet me drejtësinë. Incidenti ndodhi të shtunën e kaluar, më 18 tetor, në komunën e Arcugnano-s, në provincën e Vicenzës.
    Një prej të dyshuarve, 36-vjeçar, uu ndalua pasi dy familjarëve italianë u erdhi në ndihmë edhe fqinji i tyre 49-vjeçar. Dy hajdutët kishin vizituar tashmë shtëpinë ngjitur, por gjatë vjedhjes së dytë, ata u zbuluan nga pronarët. Pasoi një përleshje e dhunshme, me familjarët që u goditën me shqelma dhe grushte, por ata përfundimisht arritën të ndalonin njërin nga sulmuesit. Bashkëpunëtori, megjithatë, arriti të arratisej, informon media italiane.
    Karabinierët e Longare arrestuan 36-vjeçarin shqiptar, me precedentë kriminalë, i cili u dërgua në burgun e Vicenzës, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të identifikuar bashkëpunëtorin e tij.

  • Itali, babë e bir përleshen me “skifterët” shqiptarë që u hynë në shtëpi për të grabitur

    Itali, babë e bir përleshen me “skifterët” shqiptarë që u hynë në shtëpi për të grabitur

    Shkelmat dhe grushtet duket se ndihmuan një baba 61-vjeçar dhe djalin e tij 22-vjeçar që të ndalonin një grup “skifterësh” shqiptarë, që sapo kishin hyrë me forcë në shtëpinë e tyre.
    Do të kishte qenë grabitja e dytë e kryer brenda pak orësh, por falë këmbënguljes së babait dhe të birit, të paktën njëri nga dy grabitësit u ndalua dhe do të përballet me drejtësinë.
    Incidenti ndodhi të shtunën e kaluar, më 18 tetor, në komunën e Arcugnano-s, në provincën e Vicenzës.
    Një prej të dyshuarve, 36-vjeçar, u ndalua pasi dy familjarëve italianë u erdhi në ndihmë edhe fqinji i tyre 49-vjeçar.
    Dy hajdutët kishin vizituar tashmë shtëpinë ngjitur, por gjatë vjedhjes së dytë, ata u zbuluan nga pronarët. Pasoi një përleshje e dhunshme, me familjarët që u goditën me shqelma dhe grushte, por ata përfundimisht arritën të ndalonin njërin nga sulmuesit.
    Bashkëpunëtori, megjithatë, arriti të arratisej, informojnë mediat italiane.
    Karabinierët e Longare arrestuan 36-vjeçarin shqiptar, me precedentë kriminalë, i cili u dërgua në burgun e Vicenzës, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të identifikuar bashkëpunëtorin e tij.

  • Britani: Shkon në 425 numri i të arrestuarve në tubimin në mbështetje të Veprimit për Palestinën

    Britani: Shkon në 425 numri i të arrestuarve në tubimin në mbështetje të Veprimit për Palestinën

    Policia britanike njoftoi se arrestoi më shumë se 425 persona të shtunën, më 6 shtator, në Londër gjatë një demonstrate në mbështetje të grupit Palestine Action, i cili u klasifikua si “terrorist” dhe u ndalua që nga fillimi i korrikut.

    Ky numër përfshin 25 arrestime për dhunë kundër zbatimit të ligjit, tha Policia Metropolitane në një deklaratë, pasi kishte paralajmëruar më parë se do të arrestonte këdo që tregonte mbështetje të qartë për lëvizjen, e cila u ndalua pas akteve të vandalizmit.

     

  • Të përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës, arrestohen në Itali 2 të rinjtë shqiptarë 

    Të përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës, arrestohen në Itali 2 të rinjtë shqiptarë 

    Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia dhe karabinierët italianë në dy aksione të veçuara në Spoleto dhe Fano, ndërsa janë sekuestruar rreth 90 doza kokainë dhe valutë cash.
    Në aksionin e parë, karabinierët e Spoleto arrestuan në flagrancë një 23-vjeçar shqiptar pa adresë të fiksuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen.
    I riu u ndalua gjatë një kontrolli rrugor ndërsa drejtonte një automjet. Kontrolli pasues çoi në zbulimin e afërsisht 20 gramëve kokainë, të ndarë tashmë në 37 doza të vulosura. Gjithashtu u gjetën 780 euro cash, që u sekuestruan. Ndaj të riut u ndërmor masa e gjykimit të shpejtë dhe dëbimit nga rajoni i Umbrias.
    Kurse në Fano u ndalua një 22-vjeçar shqiptar, i arrestuar edhe disa javë më parë për të njëjtin krim. Stacioni i policisë, i drejtuar nga Stefano Seretti, u thirr nga tregtarët në Via Gabrielli, të cilët dyshuan për lëvizjet e tij.
    Oficerët e ndaluan atë në Via Papiria dhe e gjetën me 14 doza kokaine. 37 të tjera u zbuluan në motelin ‘B&B’ (Bed and Breakfast/Shtrat dhe Mëngjes), ku ai po qëndronte, informon media italiane.
    U sekuestruan gjithsej 51 pako dhe 500 euro në para të gatshme. I riu, i cili erdhi në Itali me qëllim shitjen e drogës, iu ndalua nga gjykata që të jetonte në rajonin e Markes.

  • U kap me kokainë, Gjykata jep vendimin për vajzën e Eli Farës

    U kap me kokainë, Gjykata jep vendimin për vajzën e Eli Farës

    Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Marina Farën, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, e cila u ndalua një ditë më parë pasi u kap me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë.

    39-vjeçarja, e regjistruar në dokumente me emrin Roxhensa Kapurani, u ndalua në zonën e Vorës, ku gjatë kontrollit iu gjetën 4.4 gram kokainë, e fshehur në portofol. Gjatë dëshmisë përpara Policisë, ajo ka deklaruar se lënda ishte për përdorim personal.
    Kjo nuk është hera e parë që Marina Fara del në vëmendjen e autoriteteve. Pesë vite më parë, ajo ishte përfshirë në dosjen e operacionit “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona të dyshuar për trafik droge. Në atë kohë, ajo dyshohej se kishte ndihmuar dy prej të dyshuarve të arratiseshin.

    Hetimet për çështjen vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
    /vizionplus.tv

  • U ndalua për kontroll rutinë, ja çfarë u gjet në makinën e 24-vjeçarit

    U ndalua për kontroll rutinë, ja çfarë u gjet në makinën e 24-vjeçarit

    Karabinierët e Bastia Umbra në Itali arrestuan në flagrancë një 25-vjeçar shqiptar për posedim të dyshuar të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjeje.
    Gjatë një kontrolli rutinë të trafikut, oficerët ndaluan të riun në një makinë të vogël dhe pasi vunë re një sjellje të dyshimtë dhe qartësisht të tensionuar, vendosën të hetonin më tej. Një kontroll personal dhe i automjetit zbuloi se ai mbante 10 pako kokainë.
    I dyshuari u dërgua më pas në stacionin e policisë dhe u arrestua për posedim të dyshuar të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjeje, informon media italiane. Droga dhe afërsisht 100 euro në para të gatshme që ai mbante, që me sa duket besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës, u sekuestruan.
    Pas seancës së shpejtë gjyqësore të masës së sigurisë, atij iu ndalua qëndrimi në vend dhe po hetohet në gjendje të lirë.

  • Operacioni anti-drogë i SPAK/ GJKKO liron një të arrestuarve, u ndalua gabimisht, konfirmohen masat për 5 të tjerët

    Operacioni anti-drogë i SPAK/ GJKKO liron një të arrestuarve, u ndalua gabimisht, konfirmohen masat për 5 të tjerët

    Gjykata e Posaçme ka liruar menjëherë një pr4ej të arrestuarve në kuadër të operacionint anti-drogë të SPAK.
    Gazetarja Klodiana Lala raporton se bëhet fjalë për shtetasin Ilir Lloshi i cili u ndalua gabimisht pasi përkonin gjeneralitetet dhe vendbanimi.
    Ai ka deklaruar në gjykatë se nuk ka asnjë lidhje botën e krimit, madje nuk është larguar asnjëherë jashtë vendit.
    Ballafaqimi me bashkëpunëtorin e drejtësisë Erion Alibej, si dhe verifikimi i fotove, konfirmoi se nuk bëhej fjalë për të njëjtin person që dyshohet si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
    Ndërkohë GJKKO konfirmoi masat e sigurisë arrest me burg për :
    Artur HoxhosmaniKlevis HoxhosmaniErmir NdrejajErjon AlibejPlarent Dervishaj.

  • U arrestua pak ditë më parë në SHBA, merret vendimi për TikToker-in më të famshëm, Khaby Lame

    U arrestua pak ditë më parë në SHBA, merret vendimi për TikToker-in më të famshëm, Khaby Lame

    Khaby Lame, personaliteti më i ndjekur në TikTok në botë, është larguar nga Shtetet e Bashkuara pasi u ndalua nga agjentët federalë për shkak të shkeljes së rregullave të qëndrimit.

    Një zëdhënës i Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) bëri të ditur se influencuesi senegalezo-italian, i cili numëron plot 162.2 milionë ndjekës në TikTok, u ndalua të premten në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas. Sipas autoriteteve, ai kishte tejkaluar afatin e vizës së tij dhe për këtë arsye iu kërkua të largohej nga vendi.
    Lame, 25 vjeç, kishte hyrë në SHBA më 30 prill. ICE konfirmoi se ai u largua vullnetarisht, pa u lëshuar ndaj tij një urdhër zyrtar dëbimi, i cili mund të kishte sjellë pasoja të rënda për rikthimin e tij të mundshëm në të ardhmen deri në ndalim për 10 vjet.

    Gjatë qëndrimit në SHBA, Khaby mori pjesë në ngjarje të mëdha si Met Gala dhe gala bamirëse e Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork.
    Khaby Lame u bë i famshëm gjatë pandemisë së COVID-19, duke reaguar në mënyrë humoristike dhe pa fjalë ndaj videove të ndërlikuara me “këshilla jete”. Falë suksesit të tij në internet, ai ka nënshkruar kontrata me marka të njohura si Hugo Boss dhe në janar të këtij viti u emërua ambasador i vullnetit të mirë i UNICEF-it.
    /vizionplus.tv

  • Shefi i Rrugores u ndalua nga SPAK, Lorenc Shehu zëvendëson përkohësisht Roven Zekën

    Shefi i Rrugores u ndalua nga SPAK, Lorenc Shehu zëvendëson përkohësisht Roven Zekën

    Lorenc Shehu do të zëvendësojë përkohësisht Roven Zekën në pozicionin e drejtorit të Policisë Rrugore, i cili u ndalua më parë nga SPAK.Kujtojmë se GJKKO ka lënë në burg shefin e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka.
    Ky i fundit u arrestua për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.