Tag: ndalojnë

  • Moti i keq “gjunjëzon” vendin, rrebeshe e borë/ Porja: Situatë alarmante në juglindje, kur pritet të ndalojnë reshjet

    Moti i keq “gjunjëzon” vendin, rrebeshe e borë/ Porja: Situatë alarmante në juglindje, kur pritet të ndalojnë reshjet

    I gjithë vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu intensive të cilat kanë shkaktuar dhe përmbytje në disa qarqe.
    Sinoptikania Lajda Porja në një lidhje live, u shpreh se moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë deri në fund të muajit nëntor, ku nuk do të mungojnë dhe reshjet e borës, kryesisht në veri.
    “Në zonat e juglindjes situata do të jetë alarmante. Gjatë natës pritet të ketë reshje 30-40 ml, sasi mjaft e madhe, duke çuar nivelin e ujit të lumenjve në pikën kritike. Reshjet e shiut do të ndalojnë të hënnë për të rifilluar në mesin e javës së ardhshme”, u shpreh sinoptikania Porja.
    Sipas Pores, muaji nëntori ishte parashikuar të ishte i ngrohtë dhe të kishim temperatura 4-5 gradë mbi normë.

  • Kina dhe SHBA-ja pranojnë të ndalojnë tarifat e ndërsjella portuale

    Kina dhe SHBA-ja pranojnë të ndalojnë tarifat e ndërsjella portuale

    Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë pranuar të ndalojnë tarifat e ndërsjella portuale, që kërcënuan të sillnin pengesa ndaj rrugëve tregtare globale.
    Duke filluar prej 10 nëntorit, tarifat e ndërsjella portuale të zbatuara kohët e fundit, do të pezullohen për të paktën një vit. Ky shihet si një hap i rëndësishëm në zbutjen e mosmarrëveshjes tregtare ndërmjet Kinës e ShBA-së, por ai ende lë çështje kryesore të pazgjidhura.

  • Trump përsërit thirrjen për Bashkimin Evropian që të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia

    Trump përsërit thirrjen për Bashkimin Evropian që të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u bëri thirrje sot vendeve evropiane të “ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia”, duke kërkuar presion shtesë mbi Presidentin Vladimir Putin për të ndaluar luftën në Ukrainë.

    “Evropianët po blejnë naftë nga Rusia, kjo nuk duhet të ndodhë, apo jo?” , tha Trump në një darkë në Mont Vernon, në shtetin amerikan të Virxhinias.

    Sipas Bloomberg, Trump i sugjeroi ambasadorit të SHBA-së në NATO, Mattheë Ëhittaker, të rriste presionin mbi Evropën.

    “Ata duhet të ndalojnë së bleri naftë nga Rusia, Matt”, tha Trump dhe shtoi se Ëhittaker nuk do të lejonte që kjo të vazhdonte për shumë kohë.

    Siç na kujton Bloomberg, Trump shpesh kritikon vendet evropiane për blerjen e produkteve energjetike ruse.

    Kritika e fundit ishte pas një takimi me kryeministrin britanik Kier Starmer, kur Trump deklaroi se ishte gati të rriste presionin ekonomik mbi Moskën , por “jo kur njerëzit për të cilët ai lufton blejnë naftë nga Rusia”.

    Trump shtoi se lufta në Ukrainë mund të ndalet nëse çmimet e naftës “rriten” më tej.

  • Frikësohen eksportuesit/ Domatet e bllokuara në Kroaci, ndalojnë tregtinë pas arrestimeve

    Frikësohen eksportuesit/ Domatet e bllokuara në Kroaci, ndalojnë tregtinë pas arrestimeve

    Arrestimi i tre personave pas bllokimit të 8 ton domateve në Kroaci me përmbajtje të lartë të pesticideve ka shkaktuar shqetësim tek eksportuesit në Kutalli e Goriçan të Beratit, të cilët kanë vendosur të ndalojnë përkohësisht tregtinë. Ata kërkojnë ngritjen e laboratorëve shtetërorë për kontrollet e produkteve dhe të ulen tarifat e analizave në pikat e grumbullimit.
    Arrestimi një ditë më parë i Mariglen Qorrit, eksportuesit të perimeve i akuzuar për pesticide mbi normën, ka nxitur frikën e fermerëve dhe grumbulluesve në fshatrat Kutalli e Goriçan në Berat. Të shqetësuar se mund të kenë të njëjtin fat, disa eksportues vendosën të ndalojnë përkohësisht eksportin e prodhimeve bujqësore.
    Njëri prej tyre, Tiljano Hasko, tregon se në magazinat e tyre vijnë çdo ditë mbi 50-60 fermerë me lloje të ndryshme perimesh, ndërsa çdo natë nisen nga 12-13 trailera me mall.
    “Në qoftë se ne do bëjmë analizat për 60-70 fermerë kjo është e pamundur, më mirë të mbyllim eksportin dhe të ikim në kurbet. Rasti i kolegut tonë që është sot në burg ne na ka trembur shumë sepse si mua janë 50-60 eksportues dhe kemi frikë të eksportojmë. Unë sot kam për të eksportuar në Bullgari dhe kam shumë frikë ta çoj”.
    Tiljano Hasko shprehet se përgjegjësia për situatën bie mbi shtetin, i cili, sipas tij, nuk ka ngritur laboratorë modernë dhe nuk garanton mbrojtjen as të fermerëve, e as të eksportuesve shqiptarë.
    “Ne kërkojmë siguri nga shteti pasi ne jemi në duart e shtetit sepse unë nuk e di se me çfarë mund ta bëj spërkatjen fermeri. Ne si pika grumbullimi kontrollojmë mallin vetëm për cilësinë dhe në qoftë se malli ka cilësi e nisim, ne nuk e dimë se çfarë ka domatja apo speca brenda, ne analizat na dalin shumë mirë. Ne shteti na kërkon t’i bëjmë analizat 1 herë në 6 muaj në Itali, analiza që kushtojnë 240 mijë lekë dhe ne eksportuesit nuk kemi asnjë faj”.
    Në të njëjtën linjë është edhe fermeri Admir Dervishi, i cili shpjegon se problemi nis që në fillim të zinxhirit të prodhimit.
    “Shteti duhet të ngrejë laboratorë shtetëror në Lushnje dhe Berat ku janë pikat më të mëdha të prodhimit dhe grumbullimit) dhe të vëri një tarifë shtetërore të përballueshme, ku fermeri të bëj analizat e produktit të tij, pasi s’ka punë grumbulluesi të bëjë analizat e mia”.
    Situata ka marrë përmasa më të mëdha pas arrestimit të tre personave me urdhër të Prokurorisë së Beratit, pasi Kroacia bllokoi rreth 8 ton domate shqiptare me përmbajtje të lartë të preparatit të ndaluar “Chlorfenapyr”.
    Në pranga u vendos pronari i kompanisë eksportuese “Era Fruit”, Mariglen Qorri 40 vjeç, si dhe dy inspektorë të AKU-së së Beratit, Ronaldo Lika dhe Griselda Doksani, 27 dhe 25 vjeç. Eksportuesit paralajmërojnë se bllokimi i eksportit do të vijojë derisa të ketë një reagim të qartë nga institucionet përgjegjëse.

  • Konflikti mes Pakistanit dhe Indisë, Trump: Duhet të gjejnë një zgjidhje!

    Konflikti mes Pakistanit dhe Indisë, Trump: Duhet të gjejnë një zgjidhje!

    Presidenti amerikan, Donald Trump, u bëri sot thirrje Indisë dhe Pakistanit të ndalojnë menjëherë përplasjet ushtarake.
    “Njoh shumë mirë të dyja palët dhe dua që të gjejnë një zgjidhje. Dua që të ndalojnë. Shpresoj që të ndalojnë tani,” tha Trump në një deklaratë për gazetarët lidhur me situatën e rënduar mes dy vendeve.
    Ai shtoi se është i gatshëm të ndërmjetësojë nëse mund të ndihmojë në uljen e krizës: “Nëse ka diçka që mund të bëj për të ndihmuar, jam këtu.”

    Sipas të dhënave të fundit, të paktën 43 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes: 31 nga pala pakistaneze dhe 12 nga ajo indiane.
    Shkak për përshkallëzimin e fundit të konfliktit u bë një sulm i përgjakshëm më 22 prill në një zonë turistike në Pahalgam të Kashmirit indian, ku u vranë 26 persona. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por rajoni është i njohur për aktivitetin e grupeve separatiste që kërkojnë pavarësi ose bashkim me Pakistanin.

  • Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen

    Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen

    Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se SHBA-të do të “ndalojnë bombardimet” kundër grupit rebel Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen, pasi Huthitë i thanë SHBA-së se “nuk duan të luftojnë më”.
    “Ne do ta respektojmë këtë dhe do t’i ndalojmë bombardimet”, tha Trump nga Zyra Ovale.
    Ai po i referohej fushatës ushtarake që SHBA-të kanë zhvilluar kundër rebelëve Huthi që nga mesi i marsit në përgjigje të sulmeve të grupit në korridoret e transportit detar në Detin e Kuq dhe Izrael.

    “Ata kanë kapitulluar, por më e rëndësishmja, ne do t’u besojmë fjalës së tyre… Ata thonë se nuk do të hedhin më në erë anije”, tha Trump.
    CNN shkruan se ushtria amerikane ishte udhëzuar të hënën në mbrëmje që të tërhiqej nga sulmet kundër Houthëve.
    Izraeli ka goditur objektiva në Jemen këtë javë, në përgjigje të lëshimit të një rakete balistike nga Huthit të dielën që goditi aeroportin kryesor të Izraelit.
    Njoftimi i Trump të martën erdhi pas një fluksi aktivitetesh diplomatike në ditët e fundit midis SHBA-së, Omanit dhe Huthit.

  • Do fluturonte për në Moskë, 2 vende i ndalojnë Vuçiçit të përdorë hapsirën e tyre ajrore

    Do fluturonte për në Moskë, 2 vende i ndalojnë Vuçiçit të përdorë hapsirën e tyre ajrore

    Aleksandër Vuçiç

    BEOGRAD- Dy shtete ia kanë ndaluar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç përdorimin e hapësirave të tyre ajrore. “Novosti” shkruan se autoritetet lituaneze kanë ndaluar zyrtarisht fluturimin e aeroplanit serb, i cili e ka destinacionin në Moskë. Atje presidenti serb do të pritet nga presidenti rus, Vladimir Putin.
    Sipas autoriteteve lituaneze, e kanë ndaluar fluturimin me pretendimin se ka “ndjeshmëri teknike dhe diplomatike”. Menjëherë pas Lituanisë, Vuçiçit iu ndalua edhe fluturimi për në Moskë nga Letonia. E njëjta masë u mor edhe për kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fitz, të cilit iu ndalua të fluturonte mbi Poloni dhe Lituani.
    E gjithë kjo “nismë” e këtyre vendeve është që të ndalojnë marrjen pjesë në jubileun e 80-vjetorit të fitores mbi nazizmin, e cila u fitua kryesisht nga Ushtria e Kuqe. “Parada e Fitores” edhe këtë vit do të mbahet në Moskë, duke shënuar ditën që Putin “tregon muskujt” para Europës dhe botës./ZËRI