POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël Cannabisi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme
Tag: ndalohet
-

Gjirokastër, 39-vjeçari ndalohet me kanabis
-

Po fuste në Shqipëri 26.000 euro, ndalohet në Morinë 35-vjeçari nga Kosova
Një shtetas kosovar është proceduar penalisht pasi u kap në pikën kufitare të Morinës me disa mijëra euro të padeklaruara.
Shërbimet e Policisë Kufitare ndaluan një automjet që po tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë, ku gjatë kontrollit gjetën 26 000 euro. Policia ka sekuestruar shumën e parave në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj shtetasit A. S.,35 vjeç, banues në Kosovë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme ligjore.
-

“Më shikoni nudo”, Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: Ky i çmendur duhet ndalur një orë e më parë
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama para të rinjve të cilëve u bën thirrje të kërkojnë në Google fotot e tij nudo.
Këlliçi është shprehur se kjo sjellje rrugaçërore është e papranueshme dhe duhet të ndalohet më 11 maj.
Reagimi
“Pasi u tha vajzave 18-vjeçare “rroftë dashnorja”, tani Edi Rama u bën thirrje fëmijëve të kërkojnë në Google fotot e tij nudo!!!
Po po, seriozisht është çmendur!
Ky model nuk është modeli i një prindi shqiptar, i një njeriu normal.
Këto janë sjellje rrugaçërore të papranueshme në shoqëri, aq më pak për një kryeministër apo zyrtar shteti!
Ky turp duhet të ndalohet dhe do të ndalohet më 11 maj!
Kjo mendje e sëmurë duhet ndalur me çdo kusht!” shkruan Këlliçi.
Edhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka reaguar ashpër pas deklaratës së Ramës para fëmijëve gjatë një takimi elektoral.
Mesazhi:
A lihet e ardhmja e fëmijëve në mëshirë të këtij?
Pasi arsimtarët patronazhistë i mxorrën fëmijët me listë në ditë pushimi në takim me Edi Ramën, ky i fundit u kërkon fëmijëve që të kërkojnë në internet për fotot e tij nudo.
Ky palaço nuk njeh limite njerëzore, teksa gjatë qeverisjes së tij janë larguar nga vendi 125 mijë të rinj të moshës nga 15 vjeç deri ne 19 vjeç.
Shqiptarët nuk do ta lënë kurrë më të ardhmen e fëmijëve në mëshirë të këtij njeriu që nuk e lidh asgjë as me njerëzoren as me familjen as me Shqipërinë. -

Pasi Rama e përdori për show, rektori i Bujqësorit vijon shërbimin, urdhëron studentët që t’i marrin leje nëse do shfaqin bindjet e tyre politike
Frika e humbjes së zgjedhjeve ka bërë që Edi Rama të ‘fusë’ hundët edhe në universitete.
Pasi e përdori për të sulmuar SPAK-un, në ditët pas arrestimit të Erion Veliajt, Edi Rama ka vendosur që ta përdorë rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës për të ulur tempin e fushatës së opozitës.
Rektori i UBT, Fatbardh Sallaku pak ditë më parë ka lëshuar një urdhër ku ndalohet që personeli akademik, ndihmës akademik, administrativ dhe jo vetëm të ndalohet pjesëmarrja në çdo aktivitet politik.
Por urdhëri i rektorit Sallaku është më i habitshëm, pasi në urdhrin e tij, ai pretendon që tu ndalojë dhe studentëve aktivitetin e tyre politik.
E kjo më shumë duket një urdhër i lëshuar nga persona më lart se rektori Sallaku, nga ministria e Arsimit apo dhe kryeministria, me qëllim që njerëzit të mos merren me politikë.
Sipas urdhrit të rektorit, stadit akademik, jo akademik, administrativ apo dhe studentëve tu ndalohet pjesëmarrja dhe shprehja e bindjeve të tyre politike edhe jashtë orarit zyrtar të punës së tyre.
Rektori gjithashtu u kërkon edhe studentëve u ndalohet që të bëjnë fushatë dhe të mbajnë parrulla politike në duar.
-

Goditi policin në detyrë, ndalohet dhe shoqërohet në komisariat i riu 25-vjeçar
Një 25-vjeçar është shoqëruar në komisariat pasi ka goditur për shkak të detyred nu punonjës të Policisë Rrugore.
I riu, fillimisht nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar. Por pasi është arritur të ndalohet, ai është konfliktuar me policin, duke e lënë të lënduar.
“Rreth orës 08:45, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se shtetasi M. F., rreth 25 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar motomjetin që drejtonte, me qëllim kryerjen e verifikimeve. Gjithashtu, shtetasi M. F., dyshohet se për shkak të detyrës, është konfliktuar fizikisht me punonjësin e Policisë, i cili po merr asistencë mjekësore. Shtetasi M. F. është shoqëuar në ambientet e Policisë, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.