Tag: ndalohet

  • Gjirokastër, ndalohet 17-vjeçari me kanabis

    Gjirokastër, ndalohet 17-vjeçari me kanabis

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kanabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Goditi punonjësen e OSHEE-së, ndalohet pas dy muajsh 38-vjeçari

    Goditi punonjësen e OSHEE-së, ndalohet pas dy muajsh 38-vjeçari

    Goditi me sende të forta një punonjëse të OSHEE, pasi kishte shkuar për të parë matësin e energjisë elektrike në ambientet e lokalit të tij, ndalohet nga policia 38 vjeçari.
    Siç bëjnë të ditur uniformat blu është ndaluar shtetasi S. C., 38 vjeç i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
    -ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. C., 38 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, sepse dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, ka goditur me sende të forta, një punonjëse të OShEE-së që kishte shkuar në këtë subjekt, për të parë matësin e energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Ndalohet puna me mjete të rënda deri më 30 shtator, kufizohet furnizimi i bizneseve

    Ndalohet puna me mjete të rënda deri më 30 shtator, kufizohet furnizimi i bizneseve

    🔹 Ndalohet puna me mjete të rënda ndërtimi gjatë verësNga 15 Qershori deri më 30 Shtator, ndalohet plotësisht puna me mjete të rënda si çekiçë, fadroma, betoniera etj.
     
    Nga 1 Tetori deri më 31 Maj, lejohet puna me këto mjete vetëm në oraret: 08:00 – 14:00 dhe 17:00 – 20:00.
     
    🔹 Orari i lejuar për furnizimin e subjekteve tregtare gjatë verës (Qershor – Shtator):– Me automjete mbi 3.5 ton: vetëm nga ora 00:00 – 09:00.– Me automjete deri në 3.5 ton: nga ora 00:00 – 09:00 dhe 13:00 – 17:00.
     
    🔹 Orari i funksionimit për njësitë e shërbimit sipas stinëve:Tetor – Maj: 08:00 – 14:00 dhe 17:00 – 20:00.Qershor – Shtator: 08:00 – 14:00 dhe 17:00 – 21:00.
     
    🔹 Përjashtime të lejuara vetëm me autorizim:
    – Furnizimi me produkte ushqimore të ngrira.– Punime në kuadër të investimeve publike të Bashkisë Sarandë.– Raste të veçanta kur lëvizja e mjetit është e domosdoshme për një kohë të caktuar.
     
    Në të gjitha këto raste, mjetet duhet të pajisen me autorizim të posaçëm nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, duke respektuar detyrimisht kushtet e përcaktuara në të.
     
    🔹 Kontrolli dhe ndëshkimi
    Për mbikëqyrjen dhe zbatimin e këtij urdhri, janë ngarkuar:Policia Bashkiake dhe Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit,të cilët do të kontrollojnë zbatimin e orareve, do të informojnë subjektet ndërtuese për kufizimet dhe do të ndërhyjnë për ndalimin e çdo veprimtarie që cenon qetësinë dhe pushimin e qytetarëve.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Ndalohet përkohësisht tregtimi i bagëtive të imta

    Ndalohet përkohësisht tregtimi i bagëtive të imta

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informoi dje se ka marrë të gjitha masat për monitorimin e shtuar dhe rritjen e kontrollit përgjatë gjithë kufirit të gjelbër të territorit shqiptar për ndalimin e importit të bagëtive të imta nga të gjitha vendet për të cilat ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka urdhëruar ndalim të hyrjes së tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.

    Në një njoftim për shtyp, AKU tha se “po inspekton dhe në të gjitha pikat e inspektimit kufitar (PIK) si dhe është në gatishmëri të plotë bashkëpunimi ndër-institucional me Agjencinë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Policinë Kufitare”.
    Po ashtu, AKU bën të ditur se në bazë të urdhrit të ministres së MBZHR ndalohet lëvizja e përkohshme si edhe tregtimi i bagëtive të imta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

    Sipas AKU-së ky hap është ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së murtajës që ka kapur ferma të caktuara ruminantësh të vegjël në territorin shqiptar.
    Në bazë të urdhrit të Ministrit të MBZHR, lëvizja e bagëtive të imta lejohet vetëm nëse destinacioni i lëvizjes është për në thertore, shoqëruar me certifikatën shëndetësore zyrtare veterinare të lëshuar nga veterineri zyrtar.

  • Ndalohet shitja e dhenve e dhive në territorin shqiptar

    Ndalohet shitja e dhenve e dhive në territorin shqiptar

    Ndalohet përkohësisht lëvizja e kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi, nga ferma në fermë, shtegtimi dhe kullotja në kullota, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

    Gjithashtu, ndalohet përkohësisht tregtimi i dhenve dhe dhive në tregjet e kafshëve të gjalla, mjedise të hapura, panaire dhe grumbullime të tjera në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

    Lejohet lëvizja e kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi vetëm për në thertore, e shoqëruar me certifikatë shëndetësore veterinare, e lëshuar nga veterineri zyrtar.

    Vendimi vjen pas shpërthimit të murtajës te bagëtitë e imëta.

  • Ndërtoi pa leje, ndalohet 64-vjeçari në Gjirokastër

    Ndërtoi pa leje, ndalohet 64-vjeçari në Gjirokastër

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. L., 64 vjeç, pasi në pronën e tij janë konstatuar punime ndërtimi të kryera pa lejen e organeve kompetente. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Ndalohet i riu në Gjirokastër, policia i gjen kanabis me vete

    Ndalohet i riu në Gjirokastër, policia i gjen kanabis me vete

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. B., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël Cannabisi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Giro d’Italia 2025”, policia e Durrësit njofton devijimet e rrugëve, ja zonat ku ndalohet parkimi

    Giro d’Italia 2025”, policia e Durrësit njofton devijimet e rrugëve, ja zonat ku ndalohet parkimi

    Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të nisë nga qyteti i Durrësit më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm:
    Ndalim parkimiDatë 08.05.2025, ora 08:00 – 09.05.2025, ora 15:00Segmentet e rrugëve📍:

    Rruga “Mars 91” (nga rr. Ligurnika deri te rr. e Kishës Ortodokse)Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)Rruga e Kalasë (nga “Mulliri i Vjetër” deri te rruga “Sotir Noka”)
    Parkimi publik i shëtitores “Taulantia” (mbrapa restorant “Piazza”)Rruga e Re e PortitRruga “Aleksandër Goga”(nga Prefektura deri te Muzeu Dëshmorëve)Rruga “Dëshmorëve” (nga Muzeu deri te Stacioni i Trenit)Rruga “Adria”(nga Stacioni i Trenit deri te Ura e Dajlanit)Rruga “Pavarsia”(deri në Plepa)
    Ndalim qarkullimi dhe parkimiDatë 09.05.2025, ora 11:00 – 14:00
    Rruga “Mars 91”Rruga “Egnatia” (nga rr. e Kishës Ortodokse deri te “Taulantia” – hotel “Arvi”)Segmenti: Torra Veneciane – Bulevardi Epidamn – Sheshi “Liria” – Rr. “Aleksandër Goga” – Mauzoleumi i DëshmorëveRruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit Rruga “Pavarësia”
    Ndalohet qarrkullimi i automjeteve më datën 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.
    Autostrada “Plepa-Bishti i Zhurit-Elbasan”.
    Ndalohet kalimi i këmbësorëve më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri në orën 14:00.
    Rruga “Taulantia”(nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)Rruga “Anastas Durrsaku”(nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)Rruga e Re e Portit
    Ndalohen hyrje-daljet nga Porti Durrës më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.
    Ftojmë qytetarët të tregojnë mirëkuptim dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtij eventi të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke respektuar ndalesat e përkohshme të parkimit dhe qarkullimit. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një organizim dinjitoz dhe për të treguar mikpritjen që na karakterizon.

  • Berisha nga Dimali: Do ndalohet importi i imputeve bujqësore që nuk shiten në BE

    Berisha nga Dimali: Do ndalohet importi i imputeve bujqësore që nuk shiten në BE

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një takim me fermerët e Dimalit.
    Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se gjatë 12 viteve të qeverisjes aktuale, fermerët shqiptarë janë diskriminuar e janë ndëshkuar me buxhete subvencione të ulëta.
    “Unë vij sot tek ju për të parashtruar programin tonë me të cilin duam të garantojmë çdo fermer, se ky program ka si qëllim më kryesor suksesin e rritjen e mirëqenies të fermerëve shqiptarë, të cilët ndërtojnë jetën e tyre në lumenj djerse, mundi e sakrificash. Do bëjmë gjithçka që këto sakrifica të japin më shumë për ju, familjen tuaj e për vendin. Ky është qëllimi i programit tonë.
    Ne konsiderojmë diskriminim që ju bënë ju këto 12 vite. Një diskriminim të pafalshëm. Fermerët mjafton tju them një shifër. Nëse fermerët në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi merr sot 5 herë më shumë se ju subvencione, ky është diskriminim e ndëshkim për ju. Pse është ndëshkim se hapja e tregut ju bën të pamundur ju të konkurroni me ata”, tha Berisha.
    Më tej, ai theksoi se do të ndalohet importi i imputeve bujqësore që nuk shitet në BE dhe çdo import i tillë do të shpallet krim i rëndë.
    “Do ndalohet importi i imputeve bujqësore që nuk shitet në BE dhe çdo import i tillë do të shpallet krim i rëndë. Nuk kanë pse të vijnë pesticide kancerogjene dhe tua prishin prodhimin. I parë që kapet duke shitur të tilla do të dënohet për krim të rëndë në Shqipëri”, tha Berisha.

  • Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, ndalohet një person në Tiranë

    Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, ndalohet një person në Tiranë

    Ndalohet një person i cili  dyshohet si autori i vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë. Personi është ndaluar nga policia e Vlorës.
    Burime bëjnë me dije se vazhdojnë hetimet. Dyshohet se personi ka patur dijeni për ngjarjen e  ndodhur në Vlorë.
    Autori i dyshuar është kapur në Tiranë. Personi me inicialet E.M.