Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, përfshirë erërat me intensitet të lartë dhe dallgëzimin përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.
Ky ndalim hyn ne fuqi nga data 30/08/2025, ora 06:00, dhe do të qëndrojë aktiv deri në një përmirësim të kushteve detare dhe një njoftim të dytë zyrtar nga Kapiteneria e Portit Sarandë.
Mosrespektimi i këtij urdhri përbën shkelje ligjore dhe do të penalizohet sipas legjislacionit në fuqi.
Tag: ndalohet
-

Alarm në Sarandë! Dalja në det ndalohet për shkak të motit të keq
-

Përkeqësimi i kushteve atmosferike, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese në Sarandë
Dalja në det e çdo mjeti lundrues në Sarandë është ndaluar, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare.
Sipas Kapitenit të Portit Sarandë, Fotin Kona, priten erëra me intensitet të lartë dhe dallgëzim përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt.
Për këtë arsye, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.
Ky ndalim hyn në fuqi nga ora 06:00 e datës 30 dhe do të qëndrojë aktiv deri në një përmirësim të kushteve detare dhe një njoftim të dytë zyrtar nga Kapiteneria e Portit Sarandë. Mosrespektimi i këtij urdhri përbën shkelje ligjore dhe do të penalizohet sipas legjislacionit në fuqi.Top Channel
-

Përkeqësimi i motit/ Ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese në Sarandë
Dalja në det e çdo mjeti lundrues në Sarandë është ndaluar, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare.
Sipas Kapitenit të Portit Sarandë, Fotin Kona, priten erëra me intensitet të lartë dhe dallgëzim përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt.
Për këtë arsye, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.
Ky ndalim hyn në fuqi nga ora 06:00 e datës 30 dhe do të qëndrojë aktiv deri në një përmirësim të kushteve detare dhe një njoftim të dytë zyrtar nga Kapiteneria e Portit Sarandë. Mosrespektimi i këtij urdhri përbën shkelje ligjore dhe do të penalizohet sipas legjislacionit në fuqi.
-

“Nuk duam më turistë Instagrami”/ Fermerët në Alpet italiane vendosin hyrje me pagesë për në mal
Në veri të Italisë, në zemër të Alpeve, fermerët vendas kanë vendosur barriera me pagesë në disa prej vendeve më të fotografuara në rrjetet sociale, për të ndalur turmat e turistëve që shkelin pronat e tyre.
Vizitorët që duan të hyjnë në zona si Seceda dhe Tre Majat (Drei Zinnen) tani duhet të paguajnë 5 euro për të kaluar në këto vende “instagrammable”. Arsyeja? Shumë turistë futen pa leje, lënë mbeturina dhe kalojnë nëpër livadhe private vetëm për një foto të bukur.
“Kalojnë qindra njerëz çdo ditë nëpër tokat tona, hedhin mbeturina dhe nuk respektojnë asgjë. Vendosëm pagesë për të bërë një deklaratë,” tha Georg Rabanser, pronar toke dhe ish-sportist në ekipin kombëtar.
Influencer-ët në shënjestër
Carlo Zanella, presidenti i Klubit Alpin Alto Adige, mbështet fermerët. Ai shprehet i revoltuar me turizmin e tepruar dhe do që qeveria të ndërhyjë.
“Do e rrisja pagesën nga 5 në 100 euro. Madje do mbyllja edhe llogaritë e influencer-ëve,” thotë ai.
Sipas Zanella-s, turistët e dikurshëm vinin të përgatitur për ecje, me veshje të duhura dhe harta. Sot, shumë vijnë me shapka dhe çadra plazhi, ngjiten në mal me teleferik dhe mbeten lart sepse nuk dinë as orarin e kthimit.
Ligji, reagimet dhe masa të tjera në Itali
Sipas ligjit italian, hyrja në parqet natyrore si Dolomitet duhet të jetë e lirë. Por deri tani, autoritetet nuk kanë ndërhyrë për të hequr pagesat që kanë vendosur fermerët. Në zonën Santa Cristina janë punësuar roje për të mbajtur turistët në shtigje dhe për të parandaluar përdorimin e dronëve.
Ndërkohë, në pjesë të tjera të Italisë po vendosen masa kufizuese ndaj turizmit masiv: Në Aosta, vizitorët nuk mund të shkojnë me makinë në mal, duhet të përdorin autobus me pagesë.
Në liqenin Braies, hyrja kushton 40 euro për makinë. Në Sardenjë, ndalohet të hapësh gropa për çadrat, të tymosësh, ose të shtrihesh pa tapet në rërë. Në Elba dhe Diano Marina ndalohet ecja me rroba banje jashtë plazhit, gjoba deri në 500 euro. Në shumë zona, ndalohet muzika e lartë dhe alkooli për konsum në rrugë.Top Channel
-

Ndalohen lypësit, ecja me bikini dhe alkooli! Qyteti turistik vendos ligjin dragonian
Në bashkinë më të pasur të Italisë, me sheshin e saj të vogël ikonik që simbolizon luksin dhe mburrjen e turistëve të pasur nga e gjithë bota, lypja do të ndalohet me ligj.
Bashkia e Portofinos ka ndaluar edhe lypjen e lehtë në qendër të qytetit, në parkingjet publike, pranë kishave dhe në skelën Umberto I.
Sipas tyre vendimin e nënshkruar nga kryetari i bashkisë Matteo Viacava, që hyn në fuqi nga 14 korriku deri më 30 shtator e kanë marrë “për të mbrojtur thirrjen turistike të fshatit”.
Shkurt, bashkia më e pasur e Italisë, me sheshin e saj të vogël ikonik që simbolizon luksin dhe mburrjen e turistëve të pasur nga e gjithë bota, tani e ka ndalur zyrtarisht lypjen.
“Kushdo ndalohet të angazhohet në lypje dhe lypje të vazhdueshme, të përsëritura ose edhe jo-problematike. Dinamika e marrëdhënieve shoqërore, tregtare dhe kulturore, tradicionalisht të ngulitura në kontekstin e një komuniteti si Portofino, merr aspekte unike për shkak të karakteristikave unike që e dallojnë atë dhe rrisin veçantinë e një territori të njohur në mbarë botën për thirrjet e tij turistike, tregtare, kulturore dhe rezidenciale”, thuhet në vendimin, i cili zbatohet në të gjithë qendrën e fshatit.
Përveç lypjes dhe lëmoshës, po ashtu ndalohet endja me ushqime të çdo lloji ose me çdo objekt tjetër, shtrirja përtokë, mbi stola ose mbi mure, ose ulja përtokë në rrugë, nën portikë, në sheshe, kopshte dhe hapësira të tjera publike, si dhe posedimin ose konsumimin e pijeve alkoolike në rrugë dhe sheshe.
Për më tepër, emetimi i zhurmës pas mesnatës është ndaluar, si dhe ecja me gjoks të zhveshur, me rroba banje dhe zbathur. Shkelësit mund të gjobiten me 25 ose 500 euro. -

Kishte brenda një emigrant të paligjshëm, ndalohet autobusi i agjencisë shqiptare në Qafë Botë
Një autobuz është bllokuar në Qafë Botë ditën e sotme, pasi brenda mjetit është zbuluar një emigrant i paligjshëm, i cili po përpiqej të largohej në mënyrë të jashtëligjshme drejt territorit të Greqisë.
Autobusi u sekuestrua nga autoritetet greke, ndërsa të arrestuarit, së bashku me dosjen hetimore të përgatitur nga Departamenti i Parë i Rojës Kufitare të Filatit, u referuan në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë. -

Ilir Metës i ndalohet të bëjë palestër për dy javë
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë: Më dënuan sepse fola për mediat pa leje
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar i revoltuar nga qelia, pasi mësoi se është dënuar dhe i ndalohet të kryejë ushtrime në ambiente të përbashkëta për 2 javë.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se është dënuar për shkak se kishte komunikuar me mediat pa leje.
“Dënim i ri me Rregullore të ‘re.’ Sot u njoftova për një dënim të ri i bazuar mesa duket në një Rregullore të ‘re’.
Juristi i IEPV ‘Jordan Misja’ më solli për t’u njohur me dënimin e ri, normalisht siç shkruhej atje të marrë ‘njëzëri’ nga Komisioni Disiplinor, që të ndalohesha edhe 14 ditë nga ushtrimet fizike të përbashkëta.
Argumenti ishte se kisha shkelur në mos gaboj pikën c të pikës ç të Rregullores ku nuk lejohej komunikimi me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.”- shkruan Meta, sipas të cilit kjo gjë nuk ekziston në rregullore.
I revoltuar, ish-presidenti nis të ironizojë autoritetet e Burgut duke thënë: “Këta që nuk pyetën as për lejet e posaçme që Prokuroria e Posaçme u dha zyrtarisht deputetëve të Partisë së Lirisë për të më takuar do më japin mua leje të posaçme për të folur kundër ‘Ramaduros’. Këta që nuk kanë lejuar asnjë gazetar vendas dhe të huaj që të më takojë do më japin leje të posaçme mua.”
Në fund, Meta sulmon kryeministrin Edi Rama duke thënë se “i pabesi e di se në mandatin e katërt karrigia e tij nuk ka më katër këmbë nga pesha e rënduar e vjedhjeve, korrupsionit dhe krimeve.” -

Noizy ndalohet nga policia në Zvicër
Reperi i njohur shqiptar, Noizy, raportohet se është ndaluar nga autoritetet zvicerane menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Zurichut.
Sipas mediave ndërkombëtare, ndalimi është kryer nga policia e shtetit helvetik, por deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e sakta të kësaj ndërhyrjeje.Dyshimet paraprake lidhen me çështje që shpesh përbëjnë problem për artistët në turne, si mungesa e dokumentacionit të duhur për vizat e punës ose mospajisja me lejet përkatëse për aktivitetet artistike.