POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. K., 50 vjeç, pasi po kryente punime ndërtimi në tejkalim të lejes së dhënë nga institucioni kompetent.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tag: ndalohet
-

Gjirokastër, ndalohet 50-vjeçari për ndërtim pa leje
-

Juventusi, ja rregullat e re të Spallettit. Më pak celularë dhe video-lojëra, asnjë vonesë
31 Tetor 2025
11:14
Alfred Lleshi
Me ardhjen e Luciano Spalletti në stolin e Juventusit, në dhomën e zhveshjes bardhezi pritet një “kurë shoku” për disiplinën dhe kodin e sjelljes. Trajneri njihet për seriozitetin e tij ekstrem dhe fokusin te grupi. Rregullat e reja synojnë të rikthejnë një ambient profesional dhe të përqendruar.
Sipas “Corriere della Sera”, këto janë udhëzimet e Spallettit për lojtarët:
Më pak telefona, ndalohet përdorimi i smartphone-ve gjatë vakteve dhe takimeve teknike.
Zero tolerancë për vonesa, saktësia e mbërritjes në stërvitje bëhet e detyrueshme.
Rregull dhe fokus, ndalohet përdorimi i tepruar i kufjeve dhe moderim i PlayStation-it, për të siguruar që lojtarët të jenë të përqendruar te puna dhe identiteti i skuadrës.
Qëllimi i trajnerit është të injektojë shpejt seriozitet dhe profesionalizëm, elementë thelbësorë për ringritjen e menjëhershme drejt Champions League.
-

Juventusi, ja rregullat e re të Spallettit. Më pak celularë dhe video-lojra, asnjë vonesë
31 Tetor 2025
11:14
Alfred Lleshi
Me ardhjen e Luciano Spalletti në stolin e Juventusit, në dhomën e zhveshjes bardhezi pritet një “kurë shoku” për disiplinën dhe kodin e sjelljes. Trajneri njihet për seriozitetin e tij ekstrem dhe fokusin te grupi. Rregullat e reja synojnë të rikthejnë një ambient profesional dhe të përqendruar.
Sipas “Corriere della Sera”, këto janë udhëzimet e Spallettit për lojtarët:
Më pak telefona, ndalohet përdorimi i smartphone-ve gjatë vakteve dhe takimeve teknike.
Zero tolerancë për vonesa, saktësia e mbërritjes në stërvitje bëhet e detyrueshme.
Rregull dhe fokus, ndalohet përdorimi i tepruar i kufjeve dhe moderim i PlayStation-it, për të siguruar që lojtarët të jenë të përqendruar te puna dhe identiteti i skuadrës.
Qëllimi i trajnerit është të injektojë shpejt seriozitet dhe profesionalizëm, elementë thelbësorë për ringritjen e menjëhershme drejt Champions League.
-

Kontrabandë me pije energjike në Gjirokastër, ndalohet i riu në Kakavijë
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. F., 34 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në PKK Kakavije, në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pije energjike të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Nga e hëna, ndalohet përkohësisht përdorimi i monopatinave elektrike në Shqipëri. Policia nis aksionin
Nga e hëna policia do të nisë operacionin për ndalimin e përkohshëm të monopatinave elektrike, të cilat tanimë konsiderohen si një rrezik dhe burim aksidentesh.
Lajmin e ka dhënë ministrja e Brendshme Albana Koçiu dhe drejtori i policisë së shtetit Ilir Proda.
“STOP MONOPATINAVE ELEKTRIKE – Rregulla të reja për sigurinë publike. 991 raste te raportuara nga urgjencat, janë më shumë se sa mjaft për ta ndalur menjëherë këtë risi të rrezikshme në qarkullimin rrugor të qyteteve tona, deri në hartimin e një rregulloreje strikte të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare”, shkruan kryeministri Edi Rama.Top Channel
-

“Kriminelë e psikopatë…”/ Rama paralajmëron: Aty ku bie zjarr, s’do jepet asnjë leje ndërtimi për 30 vjet
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në zonat ku kanë rënë zjarre, nuk do të jepen asnjë leje ndërtimi për 30 vjet. Në takimin me shërbimet zjarrfikëse, kreu i qeverisë theksoi se përveçse do të shtrëngohet masat për ata që kapen duke vënë zjarre, në vendet shkrumbuara do të ndalohet lloj leje ndërtimi. Rama tha se askush nuk do të mund të argumentojë se në një zonë të caktuar ku ka rënë zjarr nuk ka pemë dhe për këtë arsye mund të ndërtojë.
“Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të arrestojë psikopatë e kriminelë që vënë zjarre. Këta që vënë zjarre kanë edhe disa karakteristika të veçanta në personalitete. Aty ku vihet zjarr do ndalohet çdo lloj leje ndërtimi për 30 vite. Ta kenë të qartë se djegia nuk të sjell në gjendjen ku të vish të thuash aty s’ka pemë dhe është toka ime. Që ta kenë të qartë të gjithë, se djegia nuk të sjell këto favorizime. 30 vjet do të ndalohet dhënia e lejes së ndërtimit dhe ai territor do të rimbillet.”, paralajmëroi Rama. -

“Psikopatë e kriminelë”/ Rama paralajmëron: Aty ku vihet zjarr do ndalohet çdo lloj leje ndërtimi për 30 vite
Kryeministri Edi Rama i ka quajtur “psikopatë e kriminelë” zjarrvënësit, duke u shprehur se kanë disa karakteristika të veçanta në personalitete.Megjithatë, Rama paralajmëroi këdo që vendos zjarre për ngritjen e godinave se në vendet e shkrumbuara do të ndalohet lloj leje ndërtimi për 30 vite. Gjithashtu, theksoi ai territori i djegur do të rigjenerohet duke shtuar se do porositen dronë mbjellës që do të ndihmojnë në këtë proces.
Edi Rama: Sot zjarret janë në horizont por koha deri kur të përballemi me të është e çmuar dhe e shkurtër.
Të gjithë duhet të bëjmë punën tonë, nuk kemi mundësi t’i ndalojmë zjarret, por të punojmë për të zvogëluar sadopak dëmin e paevitueshëm që ato bëjnë. Është luftë që kërkon durim e forcë.
Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të arrestojë psikopatë e kriminelë që vënë zjarre.
Këta që vënë zjarre kanë edhe disa karakteristika të veçanta në personalitete. Aty ku vihet zjarr do ndalohet çdo lloj leje ndërtimi për 30 vite. Ta kenë të qartë se djegia nuk të sjell në gjendjen ku të vish të thuash aty s’ka pemë dhe është toka ime. 30 vite do ndalohet leje e ndërtimit dhe territori do të rimbillet. Do të sjellim dronë mbjellës, forcë e re e teknologjisë, që ndihmojnë në ripërtëritjen e territoreve të djegura. -

Ndërtoi pa leje, ndalohet 46-vjeçari
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 46 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Pa patentë në timon, ndalohet i riu nga Këlcyra
POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 18 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Përkeqësimi i motit, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese në Sarandë
Dalja në det e çdo mjeti lundrues në Sarandë është ndaluar, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare.
Sipas Kapitenit të Portit Sarandë, Fotin Kona, priten erëra me intensitet të lartë dhe dallgëzim përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt.
Për këtë arsye, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.
Ky ndalim hyn në fuqi nga ora 06:00 e datës 30 dhe do të qëndrojë aktiv deri në një përmirësim të kushteve detare dhe një njoftim të dytë zyrtar nga Kapiteneria e Portit Sarandë. Mosrespektimi i këtij urdhri përbën shkelje ligjore dhe do të penalizohet sipas legjislacionit në fuqi.