Kandidati i pavarur në Tiranë, Florjan Binaj, ka ironizuar vendimin e fundit të Ministrises së Brendshme, Albana Koçiu, për të hequr nga dita e sotme, të gjitha monopatinat që lëvizin në kryeqytet.
‘Ndalohen monopatinat! Le të marshojne betonieret!’, shkruan Binaj në Facebook.
Kujtojmë se ky aksion erdhi pas vendimit të marrë një ditë më parë për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve, në rrugët e Shqipërisë.
Rritja e ndërtimeve në kryeqytet ka sjellë një prani të shtuar të betonierëve në rrugët e qytetit, duke u kthyer në një shqetësim serioz për qarkullimin urban.
Mjetet e rënda që transportojnë beton shpesh lëvizin gjatë orëve të pikut, duke bllokuar akset kryesore dhe duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e automjeteve dhe transportin publik.
Tag: ndalohen
-

Vendimi i Koçiut/ Ironizon Florjan Binaj: Ndalohen monopatinat, le të marshojnë betonieret!
-

Nga sot ndalohen monopatinat elektrike!
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Monopatinat elektronike nuk do të jenë më në qarkullim. Vendimi hyn në fuqi sot, pasi ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda bënë publike rregullat e reja për sigurinë publike në lidhje me përdorimin e monopatinave elektrike.
Arsyeja e ndalimit të monopatinave përkohësisht është shkak të rasteve të shtuara të aksidenteve nga monopatinat. Vetëm gjatë vitit të kaluar, janë regjistruar 991 raste aksidentesh të shkaktuara nga monopatinat. -

Francë/ Ndalohen produktet me nikotinë për të rinjtë nga marsi 2026
Nikotinat në formë qesesh, kokrrizash dhe çamçakëzash – produkte të destinuara kryesisht për të rinjtë – do të ndalohen në Francë duke nisur nga marsi i vitit 2026, sipas një dekreti të publikuar sot në Službeni list.
Qeveria franceze kishte paralajmëruar ende në vjeshtën e vitit 2024 për një ndalim të tillë, pas rasteve të shumta të helmimeve te adoleshentët.
Këto qese nikotine, ndonëse pa duhan, përmbajnë fibra polimerike të përshkueshme të ngopura me nikotinë dhe aroma, të cilat vendosen mes buzës dhe mishit të dhëmbëve.
Dekreti përcakton se ndalimi, i cili hyn në fuqi për gjashtë muaj, do të përfshijë “të gjitha produktet për përdorim oral që përmbajnë nikotinë, me përjashtim të ilaçeve dhe mjeteve mjekësore”. Kjo përfshin qeset e dozave, pastën, kokrrizat, lëngjet, çamçakëzët, pastilet, shiritat ose çdo kombinim të tyre.
Federata e Shoqatave Kundër Duhanit e përshëndeti këtë vendim, duke e cilësuar si një hap thelbësor për mbrojtjen e të rinjve. “Kjo është një masë kyçe për të frenuar strategjitë e dëmshme të industrisë së varësisë, që veprojnë në kurriz të shëndetit publik”, thuhet në deklaratën e saj.
Ndërkohë, Autoriteti francez për sigurinë shëndetësore (Anses) kishte kërkuar që në nëntor 2023 “vigjilencë të veçantë” për këto produkte, duke paralajmëruar se çojnë gjithnjë e më shpesh në helmime, ku fëmijët dhe adoleshentët janë viktimat kryesore.
-

BE: Llakët gjysmë–të përhershëm për thonj ndalohen që nga shtatori
Nga 1 shtatori 2025, TPO, produkti që fshihet prapa thonjve gjysmë – të përhershëm nuk do të mund të shitet më. Për më tepër, tani është vendosur nga inspektorati shëndetësor që produktet që përmbajnë TPO, të cilat ishin në qarkullim, nuk mund të përdoren më as nga sallonet profesionale të thonjve. Ky ndalim i TPO është pasojë e klasifikimit të ri të tij si CMR kategori 1B, toksik për riprodhim, transmeton KultPlus.
Ky klasifikim është përcaktuar nga rregullorja evropiane CLP (Klasifikimi, Etiketimi dhe Paketimi), e cila klasifikon kimikatet sipas rrezikut më të lartë, pavarësisht përdorimit të tyre.
Nuk do të ketë më prodhim, shitje apo përdorim. Drejtoria e Përgjithshme e Konkurrencës, Konsumatorëve dhe Sanksioneve për Mashtrime (DGCCRF) ka shpallur një ndalim të plotë. Madje edhe stoqet e mbajtura tashmë në sallone duhet të hidhen menjëherë.
Deri tani, TPO ishte sekreti i ruajtur mirë i aplikimit perfekt: tharje e shpejtë, shkëlqim i lartë, qëndrueshmëri e patëmetë për javë të tëra… Por pas këtij shkëlqimi, fshihej ana e errët. E publikuar në maj 2025, rregullorja evropiane “Omnibus VII” vendos një goditje radikale ndaj substancave kancerogjene, mutagjene ose toksike në kozmetikë.
Nga shtatori, të gjitha produktet që përmbajnë TPO do të tërhiqen nga tregu dhe do të ndalohen nga përdorimi, madje edhe nga profesionistët./KultPlus.com
-

Ndalohen telefonat, kujdes ndaj dhunës dhe…/ Miratohen udhëzimet, për vitin e ri shkollor
Miratohen udhëzimet e reja për mbarëvajtjen e vitit shkollor 2025–2026 në sistemin arsimor parauniversitar.
Udhëzimi është botuar në Fletoren Zyrtare. Pjesa e rëndësishme e rregullores lidhet me detyrimet për regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve shkollore, ndalimin e përdorimit të celularëve në shkolla, si dhe parandalimin e dhunës dhe bullizmit në institucionet arsimore.