Tag: ndalin

  • “Të gjithë të ndalin blerjen e naftës nga Rusia”, Trump: Nëse NATO bën si them unë, lufta mbaron

    “Të gjithë të ndalin blerjen e naftës nga Rusia”, Trump: Nëse NATO bën si them unë, lufta mbaron

    Presidenti amerikan Donald Trump u ka nisur një letër të gjitha vendeve anëtare të NATO-s për çështjen e luftës në Ukrainë.
    Në një koment në rrjetin social Truth ai shkruan se është i gatshëm të vendosë sanksione të mëdha ndaj Rusisë kur të gjitha vendet e NATO-s të bien dakord dhe të fillojnë të bëjnë të njëjtën gjë, dhe kur të gjithë anëtarët e NATO-s të ndalin blerjen e naftës ruse.
    Sipas Trump, blerja e naftës nga Rusia dobëson shumë pozicionin dhe fuqinë negociuese të vendeve të NATO-s mbi Rusinë.
    “Nëse NATO bën siç them unë, lufta do të përfundojë shpejt dhe të gjitha ato jetë do të shpëtohen! Nëse jo, thjesht po më humbni kohën, energjinë dhe paratë e Shteteve të Bashkuara”, shkruan Trump.

  • ‘E ty të ndalin ata që as emrin s’ta dinë, derisa unë ta di edhe heshtjen’

    ‘E ty të ndalin ata që as emrin s’ta dinë, derisa unë ta di edhe heshtjen’

    Poezi nga Lulzim Tafa

    Heshtja që le në mua

    E pranojMë dhemb pak ajo që ndodhNuk më shikon në syVetëm për të më treguar se unëNuk jam

    S’e diNëse ty të dukem gur apo hijeApo diçka tjetërQë nuk dhemb

    Çdo përbuzjeMë bëri fëmijë të vogëlPara një deti të madhPara një zjarri

    Të dua dhe nuk të mallkojE ndjej veten të mbeturNë duart tuaShumë prekëse kjo ndjesi

    Unë jam atyE ty të ndalin ataQë as emrin s’ta dinëDerisa unë ta diEdhe heshtjen

    Tash më mjafton heshtjaS’kam nevojë më për asgjëAs për zhurmëE as për hanëQë qanë /KultPlus.com